{"id":269573,"date":"2022-07-07T15:49:03","date_gmt":"2022-07-07T13:49:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=269573"},"modified":"2022-07-07T15:49:03","modified_gmt":"2022-07-07T13:49:03","slug":"vendimet-e-cuditshme-te-kpa-ngeli-ne-veting-gjyqtare-elbana-lluri-por-kaloi-bashkeshortin-e-saj-gerd-hoxha-shperthen-theo-jacobs-i-onm-kjo-nuk-eshte-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/vendimet-e-cuditshme-te-kpa-ngeli-ne-veting-gjyqtare-elbana-lluri-por-kaloi-bashkeshortin-e-saj-gerd-hoxha-shperthen-theo-jacobs-i-onm-kjo-nuk-eshte-drejtesia\/","title":{"rendered":"Vendimet e \u201c\u00e7uditshme\u201d t\u00eb KPA\/ Ngeli n\u00eb veting gjyqtare Elbana Lluri, por kaloi bashk\u00ebshortin e saj, Gerd Hoxha! \u2018Shp\u00ebrthen\u201d Theo Jacobs i ONM: Kjo nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia q\u00eb duan shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shpalli brenda nj\u00eb ore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn dy vendime t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr ish-bashk\u00ebshort\u00ebt magjistrat\u00eb, Elbana Lluri dhe Gerd Hoxha.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbana Lluri u shkarkua nga detyra p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa ish-bashk\u00ebshorti i saj, Gerd Hoxha u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb fal\u00eb nj\u00eb interpretimi t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Kolegjit p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat pasuri.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr konfirmimin e Hoxh\u00ebs u kund\u00ebrshtua menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs, nd\u00ebrsa trupa gjykuese ndodhej ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, do doja t\u00eb theksoja se jemi totalisht kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi, jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen, por edhe p\u00ebr procesin e vendimmarrjes,\u201d tha Jacobs, nd\u00ebrsa shtoi se vendimi hedh hije mbi imazhin e Kolegjit.<\/p>\n<p>\u201cDrejt\u00ebsia sh\u00ebrbehet kur vendimi bazohet n\u00eb fakte, jo kur faktet i p\u00ebrshtaten rezultatit t\u00eb d\u00ebshiruar. \u00a0Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, procesi i vetingut, ky Kolegj dhe qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa ky vendim,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Problemi kryesor q\u00eb u evidentua gjat\u00eb proceseve n\u00eb Kolegj t\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjeve kishte t\u00eb b\u00ebnte me ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPA, Lluri nuk arriti t\u00eb justifikonte kursimet n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruara se jan\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr apartamentin n\u00eb Vlor\u00eb, nd\u00ebrsa nga analiza financiare u zbrit nj\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb makine nga Hoxha n\u00eb vitin 2011, pasi nuk ishte deklaruar si kursim.<\/p>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Gerd Hoxha mbeti n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, pasi Komisioneri Publik nuk ngriti ankim p\u00ebr kursimet e ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb tij n\u00eb vler\u00ebn e 5 milion\u00eb lek\u00ebve. P\u00ebr vler\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e mjetit n\u00eb vitin 2011, Kolegji vler\u00ebsoi ndryshe nga rasti i Llurit.<\/p>\n<p>Trupa n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e njohu faktin se ato nuk ishin deklaruar si kursim, por argumentoi se nuk kishte indicie q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ishin shpenzuar e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb u \u00e7mua se kan\u00eb mbetur gjendje si kursime.<\/p>\n<p>Gjyqtari Gerd Hoxha u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 3 qershor 2021 me votat e komisioner\u00ebve Genta Tafa Bungo dhe Olsi Komici, nd\u00ebrsa Brunilda Bekteshi n\u00eb pakic\u00eb \u00e7moi se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimin e nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb nga ish-bashk\u00ebshortja prej prind\u00ebrve t\u00eb saj, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie 25 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr rikonstruksionin e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Elbana Lluri u konfirmua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime m\u00eb 2 shkurt t\u00eb vitit 2021, pasi KPK konkludoi se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>ONM paraqiti rekomandime ndaj t\u00eb dy vendimeve dhe \u00e7\u00ebshtjet shkuan p\u00ebrball\u00eb Kolegjit. Ankimi p\u00ebr Llurin u b\u00eb nga komisioneri Florian Ballhysa, nd\u00ebrsa ai p\u00ebr Hoxh\u00ebn nga \u00a0ish-komisioneri Darjel Sina.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb t\u00eb dy trupave gjykuese q\u00eb shqyrtuan n\u00eb Kolegj ankimet ndaj Llurit dhe Hoxh\u00ebs, ishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.\u00a0 Ankimi ndaj Llurit u shqyrta nga trupi gjykues i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Sokol \u00c7omon. Nd\u00ebrsa trupi gjykues q\u00eb shqyrtoi ankimin ndsaj konfirmimit t\u00eb Hoxh\u00ebs kryesohej nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyll\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Natasha Mulaj, Ina Rama e Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p>Kolegji nuk e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e ONM-s\u00eb p\u00ebr bashkimin e \u00e7\u00ebshtjeve, por vendosi t\u00eb marr\u00eb si prova n\u00eb secil\u00ebn \u00e7\u00ebshtje fashikujt hetimor\u00eb t\u00eb t\u00eb dy subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Argumentet e ndryshme t\u00eb KPA<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 126.5 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, jan\u00eb petenduar si burime krijimi nj\u00eb vler\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb e deklaruar nga Lluri si kursime t\u00eb krijuara para detyr\u00ebs dhe shuma 1.2 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Llurit, Kolegji konkludoi se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb pun\u00ebsimin pran\u00eb biznesit t\u00eb motr\u00ebs ku ka deklaruar se ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura, si dhe as pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00ebsim. \u201cMbeten n\u00eb nivel deklarativ e t\u00eb paprovuara, si marr\u00ebdh\u00ebnia e pun\u00ebsimit t\u00eb subjektit n\u00eb biznesin e motr\u00ebs s\u00eb saj, ashtu dhe t\u00eb ardhurat e krijuara nga kjo marrdh\u00ebnie gjat\u00eb periudh\u00ebs 1997-2004 n\u00eb vler\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d deklaroi kryesuesja Mulaj.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPA \u00e7mon se mbeti i paprovuar edhe pretendimi i subjektit p\u00ebr p\u00ebrfitimin e shum\u00ebs prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh, e deklaruar si vler\u00eb e dhuruar prej motr\u00ebs s\u00eb subjektit. Kolegji v\u00ebren se kjo shum\u00eb nuk gjendej e specifikuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb at\u00eb fillestare t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe as n\u00eb p\u00ebrgjegjet e dh\u00ebna prej subjektit n\u00eb pyet\u00ebsorin standart ku \u00ebsht\u00eb konstatuar se ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb detajuara p\u00ebr dhurimet e motr\u00ebs s\u00eb saj, por pa e p\u00ebrmendur k\u00ebt\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMosshpjegimi dhe mos p\u00ebrcaktimi i k\u00ebsaj t\u00eb ardhure n\u00eb deklarime, pamund\u00ebson kontrollin e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb saj, e cila gjithashtu ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb krijuar kursimet cash t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d pohoi Mulaj dhe shtoj se Kolegji ka vler\u00ebsuar se modifikimi i deklarimeve p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb shum\u00ebs prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar pamund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj vlere.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen e Gerd Hoxh\u00ebs nuk e ka trajtuar burimin e kursimeve t\u00eb Llurit n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cTrupi gjykues vler\u00ebsoi se ky pretendim nuk gjente pasqyrim n\u00eb ankim. P\u00ebr pasoj\u00eb, duke mos gjetur rrug\u00ebn ligjore t\u00eb parashtrimit n\u00eb Kolegj, ky pretendim kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dekadenc\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vler\u00ebsimin e Komisionit n\u00eb vendim se shuma e sip\u00ebrcituar \u00ebsht\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme,\u201d paraqiti konkluzionin e shumic\u00ebs kryesuesja e trup\u00ebs, Rezarta Schuetz.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb shqyrtoi ankimin ndaj konfirmimit t\u00eb Llurit e cil\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e komisionerit Florian Ballhysa se Komisioni ka konsideruar gabimisht n\u00eb analiz\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb t\u00eb deklaruar si e ardhur nga shitja e nj\u00eb automjeti tip \u201cMercedes Benz\u201d n\u00eb vitin 2011, pasi kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar si kursim t\u00eb fund t\u00eb atij viti, por vet\u00ebm si e ardhur.<\/p>\n<p>\u201cAs rezulton t\u00eb jet\u00eb identifikuar n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb deklarimet e m\u00ebparshme si burim p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie,\u201d sqaroi Mulaj dhe shtoi se bazuar n\u00eb jurispudenc\u00ebn e m\u00ebparshme lidhur me provueshm\u00ebrin\u00eb e kursimeve n\u00eb cash n\u00ebp\u00ebrmjet deklarimit t\u00eb tyre, shuma 1.2 milion lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si kursim e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb volumin e kursimeve cash q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti dhe personi i lidhur gjenden n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie. Kolegji nuk shqyrtoi shkaqet e tjera t\u00eb ankimit q\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn nga Komisioneri Publik,\u201d deklaroi Mulaj gjat\u00eb shpallje s\u00eb vendimit p\u00ebr Llurin.<\/p>\n<p>Sipas KPA-s\u00eb, kursimet cash t\u00eb deklaruara nga Lluri dhe ish-bashk\u00ebshorti si burim p\u00ebr apartamentin n\u00eb Vlor\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pajustifikuesh\u00ebm, duke mos provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, me shumic\u00eb votash \u00ebsht\u00eb vendosur shkarkimi i gjyqtares Elbana Lluri.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Hoxh\u00ebs, trupa gjyq\u00ebsore e ka pranuar si kursim vler\u00ebn prej 1.2 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb deklaruar si e ardhur nga shitja e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se e ka vler\u00ebsuar pretendimin e Hoxh\u00ebs p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 1.2 milion lek\u00eb n\u00eb harmoni faktin e p\u00ebrfitimit nga nj\u00eb transaksion i ligjsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb fund t\u00eb tetorit t\u00eb vitit 2011.\u00a0 Shpjegimet e Hoxh\u00ebs se n\u00eb deklarimin nuk e ka konceptuar si shtim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, por konvertim nga automjet n\u00eb para, si dhe bazuar n\u00eb faktin e moskrijimit t\u00eb ndonj\u00eb pasurie gjat\u00eb vitit 2011 q\u00eb do t\u00eb justifikonte shpenzimin e k\u00ebsaj shume, jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme nga shumica e Kolegjit q\u00eb duke p\u00ebrdorur edhe jurispudenc\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb KPA-s\u00eb ta konsideroj\u00eb si kursim vler\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji vler\u00ebson nj\u00eblloj n\u00eb t\u00eb dy rastet p\u00ebr kursimet e deklaruara prej Hoxh\u00ebs n\u00eb vitin 2003 n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPA, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor pun\u00ebsimi i tij n\u00eb sektorin privat dhe as pagesa e detyrimeve, por konkludohet se ai ka pasur mund\u00ebsi kursimi me burime t\u00eb ligjshme n\u00eb vitin 2003 vet\u00ebm p\u00ebr rreth 1.2 milion\u00eb lek\u00eb. Por kjo situat\u00eb nuk ka sjell\u00eb penalizim p\u00ebr Hoxh\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji vler\u00ebson se p\u00ebrdorimi nga gjyqtari Hoxha i nj\u00eb automjeti tip Audi Q7 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb tij, nuk mund t\u00eb konsiderohet si interes pasuror dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk \u00ebsht\u00eb hetuar mbi burimet e krijimit. KPA nuk ka gjetur probleme edhe n\u00eb gjetjet e ONM-s\u00eb p\u00ebr Hoxh\u00ebn lidhur me profesionalizmin dhe vendosi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shpalli brenda nj\u00eb ore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn dy vendime t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr ish-bashk\u00ebshort\u00ebt magjistrat\u00eb, Elbana Lluri dhe Gerd Hoxha. Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbana Lluri u shkarkua nga detyra p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa ish-bashk\u00ebshorti i saj, Gerd Hoxha u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb fal\u00eb nj\u00eb interpretimi t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Kolegjit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":269582,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-269573","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269573","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=269573"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269573\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/269582"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=269573"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=269573"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=269573"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}