{"id":272112,"date":"2022-07-18T15:12:43","date_gmt":"2022-07-18T13:12:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=272112"},"modified":"2022-07-18T15:13:45","modified_gmt":"2022-07-18T13:13:45","slug":"amfiteatri-i-durresit-me-koncesion-flet-neritan-ceka-te-anulohet-sic-beri-italia-me-parkun-arkeologjik-te-pompeit-si-ta-shesesh-shtepine-ne-themele-pa-marre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/amfiteatri-i-durresit-me-koncesion-flet-neritan-ceka-te-anulohet-sic-beri-italia-me-parkun-arkeologjik-te-pompeit-si-ta-shesesh-shtepine-ne-themele-pa-marre\/","title":{"rendered":"Amfiteatri i Durr\u00ebsit me koncesion, flet Neritan Ceka: T\u00eb anulohet, si\u00e7 b\u00ebri Italia me Parkun Arkeologjik t\u00eb Pompeit! Si ta shes\u00ebsh sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb themele pa marr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>VALENTINA MADANI\/ Neritan Ceka k\u00ebrkon anulimin e projektit p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb Amfiteatrit t\u00eb Durr\u00ebsit, si\u00e7 b\u00ebri Italia n\u00eb rastin e Parkut Arkeologjik t\u00eb Pompeit. P\u00ebrmes gazet\u00ebs \u201cPanorama\u201d, arkeologu i njohur kritikon promovimin sipas tij, me arroganc\u00eb t\u00eb modelit e menaxhimit privat t\u00eb aseteve kulturore.<\/p>\n<p>Ceka e quan absurd p\u00ebrjashtimin e arkeolog\u00ebve t\u00eb Institutit t\u00eb Arkeologjis\u00eb dhe t\u00eb Institutit t\u00eb Monumenteve nga fazat e projektimit, zbatimit dhe monitorimit. Ai apelon p\u00ebr debat shkencor dhe kulturor para daljes me flamuj partiak\u00eb, pas t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri fshihen gjithmon\u00eb interesa private. Sipas Neritan Cek\u00ebs, nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb menaxhim t\u00eb Amfiteatrit para se ai t\u00eb g\u00ebrmohej plot\u00ebsisht dhe t\u00eb restaurohej n\u00eb frym\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb tij p\u00ebr shfaqje artistike.<\/p>\n<p>Teksa projektin e Butrintit e konsideron t\u00eb gabuar, koncesionin e Amfiteatrit t\u00eb Durr\u00ebsit e krahason me shitjen e nj\u00eb sht\u00ebpie ende n\u00eb themele dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pa paguar asnj\u00eb lek. Neritan Ceka thot\u00eb se cop\u00ebtimi i Parkut Arkeologjik paraqet nj\u00eb rrezik p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb specialist\u00ebve n\u00eb proceset e konservimit dhe restaurimit, sepse privati do t\u00eb jet\u00eb i interesuar vet\u00ebm p\u00ebr investimet n\u00eb sektor\u00ebt fitimprur\u00ebs.<\/p>\n<ol>\n<li>Ceka, \u00e7far\u00eb po ndodh me pasurit\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve? Pse po i dor\u00ebzohen privatit pasurit\u00eb publike, tashm\u00eb edhe me vlera historike?<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb pamjen e p\u00ebrgjithshme kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me aplikimin e nj\u00eb politike t\u00eb zbatuar prej dekadash n\u00eb vendet europiane dhe t\u00eb nisur vet\u00ebm dy dekada m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dh\u00ebnien n\u00eb p\u00ebrdorim me afat t\u00eb kufizuar t\u00eb aseteve kulturore organizmave t\u00eb specializuara e t\u00eb besueshme private. Duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim se kjo politik\u00eb ka qen\u00eb zbatuar me shum\u00eb kujdes n\u00eb Itali dhe n\u00eb Greqi, ku jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe hapa prapa, si n\u00eb rastin e Parkut Arkeologjik t\u00eb Pompeit, ku menaxhimi privat u anulua pas nj\u00eb radh\u00eb d\u00ebshtimesh.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri shembujt e par\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb kufizuar, si n\u00eb rastin e Kalas\u00eb s\u00eb Petrel\u00ebs dhe Kalas\u00eb s\u00eb L\u00ebkur\u00ebsit, dhe nuk mund t\u00eb konsiderohen si projekte pilot, pra inkurajues. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjeruar k\u00ebt\u00eb form\u00eb amfiteoze midis Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe privat\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e qeveris\u00eb Berisha pati kund\u00ebrshtimin e ashp\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme dhe pik\u00ebrisht t\u00eb personave q\u00eb promovojn\u00eb tani me nj\u00eb lloj arrogance modelin e menaxhimit privat t\u00eb aseteve kulturore. Parashtrimi i k\u00ebtij lloj menaxhimi si objekt i diskutimit politik pozit\u00eb-opozit\u00eb mendoj se e ka d\u00ebmtuar konceptimin e drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj politike kulturore, q\u00eb duhej shtruar fillimisht si debat shkencor dhe kulturor para daljes me flamuj partiak\u00eb, pas t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri fshihen gjithmon\u00eb interesa private.<\/p>\n<p>Pas Butrintit, qeveria po jep me koncesion edhe Amfiteatrin e Durr\u00ebsit. \u00c7far\u00eb rreziqesh mbart ky projekt?<\/p>\n<p>Butrinti ka qen\u00eb padyshim nj\u00eb rrug\u00eb e gabuar p\u00ebr realizimin e nj\u00eb projekti serioz. Debati i zhvendosur t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb planin politik ka krijuar nj\u00eb re t\u00eb zez\u00eb objeksionesh, rezervash, dyshimesh, q\u00eb do ta err\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb ecurin\u00eb e zbatimit t\u00eb atij projekti. Prandaj, e konsideroj shum\u00eb t\u00eb parakohshme hapjen e nj\u00eb diskutimi t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb gjithashtu t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb arkeologjike.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndryshimi ka mes k\u00ebtyre dy siteve\u2026?<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb ndryshim themelor midis t\u00eb dy siteve, sepse Butrinti p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb unitet me t\u00eb gjith\u00eb monumentet dhe muzeun arkeologjik t\u00eb tij, nd\u00ebrsa amfiteatri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb e nj\u00eb uniteti m\u00eb t\u00eb madh, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Parku Arkeologjik i Dyrrahut. P\u00ebrve\u00e7 Amfiteatrit, n\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe Muzeu Arkeologjik i Durr\u00ebsit, muret rrethuese t\u00eb perandorit Anastas, t\u00ebrmet dhe Macellum, apo tregu i mbyllur i qytetit t\u00eb periudh\u00ebs bizantine.<\/p>\n<p>Projekti i k\u00ebtij parku \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrpunim e sip\u00ebr me nj\u00eb financim serioz prej disa dhjet\u00ebra milion\u00eb dollar\u00ebsh nga Fondi Amerikan Shqiptar p\u00ebr Zhvillim (AADF), q\u00eb jan\u00eb planifikuar t\u00eb investohen n\u00eb pjes\u00ebn kryesore pik\u00ebrisht tek Amfiteatri. Tani q\u00eb diskutohet, nj\u00eb studio e specializuar po punon p\u00ebr projektin e restaurimit t\u00eb teatrit, t\u00eb termeve, t\u00eb Macellum, t\u00eb mureve rrethuese, etj.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebsaj i thon\u00eb q\u00eb ta shes\u00ebsh sht\u00ebpin\u00eb ende n\u00eb themele dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pa paguar asnj\u00eb lek! I vetmi privat q\u00eb do t\u00eb pretendonte marrjen n\u00eb administrim t\u00eb Amfiteatrit dhe t\u00eb gjith\u00eb parkut t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Dyrrahut, do t\u00eb ishte vet\u00eb financuesi i projektit, pra AADF. Dhe n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, p\u00ebrse do t\u00eb duheshin k\u00ebto pirueta t\u00eb tipit komunist, ku vendimet e partis\u00eb i paraqiten popullit p\u00ebr t\u00eb diskutuar. N\u00ebse do t\u00eb ndiqej nj\u00eb shembull evropian, nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb q\u00eb ky t\u00eb ishte ai i \u201cBritish Heritage\u201d, pra krijimi i nj\u00eb Fondacioni p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb\u00a0Kulturore, q\u00eb do t\u00eb menaxhonte t\u00eb gjith\u00eb parqet arkeologjike, kalat\u00eb dhe qytetet muze t\u00eb Beratit e Gjirokastr\u00ebs, por edhe Pallatin e Brigadave dhe pasuri t\u00eb tjera t\u00eb atij karakteri n\u00ebn administrimin e sot\u00ebm shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>A po masakrohen vlerat historike t\u00eb Durr\u00ebsit antik duke dh\u00ebn\u00eb me koncesion sitin arkeologjik?<\/p>\n<p>Cop\u00ebtimi i Parkut Arkeologjik natyrisht parqet nj\u00eb rrezik p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb specialist\u00ebve n\u00eb proceset e konservimit dhe restaurimit, sepse privati do t\u00eb jet\u00eb i interesuar vet\u00ebm p\u00ebr investimet n\u00eb sektor\u00ebt fitimprur\u00ebs, si\u00e7 ndodhi n\u00eb rastin e privatizimit t\u00eb menaxhimit t\u00eb Parkut Arkeologjik t\u00eb Pompeit n\u00eb Itali. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb na mjafton rasti i K\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb L\u00ebkur\u00ebsit, ku monumenti \u00ebsht\u00eb maskuar plot\u00ebsisht nga ambientet e sh\u00ebrbimit. Ajo q\u00eb do t\u00eb masakrohet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht vlera historike e Dyrrahut antik dhe Durr\u00ebsit mesjetar.<\/p>\n<p>I pari p\u00ebrmban n\u00eb n\u00ebntok\u00ebn e tij monumente ende t\u00eb pazbuluara, si teatri antik, stadiumi, tempujt, biblioteka, t\u00eb p\u00ebrmendur nga burimet historike dhe mbishkrimet, q\u00eb rrezikohen nga invazioni i nd\u00ebrtimeve, t\u00eb vetmet p\u00ebr t\u00eb cilat privati menaxhues do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb i interesuar t\u00eb zhvillohen. Durr\u00ebsi mesjetar ka qen\u00eb zemra q\u00eb ka gjalluar formimin e kombit shqiptar n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin q\u00eb shtrihej rreth tij dhe q\u00eb njihej si Arb\u00ebria.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb i duhet tani Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb konsolidimi i grupit t\u00eb specialist\u00ebve t\u00eb krijuar q\u00eb n\u00eb mesin e shekullit t\u00eb kaluar nga Vangjel To\u00e7i, zbulues t\u00eb amfiteatrit, termeve, Macellum, skulpturave dhe vazove, krijues t\u00eb Muzeut Arkeologjik nga m\u00eb t\u00eb pasurit e Adriatikut, botues t\u00eb dhjet\u00ebra librave e artikujve, me emra t\u00eb shquar si Moikom Zeqo, Afrim Hoti, Hava Hidri, Lida Miraj, etj. Kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyes k\u00ebt\u00eb gjenerat\u00eb ufosh q\u00eb drejtojn\u00eb dekadat e fundit trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, se p\u00ebrse ora arkeologjike e Durr\u00ebsit ka ngecur ende n\u00eb vitet \u201980 dhe p\u00ebrse ata kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar To\u00e7\u00ebt, Zeqot, Hot\u00ebt, e dikursh\u00ebm me rrog\u00ebtar\u00eb mjeran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve para s\u00eb gjithash u mungon dashuria p\u00ebr Durr\u00ebsin?<\/p>\n<p>A ishte e domosdoshme nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e till\u00eb n\u00eb qytetin antik t\u00eb Durr\u00ebsit? \u00c7far\u00eb fsheh ky projekt? \u00c7far\u00eb i mungon Amfiteatrit\u2026?<\/p>\n<p>K\u00ebtij projekti absurd i mungon transparenca dhe \u00e7do arkeolog do t\u00eb thoshte se nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb menaxhim t\u00eb Amfiteatri para se ai t\u00eb g\u00ebrmohej plot\u00ebsisht dhe t\u00eb restaurohej pik\u00ebrisht n\u00eb frym\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb tij p\u00ebr shfaqje artistike. \u00c7do arkeolog do t\u2019ju siguronte, se me optimizmin m\u00eb t\u00eb madh g\u00ebrmimi dhe restaurimi do t\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr, apo pes\u00eb vjet. Vet\u00ebm kjo do t\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar amatorizmin q\u00eb karakterizon t\u00eb gjitha nd\u00ebrhyrjet e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e arkeologjis\u00eb. N\u00eb se pyesni p\u00ebr privatizimin e menaxhimit, jam i sigurt q\u00eb nuk do t\u00eb gjeni asnj\u00eb arkeolog me mend n\u00eb kok\u00eb q\u00eb ta miratoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, ku gjendet projekti i krijimit t\u00eb Parkut Arkeologjik t\u00eb Dyrrahut. Prandaj, Ministria pyet popullin e \u201cfacebook\u201d-ut me \u201clike\u201d-sat e porositur!<\/p>\n<p>Ky plan, \u00ebsht\u00eb hedhur p\u00ebr konsultim publik dhe financohet nga AADF, me nj\u00eb afat kohor nga 5 deri n\u00eb 15 vite\u2026<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb projekt serioz, p\u00ebr t\u00eb cilin kam qen\u00eb ftuar t\u00eb punoj s\u00eb bashku me kolegun tim, prof. Luan P\u00ebrzhita dhe shpresoj q\u00eb t\u00eb mos devijohet nga rruga q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb fazat e projektimit e t\u00eb zbatimit, ku Amfiteatri p\u00ebrb\u00ebn thelbin e projektit.<\/p>\n<p>Projekti prek zonat muzeale t\u00eb Durr\u00ebsit, por nd\u00ebrhyrja me e fort\u00eb sugjerohet p\u00ebr Amfiteatrin e Durr\u00ebsit. \u00c7far\u00eb fazash duhet t\u00eb ndjek\u00eb restaurimi?<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb projekti n\u00eb zhvillim, t\u00eb cilin un\u00eb e mb\u00ebshtes. Natyrisht q\u00eb ka nj\u00eb diskutim p\u00ebr banesat e vjetra te citadel\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti, n\u00ebse duhet t\u00eb restaurohen, apo t\u00eb shemben. Un\u00eb jam p\u00ebr zgjidhjen e dyt\u00eb, sepse nuk mund t\u00eb restaurohen banesa pa vler\u00eb arkitektonike dhe q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb list\u00ebn e monumenteve. S\u00eb dyti, citadela \u00ebsht\u00eb vendi i agoras\u00eb s\u00eb qytetit antik, q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet objekt kryesor i g\u00ebrmimeve arkeologjike, p\u00ebr t\u00eb krijuar sip\u00ebrfaqe t\u00eb reja p\u00ebr vizitor\u00ebt e interesuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb te banjat romake dhe forumi bizantin. \u00c7far\u00eb risku ka nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e till\u00eb?<\/p>\n<p>Asnj\u00eb risk, p\u00ebrkundrazi projekti ka parashikuar krijimin e nj\u00eb kompleksi t\u00eb vizituesh\u00ebm, p\u00ebrmes plot\u00ebsimit t\u00eb g\u00ebrmimeve arkeologjike dhe konsolidimit t\u00eb strukturave. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb duhet vizituar nga brenda, p\u00ebrmes shtigjeve q\u00eb nuk d\u00ebmtojn\u00eb strukturat dhe krijojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb fazat e ndryshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb qytetit q\u00eb nga periudha e sundimit romak n\u00eb at\u00eb bizantin.<\/p>\n<p>Plani parashikon edhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb tjera si p\u00ebrcaktimi i zonave arkeologjike detare, por dokumenti i hartuar nga AADF, a bazohet ne ligjet shqiptare p\u00ebr trash\u00ebgime kulturore, i cili u lejon privateve te menaxhojn\u00eb pasuri t\u00eb tilla?.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha nd\u00ebrhyrjet, duke p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb Muzeun Arkeologjik dhe n\u00eb detin e lidhur me Dyrrahun antik dhe mesjetar jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb konsultim me arkeolog\u00ebt e Institutit t\u00eb Arkeologjis\u00eb. Ajo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn praktik\u00ebn absurde t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtimi i arkeolog\u00ebve t\u00eb Institutit t\u00eb Arkeologjis\u00eb dhe t\u00eb Institutit t\u00eb Monumenteve nga fazat e projektimit, zbatimit dhe monitorimit. Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs i mungon kultura minimale e etik\u00ebs profesionale, q\u00eb respekton t\u00eb drejtat e autor\u00ebve n\u00eb trajtimin e pasurive arkeologjike. Me q\u00eb sipas ligjit, kjo Ministri konsiderohet si pronare e trash\u00ebgimis\u00eb arkeologjike, mendon se kjo pron\u00ebsi fizike shtrihet edhe mbi pron\u00ebsin\u00eb intelektuale.<\/p>\n<p>Burokrat\u00ebt kalimtar\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb nuk lexojn\u00eb deri n\u00eb fund ligjin q\u00eb e njeh at\u00eb pron\u00ebsi dhe natyrisht kjo b\u00ebhet me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb rritur autoritetin e tyre ndaj firmave private t\u00eb projektimit dhe zbatimit, t\u00eb cil\u00ebve u imponojn\u00eb klient\u00ebt e tyre. Pik\u00ebrisht n\u00eb rastin e Durr\u00ebsit jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga projekti t\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebt e g\u00ebrmimeve t\u00eb amfiteatrit dhe Macellum, si dhe arkeolog\u00ebt e Institutit t\u00eb Arkeologjis\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb k\u00ebrkimet n\u00eb Durr\u00ebs, pavar\u00ebsisht se kjo ka qen\u00eb kusht kryesor n\u00eb termat e referenc\u00ebs, K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb edhe faji i AADF, q\u00eb ashtu si p\u00ebr Butrintin b\u00ebn kompromise t\u00eb \u00e7uditshme me burokrat\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs. P\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta praktik\u00eb q\u00eb burokrat\u00ebt ministror\u00eb u munduan ta zbatojn\u00eb edhe n\u00eb rastin e Bylisit dhe q\u00eb duket qart\u00eb q\u00eb buron direkt nga zyra e ministres Margariti.<\/p>\n<p>Kemi pasur nj\u00eb debat t\u00eb ashp\u00ebr me t\u00eb, s\u00eb bashku me koleg\u00ebt e mi autor\u00eb t\u00eb g\u00ebrmimeve t\u00eb Bylisit, por duket se edhe p\u00ebr Durr\u00ebsin vazhdon deviza: fol me at\u00eb gur, fol me at\u00eb mur! Natyrisht q\u00eb diskutimi p\u00ebr form\u00ebn e menaxhimit privat jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb i parakohsh\u00ebm, por diskrediton gjith\u00eb vullnetin e mir\u00eb t\u00eb AADF p\u00ebr investimin n\u00eb Parkun Arkeologjik t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Besoj se p\u00ebr nj\u00eb institucion q\u00eb ka investuar disa qindra milion dollar\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn dhe arsimin shqiptar, nuk do t\u00eb ishte e zgjuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb investim n\u00eb Durr\u00ebs q\u00eb hap t\u00eb nj\u00ebjtin spirale diskutimesh si p\u00ebr Butrintin. Ajo q\u00eb kemi k\u00ebrkuar n\u00eb Termat e Referenc\u00ebs\u00a0\u00ebsht\u00eb parashikimi i nj\u00eb sistemi t\u00eb ri t\u00eb administrimit t\u00eb Parkut Arkeologjik t\u00eb Durr\u00ebsit nga vet\u00eb strukturat e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, p\u00ebr autonomi t\u00eb tyre n\u00eb nivelin e administrimit privat, si dhe inkurajimi i studiuesve t\u00eb rinj shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb ringjallur epok\u00ebn e zbulimeve t\u00eb m\u00ebdha arkeologjike n\u00eb Durr\u00ebs. Formimi i studiuesve dhe menaxher\u00ebve publik\u00eb shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00ebqind her\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se rritja e 20% t\u00eb fitimeve q\u00eb shteti do t\u00eb ket\u00eb nga biletat q\u00eb shesin privat\u00ebt.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb b\u00ebhet nd\u00ebrthurja e biznesit me kultur\u00ebn? A \u00ebsht\u00eb metoda m\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb realizuar ruajtjen dhe mbrojtjen e ndjeshme t\u00eb pasurive kulturore arkeologjike dhe arkitektonike t\u00eb qytetit?<\/p>\n<p>P\u00ebrvojat e deritanishme nuk kan\u00eb qen\u00eb pozitive dhe dokumenti themelor i UNESCO q\u00eb festoi k\u00ebto dit\u00eb 50-vjetorin e tij insiston se menaxhimi i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore duhet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb s\u00eb pari krijimit t\u00eb identiteteve lokale dhe atyre komb\u00ebtare. A \u00ebsht\u00eb objekti i diskutimit q\u00eb po organizohet Durr\u00ebsi si kulm i qytet\u00ebrimit antik t\u00eb zhvilluar n\u00eb antikitet dhe si zemra q\u00eb me rrahjet e saj ekonomike, kulturore dhe etnike krijoi kombin shqiptar? As mund t\u00eb mendohet nga politik\u00ebb\u00ebrsit e sot\u00ebm kulturor\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb mendjen te kompania q\u00eb do t\u00eb fitoj\u00eb tenderin e menaxhimit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VALENTINA MADANI\/ Neritan Ceka k\u00ebrkon anulimin e projektit p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb Amfiteatrit t\u00eb Durr\u00ebsit, si\u00e7 b\u00ebri Italia n\u00eb rastin e Parkut Arkeologjik t\u00eb Pompeit. P\u00ebrmes gazet\u00ebs \u201cPanorama\u201d, arkeologu i njohur kritikon promovimin sipas tij, me arroganc\u00eb t\u00eb modelit e menaxhimit privat t\u00eb aseteve kulturore. Ceka e quan absurd p\u00ebrjashtimin e arkeolog\u00ebve t\u00eb Institutit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":159761,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-272112","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272112","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=272112"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272112\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159761"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=272112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=272112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=272112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}