{"id":272321,"date":"2022-07-20T13:27:14","date_gmt":"2022-07-20T11:27:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=272321"},"modified":"2022-07-20T13:27:14","modified_gmt":"2022-07-20T11:27:14","slug":"amnistia-fiskale-ish-zv-ministri-i-financave-dekurajon-zbatimin-e-ligjit-nga-subjektet-e-ndershme-produkt-i-aleances-me-biznesin-kriminal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/amnistia-fiskale-ish-zv-ministri-i-financave-dekurajon-zbatimin-e-ligjit-nga-subjektet-e-ndershme-produkt-i-aleances-me-biznesin-kriminal\/","title":{"rendered":"Amnistia fiskale, ish-zv. ministri i Financave: Dekurajon zbatimin e ligjit nga subjektet e ndershme, produkt i aleanc\u00ebs me biznesin kriminal"},"content":{"rendered":"<p>MARIGLEN KUME\/\u00a0Ish-z\u00ebvend\u00ebsministri i Financave n\u00eb koh\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Florion Mima, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr draftit p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale e penale e hedhur p\u00ebr konsultim publik s\u00eb fundmi nga qeveria.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, duke analizuar koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vjen ky propozim Mima shprehet se amnistia nuk do t\u00eb jap rezultate n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit, por ajo do t\u2019i vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb atyre q\u00eb kryejn\u00eb aktivitet kriminal. N\u00eb vijim t\u00eb intervist\u00ebs, Mima shpjegon se amnistit\u00eb fiskale e penale edhe n\u00eb vendet me nj\u00eb drejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb konsoliduar b\u00ebhen shum\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBota e civilizuar ndjek me fanatiz\u00ebm dy parime kur aplikon nj\u00eb amnisti fiskale: S\u00eb pari, parimin kohor, \u00e7ka n\u00ebnkupton q\u00eb amnistit\u00eb jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb rralla, mundet nj\u00eb ose dy n\u00eb nj\u00eb shekull dhe kjo shkurajon sjelljet prit\u00ebse q\u00eb nxisin uljen e p\u00ebrmbushjes vullnetare me shpres\u00ebn se s\u00eb shpejti do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb amnisti t\u00eb re, dhe, s\u00eb dyti, parimin e drejt\u00ebsis\u00eb morale, pra t\u00eb mos penalizohen ata qe zbatuan ligjin\u201d, shprehet ish-z\u00ebvend\u00ebsministri i Financave, nd\u00ebrsa thekson se amnistia e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Nj\u00eb amnisti tjet\u00ebr sipas tij do t\u00eb demotivonte biznesin e ndersh\u00ebm q\u00eb deklaron dhe paguan rregullisht detyrimet n\u00eb shtet. Po ashtu, Minma shprehet se argumenti q\u00eb p\u00ebrdori Kryeministri Rama se amnistia do u sh\u00ebrbej\u00eb emigrant\u00ebve \u00ebsht\u00eb demagogji p\u00ebr t\u2019i hedhur sipas tij hi syve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<ol>\n<li>Mima, qeveria ka hedhur p\u00ebr konsultim publik projektligjin e amnistis\u00eb fiskale e penale. Besoj me detajet e saj jeni njohur. \u00c7far\u00eb efektesh do te ket\u00eb ne ekonomin\u00eb shqiptare nj\u00eb hap i tille?<\/li>\n<\/ol>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht amnistit\u00eb, edhe n\u00eb vende t\u00eb zhvilluara, me sisteme juridike e administrim fiskal t\u00eb konsoliduar, pothuaj kurr\u00eb, nuk japin rezultate spektakolare n\u00eb t\u00eb hyrat publike apo ndonj\u00eb ndikim t\u00eb p\u00ebrfillsh\u00ebm n\u00eb ekonomi. Madje, po t\u00eb analizohen me kujdes, efektet q\u00eb amnistit\u00eb kan\u00eb n\u00eb sjelljen e operator\u00ebve ekonomik\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb ato nuk ndikojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e sjelljes s\u00eb operator\u00ebve evazor\u00eb e shmang\u00ebs, por p\u00ebrkundrazi, ato kan\u00eb efekt edhe n\u00eb uljen e nivelit t\u00eb p\u00ebrmbushjes vullnetare nga tatimpaguesit e rregullt n\u00eb periudhat e ardhshme. Prandaj bota e civilizuar ndjek me fanatiz\u00ebm dy parime kur aplikon nj\u00eb amnisti fiskale:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, parimin kohor, \u00e7ka n\u00ebnkupton q\u00eb amnistit\u00eb jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb rralla, mundet nj\u00eb ose dy n\u00eb nj\u00eb shekull dhe kjo shkurajon sjelljet prit\u00ebse q\u00eb nxisin uljen e p\u00ebrmbushjes vullnetare me shpres\u00ebn se s\u00eb shpejti do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb amnisti t\u00eb re, dhe s\u00eb dyti, parimin e drejt\u00ebsis\u00eb morale, pra t\u00eb mos penalizohen ata qe zbatuan ligjin, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, ata qe shkel\u00ebn ligjit dhe zgjodh\u00ebn t\u00eb mos kontribuojn\u00eb n\u00eb ark\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sistem do t\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb ekzakt\u00ebsisht aq sa kan\u00eb paguar tatimpaguesit e ndersh\u00ebm. N\u00eb rastin ton\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebto parime nuk ndiqet, nuk respektohet, madje injorohen, duke dh\u00ebn\u00eb mesazhin e keq se k\u00ebtu, edhe me ligj, favorizohen shkel\u00ebsit dhe evazor\u00ebt.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj fort se shumica e bizneseve n\u00eb Shqip\u00ebri jo vet\u00ebm jan\u00eb ne p\u00ebrputhje me ligjet e vendit, dhe, si t\u00eb till\u00eb nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr demagogji fiskale, por ato jan\u00eb edhe shum\u00eb p\u00ebrpara qeveris\u00eb n\u00eb kuptimin, njohjen dhe zbatimin e t\u00eb gjitha k\u00ebrkesave ligjore. N\u00eb fakt, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb qeveria q\u00eb shkel m\u00eb s\u00eb shumti ligjet, si e till\u00eb, ajo nuk ka moral \u201ct\u00eb fal\u00eb\u201d, \u201ct\u00eb amnistoje\u201d biznesin e ndersh\u00ebm. Sa i takon biznesit kriminal, ka nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb \u00e7imentuar me qeverin\u00eb dhe produkt i k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi \u00ebsht\u00eb edhe kjo, e ashtuquajtura amnisti fiskale. Pjesa e amnistimit penal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr hile e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb diversion mbi opozit\u00ebn me gjoja pasjen e votave t\u00eb duhura p\u00ebr ta kaluar at\u00eb. Un\u00eb besoj q\u00eb ky projekt nuk do te arrij\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr votim, por edhe\u00a0n\u00ebse Rama k\u00ebrkon t\u00eb na bind\u00eb se \u00ebsht\u00eb kampion i kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb num\u00ebr i madh i deputeteve t\u00eb mazhoranc\u00ebs do din\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb Atdheun mbi p\u00ebrfitimet kriminale t\u00eb patronazhist\u00ebve t\u00eb rilindjes<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt ndahen n\u00eb dy grupe, disa q\u00eb mendojn\u00eb se vendi s\u2019ka pasur amnisti fiskale prej shum\u00eb vitesh dhe q\u00eb thon\u00eb se duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, dhe nj\u00eb grup tjet\u00ebr q\u00eb thot\u00eb se nuk duhet. \u00c7far\u00eb kushtesh do ta b\u00ebnin m\u00eb t\u00eb favorshme nj\u00eb amnisti fiskale?<\/p>\n<p>Amnistia e fundit \u00ebsht\u00eb diku nga viti 2011, me mendime n\u00eb 2014 dhe 2017. Pra vet\u00ebm 5 vite m\u00eb par\u00eb kan\u00eb pushuar s\u00eb ekzistuari tagrat amnistues. Sipas kriterit kohor ky draft ngel n\u00eb klas\u00eb. Po ashtu edhe sipas parimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb morale, gjithashtu \u00ebsht\u00eb ngel\u00ebs. Kushtet q\u00eb do ta b\u00ebnin m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, m\u00eb t\u00eb zbatueshme dhe m\u00eb produktive nj\u00eb amnisti jan\u00eb disa: se pari, kujdesi p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrmbajtur parimit kohor dhe atij te drejt\u00ebsis\u00eb morale.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, ngritja e konsensusit me opozit\u00ebn. S\u00eb treti, pasja e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si politik ashtu edhe t\u00eb ekspertiz\u00ebs financiare-ekonomike. Se kat\u00ebrti, dizenjimi me kujdes t\u00eb shtuar i nj\u00eb projekti q\u00eb mbyll \u00e7do shteg p\u00ebr keqp\u00ebrdorim nga grupet kriminale dhe politikan\u00eb t\u00eb korruptuar. S\u00eb pesti, b\u00ebrja t\u00eb qart\u00eb administrat\u00ebs tatimore se kjo amnisti nuk \u00ebsht\u00eb qyrk p\u00ebr t\u00eb mbuluar paaft\u00ebsin\u00eb dhe korrupsionin e saj, dhe se rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb reformuar k\u00ebt\u00eb trup\u00eb administrative, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvoja m\u00eb e mir\u00eb bot\u00ebrore dhe jo v\u00ebnia e administrat\u00ebs n\u00ebn thundr\u00ebn e patronazhist\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryeministri ka deklaruar se nj\u00eb nga arsyet \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb legalizohen parat\u00eb e emigrant\u00ebve shqiptar. Q\u00ebndron sipas jush ky argument, pasi shqiptaret kan\u00eb tani thuajse 30 vite n\u00eb emigrim dhe mendoni se mund t\u00eb ken\u00eb para t\u00eb pajustifikuara?<\/p>\n<p>Emigrant\u00ebt ishin maska q\u00eb p\u00ebrdori Kryeministri p\u00ebr t\u2019u hedhur hi syve opinionit publik shqiptar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Dhe nuk ishte e pagjetur, krijonte iden\u00eb e dhembshuris\u00eb dhe t\u00eb merakut t\u00eb shtetit am\u00eb, p\u00ebr t\u2019ua leht\u00ebsuar shtetasve shqiptar\u00eb dhe jo vet\u00ebm, transferimin e kursimeve t\u00eb tyre nd\u00ebr vite drejt Shqip\u00ebris\u00eb. Por, nd\u00ebrsa ne jemi t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb opinionet tona, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, pothuaj n\u00eb nj\u00eb z\u00eb jan\u00eb shprehur rrept\u00ebsisht kund\u00ebr. Pse?<\/p>\n<p>Sepse ato nuk mund t\u00eb certifikojn\u00eb nj\u00eb skem\u00eb hilacake, t\u00eb pandershme e ndoshta edhe kriminale, qe u thot\u00eb rezident\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebto shtete \u201cpun\u00eb e madhe q\u00eb nuk keni paguar taksa ne shtetet ku keni fituar te ardhurat, hajdeni tek un\u00eb, paguani gjysm\u00ebn e taksave q\u00eb kan\u00eb paguar t\u00eb tjer\u00ebt dhe jeni t\u00eb lar\u00eb\u201d. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb tjet\u00ebr kultur\u00eb politike e ligjore, ata nuk mund te mbyllin dot syt\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebtij sulmi q\u00eb vjen nga kryeministri i nj\u00eb vendi i cili po troket prej 10 vitesh n\u00eb port\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Un\u00eb besoj fort se pavar\u00ebsisht se ky joni sillet si gangster me shqiptaret, shpejt do t\u2019i duhet, p\u00ebr shkak t\u00eb kusht\u00ebzimeve t\u00eb reja q\u00eb mund t\u00eb vendosin t\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, t\u00eb t\u00ebrhiqet nga ky projekt kriminal i shp\u00eblarjes masive t\u00eb parave t\u00eb pista.<\/p>\n<p>N\u00eb draft p\u00ebrjashtohen nga p\u00ebrfitimi i ligjit t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb plot\u00ebsuar formularin e vet\u00ebdeklarimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe konfliktit t\u00eb interesit, ka hap\u00ebsir\u00eb sipas jush q\u00eb t\u00eb legalizohen parat\u00eb e korrupsionit t\u00eb pushtetar\u00ebve?<\/p>\n<p>Dispozitat p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e kategorive te m\u00ebsip\u00ebrme, gjykoj q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e demagogjis\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb projektin t\u00eb duket m\u00eb i besuesh\u00ebm. Por, \u00e7\u2019vler\u00eb ka q\u00eb ti citon nj\u00eb kategori si t\u00eb p\u00ebrjashtuar kur personat e lidhur (lidhje gjaku, krushqie, miq\u00ebsie dhe lidhje interesash financiare e ekonomike) jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb te veprojn\u00eb? \u00c7\u2019kuptim ka q\u00eb politikani p\u00ebrjashtohet por biznesi ku familjari i tij ka interesa, mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb?<\/p>\n<p>Paralelisht po diskutohet edhe legalizimi p\u00ebr kanabisin mjek\u00ebsor, a e damkosin k\u00ebto dy nisma Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ekonomin\u00eb ton\u00eb?<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt, BE-ja \u00ebsht\u00eb shprehur rrept\u00ebsisht kund\u00ebr. Kryeministri, qartazi, po vendos patronazhist\u00ebt mbi interesat e vendit. Besoj se do t\u00eb ket\u00eb zhvillime dhe se Evropa, pavar\u00ebsisht divergjencave, interesave t\u00eb shteteve t\u00eb ve\u00e7anta, rrezikut rus q\u00eb po troket ne Ballkan, kriz\u00ebs energjetike etj., do t\u00eb dij\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb vlerat e veta dhe t\u00eb mos pranoj\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet prej hundesh prej atij q\u00eb po troket n\u00eb der\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e familjes, por q\u00eb nuk pranon t\u00eb zbatoj\u00eb rregullat e p\u00ebrbashk\u00ebta, por vijn\u00eb me rregullat e patronazhist\u00ebve t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb sqetull.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MARIGLEN KUME\/\u00a0Ish-z\u00ebvend\u00ebsministri i Financave n\u00eb koh\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Florion Mima, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr draftit p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale e penale e hedhur p\u00ebr konsultim publik s\u00eb fundmi nga qeveria. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, duke analizuar koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vjen ky propozim Mima shprehet se amnistia nuk do t\u00eb jap rezultate n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":247621,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-272321","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272321","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=272321"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272321\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/247621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=272321"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=272321"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=272321"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}