{"id":270054,"date":"2022-07-08T18:50:21","date_gmt":"2022-07-08T16:50:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=270054"},"modified":"2022-07-08T18:50:21","modified_gmt":"2022-07-08T16:50:21","slug":"qeveria-e-malit-te-zi-miraton-marreveshjen-themelore-me-kishen-serbe-dritan-abazovic-humb-mbeshtetjen-e-shumices","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/qeveria-e-malit-te-zi-miraton-marreveshjen-themelore-me-kishen-serbe-dritan-abazovic-humb-mbeshtetjen-e-shumices\/","title":{"rendered":"Qeveria e Malit t\u00eb Zi miraton Marr\u00ebveshjen Themelore me kish\u00ebn serbe, Dritan Abazovi\u00e7 humb mb\u00ebshtetjen e shumic\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Malit t\u00eb Zi ka miratuar t\u00eb premten Marr\u00ebveshjes Themelore, e cila duhet t\u00eb rregulloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Malit t\u00eb Zi dhe Kish\u00ebs Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Kryeministri Dritan Abazovi\u00e7 deklaroi se kjo marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb miratuar pas m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr or\u00eb diskutimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr miratimin e Marr\u00ebveshjes Themelore votuan 13 ministra, pes\u00eb ishin kund\u00ebr, nd\u00ebrsa tre ministra nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, Qeveria miratoi Marr\u00ebveshjen e dakorduar m\u00eb par\u00eb nga kryeministri Dritan Abazoviq me patriarkun Porfirije, p\u00ebrkund\u00ebr kund\u00ebrshtimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb ministrave dhe shumic\u00ebs parlamentare q\u00eb e p\u00ebrkrah at\u00eb Qeveri.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Rashko Konjeviq tha se qeveria e Dritan Abazoviqit po humbet k\u00ebshtu shumic\u00ebn parlamentare q\u00eb e ka mb\u00ebshtetur deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Pas miratimit t\u00eb k\u00ebtij dokumenti, Marr\u00ebveshja Themelore do t\u2019i d\u00ebrgohet Sinodit t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe me seli n\u00eb Beograd, i cili gjithashtu duhet ta pranoj\u00eb at\u00eb. Si\u00e7 ishte paralajm\u00ebruar edhe m\u00eb par\u00eb nga patriarku Porfirije dhe kryeministri Abazoviq, p\u00ebr dat\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes n\u00eb Mal t\u00eb Zi do t\u00eb arrihet marr\u00ebveshja nderkoh\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, disa nga partit\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Qeveri ose e mb\u00ebshtesin at\u00eb n\u00eb Parlament, kan\u00eb paralajm\u00ebruar nism\u00ebn p\u00ebr shkurtimin e mandatit t\u00eb Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare, n\u00eb rast se Qeveria e pakic\u00ebs s\u00eb Abazoviqit e miraton Marr\u00ebveshjen Themelore.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs, Kuvendi mund t\u00eb shkurtoj\u00eb mandatin me propozimin e Presidentit t\u00eb Shtetit, Qeveris\u00eb ose me propozimin e s\u00eb paku 25 deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e n\u00ebnshkrimit t\u00eb tekstit aktual t\u00eb Marr\u00ebveshjes jan\u00eb Partia Demokratike e Socialist\u00ebve e presidentit Milo Gjukanoviq, e cila nuk ka ministra n\u00eb Qeveri, por i jep mb\u00ebshtetje parlamentare, SDP-ja, nj\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs, shoqatat komb\u00ebtare malazeze, nj\u00eb pjes\u00eb e sektorit joqeveritar\u2026<\/p>\n<p>Ata konsiderojn\u00eb se Marr\u00ebveshja Themelore e vendos kish\u00ebn serbe mbi shtetin e Malit t\u00eb Zi dhe e p\u00ebrkthen trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe fetare malazeze n\u00eb at\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Nga sektori joqeveritar kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb anomalish juridike, q\u00eb nga fakti se disa dispozita jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregulloret pozitive t\u00eb Malit t\u00eb Zi e deri te deklarimi se me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje cenohet karakteri laik i shtetit, i garantuar me Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb kund\u00ebrshtimin e nj\u00eb pjese t\u00eb opinionit, i cili k\u00ebrkon q\u00eb marr\u00ebveshja t\u00eb debatohet dhe teksti i saj t\u00eb korrigjohet, kryeministri Abazoviq e zbatoi procedur\u00ebn e miratimit p\u00ebr vet\u00ebm dhjet\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht, ai formoi Grupin e pun\u00ebs p\u00ebr negociatat, i cili, me sa u informua publiku, pati vet\u00ebm nj\u00eb seanc\u00eb, m\u00eb pas shpalli tekstin e marr\u00ebveshjes s\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe dhe njoftoi miratimin e saj nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb takimi me patriarkun n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjes Themelore p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet shtetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe Kish\u00ebs Ortodokse Serbe p\u00ebrmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj k\u00ebsaj bashk\u00ebsie fetare.<\/p>\n<p>Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi i mund\u00ebsohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mund\u00ebsia m\u00ebsimit fetar n\u00eb shkollat publike, i njihet subjektiviteti p\u00ebr gjasht\u00eb shekuj m\u00eb i gjat\u00eb se sa q\u00eb Kisha Ortodokse Serbe ka n\u00eb Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe n\u00eb disa fusha ia mund\u00ebson statusin ligjor t\u00eb barabart\u00eb me institucionet shtet\u00ebrore. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Malit t\u00eb Zi ka miratuar t\u00eb premten Marr\u00ebveshjes Themelore, e cila duhet t\u00eb rregulloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Malit t\u00eb Zi dhe Kish\u00ebs Ortodokse Serbe. Kryeministri Dritan Abazovi\u00e7 deklaroi se kjo marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb miratuar pas m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr or\u00eb diskutimi. P\u00ebr miratimin e Marr\u00ebveshjes Themelore votuan 13 ministra, pes\u00eb ishin kund\u00ebr, nd\u00ebrsa tre ministra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":138968,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-270054","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270054"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270054\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}