{"id":269950,"date":"2022-07-08T14:31:52","date_gmt":"2022-07-08T12:31:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=269950"},"modified":"2022-07-08T14:31:52","modified_gmt":"2022-07-08T12:31:52","slug":"nje-gabim-i-rende-juridik-dhe-politik-i-kryeministrit-abazovic-nga-shaban-murati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nje-gabim-i-rende-juridik-dhe-politik-i-kryeministrit-abazovic-nga-shaban-murati\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb gabim i r\u00ebnd\u00eb juridik dhe politik i kryeministrit Abazovi\u00e7 &#8211; Nga Shaban Murati"},"content":{"rendered":"<p>Shaban Murati<\/p>\n<p>Askush nuk e ka shpjeguar dot zellin personal politiko-fetar t\u00eb kryeministrit malazez Abazovi\u00e7 p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar ai marr\u00ebveshjen e re midis qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe Kish\u00ebs Ortodokse Serbe. Portali malazez \u201ccdm.me\u201d shkruante n\u00eb 29 qershor se \u201catij i ishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr nga Beogradi q\u00eb pa marr\u00ebveshjen me kish\u00ebn serbe t\u00eb mos vij\u00eb n\u00eb Serbi\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri Abazovi\u00e7 shkoi n\u00eb Beograd p\u00ebr vizit\u00eb zyrtare n\u00eb 29-30 qershor me marr\u00ebveshjen e gatshme dhe n\u00eb 30 qershor patriarku i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe Porfirije, duke pas n\u00eb krah Abazovi\u00e7in, njoftoi se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar dhe pritet vet\u00ebm miratimi i sinodit t\u00eb kish\u00ebs serbe. Mir\u00ebpo kushti paraprak p\u00ebr t\u00eb realizuar vizit\u00ebn n\u00eb Beograd me marr\u00ebveshjen t\u00eb pranuar nuk e justifikon koston shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb pritet t\u00eb paguaj\u00eb kryeministri malazez Abazovi\u00e7 p\u00ebr firm\u00ebn q\u00eb do t\u00eb hedh\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshjen e qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Themi kosto shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, sepse kryeministri malazez nuk ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb s\u00eb pari konsensusin brenda qeveris\u00eb s\u00eb tij, ku nj\u00eb pjes\u00eb e ministrave t\u00eb kabinetit e kund\u00ebrshtuan dhe madje sinjalizuan se mund t\u00eb largohen nga qeveria. Abazovi\u00e7 deklaroi se pavar\u00ebsisht nga kund\u00ebrshtimet n\u00eb kabinetin qeveritar, ai do ta n\u00ebnshkruaj\u00eb marrr\u00ebveshjen. Kryeministri po rrezikon t\u00eb humb\u00eb mb\u00ebshtetjen parlamentare p\u00ebr qeverin\u00eb tij, sepse Partia Demokratike e Socialist\u00ebve dhe Partia Socialdemokrate i kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos e n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshjen me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Ministri i jasht\u00ebm i Malit t\u00eb Zi, Ranko Krivokapi\u00e7, i Partis\u00eb Socialdemokrate, paralajm\u00ebroi se \u201cpartner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb nuk presin q\u00eb kjo qeveri t\u00eb favorizoj\u00eb Kish\u00ebn Ortodokse Serbe\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm partit\u00eb proserbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi e kan\u00eb p\u00ebrkahur n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes. K\u00ebmb\u00ebngulja e Abazovi\u00e7it p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ai q\u00eb ta n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshjen me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb provokohet nj\u00eb kriz\u00eb e re politike dhe b\u00ebhet reale mund\u00ebsia q\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb zhvillohen zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe qeveria bashk\u00eb me kryeministrin Abazovi\u00e7 t\u00eb rr\u00ebzohet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq pjesa m\u00eb e madhe opinionit publik dhe e shoq\u00ebris\u00eb malazeze, q\u00eb p\u00ebrkrahin pavar\u00ebsin\u00eb, identitetin komb\u00ebtar dhe Kish\u00ebn Ortodokse Malazeze, jan\u00eb ngritur kund\u00ebr marr\u00ebveshjes dhe n\u00eb dat\u00ebn 4 korrik para selis\u00eb qeveritare t\u00eb kryeministrit Abazovi\u00e7 u zhvillua nj\u00eb protest\u00eb e gj\u00ebr\u00eb kund\u00ebr marr\u00ebveshjes me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe. Marrr\u00ebveshja e b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr t\u2019u n\u00ebnshkruar dhe q\u00eb sipas ministrit malazez t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb pritet t\u00eb n\u00ebnshkruhet n\u00eb fund t\u00eb ver\u00ebs, sanksionon kontrollin dhe autoritetin e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe jo vet\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn dhe organizimin fetar t\u00eb Malit t\u00eb Zi, por edhe mohon shtet\u00ebsin\u00eb dhe identitetin komb\u00ebtar malazez.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja legalizon statusin e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe si nj\u00eb shtet brenda shtetit malazez.<\/p>\n<p>Pas pavar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi nga Serbia n\u00eb vitin 2006, Kisha Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi ka qen\u00eb instrumenti i vet\u00ebm i fuqish\u00ebm i Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe ndikuar n\u00eb shtetin e Malit t\u00eb Zi. Kisha Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kish\u00eb uzurpatore, e cila ka uzurpuar kishat, manastiret, objektet e kultit dhe pronat e Kish\u00ebs Ortodokse Malazeze n\u00eb vitin 1918, kur Serbia me dhun\u00eb prishi shtetin e pavarur malazez dhe Kish\u00ebn Ortodokse Malazeze si dhe i aneksoi si territor n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019 Parlamenti i Malit t\u00eb Zi miratoi Ligjin \u201cP\u00ebr lirit\u00eb fetare\u201d, i cili me t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb Kisha Ortodokse Serbe t\u00eb paraqiste dokumenta pron\u00ebsie t\u00eb para vitit 1918 p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pron\u00ebsin\u00eb mbi 750 objekte fetare, kisha, manastire dhe tempuj n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ligji synonte t\u2019i kthente shtetit dhe popullit malazez pronat e grabitura nga kisha dhe nga shteti pushtues serb.<\/p>\n<p>Natyrisht kisha uzurpatore serbe nuk ka asnj\u00eb dokument t\u00eb para vitit 1918 q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb tanishme n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ligj\u00ebrisht pronat kishtare duhet t\u2019i kthehen shtetit, popullit dhe Kish\u00ebs Ortodokse Malazeze. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb re t\u00eb rrezikut t\u00eb humbjes s\u00eb pronave t\u00eb grabitura dhe t\u00eb pushtetit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe me ndihm\u00ebn e sh\u00ebrbimit sekret rus organizuan operacionin \u201cRegime change\u201d n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Ixhinieringu elektoral i Serbis\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb gushtit 2020 n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebrmbysi qeverin\u00eb, q\u00eb kishte miratuar n\u00eb parlament Ligjin \u201cP\u00ebr lirit\u00eb fetare\u201d, t\u00eb pap\u00eblqyesh\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb dhe solli n\u00eb pushtet nj\u00eb garnitur\u00eb qeveritare proserbe. Akti i par\u00eb i qeveris\u00eb s\u00eb re proserbe me kryeminist\u00ebr Zhivko Krivokapi\u00e7in dhe z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr Abazovi\u00e7in, ishte ndryshimi rr\u00ebnj\u00ebsor i Ligjit \u201cP\u00ebr lirit\u00eb fetare\u201d dhe i nenit kryesor t\u00eb tij, q\u00eb k\u00ebrkonte d\u00ebshmin\u00eb e dokumentave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb nga Kisha Ortodokse Serbe para vitit 1918 t\u00eb pushtimit serb.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2020 Parlamenti i ri i shumic\u00ebs prorserbe miratoi ligjin e ndryshuar \u201cP\u00ebr lirit\u00eb fetare\u201d, si\u00e7 e donte Kisha Ortodokse Serbe, pra pa nenin e v\u00ebrtetimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi objektet fetare. N\u00eb 22 janar 2021 parlamenti b\u00ebri miratimin e dyt\u00eb t\u00eb atij ligji dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast z\u00ebvend\u00ebskryeministri Abazovi\u00e7 deklaroi se \u201cligji i adoptuar \u2018P\u00ebr lirit\u00eb fetare\u2019 do t\u00eb thot\u00eb siguri p\u00ebr asetet dhe pronat e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d.<\/p>\n<p>Nuk dha ndonj\u00eb shpjegim Abazovi\u00e7 p\u00ebrse nuk e kishte z\u00ebn\u00eb gjumi nga shqet\u00ebsimi p\u00ebr ruajtjen e pronave t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por ai qendrim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues se qysh n\u00eb postin e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit ai e kishte b\u00ebr\u00eb mison t\u00eb tij qeveritar ruajtjen e aseteve dhe t\u00eb pronave t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, gj\u00eb q\u00eb tani po e realizon p\u00ebrfundimisht me marr\u00ebveshjen, q\u00eb po n\u00ebnshkruan si kryeminist\u00ebr me at\u00eb.<\/p>\n<p>Tani n\u00eb postin e kryeministrit duket se obsesioni i Abazovi\u00e7it p\u00ebr ta n\u00ebnshkruar ai marr\u00ebveshjen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb malazeze me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe \u00ebsht\u00eb aq i madh, sa q\u00eb ai nuk po p\u00ebrfill as rreziqet politike p\u00ebr veten e tij si politikan. Ai shkoi n\u00eb Beograd n\u00eb takimin me Patriarkun serb Porfirije me marr\u00ebveshjen e gatshme dhe Patriarku serb e falenderoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr kontributin e tij.<\/p>\n<p>E falenderoi, sepse marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb hartuar ashtu si\u00e7 ka dashur dhe i ka interesuar Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, e cila n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebveshjes ruan kontrollin e saj t\u00eb plot\u00eb n\u00eb jet\u00ebn fetare dhe civile t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb nj\u00eb pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb nga qeveria dhe shteti malazez. Marr\u00ebveshja i jep pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb asaj n\u00eb territorin e Malit t\u00eb Zi. Sipas neneve t\u00eb marr\u00ebveshjes, shteti i garanton Kish\u00ebs Ortodokse Serbe ushtrimin e autoritetit publik n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe\u00a0 garanton paprekshm\u00ebrin\u00eb e pronave t\u00eb saj nga t\u00eb drejtat e shtetit mbi kishat, manastiret tempujt dhe objektet e tjera t\u00eb paluajt\u00ebshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qeveria e Abazovi\u00e7it heq dor\u00eb nga e drejta historike dhe juridike e shtetit malazez mbi kishat, manastiret dhe objektet fetare, q\u00eb kisha serbe i uzurpoi pas pushtimit serb n\u00eb vitin 1918. Marr\u00ebveshja sanksionon t\u00eb drejt\u00ebn ekskluzive skandaloze t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar Kish\u00ebn Ortodokse Malazeze, sepse sipas marr\u00ebveshjes autoriteti kishtar i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe ka t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur t\u00eb rregulloj\u00eb organizimin e brendsh\u00ebm kishtar n\u00eb territorin e Malit t\u00eb Zi dhe shfuqizoj\u00eb apo t\u00eb njoh\u00eb entitete kishtare n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kushtetut\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb qeveria aktuale malazeze i njeh Kish\u00ebs Ortodokse Serbe t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb shfuqizoj\u00eb dhe t\u00eb likujdoj\u00eb Kish\u00ebn Ortodokse Malazeze, t\u00eb cil\u00ebn kisha serbe dhe Serbia nuk e njohin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nen absurd kund\u00ebr shtet\u00ebsis\u00eb dhe identitetit malazez, sepse Kisha Ortodokse Serbe \u00ebsht\u00eb kish\u00eb e huaj e nj\u00eb shteti t\u00eb huaj dhe \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe antikushtetuese q\u00eb asaj kishe t\u00eb huaj t\u2019i njihet statusi i pavar\u00ebsis\u00eb dhe autoriteti ekzekutiv, i pavarur nga qeveria dhe nga shteti ku vepron.<\/p>\n<p>Gazeta \u201cVijesti\u201d shkruante se marr\u00ebveshja nuk e p\u00ebrmend fare emrin \u201cKisha Ortodokse n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d por p\u00ebrmend n\u00eb preambul dy her\u00eb em\u00ebrtimin \u201cKisha Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d. Em\u00ebrtimi sanksionon t\u00eb drejt\u00ebn legale t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe p\u00ebr t\u00eb sunduar dhe p\u00ebr t\u00eb kontrolluar gjith\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore dhe fetare n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht presidenti serb Vu\u00e7i\u00e7 nd\u00ebrhyri hapur dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrmendej em\u00ebrtimi \u201cKisha Ortodokse n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ai e zbuloi strategjin\u00eb serbe kur deklaroi se \u201cPlani politik n\u00eb Mal t\u00eb Zi ishte p\u00ebr ta ndar\u00eb Metropolitatin e Malit t\u00eb Zi nga Kisha Ortodokse Serbe, p\u00ebr ta deklaruar at\u00eb fillimisht Kisha Ortodokse n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d. Se \u00e7\u2019pun\u00eb ka presidenti i Serbis\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimet e nj\u00eb marr\u00ebveshje shtet\u00ebrore t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm arroganca shtet\u00ebrore serbe mund ta shpjegoj\u00eb. Por kryeministri Abazovi\u00e7 ia plot\u00ebsoi k\u00ebrkes\u00ebn nd\u00ebrhyr\u00ebse presidentit serb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja ligj\u00ebron mohimin e identitetit komb\u00ebtar dhe fetar malazez n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb flagrante. Marr\u00ebveshja njeh subjektivitetin juridik t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb nga viti 1219, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb subjektiviteti juridik i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb vet\u00eb Serbin\u00eb njihet q\u00eb nga viti 1836. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb absurditet juridik dhe historik, sepse nuk ka ekzistuar asnj\u00eb lloj subjektiviteti i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, gjasht\u00ebqind vjet para se t\u00eb ishte n\u00eb vet\u00eb Serbin\u00eb<\/p>\n<p>Gjith\u00eb q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpikur nj\u00eb argument t\u00eb paqen\u00eb historik q\u00eb t\u00eb mohoj\u00eb nevoj\u00ebn e v\u00ebrtetimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb serbe mbi kishat dhe manastiret, si nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb gjoja buron nga shekulli 13, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Kisha Ortodokse Serbe nuk disponon asnj\u00eb dokument t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb apo t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb saj juridike para vitit 1918 t\u00eb pushtimit dhe aneksimit t\u00eb vendit nga Serbia. Marr\u00ebveshja i garanton Kish\u00ebs Ortodokse Serbe nj\u00eb ekstraterritorialitet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Malit t\u00eb Zi,\u00a0 duke legalizuar kish\u00ebn serbe si nj\u00eb autoritet dhe qeveri t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Gabimi juridik dhe politik i kryeministrit Abazovi\u00e7 \u00ebsht\u00eb se po e n\u00ebnshkruan k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje jo me komunitetin ortodoks t\u00eb Malit t\u00eb Zi, por me kish\u00ebn e nj\u00eb shteti t\u00eb huaj, \u00e7ka automatikisht pranon var\u00ebsin\u00eb ndaj saj. Qeverit\u00eb e m\u00ebparshme t\u00eb Malit t\u00eb Zi kan\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me komunitetet fetare islamike n\u00eb 2012, katolike n\u00eb 2011, hebraike n\u00eb 2012, etj. Madje edhe peshkopi i zi i dikursh\u00ebm serb i Malit t\u00eb Zi Amfilohije pat k\u00ebrkuar q\u00eb marr\u00ebveshja t\u00eb n\u00ebnshkruhej nga strukturat ortodokse t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Presidenti malazez Gjukanovi\u00e7 b\u00ebri t\u00eb ditur n\u00eb 30 qershor se qeveria malazeze e Luksi\u00e7it n\u00eb vitin 2011 i ofroi nj\u00eb marr\u00ebveshje si t\u00eb gjith\u00eb komunitetet e tjera fetare edhe Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, por ajo refuzoi me argumentin se \u201cnuk ka nevoj\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb me nj\u00eb shtet, q\u00eb e ka krijuar ajo\u201d.<\/p>\n<p>Tani Kisha Ortodokse Serbe ka imponuar n\u00eb marr\u00ebveshje k\u00ebrkesat e saj dhe dikton ta n\u00ebnshkruaj\u00eb si pal\u00eb patriarku i saj. P\u00ebr krahasim po p\u00ebrmendim se edhe Kroacia ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshja me komunitetin ortodoks n\u00eb Kroaci, por at\u00eb e ka n\u00ebnshkruar Mitropoliti ortodoks i Zagrebit dhe Kroacia nuk ka pranuar kurrsesi q\u00eb pal\u00eb me qeverin\u00eb kroate t\u00eb ishte Kisha Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb goditje direkte ndaj interesave komb\u00ebtare, shtet\u00ebrore, historike dhe fetare t\u00eb popullit malazez, marr\u00ebveshja, q\u00eb do t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb kryeministri Abazovi\u00e7 me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe, ngriti menj\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit dhe tensionet brenda vendit. Mitropoliti Mihajllo i Kish\u00ebs Ortodokse Malazeze n\u00eb 5 korrik i k\u00ebrkoi kryeministrit Abazovi\u00e7 q\u00eb t\u2019i jap\u00eb kish\u00ebs malazeze t\u00eb njejtat t\u00eb drejta, q\u00eb qeveria planifikon p\u00ebr Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se prift\u00ebrijt\u00eb dhe besimtar\u00ebt e Kish\u00ebs Ortodokse Malazeze duhet t\u00eb lejohen t\u00eb zhvillojn\u00eb ceremoni fetare n\u00eb kishat dhe manastiret, q\u00eb jan\u00eb trash\u00ebgimi kulturore e popullit malazez. Mitropoliti malazez theksoi se ato jan\u00eb pron\u00eb e shtetit malazez dhe jo e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe. Por kryeministri Abazovi\u00e7 po tregohet tep\u00ebr i vendosur t\u00eb mos d\u00ebgjoj\u00eb as partit\u00eb e koaliacionit qeveritar apo mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb koalicionit qeveritar, as Kish\u00ebn Ortodokse Malazeze, madje as ata q\u00eb e konsiderojn\u00eb at\u00eb shqiptar nga origjina etnike.<\/p>\n<p>N\u00eb protest\u00ebn e organizuar kund\u00ebr marr\u00ebveshjes n\u00eb 4 korrik para selis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb, merrte pjes\u00eb edhe drejtori ekzekutiv i \u201cTuzi movement\u201d, Husein Gjokaj, i cili u deklaroi mediave: \u201cNe u themi \u201cjo\u201d atyre, q\u00eb n\u00eb fsheht\u00ebsi negociojn\u00eb fatet e vendit ton\u00eb n\u00eb Beograd\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb qarqet politike dhe mediatike n\u00eb Podgoric\u00eb po qarkullon dendur pyetja p\u00ebrse Serbia zgjodhi dhe ka vendosur q\u00eb t\u00eb jet\u00eb kryeministri malazez me origjin\u00eb etnike shqiptare ai q\u00eb do ta n\u00ebnshkruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje kontroverse. N\u00eb dat\u00ebn 30 qershor me titullin: \u201cMarr\u00ebveshja p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse mund t\u00eb nxis\u00eb urrejtjen kund\u00ebr shqiptar\u00ebve\u201d, portali malazez \u201ccdm.me\u201d analizonte motivet e Beogradit dhe interesin serb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb firm\u00ebtari kryeminist\u00ebr nj\u00eb shqiptar etnik nga Mali i Zi.<\/p>\n<p>Portali shkruan: \u201cMarr\u00ebveshja p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse ishte duke pritur Dritanin q\u00eb ta n\u00ebnshkruante dhe nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi. Sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e autor\u00ebve q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet nga nj\u00eb shqiptar. Marr\u00ebveshja shkat\u00ebrrimtare e konceptuar si nj\u00eb bomb\u00eb atomike n\u00eb themelet e Malit t\u00eb Zi shum\u00ebkulturor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb posedon fuqi shkat\u00ebrruese p\u00ebr harmonin\u00eb etnike n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ligj\u00ebrimit t\u00eb rolit t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb saj ortodokse n\u00eb Mal t\u00eb Zi si nj\u00eb shtet brenda shtetit, diabolizmi bizantin serb me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje pritet t\u00eb krijoj\u00eb urrejtje dhe zem\u00ebrim t\u00eb malazez\u00ebve ndaj shqiptar\u00ebve, meq\u00eb ai q\u00eb po e n\u00ebnshkruan \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb etnike sqiptare. Serbia me nj\u00eb gur vret dy zogj, sepse per\u00e7an dhe dob\u00ebson forcat indipendentiste n\u00eb Mal t\u00eb Zi, dhe malazez\u00ebt e shqiptar\u00ebt n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit nga rreziku serb do t\u00eb nisin konflikte etnike me njeri-tjetrin.<\/p>\n<p>Portali i m\u00ebsip\u00ebrm malazez, pasi t\u00ebrheq v\u00ebmendjen q\u00ebllimisht n\u00eb faktin q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 k\u00ebrc\u00ebnonte me luft\u00eb Kosov\u00ebn dit\u00ebn q\u00eb i b\u00ebnte nderimet Abazovi\u00e7it n\u00eb Beograd, konkludon se \u201czem\u00ebrimi dhe urrejtja mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga pasojat m\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb tradh\u00ebtis\u00eb s\u00eb lart\u00eb, q\u00eb Abazovi\u00e7 po b\u00ebhet gati t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr shihet, \u00e7mimi q\u00eb pritet t\u00eb paguajn\u00eb malazez\u00ebt, shqiptar\u00ebt dhe gjith\u00eb shoq\u00ebria dhe shteti malazez p\u00ebr marr\u00ebveshjen me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i lart\u00eb. Ndaj mbetet enigm\u00eb p\u00ebrse kryeministri malazez Abazovi\u00e7 po nd\u00ebrmerr mbi vete nj\u00eb risk kaq t\u00eb lart\u00eb, duke e n\u00ebnshkruar at\u00eb. Nuk mund t\u00eb shpjegohet zelli i tij i pazakont\u00eb politiko-fetar as me ndonj\u00eb konvertim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb fsheht\u00eb fetar t\u00eb tij, si\u00e7 e kan\u00eb mod\u00eb disa politikan\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb i kan\u00eb nd\u00ebrruar fet\u00eb fshehtas dhe i kan\u00eb sh\u00ebrbyer fshehtas fes\u00eb s\u00eb konvertuar dhe jo kombit. Nuk ka informacion as p\u00ebr ndonj\u00eb konvertim politik t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ajo, q\u00eb mund t\u00eb thuhet me siguri, \u00ebsht\u00eb se kryeministri malazez Abazovi\u00e7 po sillet si nje ortodoks i mir\u00eb i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shaban Murati Askush nuk e ka shpjeguar dot zellin personal politiko-fetar t\u00eb kryeministrit malazez Abazovi\u00e7 p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar ai marr\u00ebveshjen e re midis qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe Kish\u00ebs Ortodokse Serbe. Portali malazez \u201ccdm.me\u201d shkruante n\u00eb 29 qershor se \u201catij i ishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr nga Beogradi q\u00eb pa marr\u00ebveshjen me kish\u00ebn serbe t\u00eb mos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":269957,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-269950","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269950","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=269950"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269950\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/269957"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=269950"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=269950"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=269950"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}