{"id":270835,"date":"2022-07-12T15:40:42","date_gmt":"2022-07-12T13:40:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=270835"},"modified":"2022-07-12T15:40:42","modified_gmt":"2022-07-12T13:40:42","slug":"u-sherben-interesave-te-krimit-dhe-korrupsionit-shoqata-e-biznesit-te-vogel-dhe-te-mesem-kunder-amnistise-fiskale-shkaterron-konkurrencen-e-lire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/u-sherben-interesave-te-krimit-dhe-korrupsionit-shoqata-e-biznesit-te-vogel-dhe-te-mesem-kunder-amnistise-fiskale-shkaterron-konkurrencen-e-lire\/","title":{"rendered":"\u201cU sh\u00ebrben interesave t\u00eb krimit dhe korrupsionit\u201d, Shoqata e Biznesit t\u00eb Vog\u00ebl dhe t\u00eb Mes\u00ebm kund\u00ebr amnistis\u00eb fiskale: Shkat\u00ebrron konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>ADA HAZIZOLLI\/ Kund\u00ebr projektdraftit t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr Amnistin\u00eb Fiskale dhe Penale \u00ebsht\u00eb edhe Shoqata e Biznesit t\u00eb Vog\u00ebl dhe t\u00eb Mes\u00ebm.<\/p>\n<p>Kryetari i k\u00ebsaj shoqate, Albert Nasto, nuk ka kursyer kritikat, teksa thot\u00eb se nisma do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb interesave t\u00eb krimit, korrupsionit, evazionit fiskal, informalitetit dhe pastrimit t\u00eb parave t\u00eb pista dhe jo qytetar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vendet n\u00eb zhvillim amnistit\u00eb b\u00ebhen me transparenc\u00eb maksimale, duke u konsultuar edhe me grupet e ndryshme t\u00eb interesit, pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.\u00a0 Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur deri m\u00eb tani me projektligjin e qeveris\u00eb, i cili ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe nuk ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me k\u00ebt\u00eb qeverisje e cila mbron interesat e oligark\u00ebve. Projektligjiu sh\u00ebrben interesave t\u00eb krimit, korrupsionit, evazionit fiskal, informalitetit, pastrimit t\u00eb parave t\u00eb pista, p\u00ebrfshirjes me an\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb vjedhjeve dhe abuzimeve t\u00eb miliarda eurove me koncesionet apo PPP-t\u00eb dhe formave t\u00eb tjera t\u00eb abuzimit financiar nga parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Prej k\u00ebsaj nisme mund t\u00eb amnistohen vet\u00ebm parat e pista t\u00eb ndoshta miqve dhe shok\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb korruptuarat n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb dhe as q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb amistuar parat\u00eb e emigrant\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar n\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs. Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb jesh ekonomist p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb pun\u00ebtor\u00eb me paga t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh 2 milion\u00eb euro pasuri edhe n\u00ebse pag\u00ebn e shum\u00ebzon me 30 vite pun\u00eb\u201d, pohon Nasto. Nd\u00ebrsa akuzon qeverin\u00eb p\u00ebr munges\u00eb transparence mbi k\u00ebt\u00eb nism\u00eb t\u00eb rikthyer, dy vite pasi u t\u00ebrhoq, Nasto thot\u00eb se kostot e saj jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Amnistia, sipas tij, do t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb tregun dhe konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy projekt i sh\u00ebrben vet\u00ebm nj\u00eb pjese shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl qytetar\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb num\u00ebrohen me dit\u00ebt e nj\u00eb muaji dhe aspak me pjes\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm. Deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb konsultuar as me qytetar\u00ebt, as me biznesin dhe ka 0 transparenc\u00eb mbi q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb dhe impaktin n\u00eb buxhet dhe ekonomi. Ne gjykojm\u00eb q\u00eb kjo amnisti do t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb tregun dhe konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb dhe t\u00eb ndershme, ndaj s\u2019duhet t\u00eb miratohet, sepse demet q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta, nd\u00ebrsa p\u00ebrfitimet jan\u00eb minimale apo t\u00eb pap\u00ebrfillshme. E ritheksoj, q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb as q\u00eb duhet mend-uar kjo lloj amnistie e jo m\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ligj\u201d, thekson m\u00eb tej kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Biznesit t\u00eb Vog\u00ebl dhe t\u00eb Mes\u00ebm.<\/p>\n<p>Z\u00cbRAT KUND\u00cbR<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebsaj amnistie \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb. Sipas presidentit t\u00eb AmCham, Enio Ja\u00e7o, projektligji i rikthyer nga Qeveria krijon hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr pastrim parash dhe evazion fiskal dhe d\u00ebmton konkurrenc\u00ebn n\u00eb treg. Nga ana tjet\u00ebr, sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Bashkimit t\u00eb Prodhuesve Shqiptar\u00eb, Arben Shkodra, nd\u00ebrsa e konsideron amoral procesin, thot\u00eb se nuk ka kuptim t\u00eb amnistohen \u201c\u00e7unat e Londr\u00ebs\u201d dhe t\u00eb mos fshihen detyrimet apo borxhi i krijuar p\u00ebr 120 mij\u00eb biznese, q\u00eb aktualisht jan\u00eb me status pasiv.<\/p>\n<p>\u201cDiskutimi q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb sot n\u00eb procesin amoral t\u00eb amnistis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb vendoset nj\u00eb shenj\u00eb barazimi apo t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces edhe niptet pasive, apo sip\u00ebrmarrjet me status pasiv q\u00eb kan\u00eb gjeneruar nd\u00ebr vite borxhe apo detyrime ndaj qeveris\u00eb. Nuk ka kuptim q\u00eb qeveria t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb personazhe q\u00eb s\u2019kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb ekonomi p\u00ebrkundrejt nj\u00eb detyrimi tatimor modest, q\u00eb varion nga 5 deri n\u00eb 10 p\u00ebr qind, dhe t\u00eb l\u00ebr\u00eb jasht\u00eb skeme k\u00ebto biznese q\u00eb t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb mbesin me detyrime. Jan\u00eb 120 mij\u00eb sip\u00ebrmarrje me status pasiv. Ndaj edhe e ritheksoj, nuk ka kuptim q\u00eb t\u00eb amnistohen \u2018\u00e7unat e Londr\u00ebs\u2019 dhe t\u00eb mos fshihen k\u00ebto detyrime e t\u00eb \u00e7lirohet biznesi nga ky borxh i mbartur\u201d.<\/p>\n<p>Amnistimi i t\u00eb ardhurave deri n\u00eb 2 milion\u00eb euro pa penalitete dhe p\u00ebrkundrejt nj\u00eb detyrimi tatimor modest q\u00eb varion nga 5-10 p\u00ebr qind krijon shteg p\u00ebr pastrimin e\u00a0parave. Kjo, s\u00eb paku p\u00ebr dy arsye. Rrethi i t\u00eb p\u00ebrjashtuarve \u00ebsht\u00eb i kufizuar, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb radh\u00ebt e kategorive q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga kjo amnisti, preken vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebt e familjes. Nga ana tjet\u00ebr, mekanizmat e kontrollit apo verifikimit t\u00eb burimit t\u00eb parave konsiderohen nga ekspert\u00ebt si aspak efikase. Do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nj\u00ebsi pran\u00eb Tatimeve q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb procesin n\u00eb harkun e 5 dit\u00ebve. Amnistia fiskale, thekson eksperti i Ekonomis\u00eb, Alban Zusi, nuk jep garanci se p\u00ebrmes saj nuk do t\u00eb v\u00ebrshojn\u00eb para krimi p\u00ebr t\u2019u legalizuar. Nisma, sipas tij, mund e duhet t\u00eb nd\u00ebrmerret kur shteti \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vendos\u00eb kontroll mbi informalitetin n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb pranueshme, si dhe t\u00eb zgjidh\u00eb ng\u00ebr\u00e7et ligjore e rregullative q\u00eb imponojn\u00eb informalitet e evazionit, por sa koh\u00eb kjo nuk sigurohet, at\u00ebher\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDiskutimi q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb sot n\u00eb procesin amoral t\u00eb amnistis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb vendoset nj\u00eb shenj\u00eb barazimi apo t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces edhe niptet pasive apo sip\u00ebrmarrjet me status pasiv q\u00eb kan\u00eb gjeneruar nd\u00ebr vite borxhe apo detyrime ndaj qeveris\u00eb. Nuk ka kuptim q\u00eb qeveria t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb personazhe q\u00eb s\u2019kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb ekonomi p\u00ebrkundrejt nj\u00eb detyrimi tatimor modest, q\u00eb varion nga 5 deri n\u00eb 10 p\u00ebr qind dhe t\u00eb l\u00ebr\u00eb jasht\u00eb skeme k\u00ebto biznese q\u00eb t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb mbesin me detyrime. Jan\u00eb 120 mij\u00eb sip\u00ebrmarrje me status pasiv. Ndaj edhe e ritheksoj, nuk ka kuptim q\u00eb t\u00eb amnistohen \u2018\u00e7unat e Londr\u00ebs\u2019 dhe t\u00eb mos fshihen k\u00ebto detyrime e t\u00eb \u00e7lirohet biznesi nga ky borxh i mbartur\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ADA HAZIZOLLI\/ Kund\u00ebr projektdraftit t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr Amnistin\u00eb Fiskale dhe Penale \u00ebsht\u00eb edhe Shoqata e Biznesit t\u00eb Vog\u00ebl dhe t\u00eb Mes\u00ebm. Kryetari i k\u00ebsaj shoqate, Albert Nasto, nuk ka kursyer kritikat, teksa thot\u00eb se nisma do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb interesave t\u00eb krimit, korrupsionit, evazionit fiskal, informalitetit dhe pastrimit t\u00eb parave t\u00eb pista dhe jo qytetar\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":270839,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-270835","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270835","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270835"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270835\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/270839"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270835"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270835"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270835"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}