{"id":273554,"date":"2022-07-25T11:58:57","date_gmt":"2022-07-25T09:58:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=273554"},"modified":"2022-07-25T11:58:57","modified_gmt":"2022-07-25T09:58:57","slug":"berisha-keshillon-saliun-mos-i-kruaj-briret-me-bechtel-in","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/berisha-keshillon-saliun-mos-i-kruaj-briret-me-bechtel-in\/","title":{"rendered":"Berisha k\u00ebshillon Saliun: \u201cMos i kruaj brir\u00ebt me Bechtel-in!\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli<\/p>\n<p>Krenar. Sfidues. I pushtetsh\u00ebm. Gjys\u00ebm i p\u00ebrulur n\u00eb tavolin\u00ebn e Kuvendit, Sali Berisha nuk kishte qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb lart se gishti i tij k\u00ebrc\u00ebnues q\u00eb i drejtonte pakic\u00ebs socialiste posht\u00eb tij. N\u00eb krah t\u00eb tyre, demokrat\u00ebt e shumic\u00ebs, q\u00eb edhe pse nuk kuptonin se p\u00ebr cfar\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb, ishin t\u00eb ekzaltuar nga tonet triumfaliste t\u00eb kreut t\u00eb tyre. \u201cMos i kruani brir\u00ebt me Bechtel-in!\u201d, paralajm\u00ebronte ish-kryeministri q\u00eb at\u00ebher\u00eb kishte p\u00ebr kufi t\u00eb ambicjeve t\u00eb tij, vet\u00ebm kufirin shtet\u00ebror t\u00eb vendit. Reflektiv\u00eb dhe mohues si t\u00eb gjitha opozitat shqiptare, t\u00eb projektuar t\u00eb shihnin vet\u00ebm zi aty ku qeveria i betohej t\u00eb bardh\u00ebs, socialist\u00ebt nuk e gjenin dot se cili ishte kumti i fsheht\u00eb i atyre fjal\u00ebve. P\u00ebr ta ishte nj\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb parave publike, nj\u00eblloj sic mendonin edhe burokrat\u00ebt e KLSH-s\u00eb dhe akuza publike. T\u00eb par\u00ebt q\u00eb kishin zbuluar se procedurat e tenderimit dhe cmimet e faturuara ishin t\u00eb gabuara dhe e dyta, q\u00eb e donte fajtor Lulzim Bash\u00ebn, at\u00eb koh\u00eb minist\u00ebr transporti.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria ku ngjarjet jan\u00eb nj\u00eb dram\u00eb e p\u00ebrhershme t\u00eb cil\u00ebs i ndryshojn\u00eb aktet, por jo aktor\u00ebt, vijimi i historis\u00eb ishte parashkruar si hesap takati m\u00eb shum\u00eb sesa c\u00ebshtje fati. Ish-ministri i Berish\u00ebs, q\u00eb Saliu nj\u00ebher\u00eb e b\u00ebri pasardh\u00ebs t\u00eb vetes n\u00eb parti dhe pastaj u b\u00eb vet\u00eb pasardh\u00ebsi i tij, i akuzuar p\u00ebr procedur\u00ebn e tenderit t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, as nuk mb\u00ebrriti n\u00eb gjyq p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave. Her\u00eb duke u mbrojtur se ajo ishte pun\u00eb e Saliut dhe her\u00eb duke u mburrur se ishte arkitekt i rrug\u00ebs, me shum\u00eb gjasa as Lulzim Basha nuk e kuptonte se cdo t\u00eb thoshte t\u00eb ruante brir\u00ebt e tij nga e kruajtura e gabuar. Kompania e madhe amerikane q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb nd\u00ebrtonte edhe segmentin tjet\u00ebr q\u00eb lidhte dy gjysmat e kombit shqiptar, shkonte v\u00ebrtet shum\u00eb p\u00ebrtej asaj q\u00eb mund t\u00eb mendonin ca pak socialist\u00eb naiv\u00eb e t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb apo edhe burokrat\u00ebt e KLSH-s\u00eb dhe prokuror\u00ebt e akuz\u00ebs publike t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs koh\u00eb.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi i dikursh\u00ebm i Berish\u00ebs ishte monumental. Nj\u00eb aksiom\u00eb aq e v\u00ebrtet\u00eb sa edhe vet\u00eb Berisha, pik\u00ebrisht me kumtin e fsheht\u00eb t\u00eb asaj fraze do t\u00eb donte t\u00eb shpjegonte dhe p\u00ebrmbysjen spektakolare q\u00eb i b\u00ebri fati n\u00eb harkun e pak viteve: nga zeniti i politik\u00ebs n\u00eb zallishtet m\u00eb t\u00eb humbura t\u00eb saj. Nga kreu i nj\u00eb partie q\u00eb dukej se ishte e destinuar t\u00eb rrinte pafund\u00ebsisht gjat\u00eb n\u00eb pushtet, n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb \u00ebsht\u00eb totalisht n\u00ebn pushtetin e pasiguris\u00eb s\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmes. N\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat, qoft\u00eb dhe p\u00ebr koincidenc\u00eb edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb aspak e till\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Shqip\u00ebria morri nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs tre lajme t\u00eb shk\u00eblqyer: ardhja e presidentit Xhorxh Bush n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb rikonfirmoi aleanc\u00ebn strategjike t\u00eb vendit me SHBA-n\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha, Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe garancit\u00eb p\u00ebr hyrjen n\u00ebn ombrell\u00ebn e NATO-s.<\/p>\n<p>N\u00ebse suksesi n\u00eb polik\u00eb, ka ekuivalent n\u00eb para, parat\u00eb e shpenzuara p\u00ebr llogari t\u00eb Bechtel-it n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, jan\u00eb absolutisht parat\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb shpenzuara ndonj\u00ebher\u00eb nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt. Dhe k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta kuptojn\u00eb edhe ata socialist\u00ebt e djesh\u00ebm naiv\u00eb, q\u00eb besonin ndershm\u00ebrisht se Bechtel-i i kishte dh\u00ebn\u00eb rryshfet Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb drejt\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebs. Natyrisht, pa llogaritur ndonj\u00eb kostum p\u00ebr ish-kryeministrin dhe ndonj\u00eb kravat\u00eb turke p\u00ebr ish-ministrin e tij nga Enka turke q\u00eb ishte n\u00ebnkontraktore. Pothuaj nj\u00eb dekad\u00eb e gjys\u00ebm m\u00eb par\u00eb, fraz\u00ebn e ish-kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, m\u00eb pak nga t\u00eb gjith\u00eb e ka kuptuar kryetari i sot\u00ebm i PD-s\u00eb. Me nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb hapur prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti me Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit pas shpalljes s\u00eb tij Non Grata, Sali Berisha po vazhdon t\u00eb kruaj\u00eb brir\u00ebt e karrier\u00ebs s\u00eb tij 30 vjecare pik\u00ebrisht aty ku nuk duhet.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj si Enver Hoxha para tij, ai dhe shpura q\u00eb e ndjek, i kan\u00eb shtuar edhe britanik\u00ebt armiq\u00ebsis\u00eb me amerikan\u00ebt. Madje britanik\u00ebt jan\u00eb edhe me drastik\u00eb ndaj Berish\u00ebs. N\u00ebse amerikan\u00ebt sanksionuan \u201cpensionistin\u201d Berisha, ata shpall\u00ebn Non Grata kryetarin e PD-s\u00eb Berisha, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt shum\u00eb m\u00eb politik.<\/p>\n<p>Yshtja p\u00ebr t\u00eb sulmuar anglo-amerikan\u00ebt me gjuh\u00ebn komuniste t\u00eb Hoxh\u00ebs i b\u00ebn ata qesharak\u00eb n\u00eb thelb p\u00ebrball\u00eb vetes, por nj\u00eb problem real p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb per\u00ebndimore shqiptare. Nj\u00eb problem shum\u00ebplan\u00ebsh. Duke nisur nga m\u00eb i dukshmi: P\u00ebrball\u00eb salinjve n\u00eb hall, edhe n\u00ebn pesh\u00ebn e tre mandateve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm qeveris\u00ebs, Edi Rama ngjan me nj\u00eb adoleshent t\u00eb pafajsh\u00ebm. P\u00ebrball\u00eb nj\u00ebrit si armik i Per\u00ebndimit n\u00eb Tiran\u00eb, tjetri ngjan si zgjedhja e vetme nga Tirana p\u00ebr Per\u00ebndimin. Nj\u00ebri me teritalin kinez t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, tjetrit ekstavagant me xhinse t\u00eb grisura dhe atlete; n\u00eb k\u00ebto rrethana, shqiptar\u00ebt kan\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>N\u00eb PD alternativat nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira. Ose t\u00eb djegin veten p\u00ebr hallin e Doktorit, ose ta lejon\u00eb Doktorin q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb betej\u00ebn e jet\u00ebs: t\u00eb mund\u00eb egoizmin proverbial t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe t\u00eb t\u00ebrhiqet s\u00eb paku nga podiumi. I mposhtur, i sfiduar, i zhveshur nga pushteti real, Sali Berisha, kryetar i PD-s\u00eb s\u00eb sotme, duhet t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb k\u00ebshill\u00ebn e ish-kryeministrit t\u00eb fundit t\u00eb PD-s\u00eb se djeshme: Mos i kruaj brir\u00ebt\u2026! Sepse si n\u00eb loj\u00ebn e famshme italiane t\u00eb fatit, Gratta e Vinci, e kruara e gabuar, garanton vet\u00ebm humbje pa dinjitet. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk udh\u00ebhiqet gjithmon\u00eb me domosdo nga e mira, vet\u00ebm e liga nuk ka kurr\u00eb fund!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli Krenar. Sfidues. I pushtetsh\u00ebm. Gjys\u00ebm i p\u00ebrulur n\u00eb tavolin\u00ebn e Kuvendit, Sali Berisha nuk kishte qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb lart se gishti i tij k\u00ebrc\u00ebnues q\u00eb i drejtonte pakic\u00ebs socialiste posht\u00eb tij. N\u00eb krah t\u00eb tyre, demokrat\u00ebt e shumic\u00ebs, q\u00eb edhe pse nuk kuptonin se p\u00ebr cfar\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb, ishin t\u00eb ekzaltuar nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":273558,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-273554","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273554","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=273554"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273554\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/273558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=273554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=273554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=273554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}