{"id":271472,"date":"2022-07-14T14:11:48","date_gmt":"2022-07-14T12:11:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=271472"},"modified":"2022-07-14T14:11:48","modified_gmt":"2022-07-14T12:11:48","slug":"analiza-satirike-bracja-i-nxiu-jeten-krifces-gjekmarkaj-protesta-e-merziti-babon-mos-befshin-hajer-edhe-atje-mbi-vlore-teksa-prisje-nje-shirit-si-bisht-kali-te-zuri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-satirike-bracja-i-nxiu-jeten-krifces-gjekmarkaj-protesta-e-merziti-babon-mos-befshin-hajer-edhe-atje-mbi-vlore-teksa-prisje-nje-shirit-si-bisht-kali-te-zuri\/","title":{"rendered":"Analiza satirike\/ \u201cBra\u00e7ja i nxiu jet\u00ebn Krifc\u00ebs!\u201d- Gjekmarkaj: Protesta e m\u00ebrziti Babon! Mos b\u00ebfshin haj\u00ebr edhe atje mbi Vlor\u00eb teksa prisje nj\u00eb shirit si bisht kali t\u00eb zuri\u2026"},"content":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ<\/p>\n<p>Babo, kronika e s\u00eb enjtes filloi q\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Qerret ! Pse do thuash ti ?! Po ja meqen\u00ebse ti i p\u00ebrkufizon fenomenet dhe i b\u00ebn ato terbiet ose ju hap rrug\u00ebn po ti rr\u00ebfej.\u00a0Teksa prisja t\u00eb piqesha me Salian\u00eb dhe shihja nj\u00eb pllaj\u00eb me bar ku lagjia do i b\u00ebnte monumentin, pasi Xhafa ta d\u00ebnoj\u00eb politikisht si kulak ma prishen meditimin nj\u00eb grup \u00e7amarrokesh!<\/p>\n<p>Ata ishin shtat\u00eb a tet\u00eb\u00a0 t\u00eb asaj moshe edhe ziheshin me ca t\u00eb rritur q\u00eb u kishin z\u00ebn\u00eb fush\u00ebn ! Nja dy flisnin me th , th, th sikur t\u00eb ishin deputet ! \u00c7apkeni thoshte \u201d babi im \u00ebsht\u00eb i pathur, ai e blen futhen\u201d! Tjetri po aq mburrej \u201cbabi im \u00ebsht\u00eb m\u00eb i pathuri i Qerretit\u201d ! Qerratenjt\u00eb ja dinin kimin\u00eb paras\u00eb dhe me kutin e saj ballafaqoheshin me realitetin dhe t\u00eb rriturit.<\/p>\n<p>Dita n\u00eb parlament filloi e zymt\u00eb ! Mungoje ti po edhe udh\u00ebheq\u00ebsja jon\u00eb e dashur Joride e cila me Orjolen si dy shoqeni e motrani jan\u00eb n\u00eb Amerike ! Mungesa e saj me lejonte t\u00eb shihja vetem mjekrren e Gaz Bardhit dhe ti ndieja r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb penges\u00ebs q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebta muaj. S\u00eb brendshmi me zu vaji nga malli.<\/p>\n<p>Anash syri me zinte vet\u00ebm koken e Taos\u00a0 (sot pa shprehi) dhe vendin bosh t\u00eb Etildes .Ish kryeministri\u00a0 Majko dukej si Lek Dukagjini, pasi Skenderbeu vojt, shikimin vrer, mendimin zeher.<\/p>\n<p>Mimi di Puccini m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb hasha dhe syt\u00eb i nxjerrin xixa kur me kqyrte pa sevda. Si dreq i dukem. Pse thua Babo ??<\/p>\n<p>\u00c7\u2019 t\u00eb llafos m\u00eb par\u00eb. Bra\u00e7ja i nxiu jet\u00ebn Krifces. \u00c7do e enjt\u00eb hapet me Erin q\u00eb sok\u00ebllin e Frida q\u00eb p\u00ebrp\u00eblitet e skuqur ! M\u00eb mir\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga Akademia nja dy tre dhi e dele a ndonj\u00eb cjap zamani e ti sjell\u00eb n\u00eb interpelanc\u00eb se nuk ja del dot t\u00eb uruarit. Bora pyeste po ky xhaxhi Eri i shkurter a e di q\u00eb Babo i gjat\u00eb merzitet nga keto\u00a0 ligesira?<\/p>\n<p>Kendej nga qeveria rri pa merak. Tezja ka q\u00ebn\u00eb e zymt\u00eb q\u00eb n\u00eb sabah. Me nj\u00eb\u00a0 velenx\u00eb t\u00eb murrme mbi krah thurte nj\u00eb triko si Penelopa. Niko mes saj Margeritit dhe fjalimit t\u00eb Krifces nuk e kishte shikimin e ngroht\u00eb. Si brym\u00eb serioziteti i Tezes e kishte kallkanosur ndersa uturima e Bra\u00e7es si sulm i Traktatit t\u00eb Varshaves.Po kur me Margeritin \u00e7u\u00e7uriti pakez si manushaqe ne gur zu fill buz\u00ebqeshja dhe Niko i harroi merzite e jetes. Margeriti sot pertonte t\u00eb qeshte.<\/p>\n<p>E zura n\u00eb korridor Nikon e qortova , i thashe ik more edepsez maleve merr nj\u00eb lopat\u00eb e fik zjarre n\u00eb mos beju shurren.<\/p>\n<p>Elisa, Babo si n\u00ebn\u00eb e dashur i thirri evleterit Bledin dhe Tigrushin , i keshilloi dhe porosit\u00eb e tua u dha. Ata me pervujtni i moren dhe u b\u00ebn\u00eb er\u00eb. Delina ka q\u00ebn\u00eb e gezuar sot Babo. Ajo her\u00eb buzeqesh her\u00eb qesh dhe her\u00eb b\u00ebn sikur mendohet.<\/p>\n<p>Njeriu i mir\u00eb Ulsi, m\u00eb i mir i krejtve,\u00a0 ishte me \u00e7ehre t\u00eb r\u00ebnd\u00eb derisa Bela zbriti nga ret\u00eb\u00a0 sot plot nur e aur\u00eb . Ajo i ktheu sh\u00ebndin e gazin. E kishte zeherosur vetmia ndaj gjet pak rehati e paqe.<\/p>\n<p>Tigrushi ka prap\u00eb merzira. N\u00eb \u00ebndrra i dalin t\u00eb vdekur q\u00eb firmosin p\u00ebr inceneratoret dhe n\u00eb vesh i ushton thirrja Tigruuuush , ministrush Babo ka th\u00ebn\u00eb vetem dy metra do kemi n\u00eb t\u00eb pertejmen ndersa ti lyp nj\u00eb ferm\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb ndaj ule tahmahin.<\/p>\n<p>N\u00eb kafen e Parlamentit aty ku ne japim maksimumin po flisnim p\u00ebr protest\u00ebn Babo. Sikur t\u00eb ka merzitur caz\u00eb. Mos b\u00ebfshin hajer edhe atje mbi Vlor\u00eb teksa prisje nj\u00eb shirit si bisht kali t\u00eb zu lajmi dhe t\u00eb turbulluan miden\u00eb. Sazexhinj\u00ebt dhe kengetar\u00ebt q\u00eb si n\u00eb Skerfic\u00eb kishin ardhur i d\u00ebbove. Ata nuk po kuptonin m\u00eb. P\u00ebr lavdin\u00eb e b\u00ebmat e tua me guna e fustanella u ngjiten deri n\u00eb maj\u00eb e lanet i b\u00ebre. Po ti gun\u00ebn p\u00ebr mbi tela hodhe sikur asgj\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb.<\/p>\n<p>Fatja ndon\u00ebse i merzitur me mua ishte i gezuar me t\u00eb tjeret. I shetiti t\u00eb gjitha tavolinat duke i l\u00ebn\u00eb pa frym\u00eb koleg\u00ebt me idet\u00eb q\u00eb nuk i mbarojn\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Grida hukatej n\u00eb gaz a\u00a0 nga zukamat e Dash Sules nga lart a nga ato t\u00eb Bardhit n\u00eb an\u00eb p\u00ebr t\u00eb relativizuar seriozitetin e paq\u00ebn\u00eb t\u00eb asaj salle sot se ciles ti i jep marifet , bereqet e lezet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ Babo, kronika e s\u00eb enjtes filloi q\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Qerret ! Pse do thuash ti ?! Po ja meqen\u00ebse ti i p\u00ebrkufizon fenomenet dhe i b\u00ebn ato terbiet ose ju hap rrug\u00ebn po ti rr\u00ebfej.\u00a0Teksa prisja t\u00eb piqesha me Salian\u00eb dhe shihja nj\u00eb pllaj\u00eb me bar ku lagjia do i b\u00ebnte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":271476,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-271472","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/271472","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=271472"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/271472\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/271476"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=271472"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=271472"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=271472"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}