{"id":272985,"date":"2022-07-22T15:26:46","date_gmt":"2022-07-22T13:26:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=272985"},"modified":"2022-07-22T15:26:46","modified_gmt":"2022-07-22T13:26:46","slug":"amnistia-fiskale-eksperti-tregon-marifetin-e-qeverise-kombinimi-me-penalen-nuk-aplikohet-ne-asnje-vend-te-botes-pastron-parate-e-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/amnistia-fiskale-eksperti-tregon-marifetin-e-qeverise-kombinimi-me-penalen-nuk-aplikohet-ne-asnje-vend-te-botes-pastron-parate-e-krimit\/","title":{"rendered":"Amnistia fiskale, eksperti tregon \u2018marifetin\u2019 e qeveris\u00eb: Kombinimi me penalen nuk aplikohet n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs! Pastron parat\u00eb e krimit"},"content":{"rendered":"<p>ADA HAZIZOLLI\/\u00a0Qeveria s\u2019ka aspak nd\u00ebrmend t\u00eb t\u00ebrhiqet nga nisma p\u00ebr amnisti fiskale dhe penale.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se do t\u00eb vijohet me projektin duke sfiduar hapur nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, opozit\u00ebn dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e biznesit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsimin se amnistia do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shteg p\u00ebr v\u00ebrshimin e parave q\u00eb burimin e kan\u00eb nga bota e krimit apo trafikut. \u201cJemi t\u00eb vendosur ta \u00e7ojm\u00eb p\u00ebrpara por duam t\u00eb ballafaqojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb opinione duke ballafaquar kritikat me faktet. Ky projektligj ka zgjatur gati tre vjet.<\/p>\n<p>Amnistia \u00ebsht\u00eb kushtetuese e b\u00ebjn\u00eb vendet e tjera, por kur vjen puna te Shqip\u00ebria, nuk e pranojn\u00eb\u201d, tha Rama. Nisma ka hasur n\u00eb kund\u00ebrshti edhe nga ekspert\u00ebt. Klodian Mu\u00e7o, ekspert ekonomie thot\u00eb se amnistia do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me aktivitete kriminale, nd\u00ebrsa konsideron si nj\u00eb nd\u00ebr problematikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda kombinimin e saj me amnisti penale. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb nuk aplikohet n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, pra kalimi nga amnisti fiskale n\u00eb penale. Supozojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb qytetar shqiptar ka krijuar apo gjeneruar t\u00eb ardhura n\u00eb ekonomi kriminale n\u00eb Angli apo Itali. K\u00ebto dy shtete nuk ia falin, n\u00eb sensin q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se ky person ka krijuar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb paligjshme do t\u00eb k\u00ebrkohet sekuestrimi i k\u00ebsaj pasurie dhe d\u00ebnimi me burg nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria k\u00ebt\u00eb nuk do ta b\u00ebj\u00eb\u201d, pohon Mu\u00e7o.<\/p>\n<p>Amnistia fiskale dhe penale \u00ebsht\u00eb par\u00eb me mjaft shqet\u00ebsim nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e biznesit dhe diplomat\u00ebt e huaj me argumentin kryesor q\u00eb nuk ofron mjaftuesh\u00ebm garanci se p\u00ebrmes saj nuk do t\u2019i hapet rruga legalizimit t\u00eb pasurive q\u00eb vijn\u00eb nga bota e krimit dhe trafikut. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj mbi k\u00ebt\u00eb nism\u00eb? Cilat jan\u00eb problematikat q\u00eb mbart?<\/p>\n<p>Amnistia nuk \u00ebsht\u00eb \u201cshpikje\u201d shqiptare, pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb disa vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, qofshin k\u00ebto vende t\u00eb zhvilluara pak apo me ekonomi t\u00eb avancuar si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb Italia, e cila thuajse e b\u00ebn \u00e7do 5 vjet. Problematika, n\u00eb gjykimin tim nuk q\u00ebndron tek amnistia n\u00eb vetvete, por tek forma e amnistis\u00eb q\u00eb kjo qeveri d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebj. Un\u00eb do t\u00eb ve\u00e7oja tri aspekte. Aspekti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb vlera e lart\u00eb e amnistis\u00eb p\u00ebr deklarimin vullnetar. T\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, q\u00eb asnj\u00eb emigrant shqiptar i cili ka punuar n\u00eb pun\u00eb t\u00eb ndershme nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb kaq shum\u00eb para n\u00eb t\u00eb zez\u00eb, pra t\u00eb padeklaruara.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb relativisht e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e pamundur q\u00eb t\u2019i t\u00eb krijosh deri n\u00eb 2 milion\u00eb euro pasuri. Kjo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh q\u00eb legalizimi nuk do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr parat\u00eb e emigrant\u00ebve, por do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr parat\u00eb e personave q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me aktivitete kriminale. K\u00ebshtu q\u00eb frika primare \u00ebsht\u00eb q\u00eb ekonomia kriminale do t\u00eb futet n\u00eb ekonomin\u00eb reale. Aspekti i dyt\u00eb apo problematika e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb krimi i pabarazis\u00eb, pra fakti q\u00eb ti k\u00ebrkon t\u00eb legalizosh ekonomin\u00eb informale, parat\u00eb e gjeneruara nga evazioni fiskal. Kjo gjeneron pabarazi, n\u00eb sensin q\u00eb nj\u00eb biznes i ndersh\u00ebm ka paguar taksa dhe tatime n\u00eb mas\u00ebn 20 apo 30 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa k\u00ebto biznese q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb evazion fiskal do t\u00eb taksohen me 7 apo 10 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Po aspekti i tret\u00eb?<\/p>\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi pjes\u00eb e Bashkimit Evropian dhe m\u00eb n\u00eb fund pas shum\u00eb vitesh u hap\u00ebn edhe negociatat. Problemi qendron n\u00eb faktin q\u00eb duhet t\u00eb krijohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb filtrash q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb amnisti t\u00eb mos futet ekonomia kriminale dhe t\u00eb amnistohet kriminaliteti. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shqet\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Sesi do t\u00eb korrigjohen, ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb filtrash. Drafti i hedhur p\u00ebr konsultim i referohet nj\u00eb modeli gjerman, por q\u00eb nuk e gjeti rrug\u00ebn e miratimit p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre problematikave t\u00eb ngritura nga ekspert\u00ebt, si edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e biznesit, t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb se ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr pabarazi, d\u00ebmtohet konkurrenca etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb problematika q\u00eb duhet t\u00eb zgjidhen.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse jemi te zgjidhja e problematikave, a jemi ne n\u00eb fakt gati p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj nisme, pa lejuar keqp\u00ebrdorimin e saj apo n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq d\u00ebshtimin e saj?<\/p>\n<p>Teorikisht po, sepse Shqip\u00ebria ka 30 vjet tranzicion, ka ardhur koha t\u2019i japim fund k\u00ebtij tranzicioni ekonomik dhe t\u00eb shohim nga e ardhmja. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne po e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb hap kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe po b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201csakrific\u00eb\u201d, por kjo sakrific\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb disa filtra t\u00eb tipit: Kush ka punuar n\u00eb zyrat e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga kjo amnisti dhe n\u00ebse ndodh pra n\u00ebse p\u00ebrfshihen duhet t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e administrat\u00ebs publike. Po ashtu, duhet t\u00eb amnistohen bizneset q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb evazion n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn por kjo duhet b\u00ebr\u00eb pa krijuar pabarazi me bizneset e ndershme. Kjo shmanget p\u00ebrmes taksimit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe kjo b\u00ebhet duke paguar t\u00eb nj\u00ebjtat taksa.<\/p>\n<p>Ambasadori i Holand\u00ebs deklaroi se kombinimi i amnistis\u00eb fiskale me at\u00eb penale \u00ebsht\u00eb ca si tep\u00ebr. A \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr n\u00eb gjykimin tuaj?<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 amnistis\u00eb fiskale ke nj\u00eb amnisti penale q\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb parlament me 84 vota duke diktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe nevoj\u00ebn p\u00ebr votat e opozit\u00ebs. P\u00ebrtej k\u00ebtij aspekti, q\u00eb ti b\u00ebn nj\u00eb deklarim dhe p\u00ebr parat\u00eb e deklaruara, shteti nuk ka m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb p\u00ebr burimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, apo t\u00eb b\u00ebj\u00eb sekuestrimin e tyre. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb nuk aplikohet n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, pra kalimi nga amnisti fiskale n\u00eb penale.<\/p>\n<p>Supozojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb qytetar shqiptar ka krijuar apo gjeneruar t\u00eb ardhura n\u00eb ekonomi kriminale n\u00eb Angli apo Itali. K\u00ebto dy shtete nuk ja falin, n\u00eb sensin q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se ky person ka krijuar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb paligjshme do t\u00eb k\u00ebrkohet sekuestrimi i k\u00ebsaj pasurie dhe d\u00ebnimi me burg nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria k\u00ebt\u00eb nuk do ta b\u00ebj\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb par\u00eb me shqet\u00ebsim edhe nga ambasador\u00ebt e huaj. Kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt q\u00eb do e v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb apo nuk do ta realizoj\u00eb me sukses k\u00ebt\u00eb amnisti. Pra, ti si shtet mund t\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb b\u00ebsh amnisti por Italia apo Anglia apo shum\u00eb vende t\u00eb tjera n\u00eb momentin q\u00eb zbulojn\u00eb se k\u00ebto para jan\u00eb siguruar nga krimi, evazioni, apo korrupsioni do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb k\u00ebta persona. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr problematikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, pra bashkimi i amnistis\u00eb fiskale me at\u00eb penale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ADA HAZIZOLLI\/\u00a0Qeveria s\u2019ka aspak nd\u00ebrmend t\u00eb t\u00ebrhiqet nga nisma p\u00ebr amnisti fiskale dhe penale. Kryeministri Rama b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se do t\u00eb vijohet me projektin duke sfiduar hapur nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, opozit\u00ebn dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e biznesit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsimin se amnistia do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shteg p\u00ebr v\u00ebrshimin e parave q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":233112,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-272985","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272985","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=272985"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272985\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/233112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=272985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=272985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=272985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}