{"id":270495,"date":"2022-07-11T14:18:58","date_gmt":"2022-07-11T12:18:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=270495"},"modified":"2022-07-11T14:18:58","modified_gmt":"2022-07-11T12:18:58","slug":"ps-ne-panik-e-frike-nga-protesta-luciano-boci-tubimi-ndertoi-nje-shtrat-solid-drejt-bashkimit-cfare-ndodh-ne-shtator-me-alibeajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ps-ne-panik-e-frike-nga-protesta-luciano-boci-tubimi-ndertoi-nje-shtrat-solid-drejt-bashkimit-cfare-ndodh-ne-shtator-me-alibeajn\/","title":{"rendered":"\u00a0\u201cPS n\u00eb panik e frik\u00eb nga protesta!\u201d- Lu\u00e7iano Bo\u00e7i: Tubimi nd\u00ebrtoi nj\u00eb shtrat solid drejt bashkimit! \u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb shtator me Alibeajn"},"content":{"rendered":"<p>MARIGLEN KUME\/\u00a0Pak dit\u00eb pas protest\u00ebs s\u00eb 7 korrikut, n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike q\u00eb drejtohet nga Sali Berisha, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, tregoi dy q\u00ebllimet e saj.<\/p>\n<p>Objektivi i par\u00eb sipas tij ishte q\u00eb t\u2019u jepej z\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e t\u00eb impononte qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb masa ekonomike p\u00ebr kriz\u00ebn, nd\u00ebrsa q\u00ebllimi i dyt\u00eb ishte rishfaqja e opozit\u00ebs s\u00eb fort\u00eb. Po ashtu, sipas tij protesta sh\u00ebrbeu edhe si nj\u00eb hap p\u00ebr bashkimin e Grupit Demokrat.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, deputeti i Elbasanit u shpreh se heshtja e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb sinjal se \u00ebsht\u00eb n\u00eb panik nga revolta e qytetar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb i akuzoi si autokrat. Referuar skandaleve t\u00eb fundit sa u p\u00ebrket aferave me incenerator\u00ebt dhe p\u00ebr investimet strategjike, Bo\u00e7i shprehet se do ndjekin rrug\u00ebt ligjore. N\u00eb intervist\u00ebn e m\u00ebposhtme ai flet edhe p\u00ebr reformat q\u00eb kan\u00eb nisur dhe problemet e brendshme.<\/p>\n<ol>\n<li>Bo\u00e7i jemi pak dit\u00eb pas protest\u00ebs, cilat ishin objektivat e saj dhe a u arrit\u00ebn? E nis me k\u00ebt\u00eb pyetje sepse vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas daljes n\u00eb shesh, bordi i transparenc\u00ebs u mblodh p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn her\u00eb brenda nj\u00eb jave p\u00ebr t\u00eb rritur \u00e7mimin e karburanteve.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Nj\u00eb protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ana apo pamja e kund\u00ebrt e nj\u00eb bordi abuzues, i cili mblidhet me nj\u00eb buton kryeministror. Dhe nj\u00eb protest\u00eb nuk zhvillohet me vet\u00ebm me nj\u00eb drejtim. Protesta ishte jo vet\u00ebm pjes\u00eb e aksionit politik t\u00eb opozit\u00ebs, por dhe nj\u00eb tribun\u00eb komunikimi ku qytetar\u00ebt, shoq\u00ebria publikojn\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb zem\u00ebrimin, kund\u00ebrshtin\u00eb e revolt\u00ebn e tyre p\u00ebr gjendjen aktuale t\u00eb vendit, p\u00ebr vendimmarrjen n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb tyre, p\u00ebr keqqeverisjen, p\u00ebr situat\u00ebn ekonomike, rr\u00ebnimin e biznesit, t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb shpopullimit t\u00eb vendit, t\u00eb degradimit t\u00eb arsimit, t\u00eb grabitjes s\u00eb pasuris\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Protesta pasqyroi mospranimin q\u00eb ka shoq\u00ebria ndaj korrupsionit pandemik, abuzivizmit t\u00eb ngritur n\u00eb norm\u00eb dhe kriminalizimit kapilar t\u00eb politik\u00ebs e ekzekutivit. Nj\u00eb komunikim i till\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb gjejn\u00eb tek opozita mb\u00ebshtetjen dhe z\u00ebrin e tyre p\u00ebr sot dhe alternativ\u00ebn e zgjidhjes p\u00ebr nes\u00ebr, kur zgjidhja mungon apo nuk konsiderohet. Ajo shpalosi qartazi mosp\u00ebrputhjen midis vullnetit t\u00eb sovranit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik.<\/p>\n<p>M\u00eb qart\u00eb d\u00ebshmoi se mandatet e marra nuk jan\u00eb reale dhe situata politike duhet t\u00eb shkoj\u00eb drejt p\u00ebrmbysjes s\u00eb raportit t\u00eb forcave politike. N\u00eb vetvete, ajo pati q\u00ebllime politike t\u00eb af\u00ebrta q\u00eb konsistonin n\u00eb ngritjen e val\u00ebs s\u00eb revolt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb reagimin e qeveris\u00eb p\u00ebr marrjen e disa masave ekonomike p\u00ebr t\u00eb zbutur disi zem\u00ebrimin e madh t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe q\u00ebllime t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb lidhura me objektivat e PD p\u00ebr t\u2019u rishfaqur si opozit\u00eb e fort\u00eb n\u00eb aksion permanent q\u00eb kauzat qytetare i shnd\u00ebrron n\u00eb politike, q\u00eb konsideron dhe ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politikave e q\u00ebndrimeve t\u00eb saj qytetarin dhe jo kompromisin politik, q\u00eb nd\u00ebrton nj\u00eb besim jo deklarativ por real dhe t\u00eb preksh\u00ebm, nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb jep shpres\u00eb, dinjitet e siguri q\u00eb nuk rri duarkryq apo duarshtrir\u00eb, por b\u00ebn beteja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetarit, mir\u00ebqenies e zhvillimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend normal demokratik e udh\u00ebs do ishte marrja e atyre masave q\u00eb zbusin zem\u00ebrimin, por jetojm\u00eb n\u00ebn autarki demokratike dhe reagimi i kund\u00ebrt i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e asaj pse duhet protestuar akoma m\u00eb shum\u00eb dhe pse protesta ishte aq masive. Bordi d\u00ebshmoi se mungesa e arsyes sundon mendjen e maxhoranc\u00ebs s\u00eb sotme dhe pasojat do duken n\u00eb vazhdim\u00ebsi me rritjen e zem\u00ebrimit qytetar.<\/p>\n<p>Iluzionet e fundit t\u00eb atyre q\u00eb shihnin protest\u00ebn nga larg t\u00eb zgjidhjeve n\u00eb sirtar u rr\u00ebzuan dhe revolta e ngjallur \u00ebsht\u00eb theksuar akoma m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb protesta ka filluar, por ende s\u2019ka ndalur. Qytetar\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb bashkojn\u00eb energjit\u00eb e tyre dhe t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb forc\u00ebn e tyre. E humbur n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes \u00ebsht\u00eb qeveria. Vet\u00eb PD arriti t\u00eb shpalos\u00eb ambicien e vet politike dhe realitetin politik t\u00eb mb\u00ebshtetjes masive q\u00eb g\u00ebzon dhe besimin q\u00eb po fiton me k\u00ebt\u00eb aksion e komunikimin permanent me qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Qeveria duket se nuk e ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb at\u00eb protest\u00eb, pasi edhe n\u00eb deklaratat e socialist\u00ebve v\u00ebrehet nj\u00eb neglizhenc\u00eb qoft\u00eb numrit t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve dhe k\u00ebrkesave. Nj\u00ebri tha q\u00eb jan\u00eb oligark\u00ebt q\u00eb luajn\u00eb me dy porta. Nd\u00ebrsa sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS\u2014s\u00eb e komentoi si p\u00ebrpjekje kund\u00ebr integrimit. Keni menduar ju nj\u00eb hap t\u00eb dyt\u00eb?<\/p>\n<p>Moskonsiderimi n\u00eb rastin e reagimit t\u00eb qeveris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shprehje e qet\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. \u00cbsht\u00eb s\u00eb pari panik e frik\u00eb dhe s\u00eb dyti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arroganc\u00eb e dal\u00eb sheshit e pafytyr\u00eb dhe d\u00ebshmi e m\u00ebnyr\u00ebs se si konsiderohet nj\u00eb pushtet i marr\u00eb jo me an\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb drejt\u00eb popullor por n\u00ebp\u00ebrmjet paras\u00eb, abuzimit\u00a0mjeteve apolitike e kriminale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj pohimi: \u201cMe k\u00ebt\u00eb mandat \u201cqyl\u201d do b\u00ebjm\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duam e si t\u00eb duam\u201d. Pastaj k\u00ebto kap\u00ebrcimet mentale me oligark\u00eb q\u00eb lozin me dy porta, apo t\u00eb ngjashme me k\u00ebto jan\u00eb d\u00ebshmi e gjall\u00eb e pranimit t\u00eb degradimit moral dhe politik t\u00eb funksionit t\u00eb shtetit. Nd\u00ebrsa kjo e gjetjes s\u00eb \u201carmiqve t\u00eb jasht\u00ebm\u201d t\u00eb integrimit te qytetar\u00ebt e brendsh\u00ebm q\u00eb protestojn\u00eb p\u00ebr mjerimin ekonomik e boshatisjen e vendit, kalon \u00e7do pik\u00eb kulmore t\u00eb humorit t\u00eb zi politik.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kaluar pak edhe n\u00eb situat\u00ebn e brendshme. N\u00eb protest\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb q\u00eb ndajn\u00eb q\u00ebndrime jo t\u00eb nj\u00ebjta me grupin tuaj. A sh\u00ebrbeu protesta edhe p\u00ebr nj\u00eb bashkim t\u00eb grupit?<\/p>\n<p>Bashkimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb vazhdon, duke pasur dhe protest\u00ebn brenda si faz\u00eb. Deputet\u00ebt e ardhur d\u00ebshmuan p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb politike dhe instinkt t\u00eb fort\u00eb politik. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se protesta hodhi drit\u00eb mbi shum\u00eb hezitime e skepticizma politik\u00eb dhe nd\u00ebrtoi nj\u00eb shtrat shum\u00eb solid p\u00ebr t\u00eb ecur drejt bashkimit. Fakti i bashkimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb dhe qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb apel p\u00ebr elit\u00ebn politike q\u00eb dhe ajo t\u00eb jet\u00eb e unifikuar n\u00eb q\u00ebndrimet e organizimin e aksionit politik dhe e bashkuar n\u00eb nivelin e organizat\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Ju jeni kryetar grupi n\u00eb PD, por n\u00eb Kuvend njihet z. Alibeaj. A do mblidhni firmat n\u00eb shtator p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e kryetarit t\u00eb grupit edhe n\u00eb Kuvend apo do tentoni t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb grup tjet\u00ebr parlamentar?<\/p>\n<p>N\u00eb shtator partit\u00eb politike sipas procedur\u00ebs paraqesin n\u00eb Kuvend n\u00eb p\u00ebrputhje me statusin e tyre dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit p\u00ebr nivelet e ndryshme t\u00eb drejtimit p\u00ebrfshir\u00eb dhe drejtimin e grupit. PD e ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb status q\u00eb drejtues i grupit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga n\u00ebnkryetar\u00ebt e partis\u00eb. Partia Demokratike ka vet\u00ebm nj\u00eb grup parlamentar dhe jo dy.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Kuvend ka nisur procesi p\u00ebr ndryshimin e Reform\u00ebs Territoriale, grupi juaj nuk ka p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb at\u00eb komision, por nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb PD \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup pune. Kur do t\u00eb keni ju nj\u00eb draft gati di alternativ\u00ebn tuaj?<\/p>\n<p>Ne si Parti Demokratike besojm\u00eb n\u00eb integritetin politik t\u00eb deputet\u00ebve an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit dhe komunikimi yn\u00eb me ta do jet\u00eb i vazhduesh\u00ebm me q\u00ebllim q\u00eb ato t\u00eb reflektojn\u00eb vendimmarrjen politike t\u00eb organeve t\u00eb Partis\u00eb. \u00c7edimet n\u00eb veprimtarin\u00eb e komisionit nga interesi i qytetarit dhe interesi politik, do t\u00eb konsiderohen t\u00eb papranueshme. Grupi i pun\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb po punon intensivisht n\u00eb nivel specialist\u00ebsh, por dhe konsultash dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur do t\u00eb ket\u00eb gati dhe draftin<\/p>\n<p>Z.Berisha e shpalli Kryeministrin Rama armik t\u00eb shqiptar\u00ebve sepse si\u00e7 tha ai, u ka marr\u00eb shqiptar\u00ebve vot\u00ebn. Do keni ju propozime konkrete p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore?<\/p>\n<p>Rama \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar si armik i vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe k\u00ebtu s\u2019ka vend p\u00ebr ekuivok. Nj\u00ebherazi ai me politikat e tij ka shpopulluar vendin dhe ka dob\u00ebsuar pozit\u00ebn e tij gjeopolitike n\u00eb rajon. Shpalljen si armik t\u00eb mos e fusim n\u00eb rendin e emocioneve por t\u00eb arsyes. Nj\u00eb politikan q\u00eb grabit vota p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer m\u00eb pas pasuri dhe q\u00eb flirton me armiq shekullor\u00eb p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb sundimit t\u00eb tij politik a mund t\u00eb quhet mik?! Nuk besoj se po. Dhe etiketimi \u00ebsht\u00eb i rendit politik. Askush t\u00eb mos emocionohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. P\u00ebr reform\u00ebn \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrgatitur nj\u00eb paket\u00eb ligjore q\u00eb prek jo vet\u00ebm sistemin zgjedhor por dhe mbyll shtigjet p\u00ebr \u00e7do rr\u00ebmbim n\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb zgjedhjeve q\u00eb Rama k\u00ebrkon ta tentoj\u00eb e ta realizoj\u00eb m\u00eb fajkonjt\u00eb e tij politik\u00eb. Synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrojtja e vot\u00ebs me \u00e7do \u00e7mim dhe q\u00eb nis pik\u00eb s\u00eb pari n\u00eb kushtetut\u00ebn e vot\u00ebs, n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n<p>Muajt e fundit denoncimet p\u00ebr korrupsion ndaj qeveris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta, nd\u00ebrkoh\u00eb shpall\u00ebn investitor strategjik edhe bashk\u00ebshortin e ministres. Do nd\u00ebrmerrni ju hapa konkret\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtyre aferave?<\/p>\n<p>Beteja jon\u00eb p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve dhe afer\u00ebn e grabitjes s\u00eb pasurive publike dhe private me ligje specifike, sikurse rasteve t\u00eb shumta korruptive, p\u00ebrfshi Butrintin apo Pallatin Mbret\u00ebror, nuk do ndalet dhe do t\u00eb pasohet me marrjen e hapave konkret\u00eb ligjor\u00eb denoncuese drejt SPAK dhe k\u00ebrkesave n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese p\u00ebr nd\u00ebrprerje mandati dhe pezullim t\u00eb efekteve t\u00eb tilla ligjore q\u00eb bien ndesh me interesin publik dhe at\u00eb t\u00eb qytetarit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MARIGLEN KUME\/\u00a0Pak dit\u00eb pas protest\u00ebs s\u00eb 7 korrikut, n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike q\u00eb drejtohet nga Sali Berisha, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, tregoi dy q\u00ebllimet e saj. Objektivi i par\u00eb sipas tij ishte q\u00eb t\u2019u jepej z\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e t\u00eb impononte qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb masa ekonomike p\u00ebr kriz\u00ebn, nd\u00ebrsa q\u00ebllimi i dyt\u00eb ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":132554,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-270495","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270495\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132554"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}