{"id":270776,"date":"2022-07-12T14:36:16","date_gmt":"2022-07-12T12:36:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=270776"},"modified":"2022-07-12T14:36:16","modified_gmt":"2022-07-12T12:36:16","slug":"denoncimi-i-basir-collakut-gledis-nano-rikthen-ne-lezhe-shefin-e-krimeve-te-dyshuar-per-trafiqe-pa-certifikate-sigurie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/denoncimi-i-basir-collakut-gledis-nano-rikthen-ne-lezhe-shefin-e-krimeve-te-dyshuar-per-trafiqe-pa-certifikate-sigurie\/","title":{"rendered":"Denoncimi i Basir \u00c7ollakut: Gledis Nano rikthen n\u00eb Lezh\u00eb shefin e krimeve t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafiqe pa certifikat\u00eb sigurie"},"content":{"rendered":"<p>Gledis Nano rikthen n\u00eb Lezh\u00eb shefin e krimeve t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafiqe pa certifikat\u00eb sigurie. Zgjedhjet vendore kan\u00eb kthyer porosit\u00eb partiake n\u00eb policin\u00eb e shtetit. Duket se socialist\u00ebt po pergatiten p\u00ebr vjedhjen e rradh\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet vendore, duke rikthyer dhe ushtrin\u00eb elektorale policore, t\u00eb provuar m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb fushata. Klajdi Osmani, ose Ankleid Osmani, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr n\u00eb Polici i kthyer nga lirimi p\u00ebr dyshime si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera t\u00eb paligjshme trafiqesh, pjes\u00eb dhe e denoncimit n\u00eb raportin e Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Me propozim t\u00eb epror\u00ebve t\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Lezh\u00eb drejtuar nga Vehbi Bushati, drejtori p\u00ebrgjithsh\u00ebm Gledis Nano, miraton rikthimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Osmanit, ndoshta me kujtes\u00eb t\u00eb zbehur p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn. M\u00ebkatet e vjetra duket se jan\u00eb harruar nga parti-policia. Osmani \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb detyr\u00ebn e shefit t\u00eb seksionit p\u00ebr hetimin e krimeve kund\u00ebr personit, pra shef p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda. Posti q\u00eb i \u00ebsht\u00eb besuar sipas detyrimit ligjor, k\u00ebrkon pajisjen e tij me certifikat\u00eb sigurie, pasi gjendet n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb ku informacionit q\u00eb shk\u00ebmbehen p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb konisderushme sigurie.<\/p>\n<p>Shefi i pasigurt\u00eb i siguris\u00eb<\/p>\n<p>Osmani nuk ka certifikat\u00eb sigurie ashtu si ligji e detyron. Gjykata ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr t\u2019u pajisur me k\u00ebt\u00eb dokument, duke mos pasur n\u00eb dosje prova bind\u00ebse t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb tij. Ankleid Osmani n\u00eb vitin 2018, ka paditur n\u00eb Gjykat\u00eb, Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb Vendore Lezh\u00eb, p\u00ebr lirimin nga detyra dhe pajisjen me certifikat\u00eb sigurie.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin nr. 2449 t\u00eb dat\u00ebs 25 qershor 2018 t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera thuhet se: Me urdhrin nr. 5014\/1 dat\u00eb 20 dhjetor 2016 t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Osmani \u00ebsht\u00eb liruar nga detyra dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Me urdhrin nr. 6784\/1 dat\u00eb 21\/12\/2016 t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Vendore Lezh\u00eb, Ankleid Osmani \u00ebsht\u00eb liruar nga detyra dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb von\u00eb me urdh\u00ebr nr 264 dat\u00eb 21\/02\/2017 t\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Osmani \u00ebsht\u00eb liruar nga strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit pasi me shkres\u00ebn nr. 7488, dat\u00eb 05\/12\/2016 i \u00ebsht\u00eb refuzuar pajisja me \u2018Certifikat\u00eb Sigurie\u2019 nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit kalendarik pas k\u00ebtyre vendimeve Ankleid Osmani, Klajd Osmani, i ka k\u00ebrkuar Policis\u00eb s\u00eb Shtetit rikthimin n\u00eb detyr\u00eb dhe aplikim p\u00ebr certifikat\u00eb sigurie. Me shkres\u00ebn nr. 112\/2-A dat\u00eb 28\/02\/2018 dhe shkres\u00ebn nr. 112\/3 dat\u00eb 01\/03\/2018 nga ana e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, padit\u00ebsit i \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje negative. N\u00eb k\u00ebto rrethana padit\u00ebsi Osmani i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs administrative Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar vendimet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr kthim n\u00eb polici dhe marrje t\u00eb certifikat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb. Gjykata, pasi ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim pretendimet e pal\u00ebve nd\u00ebr t\u00eb tjera shprehet n\u00eb vendimin e saj se:<\/p>\n<p>Gjykata analizon se k\u00ebto pretendime nuk kan\u00eb lidhje me nj\u00eb nga shkaqet e pavlefshm\u00ebris\u00eb absolute t\u00eb aktit administrativ. Thelbi, shprehet m\u00eb tej gjykata, n\u00eb vendim p\u00ebr k\u00ebto pretendime q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin material \u00e7far\u00eb parashikohet si shkak paligjshm\u00ebrie absolute t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit akt administrativ. Gjykata ka konstatuar se pretendimet p\u00ebr paligjshm\u00ebri t\u00eb aktit administrativ nuk mund t\u00eb ngrihen si shkaqe t\u00eb pavlefshm\u00ebris\u00eb absolute t\u00eb t\u00eb nj\u00ebtit akt administrativ. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ato duhet t\u00eb ngrihen brenda afateve ligjore p\u00ebr ngritjen e padis\u00eb, me objekt paligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb akti administrativ dhe ky afat ka kaluar p\u00ebr padit\u00ebsin duke iu referuar dat\u00ebs s\u00eb nxjerrjes s\u00eb akteve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Gjykata ka \u00e7muar se pala e paditur, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, nuk ka kryer shkelje t\u00eb procedur\u00ebs ligjore teksa ka liruar Ankleid Osmanin nga Policia e Shtetit ndaj aktet mbeten n\u00eb fuqi\u2026dhe pretendimi pal\u00ebs padit\u00ebse p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme v\u00ebnien e tij n\u00eb dispozicion t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, duhet rr\u00ebzuar si i pabazuar n\u00eb ligj. Gjithashtu p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pajisje me certifikat\u00eb sigurie Gjykata ka vler\u00ebsuar se kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb asnj\u00eb dispozit\u00eb ligjore. Nuk ka asnj\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb pal\u00ebt e paditura p\u00ebr t\u00eb riaplikuar p\u00ebr certifikat\u00eb sigurie CSP n\u00eb kushtet kur ai \u00ebsht\u00eb liruar nga policia e shtetit.<\/p>\n<p>Gjykata ka vendosur p\u00ebr padin\u00eb e Osmanit:<\/p>\n<p>Rr\u00ebzimin e padis\u00eb si t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj<\/p>\n<p>Por, e shkuara sa profesionale, elektorale dhe dyshimet penale p\u00ebr Osmanin nuk kan\u00eb munguar.<\/p>\n<p>Akuzuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje trafiku<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016 Osmani ka qen\u00eb shefi i krimeve t\u00eb Komisariatit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Mirdit\u00ebs, dhe \u00ebsht\u00eb angazhuar hapur n\u00eb shtabet elektorale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Dib\u00ebr, n\u00eb ekipin e kandidatit Muharrem Rama, ndon\u00ebse angazhimi i efektiv\u00ebve t\u00eb policis\u00eb n\u00eb fushata elektorale \u00ebsht\u00eb i ndaluar me ligj. Partia Demokratike, ka publikuar fotot t\u00eb tij me ish deputetin Arben Ndoka d\u00ebnuar n\u00eb Itali dhe m\u00eb pas i larguar p\u00ebr shkak t\u00eb dekriminalizmit. N\u00eb materialet e publikuara, raportet e d\u00ebrguara nga Sh\u00ebrbimi Informativ p\u00ebr Ministrin\u00eb e Brendshme, Sh\u00ebrbimit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Brendshme dhe Ankesave, si dhe Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, gjithashtu Kryeministrit Edi Rama, p\u00ebr periudh\u00ebn 2016-2017, mes 128 emrave oficer\u00ebsh policie t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb trafikun e drog\u00ebs me grupe kriminale, rezulton dhe emri oficerit t\u00eb policis\u00eb Klajdi Osmani.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb kane qen\u00eb 128 emra drejtor\u00ebsh, shefash policie, inspektor\u00eb dhe oficer\u00eb t\u00eb dyshuar si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun e drog\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe emrat n\u00eb k\u00ebrkim nga Policia e Shtetit, si Jaeld \u00c7ela, ish-drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, dor\u00ebzuar e d\u00ebnuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u2018Habilaj\u2019, s\u00eb bashku me Gjergj Kohil\u00ebn, shefi i sektorit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb Vlor\u00eb, dhe Sokol Boden ish-shef i policis\u00eb kufitare Dh\u00ebrmi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gledis Nano rikthen n\u00eb Lezh\u00eb shefin e krimeve t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafiqe pa certifikat\u00eb sigurie. Zgjedhjet vendore kan\u00eb kthyer porosit\u00eb partiake n\u00eb policin\u00eb e shtetit. Duket se socialist\u00ebt po pergatiten p\u00ebr vjedhjen e rradh\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet vendore, duke rikthyer dhe ushtrin\u00eb elektorale policore, t\u00eb provuar m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb fushata. Klajdi Osmani, ose Ankleid Osmani, \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":270792,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-270776","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270776","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270776"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270776\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/270792"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}