{"id":270228,"date":"2022-07-10T08:35:43","date_gmt":"2022-07-10T06:35:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=270228"},"modified":"2022-07-10T08:35:43","modified_gmt":"2022-07-10T06:35:43","slug":"kesh-55-e-energjise-ne-vere-do-te-sigurohet-nga-prodhimi-ne-vend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kesh-55-e-energjise-ne-vere-do-te-sigurohet-nga-prodhimi-ne-vend\/","title":{"rendered":"KESH: 55% e energjis\u00eb n\u00eb ver\u00eb do t\u00eb sigurohet nga prodhimi n\u00eb vend"},"content":{"rendered":"<p>Korporata Elektroenergjetike Shqiptare n\u00ebnvizon se gjat\u00eb k\u00ebsaj vere, plani i sigurimit t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb do t\u00eb furnizohet n\u00eb vend, do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb saj nga prodhimi.<\/p>\n<p>Rezerva energjetike n\u00eb kaskad\u00ebn e Drinit \u00ebsht\u00eb rritur gradualisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme, n\u00eb raport me disa muaj m\u00eb par\u00eb, kjo edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb plani t\u00eb qart\u00eb ku \u00ebsht\u00eb alternuar prodhimi me blerjet nga tregu i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Asetet termike gjeneruese, q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me qira nga KESH, pritet q\u00eb t\u00eb nisin prodhimin n\u00eb shtator dhe s\u00eb bashku kan\u00eb kapacitet prej 100 Mwh.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb menduar t\u00eb p\u00ebrballohet stina e ver\u00ebs me furnizim energjie nga KESH? Cilat do t\u00eb jen\u00eb alternativat p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb kuptimin e prodhimit nga kaskada, blerjes n\u00eb tregun e lir\u00eb, prodhimi nga asetet termike t\u00eb marra me qira, pesha q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb secila?<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn e ver\u00ebs, qershor-korrik-gusht 2022, KESH sh.a. parashikon q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb furnizimin e plot\u00eb me energji elektrike t\u00eb klient\u00ebve fundor\u00eb nga prodhimi vendas dhe importi.<\/p>\n<p>Specifikisht, 55% do t\u00eb sigurohet nga prodhimi vendas, 45% nga importi n\u00eb tregun e parregulluar. Nga muaji shtator, parashikohet fillimi i gjenerimit edhe nga aseti termik notues, i p\u00ebrkohsh\u00ebm, me kapacitet 100 Mwh.<\/p>\n<p>Si paraqitet situata aktuale e kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit sa u takon treguesve t\u00eb saj lidhur me nivelet dhe rezerv\u00ebn energjetike?<\/p>\n<p>Niveli n\u00eb liqenin e Fierz\u00ebs \u00ebsht\u00eb 289.7 mmnd dhe rezerva energjetike \u00ebsht\u00eb 1113 GWh.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb prodhimit nga kaskada, nga janari deri n\u00eb fund t\u00eb majit?<\/p>\n<p>N\u00eb muajt janar-shkurt-mars 2022, k\u00ebrkesa p\u00ebr energji elektrike nga FSHU sh.a. ishte e lart\u00eb dhe \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb tregje ishin n\u00eb vlerat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb regjistruara. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, KESH sh.a. gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb optimizim t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet prodhimit dhe importit.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn prill-maj 2022, p\u00ebr shkak t\u00eb temperaturave t\u00eb larta mbi mesataren tipike p\u00ebr k\u00ebta muaj, e cila ndikoi n\u00eb shkrirjen e d\u00ebbor\u00ebs s\u00eb akumuluar gjat\u00eb dimrit, si dhe rasteve t\u00eb izoluara me reshje shiu, solli rritje t\u00eb prodhimit nga HEC-et private e koncesionar, ku nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e energjis\u00eb shkoi p\u00ebr furnizimin e klient\u00ebve fundor\u00eb.<\/p>\n<p>Si ka qen\u00eb ecuria e blerjeve n\u00eb tregun e parregulluar nga janari n\u00eb maj? Sasia e energjis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb dhe kostoja? Si ka qen\u00eb ecuria e \u00e7mime a ka nj\u00eb lloj stabilizimi apo mbeten t\u00eb paq\u00ebndrueshme?<\/p>\n<p>KESH sh.a. ka p\u00ebr detyr\u00eb plot\u00ebsimin e k\u00ebrkes\u00ebs me energji elektrike t\u00eb klient\u00ebve fundor\u00eb. P\u00ebr realizimin e k\u00ebtij q\u00ebllimi, KESH sh.a. mori masa p\u00ebr periudh\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme, q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike t\u00eb sigurohej nga importi n\u00eb tregun e parregulluar, konkretisht n\u00eb shifrat e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>Ecuria e \u00e7mimeve nuk paraqitet e stabilizuar dhe mbetet e paq\u00ebndrueshme. Kemi r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike krahasuar me janar-shkurt-mars, e cila mund t\u00eb ket\u00eb ardhur p\u00ebr arsye t\u00eb kushteve meteorologjike n\u00eb Europ\u00eb (rritje t\u00eb temperaturave e rrjedhimisht ulje t\u00eb konsumit), gj\u00eb q\u00eb ka sjell\u00eb ulje t\u00eb k\u00ebrkes\u00eb \u2013 ofert\u00ebs dhe rrjedhimisht t\u00eb \u00e7mimeve. Megjithat\u00eb \u00e7mimet e k\u00ebsaj periudhe paraqiten n\u00eb nivelin e rreth 5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se mesatarja e periudh\u00ebs.<\/p>\n<p>KESH ka marr\u00eb me qira dy anije p\u00ebr prodhim energjie. N\u00eb \u00e7far\u00eb faze \u00ebsht\u00eb ecuria e k\u00ebtij projekti p\u00ebr punimet e nevojshme n\u00eb Vlor\u00eb dhe kur pritet t\u00eb nis\u00eb prodhimi i energjis\u00eb? <\/p>\n<p>Kontrata me shoq\u00ebrit\u00eb fituese t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shprehje \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar dhe aktualisht p\u00ebr projektin, shoq\u00ebria KESH ka aplikuar p\u00ebr Leje Mjedisore dhe Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr fillimin e punimeve n\u00eb zon\u00ebn ku impianti i p\u00ebrkohsh\u00ebm do t\u00eb operoj\u00eb.<\/p>\n<p>Impiantet notuese jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb transportimit p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, parashikohet q\u00eb me mb\u00ebrritjen e tyre, fazat e komisionimit t\u00eb realizohen n\u00eb shtator, faz\u00eb gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb filloj\u00eb edhe prodhimi i energjis\u00eb.<\/p>\n<p>KESH-it i \u00ebsht\u00eb ngarkuar detyra e sigurimit t\u00eb furnizimit me energji n\u00eb vend, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb emergjenc\u00ebs. Cilat jan\u00eb disa nga sfidat me t\u00eb cilat ju duhet t\u00eb p\u00ebrballeni n\u00eb k\u00ebto kushte aspak t\u00eb zakonshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por globalisht. <\/p>\n<p>Nj\u00eb nga sfidat kryesore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballimi i \u00e7mimeve t\u00eb tregjeve t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb kushtet gjeopolitike aktuale dhe t\u00eb ardhshme, t\u00eb cilat po ndikojn\u00eb edhe n\u00eb \u00e7mimet e larta t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrballimi i gjendjes s\u00eb emergjenc\u00ebs n\u00eb furnizim, n\u00eb kushtet e nj\u00eb viti hidrik t\u00eb that\u00eb.<\/p>\n<p>Sfid\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb rritja e kapacitetit prodhues vendas, n\u00eb kushtet e emergjenc\u00ebs n\u00eb furnizim, me q\u00ebllim plot\u00ebsimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr furnizim me energji elektrike t\u00eb klient\u00ebve fundor\u00eb nga prodhimi vendas, i cili do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb ekonomik se energjia n\u00eb tregje.<\/p>\n<p>Rritja e kapaciteteve prodhuese, sjell s\u00eb pari diversifikimin e burimeve prodhuese, prodhimi i t\u00eb cilave p\u00ebrputhet me prodhimin dhe gjendjen hidrike, si impiantet fotovoltaike, dhe krijon pavar\u00ebsi n\u00eb prodhimin e energjis\u00eb apo ul ekspozimin p\u00ebr energji n\u00eb tregje, si n\u00eb rastin e marrjes me qira t\u00eb aseteve prodhuese termike.\/Monitor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Korporata Elektroenergjetike Shqiptare n\u00ebnvizon se gjat\u00eb k\u00ebsaj vere, plani i sigurimit t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb do t\u00eb furnizohet n\u00eb vend, do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb saj nga prodhimi. Rezerva energjetike n\u00eb kaskad\u00ebn e Drinit \u00ebsht\u00eb rritur gradualisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme, n\u00eb raport me disa muaj m\u00eb par\u00eb, kjo edhe p\u00ebr shkak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":157250,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-270228","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270228"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270228\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157250"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}