{"id":269139,"date":"2022-07-06T15:06:25","date_gmt":"2022-07-06T13:06:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=269139"},"modified":"2022-07-06T15:06:25","modified_gmt":"2022-07-06T13:06:25","slug":"reagimi-i-presidentit-ilir-meta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/reagimi-i-presidentit-ilir-meta\/","title":{"rendered":"Reagimi i Presidentit Ilir Meta"},"content":{"rendered":"<p style=\"line-height: 18.4pt; background: white; margin: 0in 0in 18.4pt 0in;\"><span style=\"font-size: 12.5pt; font-family: 'Georgia','serif'; color: black;\">Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me nismen e qeverise per amnistrine fiskale duke bere thirrje \u201ct\u00eb hiqet urgjentisht dor\u00eb nga kjo p\u00ebrpjekje e pashpres\u00eb, dhe t\u00eb zbatohen pa vones\u00eb rekomandimet e Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb Bashkimit Europian, duke u k\u00ebrkuar ndjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb provokim t\u00eb pamerituar. <\/span>Meta thekson se Qeveria shqiptare \u201cka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb kushtet dhe t\u00eb stimuloj\u00eb zhvillimin e vendit p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb ndershme, konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe mund\u00ebsive t\u00eb barabarta, dhe jo ta shpall\u00eb krimin si modelin e suksesit n\u00eb jet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p style=\"line-height: 18.4pt; background: white; margin: 0in 0in 18.4pt 0in;\">Reagimi i Presidentit Ilir Meta:<\/p>\n<p>Kam ndjekur me shum\u00eb v\u00ebmendje reagimet e shumta nga ekspert\u00eb vendas dhe t\u00eb huaj, si dhe paralajm\u00ebrimin zyrtar t\u00eb Bashkimit Europian, mbi projektligjin p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale dhe penale.Nd\u00ebr argumentet e bazuara kund\u00ebr k\u00ebsaj nisme t\u00eb Qeveris\u00eb, paralajm\u00ebrohet se p\u00ebrmes k\u00ebtij ligji:<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb favorizohej qart\u00ebsisht bota e krimit, duke ofruar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrftuara nd\u00ebr vite prej aktivitetit kriminal nga grupe t\u00eb organizuara apo individ\u00eb t\u00eb pushtojn\u00eb ekonomin\u00eb vendase, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht tregun financiar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme;<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb goditej drejtp\u00ebrdrejt dhe d\u00ebmtohej biznesi i ndersh\u00ebm dhe iniciativa e lir\u00eb vendase;<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb dekurajoheshin edhe m\u00eb tej investimet e huaja serioze n\u00eb Shqip\u00ebri;<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb kriminalizohej e gjith\u00eb ekonomia, dhe si pasoj\u00eb edhe gjith\u00eb shoq\u00ebria shqiptare, duke ekspozuar vendin si destinacion q\u00eb favorizon veprimtarin\u00eb e organizatave dhe grupeve kriminale mafioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare;<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb minohej edhe m\u00eb tej besimi i shoq\u00ebris\u00eb tek shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, tek institucionet, tek barazia p\u00ebrpara ligjit, dhe do t\u00eb nxitej edhe m\u00eb shum\u00eb ekonomia informale;<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb inkurajohej perceptimi i gabuar dhe shum\u00eb i rreziksh\u00ebm se \u00e7do veprimtari kriminale dhe produkt i saj do t\u00eb amistohet gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen;<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb sillte si pasoj\u00eb rritjen kriminalitetit t\u00eb rrug\u00ebs;<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb minoheshin p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar, q\u00eb sipas raporteve t\u00eb agjencive t\u00eb specializuara, tashm\u00eb e ka kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb baz\u00eb operacionale;<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb dob\u00ebsohej angazhimi dhe efikasiteti i t\u00eb gjitha strukturave dhe mekanizmave shtet\u00ebror\u00eb q\u00eb luftojn\u00eb pastrimin e parave dhe produkteve t\u00eb veprave penale;<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb d\u00ebmtohej bashk\u00ebpunimi me vendet partnere, dhe procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian;<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb kompromentohej r\u00ebnd\u00eb imazhi i Shqip\u00ebris\u00eb si an\u00ebtare e NATO, dhe do t\u00eb c\u00ebnohej imazhi i panjoll\u00eb i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm;<\/p>\n<p>I mb\u00ebshtes plot\u00ebsisht t\u00eb gjitha k\u00ebto shqet\u00ebsime t\u00eb argumentuara q\u00eb ngren\u00eb alarmin mbi nism\u00ebn e fundit t\u00eb Qeveris\u00eb, dhe q\u00eb jan\u00eb shprehur edhe m\u00eb her\u00ebt p\u00ebrmes Rezolut\u00ebs s\u00eb Parlamentit Europian s\u00eb dat\u00ebs 19 maj 2022. Shp\u00ebrfillja e pap\u00ebrgjegjshme e Qeveris\u00eb ndaj tyre \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe e patolerueshme. Kushdo q\u00eb mendon se do t\u00eb kompromentoj\u00eb shqiptar\u00ebt e ndersh\u00ebm si bashkautor\u00eb n\u00eb krim e ka gabim.<\/p>\n<p>B\u00ebj thirrje t\u00eb hiqet urgjentisht dor\u00eb nga kjo p\u00ebrpjekje e pashpres\u00eb, dhe t\u00eb zbatohen pa vones\u00eb rekomandimet e Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb Bashkimit Europian, duke u k\u00ebrkuar ndjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb provokim t\u00eb pamerituar. Qeveria shqiptare ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb kushtet dhe t\u00eb stimuloj\u00eb zhvillimin e vendit p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb ndershme, konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe mund\u00ebsive t\u00eb barabarta, dhe jo ta shpall\u00eb krimin si modelin e suksesit n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me nismen e qeverise per amnistrine fiskale duke bere thirrje \u201ct\u00eb hiqet urgjentisht dor\u00eb nga kjo p\u00ebrpjekje e pashpres\u00eb, dhe t\u00eb zbatohen pa vones\u00eb rekomandimet e Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb Bashkimit Europian, duke u k\u00ebrkuar ndjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb provokim t\u00eb pamerituar. Meta thekson [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":269158,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-269139","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=269139"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269139\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/269158"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=269139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=269139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=269139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}