{"id":274195,"date":"2022-07-27T13:38:49","date_gmt":"2022-07-27T11:38:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=274195"},"modified":"2022-07-27T13:38:49","modified_gmt":"2022-07-27T11:38:49","slug":"analiza-per-skandalet-ne-dogana-genc-burimi-gazheli-marionete-e-rames-i-lindur-me-luge-floriri-ne-goje-nga-ambasador-ne-albpetrol-e-dogana-shqiperia-ka-uri-per-drejtesi-jo-censure-ndaj-medias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-per-skandalet-ne-dogana-genc-burimi-gazheli-marionete-e-rames-i-lindur-me-luge-floriri-ne-goje-nga-ambasador-ne-albpetrol-e-dogana-shqiperia-ka-uri-per-drejtesi-jo-censure-ndaj-medias\/","title":{"rendered":"Analiza p\u00ebr skandalet n\u00eb Dogana\/ Genc Burimi: Gazheli marionet\u00eb e Ram\u00ebs, i lindur me lug\u00eb floriri n\u00eb goj\u00eb, nga ambasador n\u00eb Albpetrol e Dogana. Shqip\u00ebria ka uri p\u00ebr drejt\u00ebsi, jo censur\u00eb ndaj medias"},"content":{"rendered":"<p>NGA GENC BURIMI\/ Shqip\u00ebria jon\u00eb nuk vuan as nga Gazhel\u00ebt e Doganave dhe as nga pronar\u00ebt e mediave. Do kesh gjithmon\u00eb Gazhel\u00ebra t\u00eb tunduar t\u00eb abuzojn\u00eb me postin p\u00ebr aq kohe sa politikani-padrino q\u00eb i ka em\u00ebruar ua mban shpatullat ngroht\u00eb.<\/p>\n<p>Me imuniteti t\u00eb plot\u00eb nga lart, Gazheli i tanish\u00ebm em\u00ebron familjar\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e shtetit sikur ta kishte nd\u00ebrmarrje t\u00eb babait. Apo si n\u00eb at\u00eb th\u00ebnien e proverbistit t\u00eb famsh\u00ebm francez Lafonten q\u00eb; \u201c\u00e7do person gjykohet n\u00eb funksion t\u00eb faktit n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i pasur apo i varf\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Gazheli i Doganave ta vendos at\u00eb taksen e zhdoganimit t\u00eb makin\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb luksit t\u00eb saj: sa m\u00eb i pasur t\u00eb jesh, aq me pak paguan hara\u00e7in p\u00ebr shtetin, p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ekuacionit konsultohu me Gazhelin\u2026Aq t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb jan\u00eb Gazhel\u00ebt n\u00eb atdheun e Konic\u00ebs saq\u00eb kjo pen\u00eb e famshme e shqiptaris\u00eb me nj\u00eb qejf t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i vinte k\u00ebsaj specieje epitetin p\u00ebrbuz\u00ebs \u2018Levantinet\u2019.<\/p>\n<p>Nuk ka shurdh m\u00eb t\u00eb keq se ai q\u00eb nuk do q\u00eb t\u00eb degjoj\u00eb dhe as t\u00eb verb\u00ebr m\u00eb t\u00eb keq se ai q\u00eb nuk do q\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb. \u2018Komb\u00ebtares\u2019 se doganave shqiptareve t\u00eb \u2018trajnuar\u2019 nga Gazheli i vihen n\u00ebn hetim n\u00eb Greqin\u00eb fqinje p\u00ebr kontrabande disa nga as-at e saj m\u00eb t\u00eb shkath\u00ebt p\u00ebr kalim maun\u00ebsh pa zhdoganim, por ja q\u00eb trajneri Gazheli n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoj\u00eb median q\u00eb po ia hap syt\u00eb p\u00ebrballe k\u00ebtij megaskandali, preferon t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr hakmarrje burracake t\u00eb nj\u00eb grupi pa moral.<\/p>\n<p>Le te flasim p\u00ebr median tani se edhe ajo, si Gazheli nuk m\u00eb habit as m\u00eb revolton. Media \u00ebsht\u00eb private, dhe linja e saj editoriale \u00ebsht\u00eb po aq private. Do kesh gjithmon\u00eb pronar\u00eb mediash, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por dhe n\u00eb bot\u00ebn m\u00eb t\u00eb civilizuar, q\u00eb do t\u00eb fokalizohen tek disa fenomene m\u00eb shum\u00eb sesa disa t\u00eb tjera. A \u00ebsht\u00eb p\u00ebr interes financiar (nj\u00eb tem\u00eb si p\u00ebr shembull nga jeta private e stareve q\u00eb sjell m\u00eb shum\u00eb klikime n\u00eb internet sesa nj\u00eb tjet\u00ebr), a \u00ebsht\u00eb p\u00ebr interes publik (nj\u00eb tem\u00eb si ajo mbi qent\u00eb endacak\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e qyteteve tona q\u00eb b\u00ebhet fenomen shqet\u00ebsues), apo a \u00ebsht\u00eb p\u00ebr interes shantazhi (nj\u00eb tem\u00eb mbi gjullurdin\u00eb n\u00eb Dogana ) kjo s\u2019ka pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb mbi gjykimin q\u00eb u b\u00ebjm\u00eb mediave as n\u00eb planin juridik dhe as n\u00eb planin moral. Media gjykohet kur ajo shpif jo n\u00eb \u00e7far\u00eb ajo trajton, dhe si e trajton, ndryshe vendi i rikthehet censur\u00ebs q\u00eb askush nuk e d\u00ebshiron.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha aferat q\u00eb mediat e Irfan Hysenbelliut po shpalosin n\u00eb lidhje me Doganat, asnj\u00ebra nuk po duket se ka hyr\u00eb n\u00eb regjistrin e shpifjes. Po t\u00eb ishte k\u00ebshtu, drejtori i doganave Gent Gazheli n\u00eb vend q\u00eb t\u2019u qahet ambasadave t\u00eb huaja me letra t\u00eb hapura se po e sulmojn\u00eb p\u00ebr hakmarrje, t\u2019u drejtohet gjykatave me denoncim p\u00ebr shpifje. Ky quhet shtet i t\u00eb drejt\u00ebs n\u00ebse nuk duam t\u00eb kthehemi n\u00eb shtet t\u00eb Levantineve ku po na \u00e7on Kryeministri.<\/p>\n<p>Pasi mos t\u00eb gabohemi n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr. Para apo pas Gazhelit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Kryeministri, Edi Rama si strumbullari i \u00e7do \u00e7rregullimi n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb denoncohet n\u00eb media. Gazheli s\u2019\u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb marionet\u00eb m\u00eb shum\u00eb a m\u00eb pak e Trup\u00ebs se estrad\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb stilin m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb pseudo-demokracive klienteliste q\u00eb ngat\u00ebrrojn\u00eb shtetin me partin\u00eb q\u00eb i sjell n\u00eb pushtet, Edi Rama e katapulton Gazhelin nga p\u00ebrgjegj\u00ebs financash t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb opozit\u00eb ku ai mbajti k\u00ebt\u00eb post \u201csekretesh\u201d nga 2007 deri m\u00eb 2013, n\u00eb postet m\u00eb t\u00eb lakmuara shtet\u00ebrore si form\u00eb dhurate p\u00ebr sh\u00ebrbimet e kryera ndaj partis\u00eb. Pasi PS-ja fitoi zgjedhjet, Rama e b\u00ebri fillimisht Gazhelin n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror n\u00eb krye t\u00eb dikasterit p\u00ebr luft\u00ebn kundra pastrimit t\u00eb parave. M\u00eb pas, pa p\u00ebrvoj\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb diplomaci a ministri t\u00eb Jashtme, e b\u00ebri ambasadori tek miku i tij Erdogan.<\/p>\n<p>E \u00e7oi m\u00eb von\u00eb n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje shtet\u00ebrore plot para por e administruar si nj\u00eb han, tek Albpetroli, dhe s\u00eb fundmi e em\u00ebron n\u00eb krye t\u00eb doganave. Sa vite u b\u00ebn\u00eb q\u00eb ky Gazheli q\u00eb ka lindur me lug\u00eb floriri n\u00eb goj\u00eb jeton vet\u00ebm nga taksat e taksapaguesve kund\u00ebr t\u00eb cil\u00ebve nd\u00ebrsehet sot? Si mos t\u2019i bindet ky Shvejk i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Levantineve n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb verb\u00ebrt, m\u00eb bajate, m\u00eb t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb, jo shtetit, por atij q\u00eb thot\u00eb nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb se \u201cShteti jam un\u00eb\u201d, Edi Ram\u00ebs? Edi Rama i k\u00ebrkoi Gazhelit t\u00eb gjej\u00eb material p\u00ebr evazion fiskal te Birra Tirana?<\/p>\n<p>Asnj\u00eb problem p\u00ebr anonimin Gazhel q\u00eb i detyrohet gjith\u00e7ka shefit dhe shtetit t\u00eb shefit. Nd\u00ebrkoh\u00eb evazionin e v\u00ebrtet\u00eb fiskal e b\u00ebjn\u00eb dit\u00ebn me diell vart\u00ebsit e vet\u00eb Gazhelit sipas raporteve q\u00eb vijn\u00eb nga shteti fqinj. Edi Rama i thot\u00eb t\u00eb detyruarit t\u00eb tij t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb kopsis\u00eb nj\u00eb let\u00ebr publike kundra Hysebelliut dhe grupit t\u00eb tij? Personazhi mjeran i Konices do ta ekzekutoje menj\u00ebher\u00eb urdhrin pa par\u00eb pasojat. Ku \u00ebsht\u00eb par\u00eb e d\u00ebgjuar n\u00eb demokraci q\u00eb Forca Publike q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Gazheli me tabor\u00ebt e tij doganier\u00eb, ajo q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb po t\u00eb doj\u00eb t\u00eb shantazhoj\u00eb dhe ambasadat e huaja n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb ua hap \u201cvalixhet diplomatike\u201d, t\u00eb vihet n\u00eb rolin e viktim\u00ebs?<\/p>\n<p>Monopoli legjitim i dhun\u00ebs sipas p\u00ebrkufizimit t\u00eb Max Veber u gjendka sot e dhunuar nga media? P\u00ebr t\u00eb qeshur me lot apo p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb me vaj? Kur majmuni hip\u00ebn mbi pem\u00ebn e kokosit duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb kujdes q\u00eb t\u2019i ket\u00eb vithet e pastra, thot\u00eb nj\u00eb proverb afrikan q\u00eb Gazheli duhet ta kishte p\u00ebrvet\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb evituar q\u00eb kjo mesele t\u2019i rikthehet si boomerang n\u00eb fytyr\u00eb. T\u00eb jap\u00eb llogari nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb e deri n\u00eb fund per gjith\u00e7ka akuzohet dhe mos t\u00eb b\u00ebj\u00eb diversion me shantazhet e supozuara t\u00eb mediave. Shqiptar\u00ebt e rraskapitur paguajn\u00eb me taksat e tyre Gent Gazhelin dhe jo pronaret e medjave.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb n\u00eb \u00e7\u2019situat\u00eb t\u00eb nder\u00eb e vuri vart\u00ebsin e tij, Rama vendosi t\u00eb zbres\u00eb vet\u00eb n\u00eb aren\u00eb me ato daljet e tija n\u00eb Facebook q\u00eb m\u00eb shum\u00eb e b\u00ebjn\u00eb qesharak se e shp\u00ebtojn\u00eb. Kryeministri mbron shefin e tij t\u00eb doganave me t\u00eb njejtin zell si c\u2019mbronte kahera ministrat Tahiri apo Koka. N\u00eb vend q\u00eb ta frik\u00ebsojn\u00eb faktet e frikshme mbi administatr\u00ebn e doganave q\u00eb po servir media, mburret si Don Kishoti se ka goditur evazionin fiskal aty ku duhet, tek biznesi i birr\u00ebs. Edhe me incineratoret ashtu e filloi, me verb\u00ebri, nuk pa gj\u00eb, nuk d\u00ebgjoi gj\u00eb, fundin do ta m\u00ebsoj\u00eb po nga mediat, le t\u00eb duroj\u00eb dhe pak.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr evazionin fiskal t\u00eb birr\u00ebs Tirana q\u00eb paska tronditur kaq shum\u00eb administrat\u00ebn e Gazhelit dhe mbar\u00eb qeverin\u00eb Rama 4 apo 5, \u00e7far\u00eb skifo si\u00e7 do thoshin italian\u00ebt, n\u00eb momentin kur kjo qeveri dhe ky kryeminist\u00ebr po p\u00ebrgatit amnistin\u00eb fiskale m\u00eb t\u00eb turpshme q\u00eb ka njohur historia e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nga koha e Levantineve t\u00eb Faik Konices. Kjo t\u00eb kujton ate fjal\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb urt\u00eb popullore, Rama q\u00eb preferon t\u00eb merret me qimen ne syrin e Hysenbelliut dhe nuk sheh traun q\u00eb i \u00ebsht\u00eb ngulur n\u00eb ball\u00eb me evazionin fiskal t\u00eb miqve t\u00eb tij q\u00eb po p\u00ebrpiqet me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat t\u2019ua legalizoj\u00eb me shumic\u00ebn e votave q\u00eb ka n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Do t\u00eb kisha dashur ta shihja k\u00ebt\u00eb Ram\u00eb m\u00eb luftarak me skandalin e asaj firme q\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb tender rrug\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb shkoi deri aty sa dhe fallsifikoi dokumenta nga\u00a0 SHBA-t\u00eb. Por e mbylli goj\u00ebn sepse Damiani i tij duhet t\u00eb kish dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen Gazheli sot n\u00ebse skandalet n\u00eb Dogana nuk p\u00ebrg\u00ebnjeshtrohen me prova. I kerkoj me k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrfaq\u00ebsuesve parlamentar\u00eb t\u00eb Opozit\u00ebs t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb komision hetimor mbi t\u00eb gjitha akuzat e ngritura ditet e fundit n\u00eb media n\u00eb lidhje me Administrat\u00ebn e Doganave.<\/p>\n<p>Esht\u00eb gjithmon\u00eb e tmerrshme kur d\u00ebgjon hajdutin t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb kapeni hajdutin. K\u00ebto filma nuk funskionojn\u00eb m\u00eb. \u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, a do t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb dit\u00eb llogari Edi Rama, por kur do t\u00eb vij\u00eb ajo dit\u00eb. Fjal\u00ebn e ka Opozita q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb misionin e kontrollit p\u00ebr t\u00eb cilin e ka votuar nj\u00eb pjes\u00eb e popullit shqiptar.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja e opozit\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb e fuqishme q\u00eb Edi Rama t\u2019i mbaj\u00eb larg duart nga mediat dhe t\u00eb jap\u00eb llogari deri n\u00eb fund p\u00ebr incinerator\u00ebt, p\u00ebr doganat dhe zallamahit\u00eb e panum\u00ebrta me koncensionet. Shqip\u00ebria nuk ka luksin e mbylljes s\u00eb goj\u00ebs s\u00eb mediave t\u00eb cilave ky kryeminist\u00ebr k\u00ebrkon t\u2019i \u00e7oj\u00eb n\u00eb riedukim si\u00e7 d\u00ebrgonin sovjetet ne\u00eb gulag shpirtrat opozitar\u00eb. Shqip\u00ebria ka uri p\u00ebr drejt\u00ebsi. Drejt\u00ebsia vonon po nuk harron. As p\u00ebr pushtetin e sot\u00ebm dhe as p\u00ebr k\u00ebdo pushtet q\u00eb ka abuzuar me ke\u00ebt\u00eb popull dhe k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb k\u00ebto 30 vite tranzicion. T\u00eb pakten ne, medja, nuk harrojm\u00eb\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA GENC BURIMI\/ Shqip\u00ebria jon\u00eb nuk vuan as nga Gazhel\u00ebt e Doganave dhe as nga pronar\u00ebt e mediave. Do kesh gjithmon\u00eb Gazhel\u00ebra t\u00eb tunduar t\u00eb abuzojn\u00eb me postin p\u00ebr aq kohe sa politikani-padrino q\u00eb i ka em\u00ebruar ua mban shpatullat ngroht\u00eb. Me imuniteti t\u00eb plot\u00eb nga lart, Gazheli i tanish\u00ebm em\u00ebron familjar\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":274199,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-274195","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274195","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=274195"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274195\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/274199"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=274195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=274195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=274195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}