{"id":271739,"date":"2022-07-15T14:33:15","date_gmt":"2022-07-15T12:33:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=271739"},"modified":"2022-07-15T14:33:15","modified_gmt":"2022-07-15T12:33:15","slug":"mandati-i-ministres-shehaj-olta-xhacka-perfiton-drejtperdrejt-nga-kunata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mandati-i-ministres-shehaj-olta-xhacka-perfiton-drejtperdrejt-nga-kunata\/","title":{"rendered":"Mandati i ministres, Shehaj: Olta Xha\u00e7ka p\u00ebrfiton drejtp\u00ebrdrejt nga kunata"},"content":{"rendered":"<p>Duke folur n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve, deputeti i PD-s\u00eb, Agron Shehaj \u00ebsht\u00eb shprehur se ministrja e Jashtme, Olta Xha\u00e7ka \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese direkte e investimit strategjik t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga bashk\u00ebshorti i saj, Artan Ga\u00e7i.<\/p>\n<p>Shehaj \u00ebsht\u00eb shprehur se, Olta Xha\u00e7ka p\u00ebrfiton direkt p\u00ebrmes kunat\u00ebs s\u00eb saj (bashk\u00ebjetuesja e v\u00ebllait).<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e deputetit t\u00eb PD-s\u00eb, Agron Shehaj:<\/p>\n<p>E nderuar Kryetare,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni q\u00eb t\u00eb sqaroj k\u00ebt\u00eb K\u00ebshill por dhe opinion publik, se prania ime k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebgjes\u00eb, nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb bind K\u00ebshillin se deputetja Olta Xhacka \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb, sepse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompetenc\u00eb ekskluzive e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Prania ime k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb K\u00ebshill \u00ebsht\u00eb t\u00eb sqaroj dhe v\u00ebrtetoj se mocioni i firmosur nga 15 deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmbush t\u00eb gjitha kushtet e parashikuara nga Kushtetuta, vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit, dhe si rrjedhoj\u00eb, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb i detyruar te p\u00ebrcjelle pa vonese k\u00ebrkes\u00ebn e deputeteve p\u00ebr gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u00eb sqaroj se n\u00eb thelb dy k\u00ebrkesat e paraqitura kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim dhe mendoj se ato nga pik\u00ebpamja ligjore apo juridike jan\u00eb sigurisht t\u00eb bazuara dhe duhen d\u00ebrguar absolutisht para Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb me lejoni t\u00eb sqaroj shkurtimisht, dy momente thelb\u00ebsore, t\u00eb cilat na dallojn\u00eb nga k\u00ebrkesa e deputet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li>Nje nga elementet kryesore te kerkeses tone, qe na dallon nga kerkesa e kolegeve tane, eshte perdorimi i znj Suton nga ana e deputetes Xhacka per te fshehur shkeljen e pikes 3 te nenit 70 te Kushtetutes.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Deputetja Xhacka dhe bashkeshorti i saj kerkuan te paraqesin z.Sutton si investitore strategjike por ne kemi sjelle prova qe tregojne se ajo nuk eshte nje investitore e huaj por eshte thjesht kunata e deputetes xhackes.<\/p>\n<p>Znj. Suton nuk eshte investitore sepse nuk ka asnje pervoje ne biznes dhe as mjetet financiare per te kryer nje investim te tille. Znj Sutton eshte shpallur investitore strategjike sepse ajo eshte pjese e familjes Xhacka si provohet qartesisht nga adresa vendbanimit e perbashket e vetedeklaruar nga ana e vellait te Xhackes dhe znj, Sutton, postimet ne rrjetet sociale dhe intervista ne media e bashkeshortit te ministres.<\/p>\n<p>Me pak fjale, kemi faktuar q\u00eb zj. Xha\u00e7ka, jo vet\u00ebm ka shkelur Kushtetut\u00ebn, por ajo e ka ditur shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkelje t\u00eb till\u00eb, dhe me veprime fiktive, t\u00eb simuluara, \u00ebsht\u00eb munduar ta fsheh\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje fiktive me kunat\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Pra, ndryshe nga \u00e7do precedent i m\u00ebparsh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt deputet\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb me faj kur kan\u00eb shkelur k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb ligjore, zj. Xha\u00e7ka e ka shkelur dispozit\u00ebn me dashje dhe q\u00ebllim, sepse e ka ditur q\u00eb po e shkelte dhe \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb fsheh\u00eb q\u00ebllimisht k\u00ebt\u00eb fakt. Q\u00ebllimi i rregullimit kushtetues t\u00eb nenit 70 t\u00eb Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb ushtrimin e mandatit t\u00eb lir\u00eb nga ana e deputetit, p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb ai do t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb interes t\u00eb popullit dhe jo n\u00eb interesin e tij personal ose t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb caktuar. Me k\u00ebt\u00eb veprim, deputetja Xha\u00e7ka ka c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb besimin e publikut, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb dhe thelbi i dispozit\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Se dyti, ne vler\u00ebsojm\u00eb se deputetja Olta Xha\u00e7ka, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb shtetasit Artan Ga\u00e7i, ka p\u00ebrfituar drejtp\u00ebrdrejt nga pasuria publike, n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet e pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 70 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Ne nuk e bazojm\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb, tek konflikti i interesit apo tek legjislacioni i posa\u00e7\u00ebm q\u00eb rregullon k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, por jemi t\u00eb bindur se provat dhe faktet tregojn\u00eb se deputetja ka p\u00ebrfituar nga pasuria publike. Pra, ndryshe nga impostimi q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb koleg\u00ebt e tjer\u00eb, si rrjedhoje edhe e faktimit te marreveshjes fiktive midis bashkeshortit dhe kunates se deputetes Xhacka, ne vler\u00ebsojm\u00eb se shkelja e pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 70 t\u00eb Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb flagrante.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Sigurisht q\u00eb deputetja me grupin e saj parlamentar, pretendojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, por k\u00ebt\u00eb kontradikt\u00eb, duhet ta zgjidh\u00eb Gjykata Kushtetuese dhe jo Kuvendi.<\/p>\n<p>Vendimi nr. 7, dat\u00eb 24.02.2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, i cili midis t\u00eb tjerash ka interpretuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare p\u00ebrmbajtjen e pik\u00ebs 4 t\u00eb nenit 70 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, duke arsyetuar midis t\u00eb tjerash se: \u201c(\u2026)N\u00eb t\u00eb tilla raste Kuvendi, n\u00ebp\u00ebrmjet K\u00ebshillit p\u00ebr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, verifikon n\u00ebse mocioni i paraqitur plot\u00ebson k\u00ebrkesat juridiko-formale, si\u00e7 jan\u00eb numri i an\u00ebtar\u00ebve n\u00ebnshkrues, ekzistenca e dokumentacionit, prova\u201d, etj<\/p>\n<p>Kuvendi n\u00eb k\u00ebto raste nuk mund t`i hyj\u00eb themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, pra vler\u00ebsimit n\u00ebse veprimet konkrete t\u00eb pretenduara t\u00eb kryera nga deputeti jan\u00eb t\u00eb papajtueshme me mandatin e tij, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb kompetencat q\u00eb kushtetut\u00ebb\u00ebr\u00ebsi ia ka njohur vet\u00ebm Gjykat\u00ebs Kushtetuese.\u201d<\/p>\n<p>Sigurisht p\u00ebr arsyetimin ligjor dhe faktik mund t\u00eb lexoni k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb ne kemi paraqitur, por q\u00eb sikund\u00ebr e thash\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb tagrin e k\u00ebtij K\u00ebshilli apo Kuvendi ta shqyrtoj\u00eb n\u00eb themel k\u00ebt\u00eb, por vet\u00ebm nga pikepamja formale.<\/p>\n<p>Jam marre me kete ceshtje nga fillimi i muajit mars, duke e denoncuar ne publik, ne media, ne konference per shtyp nga Partia Demoktratike, me kerkese per informacione nga AIDA e cila me ka mohuar te dhenat ne lidhje me kete ceshtje, me kerkese per interpelance me kryeministrin i cili po ashtu refuzoi te pergjigjej dhe se fundmi me kerkesen per heqjen e mandatit.<\/p>\n<p>Gjithe kjo, sepse eshte e papranueshme se si ministrja e Jashtme mori nje pasuri publike ne perdorim me vendim te qeverise ne te cilen ajo vete ben pjese duke perdorur kunaten e saj. Eshte e gjithashtu e paimagjinueshme se si kryeministri i Shqiperise shpall investitor strategjik bashkeshortin e ministres dhe automatikisht ministren.<\/p>\n<p>Por me skandaloze eshte pershtatja e vendimit nga kryeministri Rama per te ndihmuar ministren xhacka te fshehe perfitimet dhe shkeljen e Kushtetutes duke perdorur fiktivisht nje familjar.<\/p>\n<p>Perfitimi korruptiv per ministren Xhacka dhe familjen e saj nuk eshte vetem vendosja e disa cadrave ne plazh sic tentohet te banalizohet, por se me shpalljen e kompanive te familjes xhacka si investitore strategjike, familja Xhacka perfiton nga shteti shqiptar; faljen e taksave per 30 vjet, ndertimin e rruges, kanalizime, ujesjellesit, dhe perdorimi i prones publike per 30 vjet. Te gjitha keto perfitime e tejkalojne vleren e 1 milione eurove. Keto jane vetem perfitime materiale, pa llogaritur perfitimet e tjesa si lehtesira ne procedura, konsolidimi i prones, etj.<\/p>\n<p>Skandali Xhacka eshte nje rast qe kerkon te institucionalizoje korrupsionin duke legjitimuar perfitimet direkte ne favore te antareve te qeverise, kjo eshte arsyeja pse Xhacka duhet ndeshkuar fillimisht nga Gjykata Kushtetuese me heqjen e mandatit dhe me pas duhet hetuar penalisht nga SPAK-u.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb un\u00eb k\u00ebrkoj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb kan\u00eb paraqitur k\u00ebrkesen, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo ti p\u00ebrcillet p\u00ebr shqyrtim, sipas dispozitave kushtetuese dhe interpretimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, k\u00ebsaj t\u00eb fundit, sa m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebt\u00eb papajtueshm\u00ebri q\u00eb zj. Xha\u00e7ka ka me mandatin e deputetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke folur n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve, deputeti i PD-s\u00eb, Agron Shehaj \u00ebsht\u00eb shprehur se ministrja e Jashtme, Olta Xha\u00e7ka \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese direkte e investimit strategjik t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga bashk\u00ebshorti i saj, Artan Ga\u00e7i. Shehaj \u00ebsht\u00eb shprehur se, Olta Xha\u00e7ka p\u00ebrfiton direkt p\u00ebrmes kunat\u00ebs s\u00eb saj (bashk\u00ebjetuesja e v\u00ebllait). Deklarata e plot\u00eb e deputetit t\u00eb PD-s\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":187690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-271739","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/271739","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=271739"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/271739\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=271739"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=271739"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=271739"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}