{"id":269632,"date":"2022-07-07T16:59:52","date_gmt":"2022-07-07T14:59:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=269632"},"modified":"2022-07-07T16:59:52","modified_gmt":"2022-07-07T14:59:52","slug":"rudina-hajdari-jam-paragjykuar-dhe-shantazhuar-si-e-bija-e-azemit-po-te-ishte-gjalle-situata-do-ishte-ndryshe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rudina-hajdari-jam-paragjykuar-dhe-shantazhuar-si-e-bija-e-azemit-po-te-ishte-gjalle-situata-do-ishte-ndryshe\/","title":{"rendered":"Rudina Hajdari: Jam paragjykuar dhe shantazhuar si e bija e Azemit! Po t\u00eb ishte gjall\u00eb, situata do ishte ndryshe"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputetja Rudina Hajdari thot\u00eb se n\u00eb politik\u00eb ka fituar eksperienc\u00eb dhe prej saj kupton se rrug\u00ebtimi nga fillimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb pasionant dhe m\u00eb naiv, por se me koh\u00ebn fitohet maturi.<\/p>\n<p>Ajo shprehet se nuk e ka humbur d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luftuar, por n\u00ebnvizon se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fiton eksperienc\u00eb fiton edhe m\u00eb shum\u00eb maturi.<\/p>\n<p>Hajdari deklaroi p\u00ebr emisionin e Mu\u00e7 Nanos, se nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb pranosh se n\u00eb momentin q\u00eb i hyri rrug\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs, ishte 30 vje\u00e7, nuk e njihte realitetin si\u00e7 duhej, duke th\u00ebn\u00eb se naiviteti nuk i kupton kulisat e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u00ebsht\u00eb ndryshe ta shikosh politik\u00ebn nga ekrani dhe ndryshe se si mundesh t\u2019i mund\u00ebsh dhe ndan bindjen se n\u00ebse nuk ke strategji n\u00eb politik\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqasje naiviteti. Ose thot\u00eb ajo, pa pasur nj\u00eb fush\u00eb veprimi ku t\u00eb kesh objektivat e qarta, do humb\u00ebsh rrug\u00ebs se t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes.<\/p>\n<p>\u201cJam paragjykuar duke qen\u00eb e bija e Azem Hajdarit, jam shantazhuar ndonj\u00ebher\u00eb, duke qen\u00eb se nd\u00ebrkoh\u00eb para syve shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb mir\u00eb para meje, duke u sjell\u00eb si shok\u00ebt e babait, si t\u00eb njohurit tan\u00eb, miqt\u00eb tan\u00eb dhe prapa kuintave punonin kund\u00ebr meje.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jesh vigjilent dhe t\u00eb kuptosh se politika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb shum\u00eb e madhe dhe duhet t\u00eb luftosh dhe t\u00eb mos marr\u00eb asgj\u00eb si avantazh. Fakti q\u00eb jam e bija e Azem Hajdarit, m\u00eb jep avantazh kur udh\u00ebtoj n\u00ebp\u00ebr qytete dhe takoj njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb e shikoj si avantazh dhe m\u00eb mb\u00ebshtesin, nd\u00ebrsa brenda n\u00eb politik\u00eb nuk e shoh gjithmon\u00eb si avantazh.<\/p>\n<p>Azemi ka qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb jo e leht\u00eb, e komplikuar, ka ditur t\u00eb operoj\u00eb me t\u00eb gjitha pal\u00ebt. Ka fituar zemrat e t\u00eb gjith\u00eb spektrit politik, ai luftoi p\u00ebrtej partis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr objektivin q\u00eb kishte, ardhja e demokracis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, duke bashk\u00ebpunuar edhe me pal\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb ndonj\u00eb rast\u201d, tha Rudina Hajdari.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se n\u00ebse i ati do ishte gjall\u00eb beson se do ishte p\u00ebrkrah demokrat\u00ebve dhe Sali Berish\u00ebs: Edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai ka qen\u00eb kritik i madh i tij, mbrapa kuintave, bisedonte dhe diskutonte me t\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti, t\u00eb mos i zbraz\u00ebsh t\u00eb gjitha problemet n\u00eb sy t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se ishin bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb, mendoj se bashk\u00ebpunimi i tyre ka qen\u00eb goxha i fort\u00eb dhe kur \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunim kaq i fort\u00eb ka dhe konflikte. K\u00ebto jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme. Po t\u00eb ishte ai sot, ndoshta situatat do ishin krejt ndryshe. Nuk mendoj se Azem Hajdari do lejonte djegie t\u00eb mandateve, bojkotim t\u00eb zgjedhjeve lokale.<\/p>\n<p>Nuk mendoj se do e mb\u00ebshteste Lulzim Bash\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa gabime q\u00eb nuk mendoj se ai do i mb\u00ebshteste. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb supozim nga e bija e tij&#8221;, u shpreh ajo. Sa i takon shpalljes \u201cnon grata\u201d nga SHBA t\u00eb Sali Berish\u00ebs, Hajdari shtoi se nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb barr\u00eb, por se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale e tij\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim shtoi se \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb gjirin e Partis\u00eb Demokratike, pasi e cil\u00ebson familjen e saj:<\/p>\n<p>\u201cU zbova nga ajo parti n\u00eb momentin q\u00eb nuk ndoqa urdhrin e kryetarit. Tani q\u00eb jam pjes\u00eb e saj do zbatoj \u00e7do vendim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PD. Un\u00eb respektoj parimin dhe besoj se n\u00eb \u00e7do shtet tjet\u00ebr qoft\u00eb edhe n\u00eb Amerik\u00eb, parimi duhet t\u00eb jet\u00eb kryesor.<\/p>\n<p>Un\u00eb respektoj vendimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PD, nj\u00eb vendim q\u00eb mund t\u00eb ndryshoj nes\u00ebr pasnes\u00ebr. N\u00ebse nuk respektoj parimin se kush do zgjidhet n\u00eb krye t\u00eb PD, por n\u00ebse ka shkelje. Mendoj se i kemi premisat e fitores.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mundim k\u00ebt\u00eb lloj qeverie. Ata p\u00ebr mua jan\u00eb t\u00eb vdekur si pushtetar\u00eb se kan\u00eb treguar sheshit se jan\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb korruptuar q\u00eb ka pasur Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebto 32 vite\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputetja Rudina Hajdari thot\u00eb se n\u00eb politik\u00eb ka fituar eksperienc\u00eb dhe prej saj kupton se rrug\u00ebtimi nga fillimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb pasionant dhe m\u00eb naiv, por se me koh\u00ebn fitohet maturi. Ajo shprehet se nuk e ka humbur d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luftuar, por n\u00ebnvizon se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fiton eksperienc\u00eb fiton edhe m\u00eb shum\u00eb maturi. Hajdari deklaroi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":269639,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-269632","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=269632"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269632\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/269639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=269632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=269632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=269632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}