{"id":272770,"date":"2022-07-21T16:16:29","date_gmt":"2022-07-21T14:16:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=272770"},"modified":"2022-07-21T16:16:29","modified_gmt":"2022-07-21T14:16:29","slug":"rama-sulmon-pd-ne-turp-ju-jeni-thikat-ne-shpinen-e-kosoves-thacit-ia-ngulet-ne-gjoks-uck-e-quajtet-terroriste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rama-sulmon-pd-ne-turp-ju-jeni-thikat-ne-shpinen-e-kosoves-thacit-ia-ngulet-ne-gjoks-uck-e-quajtet-terroriste\/","title":{"rendered":"Rama sulmon PD-n\u00eb: Turp, ju jeni thikat n\u00eb shpin\u00ebn e Kosov\u00ebs, Tha\u00e7it ia ngul\u00ebt n\u00eb gjoks, U\u00c7K e quajt\u00ebt terrorist\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama sulmoi Partin\u00eb Demokratike gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb kuvend. Rama iu drejtua demokrateve duke th\u00ebn\u00eb se\u00a0 ata i kan\u00eb p\u00ebrdorur viktimat e Kosov\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebr interesa politike dhe n\u00eb rastet kur kan\u00eb pasur krizat e tyre t\u00eb brendshme m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb sa e thjesht\u00eb aq edhe e neveritshme pse e b\u00ebni k\u00ebt\u00eb ju! P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye q\u00eb u kujtuat p\u00ebr gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb, kujtoheni p\u00ebr gjenocidin n\u00eb Kosov\u00eb dhe po shikosh t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e deklaratave dhe rezolutave, shikon dhe ndryshimin si nata me dit\u00ebn mes jush dhe nesh, mes asaj q\u00eb quhej Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe tani nuk e di si quhet dhe ne q\u00eb quhemi Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb. Sa her\u00eb ka patur nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb dashur ta kap\u00ebrceni, keni futur mes viktimat e Kosov\u00ebs.Sa her\u00eb ju \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb nxirrini nga axhenda probleme t\u00eb caktuara, merrini e shikojeni, ju e dini m\u00eb mir\u00eb historin\u00eb e partis\u00eb suaj, edhe n\u00eb opozit\u00eb dhe n\u00eb qeveri dhe merrni e shikoni se si p\u00ebrkojn\u00eb me rezolutat dhe me deklaratat p\u00ebr Kosov\u00ebn kjo histori, pa lidhje fare!<\/p>\n<p>Akuzave t\u00eb PD pse mazhoranca nuk merr iniciative n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb rezolute q\u00eb e konsideron Srebrenicen, genocid, Kryeministri Rama iu p\u00ebrgjigj me t\u00eb tjera akuza ndaj selis\u00eb blu.<\/p>\n<p>Zgjoheni ju n\u00eb 2022 dhe kujtoheni p\u00ebr Srebrenic\u00ebn?! S\u2019keni lidhje fare ju me Srebrenic\u00ebn! Ju jeni gati t\u2019i rizhvarrosni edhe nj\u00eb her\u00eb, dhe t\u2019i rifusni nga e para n\u00eb varrin masiv ata atje, p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb kujt t\u00eb mundeni q\u00eb socialist\u00ebt nuk duan. Ju jeni gati ta b\u00ebni l\u00ebmsh edhe nj\u00eb her\u00eb nga e para politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur k\u00ebtu dhe p\u00ebr t\u00eb shitur k\u00ebto d\u00ebnglat q\u00eb d\u00ebgjua. Cilin gjenocid doni ju t\u00eb aprovoj\u00eb Parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb meq\u00eb thoni keni frik\u00eb. E keni harruar ju? Un\u00eb se kam harruar p\u00ebr vete, ne nuk e harrojm\u00eb q\u00eb ai shtet i lir\u00eb dhe sovran, demokratik \u00ebsht\u00eb krijuar nga ata, pa t\u00eb cil\u00ebt as ju, as ata n\u00eb Prishtin\u00eb, nuk duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb hap, asnj\u00eb hap. N\u00ebqoft\u00ebse ju dhe ata n\u00eb Prishtin\u00eb doni t\u00eb b\u00ebni hapa t\u00eb till\u00eb, b\u00ebjini.<\/p>\n<p>Po p\u00ebr sa koh\u00eb do t\u00eb jemi ne q\u00eb qeverisim k\u00ebt\u00eb vend, ne nuk do t\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb. Sepse p\u00ebrpara sa t\u00eb kuturisemi ne t\u00eb nd\u00ebrmarrim nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb n\u00eb 2022 p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet midis foltores dhe gojores duhet dakord\u00ebsia e aleat\u00ebve tan\u00eb, se nuk mund t\u00eb b\u00ebhemi ne si foltorja dhe si gojorja n\u00eb sy t\u00eb bot\u00ebs dhe n\u00eb sy t\u00eb asaj bashk\u00ebsie demokratike pa t\u00eb cil\u00ebn nuk do t\u00eb kishte Kosov\u00eb fare, as t\u00eb pavarur, as demokratike, as autonome. K\u00ebta jeni ju!U miratua rezoluta p\u00ebr Srebrenc\u00ebn apo nuk u miratua? U miratua, por kur u miratua? U miratua at\u00ebher\u00eb kur ishte planifikuar t\u00eb miratohej, n\u00eb dit\u00ebn e Srebrenc\u00ebs,\u00a0 jo n\u00eb dit\u00ebn e foltores dhe t\u00eb gojores. S\u2019keni \u00e7\u2019i b\u00ebni gomarit mbrapa k\u00ebtu dhe vini t\u2019i\u00a0 bini samarit dhe p\u00ebr samar doni t\u00eb p\u00ebrdorni Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb pas rama u ndal tek tema e dit\u00ebs, rezuluta e PS kund\u00ebr raportit t\u00eb Dick Martyt. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ai e akuzoi PD se zanafilla e raportit t\u00eb Dick Martyt \u00ebsht\u00eb vota e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs .<\/p>\n<p>Dick Marty ia keni hapur rrug\u00ebn ju. Po k\u00ebshtu, hajdeni k\u00ebtu dhe thoni se \u00e7far\u00eb mendoni p\u00ebr Hashim Tha\u00e7in, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg?K\u00ebto shikoni ju sepse thikat q\u00eb ju keni ngulur Kosov\u00ebs nga dita e par\u00eb duke e masakruar U\u00c7K si terrorist, e si marksist-leninist, e dreqi me t\u00eb birin deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit, duke e ngritur thik\u00ebn e duke ia ngulur mu n\u00eb gjoks presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, i p\u00ebrkasin historis\u00eb, ju as nuk i shlyeni dot, as nuk i zhb\u00ebni dot, as nuk i mbuloni dot. Historia do t\u00eb tregoj\u00eb se ju patriotet e m\u00ebdhenj jeni n\u00eb fakt thika n\u00eb shpin\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe k\u00ebshtu keni qen\u00eb gjithmon\u00eb dhe k\u00ebshtu do t\u00eb mbeteni sepse bishti i shtremb\u00ebr nuk drejtohet!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama sulmoi Partin\u00eb Demokratike gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb kuvend. Rama iu drejtua demokrateve duke th\u00ebn\u00eb se\u00a0 ata i kan\u00eb p\u00ebrdorur viktimat e Kosov\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebr interesa politike dhe n\u00eb rastet kur kan\u00eb pasur krizat e tyre t\u00eb brendshme m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. \u00cbsht\u00eb sa e thjesht\u00eb aq edhe e neveritshme pse e b\u00ebni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":214341,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-272770","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=272770"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272770\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/214341"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=272770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=272770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=272770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}