{"id":271055,"date":"2022-07-13T13:37:19","date_gmt":"2022-07-13T11:37:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=271055"},"modified":"2022-07-13T13:37:19","modified_gmt":"2022-07-13T11:37:19","slug":"hidhuni-nga-ballkoni-berisha-denon-ironine-e-veliaj-per-kastriot-myftarajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/hidhuni-nga-ballkoni-berisha-denon-ironine-e-veliaj-per-kastriot-myftarajn\/","title":{"rendered":"\u201cHidhuni nga ballkoni\u201d, Berisha d\u00ebnon ironin\u00eb e Veliaj p\u00ebr Kastriot Myftarajn"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklarat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga krybashkiaku Erion Veliaj lidhur me vdekjen e gazetarit, Kastriot Myftaraj, i cili i dha fund jet\u00ebs duke u hedhur nga ballkoni i banes\u00ebs ku jetonte.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr gjobat, Veliaj \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201cKe gjetur bashkin\u00eb e gabuar, te kjo e gjobave, hidhu dhe nga ballkoni po t\u00eb duash, si\u00e7 po ndodhin k\u00ebta, kjo gazetaria e lajmeve t\u00eb rreme dhe shpifjeve, b\u00ebni \u00e7far\u00eb t\u00eb doni, hidhuni p\u00ebrpjet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga kryedemokrati Berisha, i cili thot\u00eb se Veliaj e persekuton Kastriot Myftarajn edhe pas vdekjes.<\/p>\n<p>Postim i Berish\u00ebs<\/p>\n<p>\u201cRama e kishte paditur n\u00eb gjykat\u00eb. Lal Eri shpreh g\u00ebzim p\u00ebr (vet\u00eb)vrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj. T\u00eb dashur miq, Kastriot Myftaraj ishte nj\u00eb gazetar me prodhimtari t\u00eb madhe i cili shkruante ato q\u00eb mendonte p\u00ebr \u00e7do njeri.<\/p>\n<p>Edi Rama i kishte ngritur padi dhe e persekutonte pa m\u00ebshir\u00eb. Kastrioti u vra, apo vet\u00ebvra, disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb nj\u00eb akt amoral dhe cinizmi ekstrem tipik p\u00ebr njer\u00ebz shpirtk\u00ebrm\u00eb, Erion Veliaj shpreh g\u00ebzim p\u00ebr vdekjen e Kastriotit. Por g\u00ebzimi i Erion Velis\u00eb dhe padia e Edi Ram\u00ebs ndaj nj\u00eb njeriu, q\u00eb thuhet se ka patur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn probleme depresioni, ka ngjallur dyshime p\u00ebr shkakun e vertet\u00eb t\u00eb vdekjes s\u00eb tij, shkak t\u00eb cilin i ndjeri Kastriot e merr me vete n\u00eb varr.<\/p>\n<p>D\u00ebnoj me ashpersin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe persekutimin e Kastriot Myftarajt p\u00ebr s\u00eb gjalli dhe p\u00ebr s\u00eb vdekuri, si nj\u00eb akt amoral \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb dyshes Rama-Veliaj. Lexoni reagimin e gazetarit ndaj aktit t\u00eb urrejtjes s\u00eb pakufishme t\u00eb Velis\u00eb p\u00ebr vdekjen e gazetarit, Kastriot Myftaraj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>MAKABRITET\/ Veliaj tallet me vdekjen e Myftarajt: Kush na shan le t\u00eb hidhet nga ballkoni<\/p>\n<p>Erion Veliaj tha se do t\u00eb b\u00ebnte n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me nj\u00eb grup t\u00eb rend\u00ebsish\u00ebm turistik p\u00ebr kthimin n\u00eb hotel t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej nd\u00ebrtimeve t\u00eb larta n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>TIRAN\u00cb- Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj foli gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb sotme t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak duke ironizuar edhe vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj. N\u00eb fjal\u00ebn e tij t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, Veliaj tha se do t\u00eb b\u00ebnte n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me nj\u00eb grup t\u00eb rend\u00ebsish\u00ebm turistik p\u00ebr kthimin n\u00eb hotel t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej nd\u00ebrtimeve t\u00eb larta n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. E pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment l\u00ebshoi edhe \u201ckomentin\u201d p\u00ebr gazetarin e ndjer\u00eb q\u00eb vendosi t\u2019i jepte fund jet\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cUa them k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr gjobaxhinjt\u00eb, se Tirana do t\u00eb rritet. S\u2019mund t\u00eb themi duam turist\u00eb, por nuk kemi hotele, apo dua arsim profesional, por s\u2019kam vende pune. Do hotele? Do i nd\u00ebrtosh. Do arsim profesional? Do i gjesh vendin ku do t\u00eb punojn\u00eb se s\u2019ka se si t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe. Ne te kjo \u00e7\u00ebshtja e gjobave (t\u00eb portaleve sh.r) nuk pyesim. B\u00ebj \u00e7\u2019t\u00eb duash, hidhu edhe nga ballkoni po deshe, si\u00e7 po ndodh me k\u00ebta t\u00eb lajmeve t\u00eb rreme dhe shpifjeve. Te ne funksionon: M\u00eb pyet, t\u00eb p\u00ebrgjigjem, por me gjoba jo. Ua them k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb dini se \u00e7far\u00eb vjen, nga tani deri n\u00eb zgjedhje do t\u00eb keni vet\u00ebm gjoba,\u201d- tha Veliaj.<\/p>\n<p>Myftaraj vendosi q\u00eb t\u2019i jap\u00eb fund jet\u00ebs s\u00eb tij nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, pasi kishte marr\u00eb vesh se vuante nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb psikologjike, ai vendosi q\u00eb t\u2019i jepte fund jet\u00ebs duke u hedhur nga kati i kat\u00ebrt i pallatit ku banonte.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklarat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga krybashkiaku Erion Veliaj lidhur me vdekjen e gazetarit, Kastriot Myftaraj, i cili i dha fund jet\u00ebs duke u hedhur nga ballkoni i banes\u00ebs ku jetonte. Duke folur p\u00ebr gjobat, Veliaj \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201cKe gjetur bashkin\u00eb e gabuar, te kjo e gjobave, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":271060,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-271055","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/271055","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=271055"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/271055\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/271060"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=271055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=271055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=271055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}