{"id":271868,"date":"2022-07-16T12:41:53","date_gmt":"2022-07-16T10:41:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=271868"},"modified":"2022-07-16T12:41:53","modified_gmt":"2022-07-16T10:41:53","slug":"reagoni-urgjent-100-mije-te-prekur-meta-leter-rames-manjes-e-spak-ut-te-mbrohen-qytetaret-debitore-nga-subjektet-financiare-jo-banka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/reagoni-urgjent-100-mije-te-prekur-meta-leter-rames-manjes-e-spak-ut-te-mbrohen-qytetaret-debitore-nga-subjektet-financiare-jo-banka\/","title":{"rendered":"\u201cReagoni urgjent, 100 mij\u00eb t\u00eb prekur\u201d! Meta let\u00ebr Ram\u00ebs, Manj\u00ebs e SPAK-ut: T\u00eb mbrohen qytetar\u00ebt debitor\u00eb nga subjektet financiare jo banka"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta iu \u00ebsht\u00eb drejtuar sot me nj\u00eb let\u00ebr kryeministrit Edi Rama, Kuvendit, Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, SPAK-ut, kreut t\u00eb policis\u00eb dhe disa zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, duke iu k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb sa m\u00eb shpejt p\u00ebr mbrojtjen e qytetar\u00ebve q\u00eb identifikohen si debitor\u00eb nga subjektet financiare jo banka.<\/p>\n<p>LETRA E PLOT\u00cb:<\/p>\n<p>L\u00ebnda: Mbi nevoj\u00ebn e ushtrimit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes efektive n\u00eb mbrojtje t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb identifikohen si debitor\u00eb nga subjektet financiare jo banka.<\/p>\n<p>KUVENDIT T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>BANK\u00cbS S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>KRYEMINISTRIS\u00cb<\/p>\n<p>MINISTRIS\u00cb S\u00cb DREJT\u00cbSIS\u00cb<\/p>\n<p>MINISTRIS\u00cb S\u00cb FINANCAVE DHE EKONOMIS\u00cb<\/p>\n<p>PROKURORIS\u00cb S\u00cb P\u00cbRGJITHSHME<\/p>\n<p>PROKURORIS\u00cb S\u00cb POSA\u00c7ME KUND\u00cbR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT T\u00cb ORGANIZUAR (SPAK)<\/p>\n<p>DREJTORIS\u00cb S\u00cb P\u00cbRGJITHSHME T\u00cb POLICIS\u00cb S\u00cb SHTETIT<\/p>\n<p>AVOKATIT T\u00cb POPULLIT<\/p>\n<p>AUTORITETIT T\u00cb MBIK\u00cbQYRJES FINANCIARE<\/p>\n<p>AGJENCIS\u00cb S\u00cb MBROJTJES S\u00cb KONSUMATORIT<br \/>\nTiran\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebr dijeni: DHOM\u00cbS KOMB\u00cbTARE T\u00cb P\u00cbRMBARUESVE GJYQ\u00cbSOR\u00cb PRIVAT\u00cb<\/p>\n<p>QENDR\u00cbS \u201cKONSUMATORI SHQIPTAR\u201d<\/p>\n<p>DHOM\u00cbS KOMB\u00cbTARE T\u00cb AVOKATIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<br \/>\nTiran\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar,<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb njohur me nj\u00eb shqet\u00ebsim tep\u00ebr serioz t\u00eb ngritur nga Q\u00ebndra \u201cKonsumatori shqiptar\u201d, p\u00ebrmes shkres\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb dat\u00ebs 11.02.2022. Me problematik\u00ebn e paraqitur shkres\u00ebrisht prej k\u00ebsaj qendre n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb konsumatorit, jam njohur nga af\u00ebr edhe n\u00eb takimin e zhvilluar me drejtues t\u00eb k\u00ebsaj qendre n\u00eb dat\u00ebn 22.02.2022, ku m`u parashtruan raste konkrete t\u00eb vendimeve jo transparente t\u00eb institucioneve financiare jo banka, p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve t\u00eb prapambetura prej konsumator\u00ebve. Kjo \u00e7\u00ebshtje evidenton problematika t\u00eb ndryshme ve\u00e7an\u00ebrisht lidhur me faktin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs dhe dijenis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb konsideruar si \u201cdebitor\u00eb\u201d p\u00ebr detyrime financiare, e q\u00eb po shkaktojn\u00eb nj\u00eb tronditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike, sociale dhe psikologjike, duke cenuar cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb shum\u00eb familjeve shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr dhe lidhur me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn problematik\u00eb, jam njohur dhe me shqet\u00ebsimet dhe q\u00ebndrimet m\u00eb t\u00eb fundit publike t\u00eb ngritura nga Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbaruesve Gjyq\u00ebsor\u00eb Privat\u00eb , mbi fenomenin e p\u00ebrhapur masivisht t\u00eb mbledhjes s\u00eb detyrimeve nga subjekte q\u00eb shpesh her\u00eb prezantohen edhe me atributet e nj\u00eb p\u00ebrmbaruesi gjyq\u00ebsor, t\u00eb palicensuar dhe\/apo pa mbik\u00ebqyrje t\u00eb organeve shtet\u00ebrore e q\u00eb abuzojn\u00eb me t\u00eb drejtat e debitor\u00ebve; t\u00eb asaj q\u00eb publikisht \u00ebsht\u00eb etiketuar si \u201czhvatje p\u00ebrmes kredis\u00eb\u201d, nga subjekte financiare jo banka, q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e rrept\u00eb, t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebrgjegj\u00ebse; apo si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe publike, fenomeni i shoq\u00ebrive tregtare q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me institucionet financiare jo banka dhe ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb duke keqp\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb nxjerra nga data baza shtet\u00ebrore, p\u00ebr t`u p\u00ebrdorur m\u00eb pas si nj\u00eb mjet \u201cshantazhi\u201d p\u00ebr shlyerjen e shumave, origjina, v\u00ebrtet\u00ebsia, apo vlera reale e t\u00eb cilave vihet n\u00eb dyshim.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto shqet\u00ebsime t\u00eb ngritura publikisht, prita n\u00eb nj\u00eb takim edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb P\u00ebrmbaruesve Gjyq\u00ebsor\u00eb Privat\u00eb . U njoha prej tyre me shqet\u00ebsimet e mij\u00ebra qytetar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht nga shtresat n\u00eb nevoj\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt hasin v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet e shitura si t\u00eb transferuara, p\u00ebr t`u mbledhur m\u00eb pas nga institucione financiare jobankare, n\u00eb munges\u00eb transparence, duke shkaktuar pasoja t\u00eb r\u00ebnda ekonomike dhe sociale p\u00ebr k\u00ebta qytetar\u00eb. Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim m`u vun\u00eb n\u00eb dispozicion kopje e akteve shkresore p\u00ebrmes t\u00eb cilave Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbaruesve Gjyq\u00ebsor\u00eb Privat\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2021-2022 ka k\u00ebrkuar dhe ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni instancat respektive shtet\u00ebrore (si Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, K\u00ebshillin e Ministrave, Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ministrin\u00eb e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb etj.), p\u00ebrmes t\u00eb cilave ka k\u00ebrkuar jo vet\u00ebm trajtimin administrativ, por dhe hetimin penal t\u00eb problematikave t\u00eb shfaqura e t\u00eb rasteve t\u00eb evidentuara prej tyre si shkelje e ligjit.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar drejtues t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore,<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimet dhe shqet\u00ebsimet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb b\u00ebra publike nga Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbaruesve Gjyq\u00ebsor\u00eb Privat\u00eb, por dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera t\u00eb b\u00ebra publike n\u00eb median e shkruar, elektronike dhe at\u00eb vizive, informojn\u00eb me t\u00eb dh\u00ebna konkrete p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb tep\u00ebr alarmante, nj\u00eb akuz\u00eb publike p\u00ebr lejimin e nj\u00eb aktiviteti t\u00eb mashtrimit publik , e cila k\u00ebrkon domosdoshm\u00ebrisht q\u00eb institucionet publike p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb shpejt\u00eb dhe publik, real dhe t\u00eb ndjesh\u00ebm, duke nisur fillimisht nga nj\u00eb verifikim i situat\u00ebs dhe shtrirjes s\u00eb saj. P\u00ebr fat t\u00eb keq deri m\u00eb tani, t\u00eb pakt\u00ebn publikisht, nuk konstatoj t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 kall\u00ebzimit penal q\u00eb Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkurt 2020 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebri, administrator\u00eb dhe funksionar\u00eb t\u00eb disa prej k\u00ebtyre shoq\u00ebrive t\u00eb mikrokreditit t\u00eb licencuara, q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb . Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, nuk gjendet nj\u00eb informacion publik q\u00eb t\u00eb informoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb hetim penal, apo ka p\u00ebrfunduar dhe cila \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e p\u00ebrfundimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq, por dhe media vizive, e shkruar dhe elektronike ka denoncuar publikisht k\u00ebto fenomene, por s\u00ebrish nuk kam konstatuar ndonj\u00eb reagim apo angazhim serioz t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr verifikimin, ndjekjen apo marrjen e masave, administrative, penale, apo dhe legjislative n\u00ebse do ishte e nevojshme, p\u00ebr t\u00eb frenuar \u00e7do situat\u00eb q\u00eb realisht paraqet rrezik potencial p\u00ebr d\u00ebmtimin gjer\u00ebsisht t\u00eb interesave t\u00eb shtetasve apo t\u00eb financave publike. Si\u00e7 prezantohet nga k\u00ebto dy organizma si Qendra \u201cKonsumatori shqiptar\u201d dhe b\u00ebhet publike nga q\u00ebndrimet dhe denoncimet e Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb P\u00ebrmbaruesve Gjyq\u00ebsor\u00eb Privat\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto veprime \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb d\u00ebmtim serioz t\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrballen p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me pasoja t\u00eb shum\u00ebfishta financiare, psikologjike dhe sociale.<\/p>\n<p>Sipas q\u00ebndrimeve publike t\u00eb Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb P\u00ebrmbaruesve Gjyq\u00ebsor\u00eb Privat\u00eb, mashtrimi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb fenomen masiv dhe prej e k\u00ebsaj skeme mund t\u00eb jen\u00eb prekur 10 mij\u00eb, 30 mij\u00eb, apo 100 mij\u00eb qytetar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb organi i prokuroris\u00eb ka dy vite q\u00eb heton lidhur me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb k\u00ebsaj natyre dhe ndaj disa subjekteve, por ende pa ndonj\u00eb rezultat konkret t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjith\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, si President i Republik\u00ebs, duke konstatuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb apatie t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, n\u00eb respekt t\u00eb parimeve dhe t\u00eb drejtave themelore t\u00eb mbrojtura nga Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe legjislacioni shqiptar n\u00eb fuqi, ju drejtohem me k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar angazhimin tuaj p\u00ebr verifikimin n\u00eb themel dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese t\u00eb k\u00ebtij fenomeni; evidentimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebr \u00e7do shkel\u00ebs t\u00eb ligjit; mbik\u00ebqyrjen me efikasitet t\u00eb k\u00ebtij tregu dhe marrjen e masave p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit t\u00eb mbledhjes s\u00eb detyrimeve vet\u00ebm nga subjektet t\u00eb licencuara dhe si\u00e7 p\u00ebrcakton ligji, duke mund\u00ebsuar k\u00ebshtu mjete mbrojt\u00ebse procedurale p\u00ebr qytetar\u00ebt; marrjen e masave t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr goditjen e \u00e7do fenomeni q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb ligjit; apo dhe evidentimin e mang\u00ebsive apo boshll\u00ebqeve n\u00eb kuadrin rregullator, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb arrihet pa vones\u00eb, n\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb arsyeshme, ku m\u00eb s\u00eb pari t\u00eb frenohet kjo situat\u00eb, t\u00eb evidentohen mang\u00ebsit\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, gjithmon\u00eb n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb, k\u00ebrkon v\u00ebmendje dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb institucionale, nga secili prej institucioneve shtet\u00ebrore q\u00eb ka detyr\u00eb si licencimin dhe mbik\u00ebqyrjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb subjekteve q\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e mikrokredis\u00eb, apo t\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebrmbarimor, p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e m\u00ebtejshme t\u00eb k\u00ebtij fenomeni q\u00eb rrezikon apo mund t\u00eb jet\u00eb kthyer n\u00eb plag\u00eb p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, q\u00eb detyrohet t\u00eb marr\u00eb kredi p\u00ebr mbijetes\u00eb.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb por dhe Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, kan\u00eb autoritetin q\u00eb t\u00eb verifikojn\u00eb sipas fush\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb gjitha ankesat q\u00eb lidhen me subjektet financiare jo banka dhe t\u00eb gjitha indiciet q\u00eb lidhen me veprimtari t\u00eb paligjshme n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrmes aplikimit t\u00eb praktikave t\u00eb ndaluara apo\/dhe mashtruese, q\u00eb p\u00ebrdorin dhe ushtrojn\u00eb mjete apo procedura t\u00eb panjohura nga ligji material dhe procedural; q\u00eb aplikojn\u00eb trysni, presion p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb aplikimin e interesave shproporcionale p\u00ebr rritjen e detyrimeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive; dhe t\u00eb marrin masa konform ligjit ndaj subjekteve q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb abuzuar me to, kan\u00eb ushtruar veprimtarin\u00eb e tyre n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, apo n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtet dhe kriteret p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb licencuara k\u00ebto subjekte.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, si autoriteti licensues dhe mbik\u00ebqyr\u00ebs i bankave, por dhe i subjekteve t\u00eb tjera t\u00eb mikrokredis\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb sipas Kushtetut\u00ebs dhe ligjit, rolin mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb saj, duke p\u00ebrdorur n\u00eb koh\u00ebn e duhur dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive dy instrumente kryesore t\u00eb saj, si at\u00eb p\u00ebr rregullimin dhe vendosjen e standardeve dhe politikave q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb funksionimin sipas ligjit t\u00eb k\u00ebtyre subjekteve, ashtu dhe verifikimin dhe vler\u00ebsimin n\u00ebse subjektet e licencuara prej saj p\u00ebrgjat\u00eb zhvillimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre, kan\u00eb ndjekur dhe zbatuar standardet dhe politikat e vendosura nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, apo jo.<br \/>\nGjithashtu, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb \u00e7do veprimtari e paligjshme t\u00eb hetohet dhe t\u00eb vihen jo vet\u00ebm para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb civile\/administrative, por edhe p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb gjith\u00eb ato subjekte apo individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb to, n\u00eb rast se p\u00ebrgjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs\/veprimtaris\u00eb kan\u00eb konsumuar vepra penale t\u00eb nd\u00ebshkueshme sipas legjislacionit penal n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb organet e ndjekjes penale duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin funksionin e tyre kushtetues, ku p\u00ebrpos ngarkes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tyre, duhet t\u00eb orientojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb burime njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb gjithansh\u00ebm, objektiv dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me afatet e parashikuara nga legjislacioni procedural penal. Hetimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm diktohet nga r\u00ebnd\u00ebsia e \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb vjen dhe nga shtirja e gjer\u00eb e fenomentit apo\/dhe pasojave negative, q\u00eb nga nj\u00eb nga hetim penal i thelluar mund t\u00eb rezultojn\u00eb veprimtari q\u00eb kryhet n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Ashtu sikund\u00ebr, i b\u00ebj thirrje Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb ngusht\u00ebsisht me Dhom\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb P\u00ebrmbaruesve Gjyq\u00ebsor\u00eb Privat\u00eb, por dhe me Dhom\u00ebn e Avokatis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr zyrat apo individ\u00ebt e licensuar n\u00eb k\u00ebto profesione, q\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb skema t\u00eb pandershme dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha veprimet verifikuese dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb administrative apo penale p\u00ebr p\u00ebrmbaruesit gjyq\u00ebsor\u00eb apo avokat\u00ebt q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb skema p\u00ebr mbledhjen e detyrimeve n\u00eb shkelje t\u00eb procedur\u00ebs, k\u00ebrkesave t\u00eb ligjit, duke shkelur t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00eb dhe ligj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sa m\u00eb sip\u00ebr, n\u00ebse p\u00ebr trajtimin e k\u00ebsaj situate k\u00ebrkohet nd\u00ebrhyrje legjislative apo plot\u00ebsim i kuadrit rregullator me aktet e munguara n\u00ebnligjore, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, K\u00ebshilli i Ministrave, individualisht sipas fush\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, apo n\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet tyre dhe n\u00eb konsultim me gjith\u00eb institucionet e tjera, duhet t\u00eb hartojn\u00eb e paraqesin pa vones\u00eb draft propozimet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb organet vendimmarr\u00ebse, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sakt\u00ebsohet, plot\u00ebsohet, p\u00ebrmir\u00ebsohet, apo forcohet \u00e7do norm\u00eb rregullatore, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb asnj\u00eb subjekt, individ, apo funksionar t\u00eb mos abuzoj\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb normave t\u00eb paqarta rregullatore, munges\u00ebs s\u00eb tyre, apo t\u00eb normave q\u00eb krijojn\u00eb vend p\u00ebr keqinterpretim dhe abuzim.<\/p>\n<p>Si President i Republik\u00ebs, shpreh vullnetin dhe mb\u00ebshtetjen institucionale q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb marr\u00eb v\u00ebmendjen e duhur e institucioneve tuaja, p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb themelt\u00eb e p\u00ebrfundimtare dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkohet nd\u00ebr t\u00eb tjera reagim dhe bashk\u00ebpunim institucional. Bashk\u00eblidhur shqet\u00ebsimet e ngritura s\u00eb fundmi nga Qendra \u201cKonsumatori shqiptar\u201d dhe Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbaruesve Gjyq\u00ebsor\u00eb Privat\u00eb.<\/p>\n<p>Duke ju uruar pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, shpresoj n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb shpejt\u00eb nga ana juaj!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta iu \u00ebsht\u00eb drejtuar sot me nj\u00eb let\u00ebr kryeministrit Edi Rama, Kuvendit, Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, SPAK-ut, kreut t\u00eb policis\u00eb dhe disa zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, duke iu k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb sa m\u00eb shpejt p\u00ebr mbrojtjen e qytetar\u00ebve q\u00eb identifikohen si debitor\u00eb nga subjektet financiare jo banka. LETRA E PLOT\u00cb: L\u00ebnda: Mbi nevoj\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":151505,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-271868","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/271868","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=271868"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/271868\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151505"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=271868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=271868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=271868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}