{"id":269305,"date":"2022-07-06T19:03:03","date_gmt":"2022-07-06T17:03:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=269305"},"modified":"2022-07-06T19:03:03","modified_gmt":"2022-07-06T17:03:03","slug":"analiza-nga-rel-cfare-rreziku-paraqet-mungesa-e-grurit-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-nga-rel-cfare-rreziku-paraqet-mungesa-e-grurit-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Analiza nga REL\/ \u00c7far\u00eb rreziku paraqet mungesa e grurit n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Fermer\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb parashikojn\u00eb q\u00eb nga fushata e korrje-shirjeve t\u00eb grurit t\u00eb sigurohen rreth 50 p\u00ebr qind e k\u00ebrkesave t\u00eb popullat\u00ebs p\u00ebr ushqim.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb pafavorshme klimatike dhe shtrenjtimit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb produkteve p\u00ebr mbrojtjen e bim\u00ebve, ata nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb garantojn\u00eb sasi dhe cil\u00ebsi t\u00eb duhur.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, fermer\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb edhe v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb furnizime nga importi p\u00ebr shkak t\u00eb vazhdimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, si dhe bllokimit t\u00eb eksporteve nga Ukraina dhe Rusia.<\/p>\n<p>Si Rusia, ashtu edhe Ukraina jan\u00eb nd\u00ebr eksportueset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb drith\u00ebrave n\u00eb bot\u00eb dhe lufta mes tyre ka shkaktuar \u00e7rregullime n\u00eb tregje.<\/p>\n<p>Procesi i korrjes s\u00eb grurit n\u00eb Kosov\u00eb ka filluar n\u00eb fund t\u00eb muajit qershor.<\/p>\n<p>Isuf Cikaqi, drejtor n\u00eb Departamentin p\u00ebr Politika Bujq\u00ebsore n\u00eb Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, tha se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave preliminare, sasia e prodhimit t\u00eb grurit do t\u00eb jet\u00eb brenda mesatares nga 3500-4500 kilogram\u00eb p\u00ebr hektar\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tregon se pritet t\u00eb korren rreth 70 mij\u00eb hektar\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb mbjell\u00eb me k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb. \u201cEdhe sivjet rendimenti do t\u00eb jet\u00eb brenda k\u00ebsaj mesatare \u2013 por \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt t\u00eb flasim pa p\u00ebrfunduar procesi i korrjes\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Por, Pal Gjuraj, nga Shoqata e Bujqve Prodhues t\u00eb Grurit te Kosov\u00ebs, konsideron se kjo sip\u00ebrfaqe \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme p\u00ebr nevojat e popullat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>\u201cNuk pritet ndonj\u00eb rendiment, po flas p\u00ebr dit\u00ebt e para t\u00eb fillimit t\u00eb korrjes. Pritet q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hektar tok\u00eb, rendimenti t\u00eb arrij\u00eb 3.500 kilogram\u00eb, nd\u00ebrkaq vitin e kaluar kjo ishte mbi 4.200 kilogram\u00eb\u201d, thot\u00eb ai, duke shtuar se me k\u00ebt\u00eb sasi t\u00eb rendimentit do t\u00eb sigurohet rreth 50 p\u00ebr qind e k\u00ebrkesave t\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, n\u00eb Kosov\u00eb nevojat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb produkt p\u00ebr kok\u00eb banori jan\u00eb 204 kilogram\u00eb, q\u00eb i bie se n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb harxhohen 410.000 ton\u00eb grur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, Kosova ka siguruar 341 mij\u00eb ton\u00eb grur\u00eb nga 80 mij\u00eb hektar\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb mbjella me k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr vitin e kaluar mungojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kasumi: N\u00ebse vazhdon shtrenjtimi, do t\u00eb zvog\u00eblohen sip\u00ebrfaqet me grur\u00eb<\/p>\n<p>Fermeri Xhafer Kasumi nga Komuna e Vushtrris\u00eb, sivjet ka kultivuar 24 hektar\u00eb tok\u00eb me grur\u00eb, nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb hektar\u00eb m\u00eb pak se vitin paraprak.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb plehut artificial dhe derivateve t\u00eb naft\u00ebs, vjesht\u00ebn e kaluar ai thot\u00eb se e ka zvog\u00ebluar sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs s\u00eb mbjell\u00eb me grur\u00eb.<\/p>\n<p>Por, \u00e7mimet e k\u00ebtyre produkteve kan\u00eb vazhduar t\u00eb rriten edhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Kasumi thot\u00eb se do ta zvog\u00ebloj\u00eb sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs s\u00eb mbjell\u00eb me grur\u00eb.<\/p>\n<p>ruri duhet t\u00eb pleh\u00ebrohet domosdo dy her\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti 100 kilogram\u00eb pleh artificial kushtojn\u00eb 100 euro, krahasuar me vitin e kaluar kur kan\u00eb kushtuar 32 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb hektar tok\u00eb t\u00eb kultivuar nevojiten deri n\u00eb 300 kilogram\u00eb pleh.<\/p>\n<p>\u201cNuk di si do t\u2019ia b\u00ebj. Mbi 6.000 euro m\u00eb ka kushtuar vet\u00ebm pleh\u00ebrimi. Deri m\u00eb tani ka korrur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb grurit dhe kur t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb krejt, do ta llogaris a ia vlen t\u00eb mbjell sivjet\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>Rritet edhe \u00e7mimi i grurit<\/p>\n<p>Shtrenjtimi\u00a0i plehut artificial dhe naft\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe \u00e7mimi i grurit n\u00eb treg t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Pal Gjuraj tregon se \u00e7mimi p\u00ebr nj\u00eb kilogram grur\u00eb kushton 30 cent\u00eb edhe kjo vler\u00eb, sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb e leverdishme p\u00ebr fermer\u00ebt. Vitin e kaluar \u00e7mimi p\u00ebr nj\u00eb kilogram grur\u00eb ka kushtuar 19 cent\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe i b\u00ebjm\u00eb ftes\u00eb Qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, duke pasur parasysh q\u00eb \u00ebsht\u00eb sezon korrjesh jo vet\u00ebm te ne (Kosov\u00eb) por edhe n\u00eb rajon, q\u00eb t\u00eb nis\u00eb t\u00eb grumbulloj\u00eb rezerva t\u00eb grurit, p\u00ebrndryshe do t\u00eb kemi v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, sepse lufta ruse n\u00eb Ukrain\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb edhe tregun e Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Gjuraj.<\/p>\n<p>Imer Rusinovci, profesor n\u00eb Fakultetin e Bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, vler\u00ebson se Kosova edhe sivjet do t\u00eb varet nga importi.<\/p>\n<p>Pasi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb sasis\u00eb dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb grurit, ai llogarit se gjysma e nevoj\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb produkt nuk do t\u00eb p\u00ebrmbushen.<\/p>\n<p>Pushtimi rus i Ukrain\u00ebs, sipas Rusinovcit, do t\u00eb shtrenjtoj\u00eb dhe do t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr furnizimin me k\u00ebt\u00eb produkt.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb besoj se nga muaji shtator, p\u00ebrkat\u00ebsisht tetor, ky \u00e7mim do t\u00eb jet\u00eb dyfish m\u00eb i lart\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb vit m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb raport me vitet e kaluara, sfidat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Dhe, nga janari mund t\u00eb ballafaqohemi, mos t\u00eb themi me pasiguri ushqimore, por sigurisht me \u00e7mime enorme t\u00eb grurit. Dhe nga gruri m\u00eb pas shtrenjtohen edhe produkte tjera ushqimore\u201d, thekson Rusinovci.<\/p>\n<p>Rusinovci: Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb v\u00ebshtir\u00ebson sigurimin e grurit<\/p>\n<p>Rusia dhe Ukraina eksportojn\u00eb pothuajse nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e grurit dhe elbit n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nPor, q\u00eb nga nisja e pushtimit rus, miliona ton\u00eb grur\u00eb dhe drith\u00ebra t\u00eb tjera jan\u00eb bllokuar prej muajsh n\u00eb portet e Ukrain\u00ebs, duke shkaktuar shqet\u00ebsime mbi kriz\u00ebn dhe rritjen e \u00e7mimeve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Prodhimi bot\u00ebror i grurit, orizit dhe drith\u00ebrave t\u00eb tjera pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 2.78 miliard\u00eb ton\u00eb m\u00eb 2022, 16 milion\u00eb ton\u00eb m\u00eb pak se vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb prodhimi i k\u00ebtyre produkteve, tha Organizata e OKB-s\u00eb p\u00ebr Ushqim dhe Agrikultur\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e grurit u rrit\u00ebn p\u00ebr 45 p\u00ebr qind n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vitit krahasuar me periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, thuhet n\u00eb indeksin e \u00e7mimeve t\u00eb Organizat\u00ebs p\u00ebr Ushqim dhe Agrikultur\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e varur nga importi i grurit nga Ukraina dhe Rusia, por vendet nga importohet ky produkt n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb siguruar n\u00eb k\u00ebto shtete, thon\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoqat\u00ebs s\u00eb bujqve dhe mullis\u00ebve.<\/p>\n<p>Kosova sasin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb grurit e importon nga shtetet e rajonit, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga Serbia. P\u00ebr gjasht\u00eb muajt e k\u00ebtij viti, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Dogan\u00ebs se Kosov\u00ebs, vendi ka importuar 45 mij\u00eb ton\u00eb grur\u00eb, gjat\u00eb vitit 2021, 115 mij\u00eb ton\u00eb lloje t\u00eb ndryshme t\u00eb grurit dhe miellit dhe n\u00eb vitin 2020, rreth 160 mij\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb shteti nga i cili Kosova importon sasin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb grurit dhe miellit, pasuar nga Hungaria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Shqip\u00ebria, Bosnje e Hercegovina.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb ulur sasin\u00eb e importit t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore dhe rritjen e rendimenteve Qeveria e Kosov\u00ebs m\u00eb 9 mars, ka ndar\u00eb 50 milion\u00eb euro p\u00ebr subvencionimin e sektorit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebr subvencionimin e grurit jan\u00eb ndar\u00eb 474 euro p\u00ebr hektar\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu shpenzimet e plehut dhe t\u00eb naft\u00ebs.\/ Marr\u00eb nga\u00a0REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fermer\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb parashikojn\u00eb q\u00eb nga fushata e korrje-shirjeve t\u00eb grurit t\u00eb sigurohen rreth 50 p\u00ebr qind e k\u00ebrkesave t\u00eb popullat\u00ebs p\u00ebr ushqim. P\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb pafavorshme klimatike dhe shtrenjtimit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb produkteve p\u00ebr mbrojtjen e bim\u00ebve, ata nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb garantojn\u00eb sasi dhe cil\u00ebsi t\u00eb duhur. Nj\u00ebher\u00ebsh, fermer\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":269313,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-269305","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=269305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269305\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/269313"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=269305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=269305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=269305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}