{"id":270161,"date":"2022-07-09T15:41:30","date_gmt":"2022-07-09T13:41:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=270161"},"modified":"2022-07-09T15:41:30","modified_gmt":"2022-07-09T13:41:30","slug":"shume-nga-vajzat-sot-ishin-lyer-e-parfumosur-rrinin-mbi-taka-ben-blushi-analizon-islamin-e-ri-ne-shqiperi-nuk-mu-duken-te-kontrolluara-nga-burrat-por","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shume-nga-vajzat-sot-ishin-lyer-e-parfumosur-rrinin-mbi-taka-ben-blushi-analizon-islamin-e-ri-ne-shqiperi-nuk-mu-duken-te-kontrolluara-nga-burrat-por\/","title":{"rendered":"\u201cShum\u00eb nga vajzat sot ishin lyer e parfumosur, rrinin mbi taka\u201d- Ben Blushi analizon \u201cIslamin e ri n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d: Nuk m\u2019u duk\u00ebn t\u00eb kontrolluara nga burrat, por\u2026"},"content":{"rendered":"<p>NGA BEN BLUSHI<\/p>\n<p>THE NEW ISLAM N\u00cb TIRAN\u00cb<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm p\u00ebrpara 30 vitesh por edhe p\u00ebrpara 5 vitesh kjo foto do ishte e paimagjinueshme n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kaq shum\u00eb vajza dhe gra t\u00eb mbuluara, Tirana dhe Shqip\u00ebria ndoshta nuk ka patur kurr\u00eb q\u00eb kur Mbreti Zog e ndaloi ferexhene me ligj n\u00eb vitin 1937.<\/p>\n<p>Sot, musliman\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb i veshin vajzat dhe grat\u00eb e tyre si nj\u00eb detyrim ndaj Islamit duke e p\u00ebrdorur shamin\u00eb si shenj\u00eb dalluese.<\/p>\n<p>Duket sikur musliman\u00ebt dhe sidomos grat\u00eb e tyre duan ta shpallin q\u00eb jan\u00eb musliman\u00eb n\u00eb distanc\u00eb.<\/p>\n<p>Kam folur me shum\u00eb nga k\u00ebto gra dhe t\u00eb gjitha m\u00eb thon\u00eb se ndjehen m\u00eb t\u00eb mbrojtuara nga burrat dhe nga shoq\u00ebria, m\u00eb t\u00eb lumtuara dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb integruara n\u00eb komunitetet ku jetojn\u00eb duke u mbuluar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vajz\u00eb 14 vjec me emrin Medina, q\u00eb po falej sot n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej,pasi pranoi ta fotografoja, m\u00eb tha se \u00ebsht\u00eb mbuluar vet\u00ebm p\u00ebr sot, dit\u00ebn e Bajramit,por mezi pret qe vitin tjet\u00ebr t\u00eb mbulohet p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrjet\u00ebsisht,e pyeta<\/p>\n<p>P\u00ebrjet\u00ebsisht,tha Medina duke qeshur.<\/p>\n<p>Me keqardhje nuk vura re asnj\u00eb shqet\u00ebsim, asnj\u00eb detyrim dhe asnj\u00eb dilem\u00eb n\u00eb fytyr\u00ebn e saj t\u00eb past\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve t\u00eb fundit i kam k\u00ebrkuar shum\u00eb grave muslimane t\u00eb mbuluara,n\u00eb mosh\u00eb, t\u00eb pozojn\u00eb p\u00ebr mua dhe shumica kan\u00eb refuzuar,duke v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn mbi fytyr\u00eb apo duke u rrudhur nga sikleti.<\/p>\n<p>Islami,tradita dhe burrat nuk ua lejojn\u00eb t\u00eb fotografohen.<\/p>\n<p>E kund\u00ebrta ndodh me vajzat e reja.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb miq\u00ebsore,pozojn\u00eb duke qeshur,llastohen dhe flasin hapur p\u00ebr raportet e tyre me fen\u00eb,me shoq\u00ebrin\u00eb dhe me djemt\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi i fotografoj kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. N\u00eb cfar\u00eb adrese instagrami mund ti marr fotot.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb Islami i Instagramit.<\/p>\n<p>Duke e ditur se musliman\u00ebt nuk pranojn\u00eb se dogma e tyre mund t\u00eb reformohet, nuk e di a m\u00eb lejohet t\u00eb them se ky \u00ebsht\u00eb The New Islam.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Islam i Ri<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i hapur, shum\u00eb miq\u00ebsor, shum\u00eb i cilt\u00ebr dhe me shum\u00eb kolorit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Islam q\u00eb do t\u00eb jetoj\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebjtoj\u00eb edhe m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ky Islam i Ri sakrifikon p\u00ebr te jetuar m\u00eb mir\u00eb, por jo p\u00ebr t\u00eb vuajtur m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Islamin e Ri, distanca mes njeriut dhe Zotit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qart\u00eb, m\u00eb e dukshme dhe m\u00eb e arritshme.<\/p>\n<p>Ky lloj Islami \u00ebsht\u00eb cetrifugal, vet\u00ebkontrollues dhe i lexuesh\u00ebm por nuk \u00ebsht\u00eb negativ, mohues,i mbyllur dhe imponues.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera ai rrotullohet pa dyshim rreth Muhamedit dhe Kuranit,por nuk mohon at\u00eb q\u00eb nuk buron nga Muhamedi dhe Kurani.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Islam njer\u00ebzor,modest dhe estetik q\u00eb ndjek mod\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga vajzat q\u00eb pash\u00eb sot n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej ishin zbukuruar,kishin lyer buz\u00ebt,ishin parfumosur,kishin syze dielli,rrinin mbi taka dhe nuk kishin mbuluar trupin detyrimisht.<\/p>\n<p>Falja e Bajramit dukej si nj\u00eb sfilat\u00eb mode,nj\u00eb gar\u00eb mes hixhab\u00ebve,shador\u00ebve, nikab\u00ebve dhe shum\u00eb pak burkave t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>A ka dhe Islami mod\u00ebn e vet?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ka dhe duhet inkurajuar q\u00eb ta ket\u00eb.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u futa rast\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb dyqan ku qepeshin shami t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme dhe aty kuptova ku ndryshon jo vet\u00ebm moda, por edhe veshja e grave t\u00eb mbuluara muslimane.<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si ndryshimi q\u00eb ka nj\u00eb xhaket\u00eb me nj\u00eb pelerin\u00eb, nj\u00eb pallto me nj\u00eb xhup apo nj\u00eb jelek me nj\u00eb triko p\u00ebr burrat.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrpiqen ti b\u00ebj nj\u00eb renditje dhe shpjegim.<\/p>\n<p>Burka \u00ebsht\u00eb mbulim i plot\u00eb i fytyr\u00ebs, flok\u00ebve dhe syve.<\/p>\n<p>Nikab \u00ebsht\u00eb mbulim i flok\u00ebve dhe fytyr\u00ebs por jo i syve.<\/p>\n<p>Shador \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veshje e gjat\u00eb q\u00eb rrotullohet rreth kok\u00ebs dhe pjes\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrme t\u00eb trupit duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb zbuluar vet\u00ebm fytyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Hixhab \u00ebsht\u00eb mbulimi i pjessh\u00ebm i flok\u00ebve por jo i fytyr\u00ebs dhe as i syve.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb mua m\u00eb p\u00eblqen ky i fundit, pavar\u00ebsisht se n\u00eb sfilat\u00ebn e sheshit Sk\u00ebnderbej konkurronin n\u00eb mas\u00eb hixhab\u00ebt me shador\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb me ngjyra t\u00eb cel\u00ebta q\u00eb farfurinin n\u00eb diell.<\/p>\n<p>Ky sh\u00ebnim p\u00ebr kategorit\u00eb e veshjeve kufizuese t\u00eb grave muslimane p\u00ebr mua nuk ka asnj\u00eb kuptim, p\u00ebrvec nj\u00ebrit.<\/p>\n<p>Stili i jetes\u00ebs tregon aft\u00ebsin\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb e komuniteteve t\u00eb ngurta t\u00eb izoluara dhe t\u00eb paragjykuara p\u00ebr tu p\u00ebrshtatur me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Islami ka gjetur dhe po gjen m\u00ebnyr\u00ebn e vet p\u00ebr tu klimatizuar me t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb nuk e njohim, q\u00eb nuk e besojm\u00eb dhe q\u00eb e paragjykojm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qindra vite shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Per\u00ebndim, jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb kuptojn\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb bashk\u00ebjetohet me Islamin dhe me doktrin\u00ebn e tij jomiq\u00ebsore ndaj feve t\u00eb tjera dhe sidomos ndaj grave.<\/p>\n<p>Islami dukej si nj\u00eb fe e krijuar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar grat\u00eb dhe qafir\u00ebt, pra ata q\u00eb nuk besojn\u00eb te Muhamedi apo nuk besojn\u00eb sic duhet tek ai.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e nj\u00eb Islami mesjetar dhe shum\u00eb t\u00eb izoluar nga bota, deri para disa dekadash,grat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se qafir\u00ebt, ishin viktimat e tij m\u00eb t\u00eb kollajshme sht\u00ebpiake.<\/p>\n<p>Ndoshta kjo po ndryshon.<\/p>\n<p>Grat\u00eb q\u00eb pash\u00eb sot n\u00eb sh\u00ebshin Sk\u00ebnderbej nuk mu duk\u00ebn t\u00eb kontrolluara nga burrat apo baballar\u00ebt e tyre p\u00ebrmes instrumentit t\u00eb Islamit, por si qenije njer\u00ebzore q\u00eb e kan\u00eb zgjedhur Islamin pavar\u00ebsisht nga d\u00ebshira e burrave.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb kam pyetur veten pse nuk ka hoxh\u00eb apo imam fem\u00ebror.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur grat\u00eb luajn\u00eb futboll dhe b\u00ebjn\u00eb cdo lloj pune q\u00eb para 30 vitesh e b\u00ebnin vet\u00ebm burrat,kleri fetar ka mbetur i vetmi profesion i bot\u00ebs, i pafeminizuar.<\/p>\n<p>Ndoshta hapja e shoq\u00ebrive mund ta ndryshoj\u00eb edhe Islamin duke e feminizuar dhe duke i dh\u00ebn\u00eb kontroll t\u00eb barabart\u00eb burrave dhe grave n\u00eb administrimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb Zotit dhe pun\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo ndodh,me siguri edhe vet\u00eb Zoti do ndjehej m\u00eb i p\u00ebrk\u00ebdhelur.<\/p>\n<p>Sepse jo vet\u00ebm ne por edhe Zoti ka nevoj\u00eb p\u00ebr The New Islam.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb Islam t\u00eb Ri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA BEN BLUSHI THE NEW ISLAM N\u00cb TIRAN\u00cb Jo vet\u00ebm p\u00ebrpara 30 vitesh por edhe p\u00ebrpara 5 vitesh kjo foto do ishte e paimagjinueshme n\u00eb Tiran\u00eb. Kaq shum\u00eb vajza dhe gra t\u00eb mbuluara, Tirana dhe Shqip\u00ebria ndoshta nuk ka patur kurr\u00eb q\u00eb kur Mbreti Zog e ndaloi ferexhene me ligj n\u00eb vitin 1937. Sot, musliman\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":132969,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-270161","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270161","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270161"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270161\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132969"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270161"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270161"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270161"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}