{"id":270869,"date":"2022-07-12T16:57:49","date_gmt":"2022-07-12T14:57:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=270869"},"modified":"2022-07-12T16:57:49","modified_gmt":"2022-07-12T14:57:49","slug":"me-bene-per-budalla-ish-keshilltari-holandez-i-etilda-gjonajt-i-dergon-leter-rames-qe-te-permbushni-standardet-europiane-duhet-te-trajtoni-mire-njerezit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/me-bene-per-budalla-ish-keshilltari-holandez-i-etilda-gjonajt-i-dergon-leter-rames-qe-te-permbushni-standardet-europiane-duhet-te-trajtoni-mire-njerezit\/","title":{"rendered":"\u201cM\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr budalla\u201d\/ Ish-k\u00ebshilltari holandez i Etilda Gjonajt i d\u00ebrgon let\u00ebr Ram\u00ebs: Q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushni standardet europiane, duhet t\u00eb trajtoni mir\u00eb njer\u00ebzit"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb shtetas holandez i ka d\u00ebrguar let\u00ebr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb kryeministrit Edi Rama lidhur me nj\u00eb episod t\u00eb pak\u00ebndsh\u00ebm q\u00eb ka p\u00ebrjetuar ai gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ton Daans, ish-k\u00ebshilltar n\u00eb ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ky institucion drejtohej nga Etilda Gjonaj, i ka d\u00ebrguar letr\u00ebn e par\u00eb n\u00eb prill kreut t\u00eb qeveris\u00eb ku i tregoi v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb kaloi pas nj\u00eb aksidenti q\u00eb e detyroi t\u00eb shkonte n\u00eb spitalin e Traum\u00ebs.<\/p>\n<p>Asokohe, ai publikoi disa problematika q\u00eb lidheshin me kushtet e spitalit t\u00eb Traum\u00ebs, por nuk mori asnj\u00eb p\u00ebrgjigje direkte nga qeveria.<\/p>\n<p>Daans ka vendosur t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb dyt\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb fillimisht p\u00ebrmend faktin se, \u201cu tall dhe u trajtua si budalla\u201d pasi tregoi gjendjen reale te Spitali i Traum\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai i k\u00ebrkon Kryeministrit t\u00eb takohen n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar se si mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet gjendja n\u00eb spitalet e vendit.<\/p>\n<p>Postimi i Ton Daans:<\/p>\n<p><em>Let\u00ebr e Dyt\u00eb e Hapur drejtuar Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>I nderuar Kryeminist\u00ebr, i nderuari Z. Edi Rama,<\/em><\/p>\n<p><em>Duke iu referuar Letr\u00ebs sime t\u00eb par\u00eb t\u00eb Hapur, t\u00eb dat\u00ebs 26 prill 2022, dua t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen tuaj me disa konsiderata t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr kujtes\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb Let\u00ebr t\u00eb par\u00eb ndava me ju p\u00ebrvoj\u00ebn time n\u00eb \u201cSpitalin Universitar t\u00eb Traum\u00ebs\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb datat 16 dhe 17 Prill duke shprehur dhe shqet\u00ebsimet e mia p\u00ebr sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><em>Letra ime e hapur krijoi jo pak v\u00ebmendje mediatike. Mora shum\u00eb reagime me nj\u00eb frym\u00eb tejet mb\u00ebshtet\u00ebse si nga shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu edhe nga shqiptar\u00eb jasht\u00eb vendit. Kam marr\u00eb edhe ftesa nga disa kanale televizive shqiptare p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb intervista live, por nuk i pranova k\u00ebto ftesa. Sigurisht, i kuptova k\u00ebrkesat e gazetar\u00ebve, por u shpjegova se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr rastin tim, por p\u00ebr shqet\u00ebsimet e mia p\u00ebr qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb ndeshen p\u00ebrdit\u00eb me sistemin tuaj sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb vjen keq q\u00eb nuk mora asnj\u00eb reagim nga ju, apo ndonj\u00eb autoritet tjet\u00ebr shqiptar. Pati, megjithat\u00eb nj\u00eb \u201cp\u00ebrgjigje\u201d indirekte nga ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cSpitalit Universitar t\u00eb Traum\u00ebs\u201d i cili m\u00eb dat\u00eb 27 prill, nj\u00eb dit\u00eb pasi ju d\u00ebrgova letr\u00ebn time t\u00eb par\u00eb t\u00eb hapur, postoi n\u00eb Facebook nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb p\u00ebr mua ishte (nj\u00eb lloj) reagimi ndaj Letr\u00ebs sime t\u00eb Hapur.<\/em><\/p>\n<p><em>Lidhur me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb dua t\u00eb shpreh dy v\u00ebrejtje t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie themelore:<\/em><\/p>\n<p><em>1) P\u00ebrmbajtja e deklarat\u00ebs s\u00eb spitalit ishte krejt n\u00eb kund\u00ebrshtim me korpusin objektiv t\u00eb fakteve q\u00eb kisha parashkruar. Po p\u00ebrdor nj\u00eb gjuh\u00eb \u201cdiplomatike\u201d p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrgjigja e spitalit n\u00eb fakt ishte nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e hapur. (p\u00ebr shembull, vizita e p\u00ebrshkruar nga neurokirurgu t\u00eb shtun\u00ebn m\u00eb 16 prill dhe riekzaminimi nga po ai specialist mjek\u00ebsor t\u00eb diel\u00ebn m\u00eb 17 prill nuk kan\u00eb ndodhur fare);<\/em><\/p>\n<p><em>2) Publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave konfidenciale t\u00eb nj\u00eb dosjeje mjek\u00ebsore \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e pasjellshme, shenj\u00eb mungese respekti. Nuk jam njohur ende n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar me legjislacionin shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, por jam i bindur se mjek\u00ebt apo drejtuesit e nj\u00eb spitali nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zbulojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna personale konfidenciale mjek\u00ebsore t\u00eb pacient\u00ebve. P\u00ebr mendimin tim ky spital ka shkelur disa parime baz\u00eb t\u00eb pranuara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Prandaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, do t\u2019i d\u00ebrgoj nj\u00eb ankes\u00eb zyrtare ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Por s\u00ebrish, kryeminist\u00ebr, k\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mua, por p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e v\u00ebrejtjeve t\u00eb mia. Kam marr\u00eb shum\u00eb reagime nga bashk\u00ebqytetar\u00ebt tuaj, t\u00eb cil\u00ebt i njohin t\u00eb metat dhe mang\u00ebsit\u00eb sistemike t\u00eb sistemit tuaj sh\u00ebndet\u00ebsor. Ata m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrshkruar p\u00ebrvoja t\u00eb tmerrshme dhe dramatike. K\u00ebta njer\u00ebz, bashk\u00ebqytetar\u00ebt tuaj, i konfirmojn\u00eb v\u00ebrejtjet e mia. Ata e din\u00eb q\u00eb p\u00ebrvoja e ime n\u00eb at\u00eb spital \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i p\u00ebrditsh\u00ebm dhe jo thjesht nj\u00eb incident.<\/em><\/p>\n<p><em>Analizat e mia u mb\u00ebshtet\u00ebn m\u00eb pas nga Dr. Erion Dasho n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar nga SYRI, m\u00eb 1 maj 2022.<\/em><\/p>\n<p><em>Jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se si kan\u00eb funksionuar mekanizmat politiko-administrative:<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 p\u00ebrpiquni ta hidhni posht\u00eb Letr\u00ebn e Hapur,<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 injorojeni at\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 mohoni \u00e7far\u00eb ka ndodhur,<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 injorojeni personin q\u00eb ka shkruar letr\u00ebn,<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 injoroni mendimin e dyt\u00eb t\u00eb mjekut t\u00eb traum\u00ebs nga jasht\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 faj\u00ebsoni opozit\u00ebn n\u00eb debatin parlamentar t\u00eb s\u00eb enjtes dhe\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 tregojuni qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb se spitali po funksionon mir\u00eb dhe se trajtimi i ofruar \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standartet dhe k\u00ebrkesat e nevojshme mjek\u00ebsore.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr mendimin tim, drejtuesit e spitalit (ndoshta n\u00ebn shtr\u00ebngimin e ndonj\u00eb zyrtari) u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb budalla, t\u00eb m\u00eb tallin dhe t\u00eb m\u00eb cil\u00ebsojn\u00eb si nj\u00eb person q\u00eb vuan nga \u2018pseudologia phantasica\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ato dit\u00eb pash\u00eb q\u00eb kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs b\u00ebri nj\u00eb transmetim direkt n\u00eb Facebook t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb \u2018Spitalin Universitar t\u00eb Traumes\u2019, \u2013 pas nj\u00eb aksidenti autobusi \u2013 \u00e7ka konfirmoi frik\u00ebn time se kjo ishte nj\u00eb strategji propagande, q\u00eb synonte t\u00eb bindte popullsin\u00eb shqiptare se spitali funksiononte mir\u00eb e bukur. Meq\u00eb ra fjala, gjat\u00eb k\u00ebtij transmetimi nuk u respektua fare privat\u00ebsia e pacient\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb fakt, bashk\u00ebpunuan si aktor\u00eb t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrgatitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2018film\u2019 t\u00eb mir\u00eborkestruar.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kontekstin e strategjis\u00eb s\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb\u00a0 injoruar Letr\u00ebn time t\u00eb par\u00eb t\u00eb Hapur, d\u00ebshiroj t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj edhe disa konsiderata t\u00eb tjera.<\/em><\/p>\n<p><em>Para disa jav\u00ebsh lexova p\u00ebr zem\u00ebrimin tuaj ndaj Bashkimit Evropian dhe Bullgaris\u00eb n\u00eb lidhje me vendimet e marra n\u00eb samitin e BE-s\u00eb, 23 dhe 24 qershor 2022, mbajtur n\u00eb Bruksel.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb e kuptoj zem\u00ebrimin dhe frustrimin tuaj, pasi ju mendoni se Shqip\u00ebria po i p\u00ebrmbush standardet evropiane dhe prandaj negociatat zyrtare mund t\u00eb fillojn\u00eb. K\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje ia servirni edhe popullit shqiptar. Por p\u00ebrmbushja e standardeve evropiane n\u00ebnkupton edhe q\u00eb ju t\u00eb jeni n\u00eb gjendje t\u2019i mir\u00ebtrajtoni ata njer\u00ebz, qofshin k\u00ebta brenda apo jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb shprehin pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme nga tuajat. Mir\u00ebtrajtimi i opinioneve t\u00eb ndryshme, d\u00ebgjimi i minorancave dhe i argumenteve t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve jan\u00eb ingredient\u00eb themelor\u00eb t\u00eb standarteve evropiane dhe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb drejtpeshuar demokratik.<\/em><\/p>\n<p><em>Si\u00e7 e p\u00ebrmenda edhe m\u00eb lart, un\u00eb do t\u2019i d\u00ebrgoj nj\u00eb ankes\u00eb zyrtare ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr faktin se Spitali i Traum\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb publike dosjen time mjek\u00ebsore. Gjithashtu po mendoj t\u00eb nis nj\u00eb procedur\u00eb ligjore dhe t\u00eb informoj disa organe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb provuar t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb mia.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke pasur parasysh faktin se asnj\u00eb autoritet shqiptar nuk reagoi ndaj Letr\u00ebs sime t\u00eb par\u00eb, jam m\u00eb pak optimist p\u00ebr nj\u00eb reagim ndaj k\u00ebsaj Letre t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Hapur si dhe ndaj ankes\u00ebs q\u00eb do t\u2019i drejtoj ministris\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb bazohem edhe n\u00eb faktin se, q\u00eb kur d\u00ebrgova letr\u00ebn e par\u00eb t\u00eb hapur n\u00eb prill 2022, autoritetet shqiptare nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn m\u00eb letrave apo mesazheve t\u00eb mija lidhur me dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera (q\u00eb nuk lidhen me \u00e7\u00ebshtjet e sistemin tuaj sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb trajtuara n\u00eb let\u00ebr).<\/em><\/p>\n<p><em>Duket se (metaforikisht) jam shpallur i vdekur me nj\u00eb vendim politiko-administrativ.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryeminist\u00ebr, shteti, p\u00ebr nga vet\u00eb natyra e tij duhet t\u00eb tregohet i fort\u00eb dhe i sigurt n\u00eb pranimin e kritikave. Sipas mendimit tim modest, autoritetet shqiptare po p\u00ebrzjejn\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb skan\u00eb lidhje me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Shprehja dhe adresimi i pik\u00ebpamjeve t\u00eb ndryshme nuk \u00ebsht\u00eb sinonim i hat\u00ebrmbetjes dhe armiq\u00ebsis\u00eb. T\u00eb kesh mosmarr\u00ebveshje dhe kritika konstruktive nuk n\u00ebnkupton armiq\u00ebsi apo pabesi. Trajtimi me respekt,\u00a0 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive\u00a0 dhe t\u00eb drejtpeshuar i kritik\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parakusht p\u00ebr demokracin\u00eb dhe nj\u00eb ingredient themelor n\u00eb funksionim e mir\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryeminist\u00ebr, ishte dhe mbetet ende synimi im i ndersh\u00ebm dhe i sinqert\u00eb t\u00eb avokatoj p\u00ebr nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb zhvilluar dhe t\u00eb mir\u00ebpeshuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrkaq mbetem ende i gatsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunoj me ju n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera. S\u00eb shpejti do t\u00eb rivizitoj Tiran\u00ebn dhe do t\u00eb isha i hapur p\u00ebr nj\u00eb dialog pozitiv dhe konstruktiv me ju, t\u00eb d\u00ebrguarit tuaj apo autoritete t\u00eb tjera me synimin q\u00eb t\u2019ju mb\u00ebshtes n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit, me frym\u00ebn q\u00eb ka shprehur dikush n\u00eb komentet n\u00eb Facebook: \u201cKritikat sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimit mjeksor, ndaj duhen pranuar dhe duhet punuar fort q\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsi!\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb kopje t\u00eb k\u00ebsaj letre do t\u2019ua d\u00ebrgoj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve persona, agjenci dhe institucione, si n\u00eb rastin e Letr\u00ebn s\u00eb par\u00eb t\u00eb hapur t\u00eb 26 prillit 2022.<\/em><\/p>\n<p><em>I juaji sinqerisht, Ton Daan<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshilltar nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb fush\u00ebn e burgjeve<\/em><\/p>\n<p><em>Eindhoven, Holand\u00eb, 12 korrik 2022<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb shtetas holandez i ka d\u00ebrguar let\u00ebr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb kryeministrit Edi Rama lidhur me nj\u00eb episod t\u00eb pak\u00ebndsh\u00ebm q\u00eb ka p\u00ebrjetuar ai gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb vendin ton\u00eb. Ton Daans, ish-k\u00ebshilltar n\u00eb ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ky institucion drejtohej nga Etilda Gjonaj, i ka d\u00ebrguar letr\u00ebn e par\u00eb n\u00eb prill kreut t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":270871,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-270869","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270869","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270869"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270869\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/270871"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270869"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270869"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270869"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}