{"id":272083,"date":"2022-07-18T14:09:39","date_gmt":"2022-07-18T12:09:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=272083"},"modified":"2022-07-18T14:09:39","modified_gmt":"2022-07-18T12:09:39","slug":"ps-depoziton-ne-kuvend-rezoluten-kunder-raportit-te-dick-marty-t-kie-ti-quaje-te-paargumentuara-akuzat-e-tij-per-trafik-organesh-ne-kosove-dhe-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ps-depoziton-ne-kuvend-rezoluten-kunder-raportit-te-dick-marty-t-kie-ti-quaje-te-paargumentuara-akuzat-e-tij-per-trafik-organesh-ne-kosove-dhe-shqiperi\/","title":{"rendered":"PS depoziton n\u00eb kuvend rezolut\u00ebn kund\u00ebr raportit t\u00eb Dick Marty-t: KiE t\u2019i quaj\u00eb t\u00eb paargumentuara akuzat e tij p\u00ebr trafik organesh n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Projektrezoluta<\/p>\n<p>L\u00ebnda: Depozitohet propozimi p\u00ebr nj\u00eb \u201cRezolut\u00eb mbi pabazueshm\u00ebrin\u00eb e pretendimeve p\u00ebr trafikimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb q\u00ebndrimeve tona t\u00eb kahershme p\u00ebr vler\u00ebsimin e legjitimitetit t\u00eb luft\u00ebs heroike e \u00e7lirimtare t\u00eb U\u00c7K dhe duke rishprehur q\u00ebndrimin ton\u00eb se nuk mund t\u00eb vendosen paralele midis masakrave \u00e7njer\u00ebzore, spastrimeve etnike, deportimeve, vrasjeve, p\u00ebrdhunimeve, pla\u00e7kitjeve dhe krimeve t\u00eb luft\u00ebs, nga drejtues dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb makineris\u00eb zyrtare luftarake serbe dhe paramilitar\u00ebt e saj gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe integritetit e kauz\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K si reagim n\u00eb mbrojtje t\u00eb jet\u00ebs dhe liris\u00eb t\u00eb popullit n\u00eb Kosov\u00eb, nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb parimin se \u00e7do dyshim p\u00ebr krime duhet zbardhur nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb sipas parimeve t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor dhe se nuk mund t\u00eb ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje pafund\u00ebsisht n\u00eb hetim por dhe se \u00e7do proces do duhet t\u00eb mbaroj\u00eb dikur, me q\u00ebllim q\u00eb popujt t\u00eb gjejn\u00eb foc\u00ebn t\u00eb pajtohen e jetojn\u00eb s\u00eb bashku duke sh\u00ebruar plag\u00ebt e s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p>Konstatojm\u00eb se pas m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vitesh hetime t\u00eb thelluara nga Task Forca Hetimore Speciale e BE dhe pasardh\u00ebsja e saj, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, pretendimet e ngritura n\u00eb Raportin e Dick Marty (Doc. 12462, dat\u00eb 7 janar 2011), asokohe an\u00ebtar dhe raportues i Komitetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Ligjore dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb APKiE, \u201cp\u00ebr vrasje t\u00eb personave me q\u00ebllim t\u00eb nxjerrjes dhe shitjes s\u00eb organeve t\u00eb tyre dhe trafikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe\/apo n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb Rezolut\u00ebn 1782 (2011) t\u00eb APKiE, pika 1 dhe pika 4, mbeten t\u00eb paargumentuara, t\u00eb paprovuara dhe t\u00eb pabazuara n\u00eb prova dhe fakte e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, duhet t\u00eb konsiderohen si t\u00eb tilla nga t\u00eb gjitha institucionet komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim propozojm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cRezolut\u00eb mbi pabazueshm\u00ebrin\u00eb e pretendimeve p\u00ebr trafikimin e e paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri\u201d, ku i k\u00ebrkojm\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb raport vijues (Follow up Report) dhe si rrjedhoj\u00eb dhe nj\u00eb rishikim t\u00eb Rezolut\u00ebs 1782 (2011), duke rivler\u00ebsuar pretendimet p\u00ebr trafikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe\/apo n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb drit\u00ebn e zhvillimeve q\u00eb kan\u00eb ndodhur gjat\u00eb k\u00ebsaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara, sikurse dhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket angazhimit, gatishm\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe vendosjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu i k\u00ebrkohet Qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb mbetet plot\u00ebsisht e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe identifikuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha krimet e kryera n\u00eb ish-Jugosllavi dhe p\u00ebrs\u00ebrit thirrjen e tij p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarit q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me Mekanizmin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr kryerjen e funksioneve t\u00eb mbetura t\u00eb gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kjo projekt-Rezolut\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn besojm\u00eb se do t\u00eb kemi mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, rikonfimon edhe nj\u00eb her\u00eb sikurse n\u00eb rastet e m\u00ebparshme, vullnetin e pal\u00ebkundur p\u00ebr t\u00eb ndihmuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe mb\u00ebshtetur \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb synon t\u00eb zbuloj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Taulant BALLA<\/p>\n<p>Mimi KODHELI<\/p>\n<p>Klotilda BUSHKA<\/p>\n<p>Etilda GJONAJ<\/p>\n<p>Blendi KLOSI<\/p>\n<p>Etjen XHAFAJ<\/p>\n<p>Petro KOCI<\/p>\n<p>Hatixhe KONOMI<\/p>\n<p>Bardhyl KOLLCAKU<\/p>\n<p>Ilir PENDAVINJI<\/p>\n<p>Arben P\u00cbLLUMBI<\/p>\n<p>Drafti<\/p>\n<p>Duke iu referuar Rezolut\u00ebs 1782 (2011) t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs (\u201cAPKiE\u201d) p\u00ebr \u201cHetimin e pretendimeve p\u00ebr trajtim \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb personave dhe trafikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, e cila bazohej n\u00eb nj\u00eb raport (Doc. 12462, dat\u00eb 7 janar 2011) t\u00eb Dick Marty, (\u201cRaporti\u201d), asokohe an\u00ebtar dhe raportues i Komitetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Ligjore dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb APKiE;<\/p>\n<p>Duke rikujtuar se Raporti u hartua n\u00eb vijim t\u00eb nj\u00eb mocioni p\u00ebr rezolut\u00eb (Dokumenti 11574, dat\u00eb 15 Prill 2008), me autor ish an\u00ebtarin e APKiE, Konstantin Kosachev, Federata Ruse, Grupi Europian Demokrat, bazuar n\u00eb kujtimet e znj. Carla Del Ponte, ish Prokurore e Tribunalit Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Krime Lufte p\u00ebr ish Jugosllavin\u00eb (\u201cICTY\u201d), e cila n\u00eb librin e saj \u201cGjuetia: un\u00eb dhe kriminel\u00ebt e luft\u00ebs\u201d, botuar dy muaj pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe rreth tre muaj pasi kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen si prokurore e ICTY, ngrinte dyshime se pjestar\u00eb, drejtues t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (\u201cU\u00c7K\u201d) kishin kryer trajtime \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb personave dhe trafikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, krime k\u00ebto q\u00eb nuk mund t\u00eb hetosheshin nga ICTY p\u00ebr munges\u00eb juridiksioni si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb mandatit t\u00eb kufizuar n\u00eb koh\u00eb dhe territor t\u00eb k\u00ebsaj gjykate; K\u00ebto pretendime ishin hetuar dhe m\u00eb par\u00eb nga zyra e ICTY, gjat\u00eb mandatit t\u00eb Del Ponte, por nuk ishin gjetur prova p\u00ebr t\u00eb bazuar pretendimet p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtyre krimeve;<\/p>\n<p>Duke n\u00ebnvizuar se Raporti i Dick Marty, n\u00eb vijim t\u00eb pretendimeve t\u00eb ish prokurores Carla Del Ponte dhe mocionit p\u00ebr rezolut\u00eb t\u00eb nisur prej deputetit rus n\u00eb APKiE, Kosachev, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raport faktmbledh\u00ebs apo hetimi, ngre pretendime p\u00ebr trajtim \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb personave dhe trafikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore q\u00eb dyshohen t\u00eb jen\u00eb kryer nga pjestar\u00eb dhe drejtues t\u00eb U\u00c7K ndaj shtetasve serb\u00eb, kosovar\u00eb dhe komunitetit rom apo minoriteteve t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb territorin shqiptar, m\u00eb konkretisht n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: Kuk\u00ebs, Burrel, Rripe, Cahan dhe Fush\u00eb Kruj\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, kryesisht pas qershorit t\u00eb vitit 1999, dhe ka sh\u00ebrbyer si dokumenti ku bazohen rekomandimet n\u00eb Rezolut\u00ebn 1782 (2011) e APKiE, drejtuar vendeve an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Bashkimit Europian dhe organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb dhe mbi t\u00eb cilin u realizuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nismash kushtetuese dhe\/ose ligjore dhe rregullatore si dhe veprimtari institucionale n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe Bashkimin Evropian (EULEX), sic p\u00ebrshkruhen n\u00eb vijim n\u00eb k\u00ebt\u00eb Rezolut\u00eb;<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar Kuvendin e Kosov\u00ebs q\u00eb pati vullnetin politik, edhe pse disa prej atyre t\u00eb cil\u00ebt votuan ishin t\u00eb akuzuarit e krimeve t\u00eb pretenduara n\u00eb Raportin e Dick Marty, p\u00ebr t\u00eb miratuar amendamentin kushtetues n.24 t\u00eb Gushtit 2015 q\u00eb parashikoi krijimin e dhomave t\u00eb specializuara p\u00ebr ndjekjen penale mbi pretendimet q\u00eb lidhen me cfar\u00eb raportohet n\u00eb Raportin e Dick Marty dhe q\u00eb ishte objekt hetimi edhe nga Task Forca Hetimore Speciale e Bashkimit Europian ngritur sipas vendimit t\u00eb Majit 2011 t\u00eb Komitetit Politik dhe Siguris\u00eb s\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr disa ndryshime n\u00eb planin operacional t\u00eb EULEX, n\u00eb vijim t\u00eb Rezolut\u00ebs 1782 (2011) t\u00eb APKiE;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se veprimin e klas\u00ebs politike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr amendamentin kushtetues n.24 t\u00eb Gushtit 2015, e vler\u00ebsoi dhe APKiE n\u00eb Rezolut\u00ebn 2094 (2016) \u201cSituata n\u00eb Kosov\u00eb dhe roli i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs\u201d, e cila n\u00eb pik\u00ebn 3, thot\u00eb shprehimisht se: \u201cAsambleja mir\u00ebpret miratimin nga Kuvendi i Kosov\u00ebs t\u00eb amendamenteve kushtetuese t\u00eb cilat i hap\u00ebn rrug\u00ebn krijimit t\u00eb dhomave t\u00eb specializuara p\u00ebr ndjekjen penale t\u00eb rasteve t\u00eb hetuara nga Task Forca Hetimore Speciale, si vazhdim i Rezolut\u00ebs s\u00eb Asambles\u00eb 1782 (2011) p\u00ebr hetimin e pretendimeve p\u00ebr trajtim \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb personave dhe trafikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Kosov\u00eb. Asambleja e konsideron k\u00ebt\u00eb vendim si nj\u00eb hap drejt pajtimit dhe nj\u00eb shenj\u00eb e gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb pushtetit p\u00ebr t\u00eb luftuar mosnd\u00ebshkimin.<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar dhe rikujtuar gjithashtu se n\u00eb zbatim t\u00eb amendamentit kushtetues, si dhe Ligjit Nr. 04\/L -274 \u201cP\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb mes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian p\u00ebr sundim t\u00eb ligjit n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, Kuvendi i Kosov\u00ebs miratoi dhe Ligjin Nr. 05\/L -053 \u201cP\u00ebr dhomat e specializuara dhe zyr\u00ebn e prokurorit t\u00eb specializuar\u201d, duke i dh\u00ebn\u00eb juridiksionin k\u00ebtyre organeve t\u00eb pavarura dhe t\u00eb p\u00ebrkohshme, pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb s\u00eb cilave nuk ka shtetas kosovar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb hetuar e ushtruar ndjekjen penale p\u00ebr krimet e supozuara q\u00eb jan\u00eb raportuar n\u00eb Raportin e Dick Marty dhe q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe objekt i hetimeve penale t\u00eb kryera nga Task Forca Hetimore Speciale e Bashkimit Europian;<\/p>\n<p>Duke n\u00ebnvizuar se as Task Forca Hetimore Speciale e Bashkimit Europian e kryesuar nga Clint Williamson, e autorizuar n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb penal mbi akuzat p\u00ebr vrasje t\u00eb personave me q\u00ebllim t\u00eb nxjerrjes dhe shitjes s\u00eb organeve t\u00eb tyre, nuk gjeti kurr\u00eb prova dhe fakte n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pretendimeve n\u00eb Raportin e Dick Marty;<\/p>\n<p>Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se as Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht individ\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb supozuara n\u00eb raportin e Dick Marty, n\u00eb asnj\u00eb prej hetimeve t\u00eb saj e n\u00eb asnj\u00eb prej aktakuzave q\u00eb u ngrit\u00ebn kund\u00ebr ish-drejtuesve t\u00eb U\u00c7K n\u00eb vitin 2020, nuk p\u00ebrmend asnj\u00eb rast q\u00eb t\u00eb lidhet me trafikimin e organeve njer\u00ebzore;<\/p>\n<p>Duke theksuar gatishm\u00ebrin\u00eb dhe vullnetin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar pa rezerva me t\u00eb gjitha institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i jepet nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare pretendimeve n\u00eb Raportin e Dick Marty dhe p\u00ebr t\u2019i shkuar deri n\u00eb fund nj\u00eb procesi, p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb kapitullin se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb kryer krime t\u00eb supozuara si ato q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb Raportin e Dick Marty, si dhe duke n\u00ebnvizuar asistenc\u00ebn dhe bashk\u00ebpunimin efektiv t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me \u00e7do mision faktmbledh\u00ebs apo investigues t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, EULEX Bashkimit Europian apo tjet\u00ebr q\u00eb kan\u00eb patur interes t\u00eb kryejn\u00eb investigime dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zbatim t\u00eb rekomandimeve t\u00eb Rezolut\u00ebs s\u00eb APKiE 1782 (2011), edhe p\u00ebrpara se t\u00eb ngriheshin Dhomat e Specializuara apo Zyra e Prokurorit Special n\u00eb Kosov\u00eb;<\/p>\n<p>Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se shprehje e vullnetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb interes t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe zbardhjes s\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr krimet e supozuara n\u00eb Raportin e Dick Marty, \u00ebsht\u00eb dhe miratimi nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb i Ligjit nr.53\/2012 \u201cP\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet juridiksionale n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet penale me Task Forc\u00ebn Hetimore Speciale t\u00eb EULEX-it\u201d, i cili autorizon autoritetet kompetente t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u2019i ofrojn\u00eb Task Forc\u00ebs Hetimore Speciale t\u00eb Bashkimit Europian bashk\u00ebpunimin dhe ndihm\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb u k\u00ebrkohet;<\/p>\n<p>Duke rikujtuar se miratimi i Ligjit nr.53\/2012 nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb Raportin e APKiE, (Doc. 13586), dat\u00eb 2 shtator 2014 \u201cRespektimi i detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqip\u00ebria\u201d ku n\u00eb pik\u00ebn 5.5 \u201cNdjekja e raportit t\u00eb Asambles\u00eb p\u00ebr trajtim \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb personave dhe trafikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, paragrafi 129, shprehimisht thuhet: \u201cNe mir\u00ebpresim faktin q\u00eb autoritetet shqiptare kan\u00eb ofruar nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb papenguar p\u00ebr hetuesit e EULEX-it p\u00ebr k\u00ebto krime t\u00eb supozuara n\u00eb territorin shqiptar. Duke e konsideruar me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe q\u00eb pretendimet e ngritura n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb hetohen plot\u00ebsisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi ligjin \u201cP\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet juridiksionale n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet penale me nj\u00ebsin\u00eb e hetimeve speciale t\u00eb EULEX-it\u201d n\u00eb maj t\u00eb vitit 2012. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, Prokuror\u00ebt e EULEX-it lejohen t\u00eb hetojn\u00eb brenda territorit shqiptar mbi implikimet e supozuara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb trafikimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb territorin shqiptar. Ata kan\u00eb pasur mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve kompetente. N\u00eb lidhje me hetimin e pavarur dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga autoritetet shqiptare, si\u00e7 k\u00ebrkohet nga Kuvendi, autoritetet deklaruan se hetimet e tyre deri m\u00eb tani nuk kan\u00eb konfirmuar gjetjet e Marty.\u201d<\/p>\n<p>Duke n\u00ebnvizuar se pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb Ligjit nr.53\/2012, autoritetet shqiptare bashk\u00ebpunuan ngusht\u00ebsisht me Task Forc\u00ebn Hetimore Speciale t\u00eb Bashkimit Europian dhe organet e specializuara n\u00eb Kosov\u00eb, duke ofruar gjith\u00eb ndihm\u00ebn, asistenc\u00ebn e nevojshme, informacionet e k\u00ebrkuara si dhe kryerjen e veprimeve p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb lidhje me to, me q\u00ebllim zbardhjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs mbi pretendimet n\u00eb Raportin e Dick Mart. Duke konstatuar se nga hyrja n\u00eb fuqi e Ligjit nr.53\/2012 e deri m\u00eb sot, asnj\u00eb prej organeve t\u00eb specializuara n\u00eb Kosov\u00eb apo organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk kan\u00eb ngritur asnj\u00eb pretendim p\u00ebr munges\u00ebn e bashk\u00ebpunimit t\u00eb autoriteteve shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces;<\/p>\n<p>Duke n\u00ebnvizuar seriozitetin dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar kontrollin parlamentar p\u00ebr zbatimin e Rezolut\u00ebs 1782 (2011) t\u00eb APKiE dhe Ligjit nr.53\/2012 nga autoritetet shqiptare n\u00ebp\u00ebrmjet ngritjes s\u00eb nj\u00eb Komisioni t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij funksioni parlamentar me vendimin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nr. 72\/2020, i cili nuk e p\u00ebrmbylli dot veprimtarin\u00eb e tij p\u00ebr shkak t\u00eb mbarimit t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb IX t\u00eb Kuvendit (2017-2021), por arriti t\u00eb marr\u00eb informacione e raporte t\u00eb plota q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se gatishm\u00ebria e autoriteteve shqiptare ka qen\u00eb efektive dhe k\u00ebto autoritete i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb koh\u00eb e me konstruktivitet k\u00ebrkesave t\u00eb autoriteteve t\u00eb huaja p\u00ebr bashk\u00ebpunim, ndihm\u00eb, asistenc\u00eb dhe veprime konkrete sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb Ligjit nr.53\/2012, duke p\u00ebrmbushur k\u00ebshtu nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe rekomandimet e Rezolut\u00ebs 1782 (2011) p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb;<\/p>\n<p>Duke konstatuar se nga aktet, provat, raportet dhe informacionet q\u00eb mblodhi Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm ngritur me vendim t\u00eb Kuvendit nr.72\/2020, nuk ka asnj\u00eb fakt apo prov\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb pretendimet e ngritura n\u00eb Raportin e Dick Marty p\u00ebr vrasje t\u00eb personave me q\u00ebllim t\u00eb nxjerrjes dhe shitjes s\u00eb organeve t\u00eb tyre dhe trafikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Kosov\u00eb dhe\/apo n\u00eb Shqip\u00ebri; Duke theksuar se Dick Marty, pas vizitave q\u00eb kreu si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, kurr\u00eb deri m\u00eb sot, nuk ka paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar krimet e supozuara t\u00eb kryera n\u00eb lidhje me trafikimin e organeve njer\u00ebzore, si\u00e7 pretendon n\u00eb Raportin e tij<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se k\u00ebsisoj, nisur dhe nga sa parashtrohet n\u00eb pik\u00ebn 7 t\u00eb k\u00ebsaj rezolute, edhe pas m\u00eb se nj\u00eb dekade nga Rezoluta 1782 (2011) e APKiE, rezulton se asnj\u00eb nga misionet dhe\/apo hetimet e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb vendase apo nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk kan\u00eb gjetur asnj\u00eb fakt e asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb pretendimet e ngritura n\u00eb Raportin e Dick Marty p\u00ebr vrasje me q\u00ebllim trafikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Kosov\u00eb dhe\/apo n\u00eb Shqip\u00ebri;<\/p>\n<p>Duke respektuar dhe pa nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb asnj\u00eb hetim apo procedur\u00eb gjykimi ndaj personave t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K dhe duke qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr zbatimin e plot\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb Rezolutave t\u00eb APKiE si vend an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs; Duke ndar\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mendim me Dick Marty, aty ku shprehet n\u00eb Raportin e tij se: \u201cE v\u00ebrteta dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebria jan\u00eb nevoja absolute n\u00ebse duhet t\u00eb ket\u00eb pajtim dhe stabilitet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb rajon\u201d<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar legjitimitetin e luft\u00ebs heroike t\u00eb U\u00c7K p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit dhe duke qen\u00eb t\u00eb bindur se pavar\u00ebsisht se nuk mund t\u00eb vendosen paralele midis masakrave \u00e7njer\u00ebzore, spastrimeve etnike, deportimeve, vrasjeve, p\u00ebrdhunimeve, pla\u00e7kitjeve dhe krimeve t\u00eb luft\u00ebs, nga drejtues dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb makineris\u00eb zyrtare luftarake serbe dhe paramilitar\u00ebt e saj gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe integritetit e kauz\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K si reagim n\u00eb mbrojtje t\u00eb jet\u00ebs dhe liris\u00eb t\u00eb popullit n\u00eb Kosov\u00eb, nga ana tjet\u00ebr, \u00e7do dyshim p\u00ebr krime duhet zbardhur nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb sipas parimeve t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor, por se nuk mund t\u00eb ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje pafund\u00ebsisht n\u00eb hetim; \u00e7do proces do duhet t\u00eb mbaroj\u00eb dikur, me q\u00ebllim q\u00eb popujt t\u00eb gjejn\u00eb foc\u00ebn t\u00eb pajtohen e jetojn\u00eb s\u00eb bashku duke sh\u00ebruar plag\u00ebt e s\u00eb shkuar\u00ebs;<\/p>\n<p>KUVENDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>Konstaton se, pas m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vitesh hetime t\u00eb thelluara nga Task Forca Hetimore Speciale e BE dhe pasardh\u00ebsja e saj, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, pretendimet e ngritura n\u00eb Raportin e Dick Marty p\u00ebr vrasje t\u00eb personave me q\u00ebllim t\u00eb nxjerrjes dhe shitjes s\u00eb organeve t\u00eb tyre dhe trafikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe\/apo n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb Rezolut\u00ebn 1782 (2011) t\u00eb APKiE, pika 1 dhe pika 4, mbeten t\u00eb paargumentuara, t\u00eb paprovuara dhe t\u00eb pabazuara n\u00eb prova dhe fakte e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, duhet t\u00eb konsiderohen si t\u00eb tilla nga t\u00eb gjitha institucionet komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrg\u00ebzon autoritetet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat, n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 19.6 t\u00eb Rezolut\u00ebs 1782 (2011) t\u00eb APKiE, kan\u00eb bashk\u00ebpunuar pa rezerva me EULEX dhe \u00e7do organ tjet\u00ebr gjyq\u00ebsor t\u00eb mandatuar p\u00ebr t\u00eb kryer hetime vijuese si dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u00e7do procedure tjet\u00ebr q\u00eb synon t\u00eb zbuloj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndet autoritetet e Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat, n\u00eb p\u00ebrputhje me nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe amendamentin kushtetues nr.24 t\u00eb Gushtit 2015 miratuan themelimin e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar, pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkohshme, me q\u00ebllim kryesor hetimin dhe\/ose gjykimin e krimeve t\u00eb pretenduara n\u00eb Raportin e Dick Marty.<\/p>\n<p>\u2013 I b\u00ebn thirrje Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhoj\u00eb dhe nj\u00eb rishikim t\u00eb Rezolut\u00ebs 1782 (2011), duke rivler\u00ebsuar pretendimet p\u00ebr trafikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe\/apo n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb drit\u00ebn e zhvillimeve q\u00eb kan\u00eb ndodhur gjat\u00eb k\u00ebsaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara, sikurse dhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket angazhimit, gatishm\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe vendosjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 I k\u00ebrkon Qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb mbetet plot\u00ebsisht e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe identifikuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha krimet e kryera n\u00eb ish-Jugosllavi dhe p\u00ebrs\u00ebrit thirrjen e tij p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarit q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me Mekanizmin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr kryerjen e funksioneve t\u00eb mbetura t\u00eb gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Shpreh vullnetin e pal\u00ebkundur p\u00ebr t\u00eb ndihmuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe mb\u00ebshtetur \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb synon t\u00eb zbuloj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Projektrezoluta L\u00ebnda: Depozitohet propozimi p\u00ebr nj\u00eb \u201cRezolut\u00eb mbi pabazueshm\u00ebrin\u00eb e pretendimeve p\u00ebr trafikimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve njer\u00ebzore n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri\u201d T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, N\u00eb vijim t\u00eb q\u00ebndrimeve tona t\u00eb kahershme p\u00ebr vler\u00ebsimin e legjitimitetit t\u00eb luft\u00ebs heroike e \u00e7lirimtare t\u00eb U\u00c7K dhe duke rishprehur q\u00ebndrimin ton\u00eb se nuk mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":211244,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-272083","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272083","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=272083"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272083\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/211244"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=272083"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=272083"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=272083"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}