{"id":274619,"date":"2022-07-29T11:41:42","date_gmt":"2022-07-29T09:41:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=274619"},"modified":"2022-07-29T11:41:42","modified_gmt":"2022-07-29T09:41:42","slug":"partia-e-lirise-sulmon-kuvendin-pasi-etiketoi-meten-si-spiun-te-sigurimit-i-pergjigjet-kryeparlamentarja-nikolla-dhe-nxjerr-dosjen-e-aidssh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/partia-e-lirise-sulmon-kuvendin-pasi-etiketoi-meten-si-spiun-te-sigurimit-i-pergjigjet-kryeparlamentarja-nikolla-dhe-nxjerr-dosjen-e-aidssh\/","title":{"rendered":"Partia e Liris\u00eb sulmon Kuvendin pasi etiketoi Met\u00ebn si spiun t\u00eb Sigurimit, i p\u00ebrgjigjet kryeparlamentarja Nikolla dhe nxjerr dosjen e AIDSSH"},"content":{"rendered":"<p>Partia e Liris\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb sulm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Ilir Met\u00ebn. Autoriteti i Dosjeve pretendon se ish-presidenti ka qen\u00eb Spiun i Sigurimit t\u00eb Shtetit, nd\u00ebrsa nga ana e deputetit t\u00eb ish-LSI, Petrit Vasili \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb jepen sqarime. Por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur menj\u00ebher\u00eb deputetit Petrit Vasili. Nikolla shkruan se \u00e7do veprim i saj udh\u00ebhiqet nga Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. \u201cN\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs suaj p\u00ebr informacion, nr. 2665, dat\u00eb 28.07.2022, Ju b\u00ebj me dije si m\u00eb posht\u00eb: Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb udh\u00ebhiqen vet\u00ebm nga Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. N\u00eb deklarat\u00ebn time t\u00eb dat\u00ebs 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letr\u00ebn drejtuar Kryetares s\u00eb Kuvendit nga Autoritetit p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, institucion i cili raporton n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Informacion mbi disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit ndesh gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb cil\u00ebn e gjeni bashkangjitur. \u00cbsht\u00eb n\u00eb praktik\u00ebn parlamentare q\u00eb Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetar\u00ebt e grupeve parlamentare dhe kryetar\u00ebt e komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme parlamentare t\u00eb Kuvendit\u201d, shkruan Nikolla.<\/p>\n<p>Petrit Vasili let\u00ebr Lindita Nikoll\u00ebs<\/p>\n<p>Lajmi se drejtuesi i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta ka qen\u00eb ish bashk\u00ebpun\u00ebtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit ka nxitur mjaft reagime, nd\u00ebr ta edhe t\u00eb Kryetares s\u00eb Kuvendit, Lindita Nikoll\u00ebs e cila ka th\u00ebn\u00eb se ky rast \u00ebsht\u00eb trondit\u00ebs. K\u00ebsaj deklarate, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur Petrit Vasili i cili i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr, ku n\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb ta informoj\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb dosje. Vasili \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb pasi sipas tij, e gjith\u00eb kjo akuz\u00eb \u00ebsht\u00eb e bazuar vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb email anonim. Sipas tij, Nikolla duhet t\u00eb ishte tronditur p\u00ebr Gjykat\u00ebs Kushtetuese me rastin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shkarkim t\u00eb Ilir Met\u00ebs. \u201cJu keni dale dje publikisht dhe informuat publikun se ishit shum\u00eb e tronditur nga nj\u00eb let\u00ebr, bazuar mbi email anonim, q\u00eb ju pask\u00ebsh d\u00ebrguar Autoriteti i Dosjeve. Gjithashtu ju, i deklaruat publikut se keni thirrur me urgjenc\u00eb dhe keni informuar Kryetar\u00ebt e Grupeve Parlamentare dhe Kryetar\u00ebt e Komisioneve te Ligjeve dhe t\u00eb Siguris\u00eb. K\u00ebrkoj nga ju q\u00eb t\u00eb m\u00eb informoni lidhur me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, q\u00eb ju tronditi kaq shum\u00eb e q\u00eb si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb nga mediat \u00ebsht\u00eb thjesht bazuar mbi nje fare e-mail anonim. Keqp\u00ebrdorimi dhe shp\u00ebrdorimi skandaloz i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke e vendosur ate n\u00eb funksion t\u00eb skenar\u00ebve t\u00eb neveritsh\u00ebm politike, t\u00eb nd\u00ebrtuar me regji t\u00eb qeveris\u00eb e p\u00ebr q\u00ebllimet e saj, e me skenar\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm me ata t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb dikursh\u00ebm dhe t\u00eb banuar mbi letra anonime e s\u00eb tjera perversitete antiligjor e antishtet, ju ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb ju nuk u tronditet aspak dhe as nuk Informuat fare deputet\u00ebt. kur Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ju drejtoni, falsifikoi dhe manipuloi haptas dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skandaloze dokumentet, q\u00eb i d\u00ebrgoi Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb rastin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shkarkim t\u00eb Presidentit Z.Ilir META, me q\u00ebllim manipulimin dhe mashtrimin e Gjykat\u00ebs dhe duke keqp\u00ebrdorur Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim t\u00eb ul\u00ebt, e p\u00ebr t\u00eb cilin Kuvendi \u00ebsht\u00eb i paditur n\u00eb SPAK si kurr\u00eb ndonj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij. Dua t\u2019ju kujtoj q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo edhe publikisht u jam drejtuar mjaft her\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb p\u00ebr bllokimin skandaloz t\u00eb projektligjeve tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm deri dhe atyre, q\u00eb reflektojn\u00eb vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, por ju as nuk jeni tronditur dhe as nuk keni l\u00ebvizur gishtin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe at\u00eb pak detyr\u00eb administrative, q\u00eb keni. Duke qen\u00eb se, tronditja juaj e madhe n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb vere, q\u00eb lindi pas nj\u00eb letre anonime ju shkaktoi nj\u00eb shqet\u00ebsim kaq t\u00eb madh. Ju k\u00ebrkoj s\u00ebrish t\u00eb na vini n\u00eb dispozicion k\u00ebt\u00eb informacion, pasi ju kujtoj se lidhur me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr informim nuk ka asnj\u00eb t\u00eb privilegjuar n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb ku nj\u00eb Kryetar Kuvendi e ca kryetar grupesh paskan t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb informohen, nd\u00ebrsa deputet\u00ebve u mohohet kjo e drejt\u00eb legjitime dhe fondamentale\u201d, thuhet n\u00eb letr\u00ebn e Vasilit.\/Burimi: Faqja zyrtare Petrit Vasili n\u00eb Facebook.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia e Liris\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb sulm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Ilir Met\u00ebn. Autoriteti i Dosjeve pretendon se ish-presidenti ka qen\u00eb Spiun i Sigurimit t\u00eb Shtetit, nd\u00ebrsa nga ana e deputetit t\u00eb ish-LSI, Petrit Vasili \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb jepen sqarime. Por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur menj\u00ebher\u00eb deputetit Petrit Vasili. Nikolla shkruan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":274624,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-274619","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274619","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=274619"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274619\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/274624"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=274619"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=274619"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=274619"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}