{"id":273369,"date":"2022-07-24T14:17:41","date_gmt":"2022-07-24T12:17:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=273369"},"modified":"2022-07-24T14:17:41","modified_gmt":"2022-07-24T12:17:41","slug":"ilir-meta-fitoi-bastin-qendroi-president-deri-ne-fund-te-mandatit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ilir-meta-fitoi-bastin-qendroi-president-deri-ne-fund-te-mandatit\/","title":{"rendered":"Ilir Meta fitoi \u201cbastin\u201d, q\u00ebndroi president deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb prill t\u00eb 2017, Kuvendi zgjodhi Ilir Met\u00ebn si president t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb nga mazhoranca socialiste. Por, dy vite m\u00eb von\u00eb, p\u00ebrplasjet e vazhdueshme dhe akuzat p\u00ebr shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vun\u00eb n\u00eb diskutim t\u00eb ardhmen e tij n\u00eb krye t\u00eb shtetit deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mandatit. N\u00eb konferenca dhe intervista Meta shprehej i vendosur se ai do largohej nga presidenca m\u00eb 24 korrik 2022, nj\u00eb bast q\u00eb konsiderohet \u201ci fituar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2019, presidenti Ilir Meta, n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, Tedi Blushi shprehu i vendosur q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr t\u00eb mbajtur detyr\u00ebn si kreu i shtetit deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>\u201cIlir Meta do t\u00eb jet\u00eb President i Republik\u00ebs deri n\u00eb 24 korrik 2022\u201d, theksonte\u00a0Tedi Blushi\u00a03 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, presidenti Meta e p\u00ebrfocoi edhe tre muaj m\u00eb von\u00eb, i ftuar n\u00eb emisionin \u201cOpen\u201d n\u00eb Top Channel.<\/p>\n<p>\u201cSe \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb mazhoranca un\u00eb nuk mbaj asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Un\u00eb e di q\u00eb jam k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb zyr\u00eb ku jeni edhe ju sot dhe i gatsh\u00ebm me ju edhe m\u00eb dat\u00ebn 24 korrik 2022 t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebrmbyll\u00ebse\u201d,\u00a0shprehej Meta\u00a0n\u00eb tetor t\u00eb 2019-s.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb 2019-s, ai shkruante: \u201cShum\u00eb i lumtur q\u00eb m\u2019u dha sot mund\u00ebsia t\u00eb kthehem n\u00eb Parlament pas nj\u00eb mungese gati dyvje\u00e7are, p\u00ebr t\u00eb rikonfirmuar edhe nj\u00ebher\u00eb se deri n\u00eb 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb e pamposhtur n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, demokracis\u00eb, pluralizmit, interesit komb\u00ebtar dhe atij publik, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebsimin e shpejt\u00eb dhe pa vonesa t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja mes dy drejtues\u00ebve kryesor\u00eb n\u00eb vend, Ilir Met\u00ebs dhe kryeministrit Edi Rama u thellua q\u00eb n\u00eb\u00a0janar t\u00eb vitit 2019, pasi Presidenti refuzoi t\u00eb dekretoj\u00eb Gent Cakajn si minist\u00ebr t\u00eb jasht\u00ebm. Ky vendim i Presidentit u pasua nga akuza dhe tensione t\u00eb forta mes tyre, t\u00eb cilat nuk u ndal\u00ebn edhe gjat\u00eb tre viteve t\u00eb vijuese n\u00eb drejtim t\u00eb k\u00ebtij institucioni nga Meta.<\/p>\n<p>Vendosm\u00ebria e tij u p\u00ebrforcua\u00a0n\u00eb mars t\u00eb vitit\u00a02020, pas\u00a0tubimit\u00a0t\u00eb thirrur n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMos u lodhni kot me konspiracione! Jam Presidenti i Republik\u00ebs dhe lider i sovranitetit dhe unitetit komb\u00ebtar, n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, liris\u00eb dhe demokracis\u00eb! Ky \u00ebsht\u00eb projekti im i vet\u00ebm deri n\u00eb 24 korrik 2022!\u201d shkruante Meta n\u00eb Facebook m\u00eb 4 mars t\u00eb 2020-s.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2021 pas konkluzioneve t\u00eb komisionit hetimor parlamentar, me 104 vota pro, Kuvendi vendosi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, nd\u00ebrsa vendimi final p\u00ebr \u201cfatin e tij\u201d mbeti n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Por, edhe pas k\u00ebtij vendimi, n\u00eb daljet e tij televizive, apo edhe n\u00eb konferenca p\u00ebr shtyp, Meta vazhdonte t\u2019i p\u00ebrcillte \u201cmesazhe\u201d kryeministrit Rama dhe mazhoranc\u00ebs se do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb zyr\u00eb deri m\u00eb 24 korrik.<\/p>\n<p>Presidenti ka qen\u00eb dhe mbetet gjithmon\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs. Sjellja e tij (Rama), q\u00ebndrimet e tij kan\u00eb qen\u00eb, jan\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb deri n\u00eb 24 korrik t\u00eb diktuara nga rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat ai ushtron aktivitetin e tij, gjithmon\u00eb n\u00eb respekt t\u00eb Kushtetut\u00ebs se Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, u shpreh Meta n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2021, i ftuar n\u00eb \u201cOra News\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me t\u00eb ardhmen e Met\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Shtetit, Gjykata Kushtetuese vendosi m\u00eb 17 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti se \u201cPresidenti do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs deri n\u00eb p\u00ebrfundimin t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>Edhe pse \u201cbeteja\u201d me kryeministrin Rama dhe mazhoranc\u00ebn u mbyll n\u00eb favor t\u00eb Met\u00ebs, marr\u00ebdh\u00ebnia institucionale mbeti e tensionuar, nd\u00ebrsa kreu i Shtetit vijonte sfid\u00ebn e tij dhe n\u00eb maj 2022 shkruante \u201cUn\u00eb i mbaj premtimet dhe ju kam th\u00ebn\u00eb se deri n\u00eb 24 korrik, ky institucion do jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb. Un\u00eb nuk mendoj se jam n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj \u00e7do gj\u00eb, nuk kam aft\u00ebsi \u00e7udib\u00ebr\u00ebse. Por sigurisht p\u00ebrderisa ata ishin t\u00eb vendosur t\u2019i japin t\u00eb gjitha pushtetet nj\u00eb qeverie gangstere. Ju do thoni pse nuk jam larguar q\u00eb n\u00eb 26 prill? Sepse kam b\u00ebr\u00eb betim mbi Kushtetut\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb 25 maj 2022 Meta deklaroi se pavar\u00ebsisht faktit se Kuvendi do t\u00eb zgjedh\u00eb nj\u00eb president t\u00eb ri, ai do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn deri m\u00eb 24 korrik.<\/p>\n<p>\u201cBesoj se parlamenti i di detyrimet dhe do ta p\u00ebrmbush\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi maksimale brenda koh\u00ebs s\u00eb duhur k\u00ebt\u00eb detyrim kushtetues. Parlamenti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e tij dhe un\u00eb do t\u00eb vazhdoj t\u00eb b\u00ebj pun\u00ebn time me shum\u00eb p\u00ebrkushtim deri m\u00eb 24 korrik\u201d, tha Meta.<\/p>\n<p>N\u00eb 4 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, Kuvendi zgjodhi me 78 vota presidentin e ri, ish-gjeneralin Bajram Begaj, i cili nis detyr\u00ebn, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb presidentit aktual Ilir Meta m\u00eb 24 korrik. Zhvillimet n\u00eb lidhje me presidentin Meta nuk u shuan as pas k\u00ebtij vendimi. N\u00eb 7 qershor, ish-deputeti Halit Valteri kall\u00ebzoi n\u00eb SPAK Met\u00ebn p\u00ebr korrupsion. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, kreu i Shtetit deklaroi m\u00eb 26 qershor se asgj\u00eb nuk e shp\u00ebrqendron nga detyra si President i vendit deri m\u00eb 24 korrik.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto lajme absurde si vet\u00eb personazhet q\u00eb i njihni te gjith\u00eb, nuk krijojn\u00eb asnj\u00eb shp\u00ebrqendrim nga detyrat e presidenti deri n\u00eb dat\u00ebn 24 korrik, por edhe nga angazhimet e Met\u00ebs duke nisur nga 25 korriku\u201d, u shpreh Meta.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht gjith\u00eb tensioneve dhe p\u00ebrplasjeve, jo pa kosto p\u00ebr klim\u00ebn politike, Ilir Meta fitoi bastin p\u00ebr p\u00ebrfundimin e mandatit n\u00eb krye t\u00eb presidenc\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prill t\u00eb 2017, Kuvendi zgjodhi Ilir Met\u00ebn si president t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb nga mazhoranca socialiste. Por, dy vite m\u00eb von\u00eb, p\u00ebrplasjet e vazhdueshme dhe akuzat p\u00ebr shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vun\u00eb n\u00eb diskutim t\u00eb ardhmen e tij n\u00eb krye t\u00eb shtetit deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mandatit. N\u00eb konferenca dhe intervista [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":168768,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-273369","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=273369"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273369\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/168768"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=273369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=273369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=273369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}