{"id":273779,"date":"2022-07-25T19:33:02","date_gmt":"2022-07-25T17:33:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=273779"},"modified":"2022-07-25T19:33:02","modified_gmt":"2022-07-25T17:33:02","slug":"pse-e-kane-kaq-shume-frike-sali-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pse-e-kane-kaq-shume-frike-sali-berishen\/","title":{"rendered":"Pse e kan\u00eb kaq shum\u00eb frik\u00eb Sali Berish\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Myslim Murrizi<\/p>\n<p>Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe dy vendet teorikisht model i demokracis\u00eb dhe shtetit ligjor paskan kaq &#8216;frik\u00eb&#8217; Sali Berish\u00ebn?<\/p>\n<p>Nuk do shkruaja asnj\u00eb rresht p\u00ebr shpalljen e Berish\u00ebs non grata sepse nuk mbroj as Berish\u00ebn dhe ask\u00ebnd tjet\u00ebr, dhe n\u00eb nj\u00eb shtet formalisht demokratik si\u00e7 jemi ne, \u00e7do qytetar\u00eb e mbron vet\u00eb veten e tij nga \u00e7do akuz\u00eb ose cakton nj\u00eb mbrojt\u00ebs ligjor (avokat) p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrfaq\u00ebsuar e p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur para drejt\u00ebsis\u00eb nga \u00e7do akuz\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk besoj kurr\u00eb se Berisha i ka k\u00ebrkuar mbrojtje t\u00eb gjith\u00eb atyr\u00eb q\u00eb duke u p\u00ebrpjekur ta mbrojne, e b\u00ebjn\u00eb pis At\u00eb, sikurse nuk besoj kurr\u00eb q\u00eb Berisha d\u00ebmtohet nga kategoria llumhane q\u00eb nxituan t\u00eb nxjerrin nga goja qelbin e shpirtit t\u00eb pist\u00eb q\u00eb i karakterizon.<\/p>\n<p>E aq m\u00eb shum\u00eb kur shoh se n\u00eb krye t\u00eb tuf\u00ebs q\u00eb g\u00ebzon pa mas\u00eb p\u00ebr non grata-n e dyt\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs jan\u00eb ish-spiun\u00ebt e sigurimit me n\u00eb krye LLULL\u00cbN!<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se personalisht kam qen\u00eb pjes\u00eb e pushtetit t\u00eb PD drejtuar nga Berisha vet\u00ebm n\u00eb vitet 1992-1997 dhe nuk kam qen\u00eb pjes\u00eb e pushtetit t\u00eb PD 2005-2013, dhe si nj\u00eb njeri q\u00eb kurr\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb nga l\u00ebpirja, por jam p\u00ebrplasur me Berish\u00ebn jo pak her\u00eb, kam kurajon dhe m\u00eb shtyn kureshtja t\u00eb b\u00ebj disa pyetje publikisht ambasador\u00ebve t\u00eb dy fuqive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri,\u00a0 SHBA dhe ANGLI:<\/p>\n<p>1- A mund t&#8217;i thoni demokrat\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve se n\u00eb cil\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb PD, Berisha ka minuar demokracin\u00eb, ka abuzuar me pushtetin, ka b\u00ebr\u00eb korrupsion me p\u00ebrmasa galopante, ka bashk\u00ebpunuar me kriminel\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota?<\/p>\n<p>2- A mund t&#8217;i thoni demokrat\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve se n\u00eb cil\u00ebn koh\u00eb Berisha ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb e SHBA dhe ANGLISE kur prej vitit 2013 pra prej 9 vitesh nuk ka asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe nuk ka shkelur as p\u00ebr pushime e as p\u00ebr s\u00ebmundje n\u00eb k\u00ebto dy vende?<\/p>\n<p>3- N\u00ebse Berisha rrezikon sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Anglis\u00eb, at\u00ebher\u00eb pse drejt\u00ebsia e k\u00ebtyre dy vendeve nuk k\u00ebrkon ekstradimin e Berish\u00ebs dhe gjykimin e d\u00ebnimin e Tij si terrorist n\u00eb SHBA apo n\u00eb Angli???<\/p>\n<p>4- \u00c7far\u00eb i pengon organet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA dhe Anglis\u00eb p\u00ebr ta shpallur Berish\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe fatmir\u00ebsisht me Angline e kemi patur marr\u00ebveshjen e ekstradimit nd\u00ebrsa me SHBA e kemi votuar vjet n\u00eb 2021 pasi nuk ka ekzistuar prej vitit 1939?<\/p>\n<p>5- N\u00ebse Berisha ka kryer vepra penale dhe ka cenuar sigurin\u00eb e dy fuqive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs gjat\u00eb viteve 1992-1997, pse prit\u00ebn 25 vjet k\u00ebto dy vende p\u00ebr ta shpallur Berish\u00ebn si rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb e Tyre sot kur pothuajse sipas \u00e7do kodi penal \u00e7do vep\u00ebr pas 25 vitesh parashkruhet?<\/p>\n<p>6- N\u00ebse Berisha ka cenuar sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA dhe Anglis\u00eb, ka minuar demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ka ushtruar korrupsion dhe ka bashk\u00ebpunuar me kriminel\u00eb, gjat\u00eb viteve 2005-2013, at\u00ebher\u00eb pse e fut\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO n\u00eb vitin 2008, pse miratuan marr\u00ebveshjen e stabilizim-asocimit dhe pse liberalizuan vizat shqiptar\u00ebve n\u00eb vitin 2010, kur qeveria drejtohej nga Berisha si person me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb?<\/p>\n<p>7- Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Presidenti i SHBA, Bush vjen n\u00eb Tiran\u00eb dhe takon nj\u00eb njeri q\u00eb minon demokracin\u00eb dhe p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA? Nuk di ndonj\u00eb President t\u00eb SHBA t\u00eb ket\u00eb takuar ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb terrorist si Sadam Hysenin apo Bin Ladenin q\u00eb t\u00eb takonin \u201cterroristin\u201d Berisha!<\/p>\n<p>8- N\u00ebse Berisha ka minuar demokracin\u00eb, ka bashk\u00ebpunuar me kriminel\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb e veprojn\u00eb n\u00eb Angli, ka b\u00ebr\u00eb korrupsion dhe ka cenuar sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Anglis\u00eb gjat\u00eb viteve 2013-2022, si mund t&#8217;i b\u00ebj\u00eb k\u00ebto pa p\u00ebrkrahjen, mb\u00ebshtetjen dhe bashk\u00ebpunimin e Ram\u00ebs dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij, se nga viti 2013 Berisha vet\u00eb ka patur n\u00eb dor\u00eb vet\u00ebm \u00e7el\u00ebsat e kasht\u00ebs?<\/p>\n<p>9- Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb person kaq i \u201crreziksh\u00ebm\u201d p\u00ebr SHBA dhe Anglin\u00eb nuk fshihet as n\u00eb malet e Afganistanit e as n\u00eb bodrumet e Sadamit apo stepat e Siberis\u00eb, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb kryeqytetit t\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar\u00eb i NATOS dhe t\u00eb vendit q\u00eb para nj\u00eb jave ju \u00e7el\u00ebn negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE dhe k\u00ebrc\u00ebnon sigurin\u00eb e dy vendeve m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb NATO-s, minon demokracin\u00eb dhe bashk\u00ebpunon me kriminel\u00ebt e nuk e shpallin n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ose t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ekstradimin e tij p\u00ebr ta gjykuar si &#8220;terrorist&#8221;?<\/p>\n<p>10- Kaq \u201c frik\u00eb\u201d paskan dy fuqit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ushtarake t\u00eb NATO-s dhe pse jo t\u00eb bot\u00ebs nga Sali Berisha?<\/p>\n<p>11- K\u00ebto dy vende q\u00eb nuk tremben nga Putini dhe Rusia, nga Kina nga Irani, Afganistani (megjith\u00ebse nga ketu ik\u00ebn pa lavdi) q\u00eb i kan\u00eb shpall luft\u00eb terrorizmit dhe \u00e7do individi q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb si rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Tyre prej vitit 2001 kur u sulmuan kullat binjake n\u00eb Ne\u00eb York, t\u00eb \u201ctremben\u201d apo t\u00eb \u201ctolerojn\u00eb\u201d kaq shum\u00eb Sali Berish\u00ebn sa t\u00eb mjaftohen vet\u00ebm me nj\u00eb vendim politik non grata?<\/p>\n<p>12- A mund t\u00eb jet\u00eb kaq i fuqish\u00ebm dhe kaq i rreziksh\u00ebm Sali Berisha q\u00eb t\u00eb rrezikoj\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA dhe Anglis\u00eb e k\u00ebta dy super shtete t\u00eb mos \u201cguxojn\u00eb\u201d t&#8217;i tregojn\u00eb vendin, por i thon\u00eb q\u00eb nuk do vish tek ne p\u00ebr vizit\u00eb?<\/p>\n<p>13- \u00c7fare \u201csekreti\u201d p\u00ebr SHBA, Anglin\u00eb apo bot\u00ebn p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201ckrimet\u201d e Sali Berish\u00ebs q\u00eb SHBA dhe Anglia nuk i b\u00ebjn\u00eb publike me fakte e detaje q\u00eb ta m\u00ebsojn\u00eb demokrat\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptart\u00eb e ndoshta pas k\u00ebsaj nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb harxhuar miliona euro lobime, por mund ta shpallin vet\u00eb demokrat\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt non grata Sali Berish\u00ebn e nuk do t&#8217;i vinin n\u00eb shesh m\u00eb dat\u00eb 7 korrik qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>Dit\u00ebn q\u00eb SHBA dhe Anglia nuk do ta ken\u00eb \u201cfrik\u00eb\u201d Sali Berish\u00ebn, por do t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb publike me fakte konkrete dhe me detaje veprimtarin\u00eb e Tij \u201cterroriste\u201d , aktivitetin e Tij q\u00eb cenon sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA dhe Anglise, minimin e demokracise dhe do tregojne emrat e krimineleve ne Angli Amerike e kudo,qe Berisha ka bashkepunuar per te blere vota, do te nxjerin fakte konkrete per sa para ka vjedhur ku i ka vjedhur dhe ku i ka fshehur, do te jeme i pari qe do t&#8217;i shpall\u00eb luft\u00eb hapur Sali Berish\u00ebs pa e patur frik\u00eb si\u00e7 e paska \u201cfrik\u00eb\u201d Amerika dhe Anglia.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj q\u00eb Drejt\u00ebsia e Amerik\u00ebs dhe e Anglis\u00eb nuk jan\u00eb n\u00ebn urdhrat e politik\u00ebs dhe n\u00ebn hyqmin e pushtetit t\u00eb radh\u00ebs e ajo Drejt\u00ebsi nuk pjerdh p\u00ebr deklarata politike apo &#8220;flet\u00ebrrufe&#8221; t\u00eb porositura me miliona euro t\u00eb paguara nga \u00e7do fund\u00ebrrin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb eleminoj\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shpalljeve non grata me sajesa t\u00eb ndyra.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e Amerik\u00ebs dhe e Anglis\u00eb funksionon e pavarur realisht, e jo si SPAK-u jon\u00eb q\u00eb heton Bektashin q\u00eb korr grur\u00eb, dhe po nuk ka prova dhe fakte nuk t\u00eb pjerdh se \u00e7far\u00eb deklaratash b\u00ebjn\u00eb qeverit\u00eb apo qeveritar\u00ebt e Tyre.<\/p>\n<p>Ndaj po t\u00eb ken\u00eb fakte p\u00ebr t\u00eb gjitha ato \u201cakuza\u201d super t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr Berish\u00ebn, si Amerika dhe Anglia e t&#8217;i d\u00ebrgonin si prova n\u00eb gjykatat e Tyre, ju garantoj q\u00eb Sali Berisha do ishte shpallur person n\u00eb k\u00ebrkim dhe do ishte ekstraduar p\u00ebr gjykim e d\u00ebnim si n\u00eb SHBA dhe n\u00eb Angli.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, gjykatat dhe drejt\u00ebsia e k\u00ebtyre vendeve nuk fillon pro\u00e7edim, nuk heton dhe nuk d\u00ebnon ask\u00ebnd pa prova dhe fakte dhe nuk pjerdh p\u00ebr Sorosin apo zagar\u00eb t\u00eb tij q\u00eb mendojn\u00eb se mund t\u00eb godasin k\u00ebdo q\u00eb e shohin jo si mender lepir\u00ebs t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Tani Berish\u00ebn me pallavra t\u00eb tilla mund ta shpallin non grata edhe Kina, India, Hollanda, Bullgaria, Afrika, Pakistani, Rusia dhe mund ta cil\u00ebsojn\u00eb si \u201cterrorist\u201d nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore, por nuk besoj q\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb kaq i fort\u00eb sa t\u00eb gjith\u00eb ta ken\u00eb frik\u00eb e askush t\u00eb mos guxoj\u00eb t&#8217;ja thot\u00eb publikisht \u201ckrimet\u201d e t\u00eb mos e d\u00ebnojn\u00eb Berish\u00ebn ashtu si\u00e7 ai e \u201cmeriton\u201d me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb Guantenamo ose Alkatraz.<\/p>\n<p>Prej 30 vitesh nuk kam d\u00ebgjuar p\u00ebr asnj\u00eb individ apo politikan n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb cenuar sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA dhe Anglis\u00eb e t\u00eb mos jet\u00eb arrestuar.<\/p>\n<p>Sipas LLULL\u00cbS dhe llullave t\u00eb tjer\u00eb, SHBA dhe Angli nuk paskan problem dhe nuk qenkan n\u00eb \u201cluft\u00eb\u201d me Putinin dhe Rusin\u00eb, por me Berish\u00ebn, Shk\u00eblzenin dhe Lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb shkruaja asnj\u00eb rresht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por nuk mund ta besoj q\u00eb Amerika dhe Anglia tremben nga Sali Berisha.<\/p>\n<p>As mbroj dhe as kam nd\u00ebrmend t\u00eb mbroj ask\u00ebnd p\u00ebr \u00e7do gabim, faj apo krim q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb e mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb, se nuk jam pjes\u00eb e tuf\u00ebs q\u00eb nxitojn\u00eb t&#8217;i vet\u00ebofrohen p\u00ebr mbrojtje nj\u00eb njeriu q\u00eb ata mendojn\u00eb se ka n\u00eb dor\u00eb interesat e pista t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sali Berisha nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur un\u00eb, ashtu si\u00e7 nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr l\u00ebpirjen e askujt q\u00eb mendojn\u00eb se po e mbrojn\u00eb, por n\u00eb fakt vet\u00eb &#8216;mbrojtja&#8217; e tyre e b\u00ebn pis.<\/p>\n<p>Sali Berisha nuk zvog\u00eblohet dhe nuk b\u00ebhet pis as nga shkrimet, aludimet, trillimet dhe fantazit\u00eb e nj\u00eb grushti njer\u00ebzish pa karakter pa moral pa dinjitet e pa nder q\u00eb kur ishte kryeminist\u00ebr e lepinin n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb trupit, e tani p\u00ebshtyjn\u00eb sepse l\u00ebpijn\u00eb Ram\u00ebn, e nes\u00ebr do p\u00ebshtyjn\u00eb Ram\u00ebn e do l\u00ebpijn\u00eb at\u00eb q\u00eb do jet\u00eb n\u00eb krye sepse jan\u00eb rac\u00eb qensh q\u00eb l\u00ebpijn\u00eb kocka.<\/p>\n<p>&#8211; Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet formalisht demokratik dhe i pavarur, me prokurori dhe gjykata q\u00eb nuk besoj se i ndalon kush t\u00eb hetojn\u00eb, gjykojn\u00eb e d\u00ebnojn\u00eb \u00e7do shqiptar\u00eb q\u00eb kryen vepra penale dhe i faktohen ato, si dhe \u00e7do &#8216;terrorist&#8217; q\u00eb provohet se cenon sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Anglis\u00eb, t\u00eb Amerik\u00ebs e t\u00eb Rusis\u00eb, edhe pse mund ta ket\u00eb emrin Sali Berisha n\u00ebse keni fakte, i publikoni.<\/p>\n<p>Pallavrat dhe dokrrat mediatike shitjani atyre q\u00eb ju mendojn\u00eb se jeni zoti!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb 32 vjet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjedhin vet\u00eb se kujt i besojn\u00eb, k\u00eb duan lider apo kryetar partie!<\/p>\n<p>Koha ka treguar se nuk mund t\u00eb b\u00ebhen udh\u00ebheq\u00ebs disa minj ambasadash q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb pesh\u00eb n\u00eb popull!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Myslim Murrizi Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe dy vendet teorikisht model i demokracis\u00eb dhe shtetit ligjor paskan kaq &#8216;frik\u00eb&#8217; Sali Berish\u00ebn? Nuk do shkruaja asnj\u00eb rresht p\u00ebr shpalljen e Berish\u00ebs non grata sepse nuk mbroj as Berish\u00ebn dhe ask\u00ebnd tjet\u00ebr, dhe n\u00eb nj\u00eb shtet formalisht demokratik si\u00e7 jemi ne, \u00e7do qytetar\u00eb e mbron [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":273780,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-273779","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=273779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273779\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/273780"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=273779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=273779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=273779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}