{"id":273367,"date":"2022-07-24T14:16:40","date_gmt":"2022-07-24T12:16:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=273367"},"modified":"2022-07-24T14:16:40","modified_gmt":"2022-07-24T12:16:40","slug":"te-huajt-qe-na-vijne-nje-here-sna-kthehen-me-deputeti-socialist-arsyet-pse-deshtuam-me-turizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/te-huajt-qe-na-vijne-nje-here-sna-kthehen-me-deputeti-socialist-arsyet-pse-deshtuam-me-turizmin\/","title":{"rendered":"\u201cT\u00eb huajt q\u00eb na vijn\u00eb nj\u00eb her\u00eb s\u2019na kthehen m\u00eb\u201d, deputeti socialist: Arsyet pse d\u00ebshtuam me turizmin"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Vlor\u00ebs, Ilir Metaj n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb tregon se p\u00ebrse d\u00ebshtuan k\u00ebt\u00eb vit me turizmin. Ai shkruan se kjo industri do nj\u00eb koh\u00eb dhe p\u00ebrkushtim pasi n\u00ebse gabon nuk mbetesh pa nd\u00ebshkuar. Nd\u00ebr t\u00eb tjera ai shkruan se arsyeja e \u00e7adrave q\u00eb kan\u00eb mbetur bosh \u00ebsht\u00eb \u00e7mimet e ekzagj\u00ebruara.<\/p>\n<p>E plot\u00eb:<\/p>\n<p>Turizmi, ku (nuk) jemi?<\/p>\n<p>Sezoni turistik shqiptar e mbriti pikun e tij kalendarik.<\/p>\n<p>Qindra struktra hoteliere mezi e kan\u00eb pritur k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb vitit. Ekonomia shqiptare, q\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb zgjeruar n\u00ebn kontributin e k\u00ebtij sektori, gjithashtu mezi e kishte pritur.<\/p>\n<p>Disa sezone t\u00eb viteve t\u00eb shkuara kishin krijuar mjaft pritshm\u00ebri e, her\u00eb-her\u00eb edhe mbisiguri, se ky sezon do t\u00eb ishte edhe m\u00eb I mbar\u00eb.<\/p>\n<p>Por duket se shum\u00eb shpejt pasigurit\u00eb dhe zhg\u00ebnjimet filluan t\u00eb mbijn\u00eb n\u00ebn cadrat bosh e n\u00eb plazhet pa haren\u00eb e pritur. Ndaj, sic duhet t\u00eb ndodhte, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr analize t\u00eb shpejt\u00eb e arsyetim mbi shkaqet duket gjithandej.<\/p>\n<p>Esht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb vet\u00ebanalizohemi. Sa m\u00eb shpejt e sa m\u00eb sinqerisht. Sepse kjo do ta b\u00ebj\u00eb dhimbjen e k\u00ebtij sezoni t\u00eb dobishme p\u00ebr sezonet e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb: industria turistike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb industri guximi t\u00eb pashoq. Nj\u00eb guxim t\u00eb till\u00eb e lind vet\u00ebm pasioni. Flas p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb investuar mir\u00ebfilli n\u00eb struktura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme hoteliere. Ata kan\u00eb vendosur kartat e tyre n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, tep\u00ebr delikate p\u00ebr shkak t\u00eb fines\u00ebs.<\/p>\n<p>Turizmi \u00ebsht\u00eb industri arg\u00ebtimi, jo halli. Dhe si e till\u00eb ajo nuk toleron gabime.<\/p>\n<p>Nj\u00eb turist ka koh\u00eb t\u00eb analizoj\u00eb dhe t\u00eb vendosi n\u00eb balanc\u00eb cdo element. Dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb pastaj vendimin m\u00eb eficent. Ndaj, kjo industri, k\u00ebrkon nj\u00ebherazi shum\u00eb dije, shum\u00eb talente: t\u00eb komunikosh, t\u00eb \u00e7mosh, t\u00eb gatuash, t\u00eb sh\u00ebrbesh, t\u00eb pastrosh, t\u00eb argetosh, t\u00eb mobilosh, t\u00eb njoh\u00ebsh historin\u00eb, gjeografin\u00eb, gjuh\u00ebn e huaj, etj, etj. Shum\u00eb mund.<\/p>\n<p>Por fal\u00eb kurajos dhe pasionit, shum\u00eb shqiptar\u00eb e kan\u00eb shkelur k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb pas.<\/p>\n<p>Sezoni i k\u00ebtij viti po tregon, se kjo industri, nuk t\u00eb l\u00eb t\u00eb gabosh pa t\u00eb nd\u00ebshkuar. Nuk t\u00eb l\u00eb as t\u00eb vetk\u00ebnaqesh dhe, pik\u00ebrisht ku mendon se e ke fituar betej\u00ebn, t\u00eb tregon se k\u00ebtu nuk ka asnj\u00ebher\u00eb \u201czare t\u00eb hedhur\u201d p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u201czaret hidhen\u201d cdo her\u00eb, cdo vit. Ndaj cdo her\u00eb duhet t\u00eb kuptosh ku je i pozicionuar me konkurenc\u00ebn dhe cila \u00ebsht\u00eb diferenca q\u00eb t\u00eb sjell tek ti.<\/p>\n<p>N\u00ebse harron q\u00eb cel\u00ebsi \u00ebsht\u00eb tek diferenca, at\u00ebher\u00eb gabon.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb trash\u00ebguar ndonj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb kualifikuara hoteliere, as t\u00eb resorteve, madje as t\u00eb strukturave prit\u00ebse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Shqiptari tradit\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar ka patur mikpritjen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>At\u00eb po, e ka patur falas, t\u00eb pasforcuar, unike.<\/p>\n<p>Dhe kjo ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb k\u00ebto koh\u00eb vetiu nj\u00eb produkt t\u00eb shitsh\u00ebm turistik.<\/p>\n<p>Por kaq natyrisht, nuk mjafton t\u00eb krijosh nj\u00eb industri. Nj\u00eb industri kerkon kapacitete t\u00eb m\u00ebdha, sh\u00ebrbim t\u00eb krahasuesh\u00ebm me nivelet qindravjecare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, past\u00ebrti shembullore, infrastruktur\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe natyr\u00ebn q\u00eb na ka falur Zoti.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto s\u00ebbashku t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thjesht t\u00eb barabart\u00eb me bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Pask\u00ebtaj, industris\u00eb shqiptare i duhet t\u00eb krijoj diferenc\u00ebn, Sepse kjo diferenc\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjidhet midis t\u00eb barabart\u00ebve qindra vjecar\u00eb.<\/p>\n<p>Cdo i vog\u00ebl, q\u00eb t\u00eb hapi vendin e tij n\u00eb treg i duhet nj\u00eb vecanti q\u00eb terheq v\u00ebmendjen.<\/p>\n<p>K\u00ebtu me s\u00eb pari vjen natyrsh\u00ebm cmimi. Cdo aktor i ri nuk mund t\u00eb caj\u00eb tregun pa diferenc\u00ebn e cmimit. Ajo \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb apelon v\u00ebmendjen.<\/p>\n<p>Po cili \u00ebsht\u00eb lajmi sot?<\/p>\n<p>Lajmi mediatik sot, \u00ebsht\u00eb se plazhet dhe hotelet, n\u00eb jug sidomos, jan\u00eb pjes\u00ebrisht t\u00eb zbraz\u00ebta p\u00ebr shkak t\u00eb cmimeve t\u00eb ekzagjeruara.<\/p>\n<p>Lajmi dhe opinioni n\u00eb fakt\u00a0 bazohet thjesht mbi perceptim (mund t\u00eb jet\u00eb i sakt\u00eb, por edhe i gabuar) sepse askush nuk ka folur me statistika t\u00eb tipit\u00a0 sa % e kapaciteteve akomoduese jan\u00eb bosh, apo sa m\u00eb pak se vjet.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr edhe administrator\u00ebt e nj\u00ebsive hoteliere, q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb lajmet mbi cmimet e larta n\u00eb ato nivele,\u00a0 as nuk konfirmojn\u00eb dhe as nuk kund\u00ebrshtojn\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb lajmit:<\/p>\n<p>at\u00eb, q\u00eb hotelet dhe plazhet duken pjes\u00ebrisht t\u00eb zbraz\u00ebta.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb dy pal\u00ebt i shmangen p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb sinqert\u00eb mbi pyetjen se ku gabuam.<\/p>\n<p>Ama, nuk i shmangen dot t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs se k\u00ebt\u00eb vit, sezoni yne i turizmit blu, q\u00eb gjithsesi ishte mjaft i shkurt\u00ebr, po tkurret edhe m\u00eb shum\u00eb. Ky po q\u00eb \u00ebsht\u00eb lajm, lajm I keq.<\/p>\n<p>Kjo nuk duhet t\u00eb lejohet!<\/p>\n<p>Kjo duhet t\u00eb parandalohet me cdo kusht. Shqip\u00ebria jon\u00eb ofron shum\u00eb\u00a0 m\u00eb shum\u00eb sesa thjesht \u201cturizmi i mallit\u201d\u00a0 p\u00ebr emigrant\u00ebt dhe \u201cturizmi patriotik\u201d p\u00ebr shqiptar\u00ebt etnik\u00eb. Ne duhet t\u00eb jemi shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq.<\/p>\n<p>N\u00ebse u referohemi\u00a0 t\u00eb dhenave per\u00a0 hyrje-dalje t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj p\u00ebr periudh\u00ebn maj-qershor 2022, duket se numri i turist\u00ebve t\u00eb huaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje, por m\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme \u00ebsht\u00eb numri i shqiptar\u00ebve q\u00eb ikin p\u00ebr pushime verore jasht\u00eb kufijve.<\/p>\n<p>Madje,sipas disave t\u00eb dh\u00ebnave\u00a0 nga agjencite kryesore turistike, k\u00ebrkesa p\u00ebr pushime jasht\u00eb kufijve \u00ebsht\u00eb rreth 32% m\u00eb e lart\u00eb se e nj\u00ebjta periudh\u00eb, maj-qershor 2019 (2020-21 ishte kufizimi i pandemis\u00eb).<\/p>\n<p>Kjo tregon se :<\/p>\n<p>gjendja ekonomike e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb rritur (k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrforcon edhe fakti q\u00eb depozitat bankare individuale jan\u00eb n\u00eb rritje sistematike).<\/p>\n<p>raporti \u00e7mim\/cil\u00ebsi i turizmit shqiptar, q\u00eb ka qen\u00eb edhe \u201cdiferenca\u201d jon\u00eb n\u00eb treg,\u00a0 nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e till\u00eb n\u00eb raport me cfar\u00eb ofrojn\u00eb konkurrent\u00ebt p\u00ebrtej kufijve. Dhe turisti shqiptar \u00ebsht\u00eb si cdo turist: v\u00eb n\u00eb balanc\u00eb cdo element per t\u00eb marr\u00eb maksimumin prej buxhetit t\u00eb pushimeve.<\/p>\n<p>nga t\u00eb huajt q\u00eb zgjedhin t\u00eb kalojn\u00eb pushime verore n\u00eb Shqip\u00ebri, pjesa m\u00eb e madhe nuk rikthehen. Ky \u00ebsht\u00eb problem serioz. Kjo tregon se vendimet tona nuk konsiderojn\u00eb afatin e gjat\u00eb. Ne kemi r\u00ebn\u00eb pre e padurimit infantil p\u00ebr t\u2019u pasuruar brenda nat\u00ebs. Harrojm\u00eb se kjo ndodh vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrralla. Harrojm\u00eb se si e p\u00ebr sa koh u pasurua Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Pandemia, lufta n\u00eb Ukrain\u00eb dhe turizmi shqiptar.<\/p>\n<p>Periudha e pandemis\u00eb e goditi\u00a0 industrin\u00eb e turizmit shqiptar sic kudo n\u00eb bot\u00eb. D\u00ebmet e shkaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb industri nuk kursyen asnj\u00eb hallk\u00eb t\u00eb tij: transportin, eventet, nj\u00ebsit\u00eb akomoduese, bujq\u00ebsin\u00eb, blegtorin\u00eb, peshkimin, tekstilet, konsumin e pijeve alkoolike, pun\u00ebsimin.<\/p>\n<p>Kur u shpresua q\u00eb pandemia \u00ebsht\u00eb drejt fundit dhe industria e turizmit do fillonte periudh\u00ebn e ringritjes, lufta n\u00eb Ukrain\u00eb dha goditjen e dyt\u00eb rradhazi. Por k\u00ebt\u00eb here<\/p>\n<p>\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifikisht negative p\u00ebr turizmin shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problematik\u00ebs ekonomike t\u00eb ngritjes \u00e7mendurisht t\u00eb \u00e7mimeve globale t\u00eb hidrokarbureve, drith\u00ebrave, energjis\u00eb elektrike etj, turizmit shqiptar, pothuajse ju zhduk befas nj\u00eb nga tregjet e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe mjaft premtues te viteve te fundit, sic ishte ai i Europ\u00ebs Lindore, vecane<\/p>\n<p>\u00ebrisht Ukraina, Bjellorusia, Polonia.<\/p>\n<p>Kjo zhvendosje i tronditi ekuilibrat e brisht\u00eb t\u00eb porsakrijuar ne data-bazat e reja t\u00eb turizmit ton\u00eb. duke sjell\u00eb papritur nje raport t\u00eb ri k\u00ebrkes\u00eb-ofert\u00eb. Ky raport i ri nuk u lexua dot shpejt, edhe pse sinjalet ishin aty. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, goditjet e reja n\u00eb cmimet e energjise e hidrokarbureve, prishen edhe disa ekuilibra t\u00eb nd\u00ebrtuar me tregun italian dhe grek.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi me mjete transporti tok\u00ebsore dhe detare nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb\u00a0 nj\u00ebsoj ekonomikisht.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ky dinamiz\u00ebm i tregjeve dhe ndikimi i tyre ne<\/p>\n<p>\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr produkt turistik shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar e pastaj adaptuar. Kjo k\u00ebrkon eksperienc\u00eb dhe njohuri mbi k\u00ebto tregj\u00ebe.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb i i qart\u00eb dhe efektiv roli i institucioneve q\u00eb e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel ekspertize. Ato ndoshta duhet t\u00eb kishin konsultuar dhe orientuar n\u00eb koh\u00ebn e duhur industrin\u00eb, n\u00eb menyr\u00eb q\u00eb oferta e saj t\u00eb ishte e duhur n\u00eb p\u00ebrmbajtje dhe e mir\u00eb-marketuar n\u00eb koh\u00ebn dhe tregjet e duhura.<\/p>\n<p>E v\u00ebshtir\u00eb ta b\u00ebsh nj\u00eb turist t\u00eb vij\u00eb tek ty, akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019a b\u00ebsh t\u00eb rikthehet.<\/p>\n<p>Vitet e fundit qeveria shqiptare u angazhua n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb strukturuar marketingu nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Elementet e k\u00ebsaj fushate ishin intensiv\u00a0 n\u00eb sasi dhe cil\u00ebsi. duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr turizmi shqiptar t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e disa segmenteve n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn turistike t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe vecorit\u00eb e saj zun\u00eb vende nderi n\u00eb klasifikimet m\u00eb prestigjoze t\u00eb rekomandimeve n\u00eb ket\u00eb aspekt.<\/p>\n<p>K\u00ebtu u perfshin\u00eb energjikisht jo vet\u00ebm Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, institucione t\u00eb fushes, agjensit\u00eb turistike, por pati \u201cdalje n\u00eb fush\u00eb\u201d t\u00eb vet\u00eb Kryeministrit, q\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen me t\u00eb ftuar t\u00eb nivelit t\u00eb yjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare me shum\u00eb ndjek\u00ebsa si Dua Lipa, \u00e7iftit Sarkozi dhe Karla Bruni, Ivanka Trump, etj. Madje, k\u00ebtij marketingu i sh\u00ebrbeu mir\u00eb edhe Leonardo di Kaprio me fushat\u00ebn per Vjos\u00ebn.<\/p>\n<p>Sigurisht,\u00a0 e gjith\u00eb kjo perpjekje u mb\u00ebshtet mbi investimet e r\u00ebnd\u00ebsishme infrastrukturore duke p\u00ebrfshir\u00eb aeroportet, rrug\u00ebt dhe Rilindjen Urbane.<\/p>\n<p>Marketingu e dha rezultatin.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrkoh\u00eb, a ishim n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur q\u00eb turist\u00ebt e siguruar nga marketingu intensiv dhe zhvillimi i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm infrastrukturor, t\u2019i b\u00ebnim t\u00eb riktheheshin\u00a0 p\u00ebrs\u00ebri, madje m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr?<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj jo.<\/p>\n<p>Raporti \u00e7mim\/cil\u00ebsi dhe fluksi.<\/p>\n<p>Deri s\u00eb fundmi raporti \u00e7mim\/cil\u00ebsi,ka qen\u00eb mbase nj\u00eb nga arsyet kryesore t\u00eb suksesit t\u00eb turizmit shqiptar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nivel t\u00ebrheq\u00ebs i k\u00ebtij raporti dhe natyra e mrekullueshme q\u00eb na fali Zoti, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb turizmi shqiptar \u201ct\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb\u201d p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb shpejt. P\u00ebr fat t\u00eb keq, \u00ebndrrat nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr suksesin. Madje mund t\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201ct\u00eb fluturosh\u201d duke u rr\u00ebzuar, n\u00ebse nuk q\u00ebndron me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>Fakti,q\u00eb shqiptar\u00ebt\u00a0 q\u00eb zgjedhin ta konsumojn\u00eb buxhetin e pushimeve jasht\u00eb kufijve, qoft\u00eb te fqinj\u00ebt tan\u00eb apo diku m\u00eb larg, sa vijn\u00eb e shtohen n\u00eb num\u00ebr, duke arritur rritjen impresionuese me 32% m\u00eb shum\u00eb maj-qershor 2022, tregon se raporti \u00e7mim\/cil\u00ebsi q\u00eb ne kemi, ka d\u00ebshtuar t\u00eb jet\u00eb i arsyesh\u00ebm p\u00ebr paket\u00ebn q\u00eb ofrojm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb nj\u00ebsi akomoduese turistike, ka \u00e7mime t\u00eb larta dhe kapacitetet prit\u00ebse t\u00eb saj jan\u00eb pothuajse \u201csold out\u201d ose plot, kjo tregon se \u00e7mimet justifikojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit. Madje administruesit e k\u00ebsaj nj\u00ebsie kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb edhe t\u00eb ngren\u00eb \u00e7mimet duke i q\u00ebndruar besnik rregullave te ekonomis\u00eb s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Ama n\u00ebse nj\u00eb nj\u00ebsi e till\u00eb, do kishte \u00e7mime t\u00eb larta dhe do ishte pothuajse e zbraz\u00ebt, kjo tregon q\u00eb kur vizioni \u00ebsht\u00eb i gabuar, t\u00eb \u00e7on n\u00eb falimentim. Nga ana tjet\u00ebr, jo domosdoshm\u00ebrisht \u00e7mimet e ul\u00ebta japin rezultat kur struktura \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, por sh\u00ebrbimet jan\u00eb \u201cngel\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>Industria e turizmit \u00ebsht\u00eb e komplikuar por tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen ton\u00eb, p\u00ebr t\u2019a l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb zhvillimit spontan apo amatoresk. N\u00ebse ritmi i ngritjes se sasis\u00eb dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve tona t\u00eb k\u00ebsaj industrie, nuk ec\u00ebn me ritmin e zhvillimit infrastrukturor dhe marketues t\u00eb imponuar nga qeveria, mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb fluksi t\u00eb kthehet n\u00eb d\u00ebshtim n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, ose n\u00eb rezultat t\u00eb vak\u00ebt, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk e kemi luksin ta shnd\u00ebrrojm\u00eb industrin\u00eb e turizmit n\u00eb bumerang p\u00ebr ekonomin\u00eb. Pse s\u00eb fundmi shqiptar\u00ebt po zgjedhin t\u00eb kalojn\u00eb pushimet verore te fqinj\u00ebt tan\u00eb,kur edhe aty, shkojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr turizmin e diellit dhe t\u00eb detit?!<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin lloj turizmi e ofron edhe bregdeti shqiptar.<\/p>\n<p>Sepse jan\u00eb detajet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00eb dhe ndikojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e raportit \u00e7mim\/cil\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb plazhet e qyteteve jasht\u00eb kufirit, shqiptaret gjejn\u00eb (fatkeqesisht) \u00e7ka p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk e ofrojm\u00eb n\u00eb bregdetin tone :<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbim-all inclusive ,n\u00eb \u00e7mim favorizues. Ku p\u00ebrfshihet transporti,akomodimi, ushqimi dhe pijet 24\/24 or\u00eb, past\u00ebrti, qet\u00ebsi, respekt, p\u00ebrulje.<\/p>\n<p>Restoracion, plazhe dhe ambiente akomoduese, ku nuk je i detyruar t\u00eb dhunohesh nga ndotje akustike. N\u00eb restorante mund t\u00eb shijosh ushqimin n\u00eb qet\u00ebsi (p\u00ebrve\u00e7 asnj\u00eb lloj muzike, nuk d\u00ebgjohen as ul\u00ebrimat e stafit dhe madje as zhurma e tavolin\u00ebs ngjitur) Mund ta shijosh kafen e m\u00ebngjesit duke d\u00ebgjuar muzik\u00ebn e val\u00ebve t\u00eb detit, jo tallavan\u00eb apo techno\/house\/ latine q\u00eb n\u00eb pik\u00eb t\u00eb sabahut. Cilido q\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb muzik\u00eb me orar dhe pa orar, q\u00eb nga simfonike deri te metali, mund ta b\u00ebj\u00eb me kufje, pa i r\u00ebn\u00eb\u00a0 n\u00eb qaf\u00eb gjith\u00eb plazhisteve.<\/p>\n<p>Diskotekat jane t\u00eb gjitha t\u00eb mbyllura dhe askujt nuk I kthehen pushimet n\u00eb makth per shkak t\u00eb pagjumesis\u00eb nga zhurma e ndotjes akustike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Plazhi privat apo publik, \u00ebsht\u00eb po nj\u00ebsoj i past\u00ebr.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrfaqet e plazheve publike jan\u00eb n\u00eb raport m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me ato private, dhe jo n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb plazhet private marrin gjith\u00eb cilesin\u00eb, dhe \u00e7far\u00eb ngelet q\u00eb nuk e duan privatet, ngelet plazh publik.<\/p>\n<p>Lokacionet jan\u00eb me higjen\u00eb shembullore dhe bashkit\u00eb jan\u00eb n\u00eb lartesin\u00eb e duhur p\u00ebr t\u00eb ofruar higjen\u00eb, kontroll territori, rregull, imazh.<\/p>\n<p>Plazhet private nuk i kan\u00eb \u00e7adrat aq ngjitur sa po t\u00eb duash t\u00eb shtriqesh, ndodh t\u00eb prek\u00ebsh padashje kurrizin e gjitonit. Nuk gjen bishta cigaresh e mbeturina frutash posht\u00eb shezlongut q\u00eb ke paguar p\u00ebr ta patur t\u00eb past\u00ebr.<\/p>\n<p>Plazhet private nuk u jepen n\u00eb administrim personave q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me industrin\u00eb e turizmit, asnj\u00eb standard qytetar, kulturor apo dijesh sesi administrohet,\u00e7far\u00eb duhet ofruar dhe nuk duhet ofruar n\u00eb nj\u00eb plazh privat. Askush n\u00eb plazhet private nuk i ndjek familjar\u00ebt sepse nuk do f\u00ebmij\u00eb n\u00eb plazh, si\u00e7 ndodh r\u00ebndom tek agallaret tan\u00eb t\u00eb plazheve private.<\/p>\n<p>M\u00ebngjesi i paguar n\u00eb \u00e7mimin e dhom\u00ebs,\u00ebsht\u00eb i bollsh\u00ebm dhe askush nuk t\u00eb num\u00ebron vez\u00ebt e ngr\u00ebna dhe t\u00eb mundohet \u201ct\u00eb nxjerr\u00eb dhjam\u00eb nga pleshti\u201d<\/p>\n<p>\u00c7mimi q\u00eb duhet t\u00eb paguash n\u00eb nj\u00eb resort me 5 yje- all inclusive jasht\u00eb kufijve (Turqi ose Mal i Zi psh), \u00ebsht\u00eb gati sa gjysma e asaj q\u00eb t\u00eb duhet p\u00ebr t\u00eb paguar vet\u00ebm akomodimin n\u00eb nj\u00eb hotel me 3 yje( 5 t\u00eb supozuar) n\u00eb shumic\u00ebn e hoteleve n\u00eb Shqip\u00ebri(kryesisht Dh\u00ebrmi),<\/p>\n<p>Paketa \u201call inclusive\u201d, nuk p\u00ebrfshin vet\u00ebm akomodim\/ushqim\/pije\/plazh, po edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb eventesh artistiko-kulturore-sportive, ku gjith\u00eb familja e kalon koh\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive.<\/p>\n<p>Sjellja e stafit dhe vizioni i administrator\u00ebve t\u00eb nj\u00ebsive akomoduese jasht\u00eb kufijve, \u00ebsht\u00eb ajo e t\u00eb b\u00ebrit cmos q\u00eb klienti t\u00eb k\u00ebnaqet aq shum\u00eb, sa t\u00eb doj\u00eb t\u00eb rikthehet. Jo t\u00eb \u201cmpreh\u00eb spat\u00ebn e p\u00ebrfitimit\u201d dhe k\u00eb t\u00eb z\u00ebri t\u00eb z\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjen menu turistike me cmime t\u00eb p\u00ebrshtatshme, ku n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ofrohen gatime tradicionale gjithashtu, Q\u00eb shoq\u00ebrohen me pije prodhimi lokal (birra, ver\u00eb apo pije tradicionale). Sepse jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb provojn\u00eb turist\u00ebt! Si mundet q\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb lokaleve, t\u00eb mos ofrohet birr\u00eb ose ver\u00eb vendase (krahas atyre te importit)?! Si mundet ti thuash turistit t\u00eb huaj kur pyet, se ka vet\u00ebm birra t\u00eb huaja dhe aq m\u00eb keq, t\u00eb gjitoneve tan\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se n\u00eb industrin\u00eb e prodhimit t\u00eb birr\u00ebs q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb lart se ne?! Sigurisht ti mund t\u00eb mbash edhe birr\u00eb greke, malazeze etj n\u00ebse do, por nuk ka sens q\u00eb t\u00eb mos kesh n\u00eb menu asnj\u00eb birr\u00eb shqiptare!<\/p>\n<p>Jugu i Shqip\u00ebrise e vuan shum\u00eb k\u00ebt\u00eb mang\u00ebsi. Veriu eshte m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Etj,etj,etj\u2026<\/p>\n<p>Te veprojm\u00eb sa nuk jemi tep\u00ebr von\u00eb.<\/p>\n<p>Administrator\u00ebve t\u00eb nj\u00ebsive hoteliere shqiptare, n\u00eb mase t\u00eb madhe, u ka dal\u00eb situata jasht\u00eb\u00a0 kapacitetit t\u00eb aft\u00ebsive menaxhuese.<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb, bregdetare sidomos, me pak p\u00ebrjashtim, nuk jan\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e misionit t\u00eb lubrifikimit drejt suksesit t\u00eb industrise s\u00eb turizmit, t\u00eb detyrave dhe rolit q\u00eb atyre u takon t\u00eb luajn\u00eb. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka mbi t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsine t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb drejt futjes s\u00eb turizmit shqiptar n\u00eb shinat \u201cpa kthim pas\u201d drejt t\u00eb q\u00ebnit destinacion turistik afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet hapur nje debat i gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet nje studim dhe analiz\u00eb e detajuar e sezoneve turistike, bazuar n\u00eb statistika t\u00eb sakta.<\/p>\n<p>Duhet patjet\u00ebr t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb skaner cdo hap, duke u krahasuar njkohesisht me fqinj\u00ebt tan\u00eb edhe m\u00eb gjer\u00eb. Duhet nj\u00eb plan pune me afate dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi rezultatesh ndaj t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve: agjenci turistike, nj\u00ebsi administrative, institucione shtet\u00ebrore, dhoma tregtie, shoqata turistike, bashkit\u00eb, ministrit\u00eb e interesit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga sfidat m\u00eb emergjente q\u00eb ka t\u00eb bej\u00eb direkt me cil\u00ebsin\u00eb e sherbimeve, \u00ebsht\u00eb mungesa n\u00eb sasi por mbi t\u00eb gjitha n\u00eb cilesi, e krahut t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb ka nevoj\u00eb industria e turizmit dhe jo vet\u00ebm. Shkolla profesionale duhet t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb opsion primar p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb.<\/p>\n<p>Turizmi Kreativ- mund\u00ebsi e re p\u00ebr sukses gjith\u00ebvjetor.<\/p>\n<p>Turizmi Kreativ, n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb \u201cgjetje\u201d e re, sepse prej koh\u00ebsh turist\u00ebt jan\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr nga idea e t\u00eb m\u00ebsuarit t\u00eb nj\u00eb eksperience t\u00eb re gjat\u00eb pushimeve. Ky po kthehet n\u00eb nj \u00ebtrend t\u00eb ri n\u00eb zhvillimin e industris\u00eb s\u00eb turizmit.<\/p>\n<p>Sondazhet kan\u00eb treguar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje numri I turist\u00ebve q\u00eb nuk duan thjesht nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb muze, apo turiz\u00ebm diellli dhe plazhi, por t\u00eb m\u00ebsojne m\u00eb shum\u00eb nga kultura e p\u00ebrditshme, q\u00eb konsiderohet \u201creale dhe e v\u00ebrtet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Koncepti p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr k\u00ebta lloj turist\u00ebsh q\u00eb nuk \u201cmbyllen\u201d n\u00ebp\u00ebr resorte gjigande, por e vendosin vet\u00eb lidhjen me kultur\u00ebn vendase dhe i kthejn\u00eb pushimet n\u00eb dit\u00eb ineraktive ku ndihen m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra Turizmi Kreativ, n\u00ebprmjet ofert\u00ebs s\u00eb organizuar, i jep mund\u00ebsine kujtdo turisti q\u00eb shkon n\u00eb Itali p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar si b\u00ebhen makaronat artizanale apo pica, shkon n\u00eb Ibiza dhe m\u00ebson si t\u00eb jet\u00eb DJ, n\u00eb Kuba p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar k\u00ebrcimin, n\u00eb Portugali apo Franc\u00eb sesi t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb degustoj\u00eb ver\u00ebn dhe t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vreshtat\u2026dhe pse jo n\u00eb Shqip\u00ebri ku t\u00eb m\u00ebsoje artin apo zejet tona, gatimet\u00a0 tradicionale, te luaje cifteline, lahuten,etj.<\/p>\n<p>Ky lloj turizmi, p\u00ebrvecse n\u00eb nj\u00eb trend rrit\u00ebs n\u00eb industrin\u00eb e turizmit, quhet Turiz\u00ebm Kreativ pik\u00ebrisht se nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr investime t\u00eb m\u00ebdha financiare, por vet\u00ebm p\u00ebr kreativitet dhe organizim,<\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb lloj turizmi q\u00eb mund t\u00eb shtrihet gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, pa pritur nj\u00eb sezon t\u00eb vecant\u00eb klimaterik.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb cfar\u00eb na duhet pra, \u00ebsht\u00eb t\u00eb ruajm\u00eb pasionin, t\u00eb p\u00ebrdorim kreativitetin, t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga konkurenca, t\u00eb p\u00ebrpiqemi parreshtur t\u00eb ofrojm\u00eb diferenc\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb industri, t\u00eb jemi rigoroz\u00eb n\u00eb respektin ndaj mjedisit dhe higjen\u00ebs, t\u00eb kryejm\u00eb \u201cdetyrat e p\u00ebrditshme\u201d t\u00eb gjith\u00eb ne; si qytetar\u00eb, si biznese, si institucione.<\/p>\n<p>Suksesi varet vet\u00ebm nga ne!<\/p>\n<p>Zoti e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb tij\u00ebn me bujari.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Vlor\u00ebs, Ilir Metaj n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb tregon se p\u00ebrse d\u00ebshtuan k\u00ebt\u00eb vit me turizmin. Ai shkruan se kjo industri do nj\u00eb koh\u00eb dhe p\u00ebrkushtim pasi n\u00ebse gabon nuk mbetesh pa nd\u00ebshkuar. Nd\u00ebr t\u00eb tjera ai shkruan se arsyeja e \u00e7adrave q\u00eb kan\u00eb mbetur bosh \u00ebsht\u00eb \u00e7mimet e ekzagj\u00ebruara. E plot\u00eb: Turizmi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":273370,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-273367","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=273367"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273367\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/273370"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=273367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=273367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=273367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}