{"id":269996,"date":"2022-07-08T15:38:53","date_gmt":"2022-07-08T13:38:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=269996"},"modified":"2022-07-08T15:40:30","modified_gmt":"2022-07-08T13:40:30","slug":"te-dhenat-nga-instat-inflacioni-nuk-ndalet-kercen-ne-7-4-shtrenjtohet-gjithcka-treguesi-po-arrin-nivelin-me-te-larte-qe-nga-1997-a","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/te-dhenat-nga-instat-inflacioni-nuk-ndalet-kercen-ne-7-4-shtrenjtohet-gjithcka-treguesi-po-arrin-nivelin-me-te-larte-qe-nga-1997-a\/","title":{"rendered":"T\u00eb dh\u00ebnat nga INSTAT\/ Inflacioni nuk ndalet, k\u00ebrcen n\u00eb 7.4%, shtrenjtohet gjith\u00e7ka! Treguesi po arrin nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb nga 1997-a"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7mimet kan\u00eb vijuar rritjen edhe gjat\u00eb muajit qershor, duke p\u00ebrkeq\u00ebsuar m\u00eb tej financat e familjeve shqiptare q\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sasi produktesh duhet t\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre kan\u00eb mbetur pothuajse n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ushqimet, p\u00ebr t\u00eb cilat familjet shpenzojn\u00eb 42% t\u00eb buxhetit, pesha m\u00eb e larti n\u00eb Europ\u00eb, dhe karburantet kan\u00eb sh\u00ebnuar shtrenjtimin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>INSTAT njoftoi se Inflacioni, q\u00eb mat ndryshimin e \u00e7mimeve t\u00eb nj\u00eb shporte mallrash t\u00eb caktuar, arriti n\u00eb 7.4% n\u00eb qershor, nga 6.7% q\u00eb ishte n\u00eb maj dhe shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se janari i k\u00ebtij viti, kur trgeuesi ishte 3.7%, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb tjet\u00ebr rekord t\u00eb ri t\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit, q\u00eb nga marsi i vitit 2002, kur treguesi arriti n\u00eb 7.4% dhe po arrin nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb nga koha e piramidave n\u00eb 1997-s, kur ishte mbi 40%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb qershor t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, inflacioni ishte vet\u00ebm 1.6%.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, Rritja vjetore e \u00e7mimeve n\u00eb muajin Qershor \u00ebsht\u00eb ndikuar kryesisht nga grupi \u201cUshqime dhe pije joalkoolike\u201d me +4,38 pik\u00eb p\u00ebrqindje, pasuar nga grupi \u201cTransporti\u201d me +1,53 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cQira, uj\u00eb, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji\u201d me +0,54 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cMobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb\u201d me +0,28 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cHotele, kafene dhe restorante\u201d kan\u00eb kontribuar me +0,25 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cPije alkoolike dhe duhan\u201d me +0,23 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cVeshje dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me +0,07 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme\u201d me +0,05 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cKomunikimi\u201d dhe \u201cSh\u00ebrbimi arsimor\u201dme +0,02 pik\u00eb p\u00ebrqindje secili. \u00c7mimet e grupit \u201cSh\u00ebndeti\u201d me +0,01 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>Ndryshimet vjetore t\u00eb grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2021, rritja m\u00eb e madhe e \u00e7mimeve v\u00ebrehet n\u00eb grupin \u201cTransporti\u201d me 26,9 %, pasuar nga grupet \u201cUshqime dhe pije joalkoolike\u201d me 12,6 %, \u201cHotele, kafene dhe restorante\u201d me 5,6 %, \u201cPije alkoolike dhe duhan\u201d me 4,7 %, \u201cMobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb\u201d me 3,8 %, \u201cQira, uj\u00eb, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji\u201d me 2,8 %, \u201cVeshje dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me 1,6 %, \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme\u201d me 1,0 %, \u201cKomunikimi\u201d dhe \u201cSh\u00ebrbimi arsimor\u201d me 0,6 % secili dhe \u201cSh\u00ebndeti\u201d me 0,3 %. Nga ana tjet\u00ebr, grupi \u201cArg\u00ebtim dhe kultur\u00eb\u201d u ul me 0,9 %.<\/p>\n<p>Brenda grupit t\u00eb ushqimeve \u00e7mimet e n\u00ebngrupit \u201cvajra dhe yndyrna\u201d u rrit\u00ebn me me 30,3 %, pasuar nga n\u00ebngrupet \u201cbuk\u00eb dhe drithra\u201d me 19,1 %, \u201cqum\u00ebsht, djath\u00eb dhe vez\u00eb\u201d me 18,5 %, \u201csheqer, recel, mjalt\u00eb, \u00e7okollata dhe mb\u00eblsira\u201d me 14,3 %, \u201czarzavate p\u00ebrfshir\u00eb patatet\u201d me 10,3 %, \u201cmish\u201d me 9,0 %, \u201cpeshk\u201d 8,6 %, etj.<\/p>\n<p>Ndryshimet mujore t\u00eb grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2022, \u00e7mimet e grupit \u201cUshqime dhe pije joalkoolike\u201d u ul\u00ebn me 1,4 %, pasuar nga grupet \u201cArg\u00ebtim dhe kultur\u00eb\u201d me 1,3 % dhe \u201cKomunikimi\u201d me 0,2 %. Nga ana tjet\u00ebr, \u00e7mimet e grupit \u201cTransporti\u201d u rrit\u00ebn me 4,5 %, pasuar nga grupet \u201cMobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb\u201d me 0,6 %, \u201cHotele, kafene dhe restorante\u201d me 0,5 %, \u201cVeshje dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d, \u201cSh\u00ebndeti\u201d dhe \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme\u201d me 0,2 % secili dhe \u201cQira, uj\u00eb, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji\u201d me 0,1 %.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb rriti norm\u00ebn baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb p\u00ebr t\u00eb frenuar rritjen e \u00e7mimeve<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vendosi t\u00eb rris\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb brenda pak muajsh norm\u00ebn baz\u00eb, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb luftuar inflacionin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Norma baz\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me 0.25 pik\u00eb p\u00ebrqindje n\u00eb 1.25%. Ky \u00ebsht\u00eb vendimi i dyt\u00eb pas marsit, ku norma baz\u00eb u rrit nga 0.5 n\u00eb 1%. N\u00eb mars u sh\u00ebnua dhe kthesa e par\u00eb e politik\u00ebs monetare nga kahu leht\u00ebsues, \u2013 tendenc\u00eb q\u00eb kishte nisur q\u00eb nga marsi i vitit 2011- , n\u00eb at\u00eb shtr\u00ebngues.<\/p>\n<p>Objektivi kryesor i bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb ruajtja e stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve. Instrumenti kryesor q\u00eb ka banka p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb objektiv \u00ebsht\u00eb norma baz\u00eb, p\u00ebrmes rritjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs institucioni monetar qendror p\u00ebrpiqet t\u00eb ngadal\u00ebsoj\u00eb huamarrjen dhe si rrjedhoj\u00eb konsumin si dhe t\u00eb nxis\u00eb kursimet drejt bankave p\u00ebrmes normave m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb interesit t\u00eb depozitave. K\u00ebto duhet, t\u00eb pakt\u00ebn teorikisht, t\u00eb ulin presionet inflacioniste n\u00eb nj\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Guvernatori tha n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr shtyp pas vendimit, se informacioni i ri i marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb vijon t\u00eb ilustroj\u00eb ndikimin q\u00eb konflikti ushtarak n\u00eb Ukrain\u00eb ka mbi ekonomin\u00eb bot\u00ebrore dhe at\u00eb shqiptare. Rritja e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve, shtr\u00ebngimi i kushteve financiare dhe rritja e pasiguris\u00eb, kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb fort\u00eb t\u00eb inflacionit dhe kan\u00eb filluar t\u00eb frenojn\u00eb ritmet e rritjes ekonomike.<\/p>\n<p>Rifreskimi i analiz\u00ebs dhe p\u00ebrdit\u00ebsimi i projeksioneve t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sugjeron se inflacioni n\u00eb vend do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mbetet i lart\u00eb gjat\u00eb vitit 2022. \u201cKy inflacion pasqyron \u2013 n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe \u2013 efektet direkte t\u00eb goditjes s\u00eb ofert\u00ebs q\u00eb vjen nga tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, pasojat e k\u00ebsaj goditjeje rrezikojn\u00eb t\u00eb forcohen dhe t\u00eb zgjaten n\u00eb koh\u00eb, si pasoj\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs relativisht solide p\u00ebr mallra e sh\u00ebrbime n\u00eb vend\u201d tha Sejko.<\/p>\n<p>Ai njoftoi se, n\u00eb k\u00ebto rrethana, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs gjykoi se rritja e inflacionit \u00ebsht\u00eb rreziku kryesor q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon rritjen e q\u00ebndrueshme dhe afatgjat\u00eb t\u00eb vendit. Sa m\u00eb sip\u00ebr, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs vendosi t\u00eb vijoj\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb politik\u00ebs monetare. Ky normalizim synon t\u00eb krijoj\u00eb kushte monetare t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr kontrollin e inflacionit n\u00eb horizontin afatmes\u00ebm dhe sinjalizon vullnetin ton\u00eb p\u00ebr respektimin e objektivit t\u00eb stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve.\/ Marr\u00eb nga\u00a0Monitor.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7mimet kan\u00eb vijuar rritjen edhe gjat\u00eb muajit qershor, duke p\u00ebrkeq\u00ebsuar m\u00eb tej financat e familjeve shqiptare q\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sasi produktesh duhet t\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre kan\u00eb mbetur pothuajse n\u00eb vend. Ushqimet, p\u00ebr t\u00eb cilat familjet shpenzojn\u00eb 42% t\u00eb buxhetit, pesha m\u00eb e larti n\u00eb Europ\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":269997,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-269996","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=269996"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269996\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/269997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=269996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=269996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=269996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}