{"id":273378,"date":"2022-07-24T14:23:45","date_gmt":"2022-07-24T12:23:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=273378"},"modified":"2022-07-24T14:29:28","modified_gmt":"2022-07-24T12:29:28","slug":"analiza-satirike-desh-kopanisen-babon-gjekmarkaj-zberthen-pleniumin-e-pogradecit-nga-ceremonia-e-bake-xhanit-te-zbulimi-i-a","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-satirike-desh-kopanisen-babon-gjekmarkaj-zberthen-pleniumin-e-pogradecit-nga-ceremonia-e-bake-xhanit-te-zbulimi-i-a\/","title":{"rendered":"\u201cNe jemi maskarenj, b\u00ebna kabull\u201d, Gjekmarkaj ironizon mbledhjen e Ram\u00ebs m\u00eb kryebashkiak\u00ebt n\u00eb Pogradec: Qerratai i Beratit kruante mjekr\u00ebn b\u00ebnte vet\u00ebm k\u00ebrkesa, Babo u vrenjt\u2026"},"content":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ<\/p>\n<p>N\u00ebse dikush ma merr p\u00ebr thyerje premtimi q\u00eb nuk do shkruaj m\u00eb historira me Babon mos i b\u00ebfshin syt\u00eb drit\u00eb! Nuk e kam th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb por kam premtuar q\u00eb nga shtatori do me kap\u00eb nj\u00eb seriozitet q\u00eb aman fal\u00eb i qofshim Zotit duke nderprere kroniken live. Por ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb Pogradec,ku Babo me stoicizem t\u00eb madh p\u00ebr 48 ore dha e mori me gjith\u00eb zemrekun, mishin dhe yndyren e \u201cRilindjes\u201d nuk mund t\u00eb me linte indiferent dhe tu ikja pergjeq\u00ebsive\u00a0 t\u00eb mia historike. Si t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb merin\u00eb e Babos marrin kur zemr\u00ebn i thyejn\u00eb,\u00a0 Dritan Leli xhebraili,\u00a0 b\u00ebri nj\u00eb xhiro n\u00eb Spak e m\u00eb pas ndoqi n\u00eb Kosov\u00eb Presidentin n\u00eb ikje Ilir Meta.<\/p>\n<p>M\u00ebq\u00ebnese mu dha rasti perfitoj ti them per hajer Bajramit t\u00eb Republikes ose Bake xhanit si\u00e7 e therret Babua me perkedheli i cili sonte e b\u00ebn sefte. Shyqyr q\u00eb do ket\u00eb kolltukun e vet dhe nuk do ulet m\u00eb n\u00eb divanin tresh t\u00eb Kryeministris\u00eb. Mbledhja e 81 Partive n\u00eb Moske askund fare se kishte solemnitetin e asaj t\u00eb Pogradecit.T\u00eb gjith\u00eb Kryetaret e dal\u00eb nga zgjedhjet pa kundershtar t\u00eb tre viteve me par\u00eb, kerkonin rruge q\u00eb lidhin fshatrat me njeri tjetrin, secili duke thene se kjo eshte kerkesa me e rendesishme per komunitetin.<\/p>\n<p>T\u00eb kepusnin shpirtin me rr\u00ebfenjat e tyre plot perkushtim. Pellumbi i Selenices i cili\u00a0 i rriti nderen elekuencen e vet fal\u00eb se ciles projektet kishin pushtuar fshan\u00eb gjet jehon\u00eb tek Babua i cili e ka zgjedhur per oratorin\u00eb dhe vlerat e spikatura intelektuale. Ai i Shijakut nuk e mbajti dot komplimentin qau i uruari nga gezimi. Loti i tij ju duk Babos diamant.<\/p>\n<p>Babo e beri shembull n\u00eb emulacionin socialist aq\u00ebsa keshilloi Lalin q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb marre leksione n\u00eb Sukth. Mundohu Lali t\u00eb sjelle Dua Lipe e Rita Or\u00eb pak Oksident n\u00eb Kryeqytet\u00a0 ndersa Babos Shijaku i duhet si Haxhi Qamilit kerthiz\u00eb e shembullit. Ja Lali sot te Gifoni ku femijet e pyesin ne mos je ti Juda n\u00eb darken e fundit dhe ai q\u00eb ju thot\u00eb un\u00eb jam Sh\u00ebn Pjetri pasuesi q\u00eb per Babon kok\u00ebposht\u00eb varem. Perpjekjet titanike t\u00eb Ragip Sulit ran\u00eb n\u00eb sy p\u00ebr stadiumin e Kamzes p\u00ebr inat t\u00eb Safetit t\u00eb Kuk\u00ebsit po aq sa floket e lyer bukur, syzet me skelet t\u00eb holl\u00eb dhe nj\u00eb dh\u00ebmb ari plot shkelqim.<\/p>\n<p>Prite Xhelen, Ragip se po t\u00eb vjen si pellumb i shkruar t\u00eb shpetoj\u00eb Kamzen e roberuar!<\/p>\n<p>Termeti nuk e zgjati shume , i uroi jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Komandantit nxorri qaforen ja b\u00ebri gezuar brram, brram o babam , pa nga tezja e cila u perlot dhe u ul. Babo mendoi s\u00eb shpejti t\u00eb gjith\u00eb do e arrijn\u00eb Termen\u00eb n\u00eb rezultate e sjellje publike. Babo u ndie mir\u00eb se tek Termeti eksperimenti i tij politik ishte identifikuar me suksesin. Ai qerratai i Beratit kruante mjekrren si push dhe b\u00ebnte vetem kerkesa , dua k\u00ebt\u00eb e dua at\u00eb, Babo u mvrenjt. Dale tha, je k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari more edepsez jo p\u00ebr t\u00eb me kerkuar. Demo pa brir\u00eb futi bishtin nd\u00ebr shal\u00eb dhe u palos.<\/p>\n<p>Babos nuk i kishte pelqyer asgj\u00eb nga sa tha e me gjas\u00eb Beratn\u00eb do e shoh\u00eb me dylbi n\u00eb zgjedhjet e tjera. Babo si edukator i mir\u00eb i ka z\u00ebt cingerimat e telefoneve. E b\u00ebri rezil at\u00eb t\u00eb Dimalit, ja muar celularin dhe copa copa ja b\u00ebri me shkelma. Po kaq Frides s\u00eb gjor\u00eb q\u00eb asgj\u00eb nuk i ecen mir\u00eb q\u00eb kur Bra\u00e7e i leshoi mallkimin e Divjakes u urdherua ta sjell\u00eb e ta l\u00ebr\u00eb mbi tavolin\u00eb. S\u2019ka llafe me Babon i b\u00ebn terbiet. Tezja kafshonte gjuhen e dhimbja i dukej fisnike. Manastirliu nuk ndihej n\u00eb sy i lexohej lutja lum kush del gjall\u00eb prej ketu.<\/p>\n<p>Maljinda e La\u00e7it pat vizone t\u00eb larta zhvillimore. Kurbinin do ta b\u00ebnte pike t\u00eb nxeht\u00eb turistike dhe po kaq me qashterisi lypi nj\u00eb godin\u00eb te re , kaba , si koka e dreqit t\u00eb mallkuem per zyrat e Bashkis\u00eb. \u00a0Nuk durohej m\u00eb , Bela veshur me t\u00eb bardha si borebardha mes xhuxheve t\u00eb pushtetit lokal mori fjalen e cila Ulsiut aty pran\u00eb ju duk si simfoni e Bethovenit. U kalamend sikur \u201celizen\u201d degjonte. More ju pla\u00e7in syt\u00eb -jemi ne krize u tha -paketat sociale qe do ofrojme ne vjeshte, energjia q\u00eb kushton bashk\u00eb naften sa i biri t\u00eb \u00ebmen e ju d\u00ebrr d\u00ebrr d\u00ebrr. Fjal\u00eb perendie psheretiu Ulsiu.<\/p>\n<p>Ata te paepur\u00a0 vazhdonin \u201cpo u lidh ky fshat me k\u00ebt\u00eb tjetrin i kemi zgjidhur te gjitha hallet dhe travajet marrin fund\u201d, Babo krem i qytetaris\u00eb renkonte na mbyti katundaria. Nikua erdhi me vonese. Babo tundi koken si per ti th\u00ebn\u00eb pse? Niko i tha isha tek Ditmiri. Lajmi se Doktori ka dashur me t\u00eb zhdepe n\u00eb Parlament e kishte z\u00ebn\u00eb n\u00eb Kinshasa. Per toke kishte r\u00ebn\u00eb duke vikatur, ku ku ku ku, duan t\u00eb kopanisin Babon. I \u00e7ova nj\u00eb komposto e ca llokum\u00eb q\u00eb t\u00eb embelsohej.<\/p>\n<p>Babo b\u00ebri sikur po nuk i besoi duke\u00a0 menduar q\u00eb shtatori \u00ebsht\u00eb afer. U ngrita Tigrushi. Befasoi t\u00eb madhe e t\u00eb vogel. Nj\u00eb fraze lapidare hapi pleudarin\u00eb e tij. Ne jemi maskarenj more Babo, b\u00ebna kabull, nuk t\u00eb meritojm\u00eb po ti falna e na ler t\u00eb qajm\u00eb mbi gjoksin t\u00ebnd leshtor. Ne po marrim nga hiri yt. Ne po pim\u00eb gjakun t\u00ebnd q\u00eb rrjedh si lum\u00eb per progresin e ketoj vendit.Babo luajti koken n\u00eb sh\u00ebnj\u00eb mosbesimi. Tafti er\u00ebkeq i inceneratorve sikur i hyri n\u00eb hund\u00eb. u kollit , eh tha me vete prit prit shtatorin ti. Do ju b\u00ebj def nga syt\u00eb more pizevengjer.<\/p>\n<p>Fjalen e mori Ulsiu. Babo i tha ti paske q\u00ebn\u00eb dermani i tokes, reforma n\u00eb drejtesi do kishte ecur si\u00e7 do ti n\u00ebse Fatmir Xhafa nuk na fut shkopinj n\u00ebn rrota duke na dhjer\u00eb muhabetin.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim darka filloi e r\u00ebnd\u00eb dhe e zymt\u00eb. Degjohej kokrrama e dhembeve. Por m\u00eb pas Bora kendoi nj\u00eb k\u00ebng\u00eb \u201d Babo Babo doren per mbi zemer ma vendos ngadale ajo rreh si zog t\u00eb t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb! Me dashurin\u00eb t\u00ebnde oh sa me kenaqe per gjith\u00eb Shqiperin\u00eb lerm t\u00eb puth n\u00eb faqe\u201d! Babo u madhengjye por se dha veten, ik ik\u00a0 ulu i tha Bores qe u nis drejt tij. Edona ndieu xhelozi. Si nuk i kishte vajtur mendja per nj\u00eb potpuri shkodrane q\u00eb ta linte nam. Elisa tha kjo do quhet bes\u00eblidhja e Pogradecit q\u00eb shenjon 25 vitet e lavdishme t\u00eb Skenderbeut ton\u00eb.<\/p>\n<p>Delina zgerdhihej nuk e di q\u00eb Babo i ka b\u00ebr\u00eb kepucet n\u00eb Shtator. Elisa mendonte , qesh mir\u00eb kush qesh i fundit. Hall\u00eb Ikonomi kishte sjelle ca tave me byrek me qumesht. Pasi i ndau me drejtesi tha fjalet e teperta jan\u00eb fukarallek , ky \u00ebsht\u00eb Byreku q\u00eb i pelqen Babos. Ah Margeriti po nderdyzej n\u00eb do raportonte sukseset n\u00eb kultur\u00eb apo t\u00eb b\u00ebnte pohimin e madh se Babo \u00ebsht\u00eb kultura e se \u00e7do gj\u00eb pertej tij \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb asgj\u00eb. Foli zemerthyer per sukseset.<\/p>\n<p>Pjero i Lezhes mori goxha komplimente nga Babo po nuk qau si ai i Shijakut. Duke e par\u00eb at\u00eb mbledhje kuptohej sa rrug\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Shqiperi e gjor\u00eb\u00a0 se si flitet aty kunder korrupsionit, krimit qe po b\u00ebhet zap, rritje rrogash, mireqenie, ndershmeri e g\u00ebzim popullor. Babo nuk tundet edhe kur Shqiperia shkundet. Plenumi i Pogradecit do mbahet mend gjat\u00eb ku u identifikuan\u00a0 armiqte e brendshem, u shkaterruan t\u00eb jashtmit dhe u festua plani pes\u00ebvje\u00e7ar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ N\u00ebse dikush ma merr p\u00ebr thyerje premtimi q\u00eb nuk do shkruaj m\u00eb historira me Babon mos i b\u00ebfshin syt\u00eb drit\u00eb! Nuk e kam th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb por kam premtuar q\u00eb nga shtatori do me kap\u00eb nj\u00eb seriozitet q\u00eb aman fal\u00eb i qofshim Zotit duke nderprere kroniken live. Por ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb Pogradec,ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":273379,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-273378","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=273378"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273378\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/273379"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=273378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=273378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=273378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}