{"id":270799,"date":"2022-07-12T14:59:06","date_gmt":"2022-07-12T12:59:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=270799"},"modified":"2022-07-12T14:59:06","modified_gmt":"2022-07-12T12:59:06","slug":"qeveria-shtrenjton-cmimin-e-druve-te-zjarrit-per-qytetaret-zbardhet-lista-e-cmimeve-gjoba-per-ata-qe-ngarkojne-me-gomar-dhe-kale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/qeveria-shtrenjton-cmimin-e-druve-te-zjarrit-per-qytetaret-zbardhet-lista-e-cmimeve-gjoba-per-ata-qe-ngarkojne-me-gomar-dhe-kale\/","title":{"rendered":"Qeveria shtrenjton \u00e7mimin e druve t\u00eb zjarrit p\u00ebr qytetar\u00ebt\/ Zbardhet lista e \u00e7mimeve! Gjoba p\u00ebr ata q\u00eb ngarkojn\u00eb me gomar dhe kal\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare ka vendosur t\u00eb rris\u00eb \u00e7mimet e l\u00ebnd\u00ebve drusore p\u00ebr p\u00ebrdorim p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe industrin\u00eb. N\u00eb projektvendimin e nxjerr\u00eb p\u00ebr konsultim publik nga qeveria p\u00ebr miratimin e \u00e7mimeve dhe tarifave p\u00ebr veprimtarit\u00eb q\u00eb zhvillohen n\u00eb fondin pyjor komb\u00ebtar v\u00ebrehet nj\u00eb rritje e \u00e7mimit t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs drusore.<\/p>\n<p>Konkretisht, sipas k\u00ebtij projektvendimi do t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe rritet me gati 50 p\u00ebr qind \u00e7mimi i ahut, dushkut, pish\u00ebs dhe bredhit si l\u00ebnd\u00eb kryesore q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr dru zjarri. Pas 9 vitesh n\u00eb pushtet, qeveria socialiste e Kryeministrit Edi Rama ka hartuar nj\u00eb projektvendim p\u00ebr ndryshimin e tarifave dhe \u00e7mimet p\u00ebr prodhimet drusore dhe jodrusore pyjore, p\u00ebr grumbullimin dhe nxjerrjen e prodhimeve t\u00eb dyta pyjore dhe jo pyjore dhe shfuqizuar ato t\u00eb vendosura me VKM nr. 391, dat\u00eb 21.6.2006 q\u00eb mban firm\u00ebn e ish-Kryeministrit Sali Berisha.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot nj\u00eb m3 ah i madh\u00ebsis\u00eb me gjeri deri n\u00eb 22 cm kushton 1300 lek\u00eb dhe mbi 22 cm kushton 2400 lek\u00eb. Por ky projektvendim e rrit \u00e7mimin p\u00ebr kategorin\u00eb e par\u00eb n\u00eb 2000 lek\u00eb dhe 3500 p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn, duke i rritur p\u00ebrkat\u00ebsisht me 700 dhe 1100 lek\u00eb. Nj\u00eb rritje t\u00eb konsiderueshme do p\u00ebsoj\u00eb edhe dushku. Sot nj\u00eb m3 me gjer\u00ebsi deri n\u00eb 22 cm kushton 1500 lek\u00eb dhe 2700 lek\u00eb mbi 22 cm gjer\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i nj\u00eb m3 dushk i gjer\u00ebsis\u00eb deri n\u00eb 22 cm do jet\u00eb 2500 lek\u00eb dhe mbi 22 cm do rritet n\u00eb 4000. N\u00eb treg do t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe \u00e7mimi i drurit t\u00eb pish\u00ebs dhe nj\u00eb rritje akoma m\u00eb t\u00eb madhe do t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb edhe bredhi. Po ashtu do t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb rritje t\u00eb konsiderueshme edhe l\u00ebnda drusore p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb industri. Sipas projektvendimit t\u00eb qeveris\u00eb rritje do p\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb l\u00ebnd\u00ebt q\u00eb rendit n\u00eb kategorin\u00eb e par\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m3 arr\u00eb, g\u00ebshtenj\u00eb, panj\u00eb dhe vidh, nga kat\u00ebr mij\u00eb e pes\u00ebqind lek\u00eb q\u00eb kushton sot, do t\u00eb rritet n\u00eb shtat\u00eb mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, ndryshime do p\u00ebsoj\u00eb plepi, rrapi dhe shelgu, ku nga nj\u00eb mij\u00eb e shtat\u00eb qind lek\u00eb sa kushton sot m3, do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb tre mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr sa i p\u00ebrket kategoris\u00eb s\u00eb tret\u00eb, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb bliri, frash\u00ebri, g\u00ebshtenja e eg\u00ebr, m\u00ebshtekna dhe v\u00ebrri, nga tre mij\u00eb e treqind lek\u00eb m3 sa \u00ebsht\u00eb sot, do t\u00eb rritet n\u00eb pes\u00eb mij\u00eb lek\u00eb. Projektvendimi p\u00ebrcakton edhe tarifat e shitjes s\u00eb pem\u00ebve t\u00eb Krishtlindjeve dhe t\u00eb Vitit t\u00eb Ri. Sipas tij, nj\u00eb pem\u00eb me lart\u00ebsi deri n\u00eb 1 m do kushtoj\u00eb 1 000 lek\u00eb, 1 deri 3 m 2 000 mij\u00eb lek, me lart\u00ebsi mbi 7 m do kushtoj\u00eb 10 000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>GJOBAT<br \/>\nKy projektvendim do t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb edhe ata q\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb nga fondi pyjor komb\u00ebtar p\u00ebr p\u00ebrdorim vetjak. Fshatrat q\u00eb do t\u00eb marrin dru nga nj\u00eb territor pjes\u00eb e list\u00ebs do t\u00eb gjobiten deri n\u00eb 70 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra p\u00ebr hektar p\u00ebr shpyll\u00ebzim t\u00eb fondit pyjor ose pyjeve pa miratimin p\u00ebrkat\u00ebs, pa p\u00ebrdorimin e tok\u00ebs. Konkretisht masat e gjobave do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hektar trungishte 7 milion\u00eb lek\u00eb, cungishte 4 milion\u00eb lek\u00eb, shkurre 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb fondit pyjor nj\u00eb 1 milion e 5 qind mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kush z\u00eb ose p\u00ebrdor pa leje fondin pyjor pa i d\u00ebmtuar ato, do t\u00eb gjobitet me 2 milion\u00eb e 5 qind mij\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hektar. Gjoba t\u00eb majme do t\u00eb ket\u00eb edhe p\u00ebr fshatar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb l\u00ebnd\u00eb drusore t\u00eb ndryshme nga fondi pyjor. Kushdo q\u00eb merr nj\u00eb barr\u00eb me dru n\u00eb krah, ngarkon gomarin apo kalin, do t\u00eb gjobitet nga administrator\u00ebt e nj\u00ebsive vendore dhe inspektor\u00ebt e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Pyjeve. K\u00ebshtu, p\u00ebrvet\u00ebsim dhe shitja pa leje do t\u00eb llogaritet n\u00eb m3, barr\u00eb n\u00eb krah, ngarkes\u00eb e kafsh\u00ebs dhe cop\u00eb. Kush fshatar vet\u00ebngarkohet me dru p\u00ebr p\u00ebrdorim vetjak, do t\u00eb gjobitet me 3 mij\u00eb e 5 qind lek\u00eb. Kushdo q\u00eb do ngarkoj\u00eb kalin e tij me nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr dru zjarri, do gjobitet me 9 mij\u00eb lek\u00eb dhe kush ngarkon gomarin me dru zjarri, do gjobitet me 6 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria shtrenjton \u00e7mimin e druve t\u00eb zjarrit p\u00ebr &#8230;<\/p>\n<p>Kush do t\u00eb pres\u00eb nj\u00eb dru p\u00ebr bandiera, bishta veglash e furka me diamet\u00ebr 4.1-12 cm, do gjobitet me 4 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr cop\u00eb. Nj\u00eb fshatar q\u00eb duhet t\u00eb rrethoj\u00eb tok\u00ebn e tij apo riparoj\u00eb gardhin ekzistues duhet t\u00eb mendohet mir\u00eb, pasi pas futjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij projektvendimi p\u00ebr nj\u00eb hu deri n\u00eb diamet\u00ebr 4 cm do t\u00eb gjobitet me 1 mij\u00eb e 4 qind lek\u00eb p\u00ebr cop\u00eb. Por edhe ata q\u00eb e duan l\u00ebnd\u00ebn drusore p\u00ebr p\u00ebrpunim, duhet t\u00eb mendohen dy her\u00eb, pasi p\u00ebr 1 m3 t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar pa lej\u00eb do gjobiten me 60 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do fshatar q\u00eb do t\u00eb shkul\u00eb nj\u00eb cung pa leje, duhet t\u00eb shoh\u00eb n\u00ebse i ka n\u00eb portofol 27 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar gjob\u00ebn. Kush mendon se do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb fshat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kosha, shporta e t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre prej thupre shelgu apo lloje t\u00eb tjera, pavar\u00ebsisht nga madh\u00ebsia, do t\u00eb gjobitet me 10 mij\u00eb lek\u00eb copa.<\/p>\n<p>Por ky projektvendim parashikon edhe q\u00eb kositja dhe grumbullimi pa leje n\u00eb fondin pyjor t\u00eb barit do t\u00eb gjobitet me 3 mij\u00eb e 5 qind lek\u00eb p\u00ebr kuintal. Nj\u00eb fshatar nuk duhet ta vendos\u00eb mullarin e tij, t\u00eb \u00e7far\u00ebdollojti apo madh\u00ebsie pa lej\u00eb n\u00eb nj\u00eb fond pyjor, pasi do gjobitet me 2 mij\u00eb e 7 qind lek\u00eb p\u00ebr cop\u00eb. Kullotja e bag\u00ebtive, derrave dhe pulave pa leje n\u00eb fondin pyjor do t\u2019u kushtoj\u00eb fshatar\u00ebve gjoba q\u00eb variojn\u00eb nga 450 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pul\u00eb, 2.200 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb derr, 2700 p\u00ebr nj\u00eb lop\u00eb dhe 1.800 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dele apo dhi. Por nga ana tjet\u00ebr parashikohen edhe masa administrative me gjoba p\u00ebr ata q\u00eb hapin gurore, rrug\u00eb, kanale vadit\u00ebse, kanale p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb tubacione p\u00ebr uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, gazsjell\u00ebse, naft\u00ebsjell\u00ebs, kush nxjerr qymyr apo merr bim\u00ebt mjek\u00ebsore.\/Panorama\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare ka vendosur t\u00eb rris\u00eb \u00e7mimet e l\u00ebnd\u00ebve drusore p\u00ebr p\u00ebrdorim p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe industrin\u00eb. N\u00eb projektvendimin e nxjerr\u00eb p\u00ebr konsultim publik nga qeveria p\u00ebr miratimin e \u00e7mimeve dhe tarifave p\u00ebr veprimtarit\u00eb q\u00eb zhvillohen n\u00eb fondin pyjor komb\u00ebtar v\u00ebrehet nj\u00eb rritje e \u00e7mimit t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs drusore. Konkretisht, sipas k\u00ebtij projektvendimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":270805,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-270799","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270799"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270799\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/270805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}