{"id":274637,"date":"2022-07-29T11:52:38","date_gmt":"2022-07-29T09:52:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=274637"},"modified":"2022-07-29T11:52:38","modified_gmt":"2022-07-29T09:52:38","slug":"kur-berrylat-politike-na-i-shesin-si-ringjallje-etike-si-u-trondit-znj-nikolla-nga-agjenti-007-z-ilir-meta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kur-berrylat-politike-na-i-shesin-si-ringjallje-etike-si-u-trondit-znj-nikolla-nga-agjenti-007-z-ilir-meta\/","title":{"rendered":"Kur b\u00ebrrylat politik\u00eb, na i shesin si ringjallje etike: Si u trondit znj. Nikolla nga agjenti 007, z. Ilir Meta!"},"content":{"rendered":"<p>Nga : Artan Fuga<\/p>\n<p>Kur b\u00ebrrylat politik\u00eb, na i shesin si ringjallje etike:<\/p>\n<p>(Si u trondit zonja Lindita Nikolla nga agjenti 007, z. Ilir Meta!)<\/p>\n<p>Ra si rrufe: Ilir Meta i asociuar sakt\u00eb apo fallco, v\u00ebrtet\u00eb apo me manipulim dosjesh, me nj\u00eb person IM, nja dyzet vjet m\u00eb par\u00eb akuzohet nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb se paska bashk\u00ebpunuar me policin\u00eb sekrete, me Sigurimin!\u00a0 Lloj lloj t\u00eb virgj\u00ebrish, dhe virgj\u00ebreshash politike u sul\u00ebn dhe b\u00ebn\u00eb t\u00eb habiturit, t\u00eb tronditurit, t\u00eb \u00e7uditurit, t\u00eb mahniturit, t\u00eb shkoqiturit, t\u00eb vilaniturit, t\u00eb paditurit. Nj\u00eb tallje e madhe me shqiptar\u00ebt, q\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 99 p\u00ebrqind nuk din\u00eb si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, madje brezat e rinj meq\u00eb i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb injorant\u00eb n\u00eb histori, nuk din\u00eb gj\u00ebje prej gj\u00ebje, dhe jan\u00eb gati mish p\u00ebr t&#8217;u manipuluar nga propaganda politike p\u00ebr pushtet!<\/p>\n<p>P\u00ebrtej rastit Ilir Meta, ku i interesuari duhet ta kuptoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb i pari dhe kryesori q\u00eb i duhet jetikisht ta sqaroj\u00eb k\u00ebt\u00eb problem aktivisht. Aty \u00ebsht\u00eb politika e viteve q\u00eb vijn\u00eb! Ose ai demaskon mashtrimin, dhe kthehet n\u00eb pushtet, ose t\u00eb tjer\u00ebt do ia nxjerrin kur duhet dhe opozita shkat\u00ebrrohet n\u00eb at\u00eb moment edhe p\u00ebr nja dhjet\u00eb vjet t\u00eb tjera sikurse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sot cop\u00eb-cop\u00eb p\u00ebr faj t\u00eb dihet se kujt!<\/p>\n<p>Por, sot, nuk e kam fjal\u00ebn k\u00ebtu!<\/p>\n<p>E kam se ka arritur puna q\u00eb edhe pastrimi i jet\u00ebs shoq\u00ebrore dhe transparenca b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime politike, vet\u00ebm si nj\u00eb teknik\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebruar Ilir Met\u00ebn si kund\u00ebrshtar politik me mash\u00ebn gjoja t\u00eb tronditjes t\u00eb Kryetares t\u00eb Kuvendit p\u00ebr materialet sekrete q\u00eb paska zbuluar! Mjafton t\u00eb sjell\u00ebsh nd\u00ebrmend koh\u00ebn kur skandali plasi. Momenti m\u00eb i mir\u00eb politik p\u00ebr kryeministrin. Bashk\u00eb me Ilir Met\u00ebn flak edhe nj\u00eb l\u00ebvizje politike dhe nj\u00eb elektorat opozitar me t\u00eb. Cfar\u00eb dhurate!<\/p>\n<p>Autoriteti i dosjeve k\u00ebrkon ligj q\u00eb t\u00eb hapen t\u00eb gjitha dosjet, jo vet\u00ebm at\u00eb dosje personaloe q\u00eb k\u00ebrkon i interesuari!!! A thua se mungonte ligji q\u00eb drejtuesit e lart\u00eb politik\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb kontrolloheshin nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb! Cfar\u00eb ligji t\u00eb ri u k\u00ebrkoka kur nuk ka lidhje fare me kontrollin ndaj nj\u00eb ish kryeministri dhe ish presidenti! Ligji q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi nuk pengon fare q\u00eb t\u00eb verifikoheshin si duhesh, ai, por edhe ca isha t\u00eb tjer\u00ebn, ish presidenta, ish kryeministra, ish min,istra, etj.<\/p>\n<p>A thua se ligj\u00ebv\u00ebn\u00ebsi kur ka nxjerr\u00eb ligjin nuk \u00ebsht\u00eb menduar p\u00ebr ta hapur halen\u00eb e denoncimeve dhe futur shqiptar\u00ebt p\u00ebr nj\u00ebqind vjet n\u00eb gjiriz, apo p\u00ebr t&#8217;i v\u00ebn\u00eb nj\u00eb far\u00eb kapaku uj\u00ebrave tona t\u00eb zeza! A thua edhe sot kjo pyetje nuk shtrohet p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka dy fije serioziteti n\u00eb m\u00f9oral dhe dy fije gram\u00eb n\u00eb tru! Dhe duket se shkon te mami q\u00eb pret atje n\u00eb maj\u00eb t\u00eb podiumit, e paditur, e panjohur me pislliqet me t\u00eb cilat politika ka bashk\u00ebjetuar n\u00eb k\u00ebto tridhjet vjet: Siiiiiiiiii? Nj\u00eb spiun i Sigurimit paska qen\u00eb shoku im, drejtuesi im, udh\u00ebheq\u00ebsi im n\u00eb parti dikur, presidenti im?<\/p>\n<p>Po kjo \u00ebsht\u00eb trondit\u00ebse! Kjo m\u00eb djeg duart! Cojani shokut Enver, se Hysniu dhe Ramizi nuk kan\u00eb k\u00ebllqe t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb duar dosjet e poliagjentit Mehmet Shehu! Uaaaaa! A thua se k\u00ebta t\u00eb tronditurit dhe vet\u00eb kryeministri yn\u00eb nuk kan\u00eb ditur se kan\u00eb bashk\u00ebjetuar dhe bashk\u00ebdrejtuar, nuk kan\u00eb p\u00ebrdorur, em\u00ebruar, ish punonj\u00ebs t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb sekrete, Sigurimit, Ministris\u00eb s\u00eb Brend\u00ebshme n\u00eb krah t\u00eb tyre dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hierarkin\u00eb e administrat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe sapo vazhdojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb madje! Cfar\u00eb hipokrizie! I kan\u00eb quajtur krahu i djatht\u00eb i tyre! Bot\u00ebrisht! E ku \u00ebsht\u00eb \u00e7udia e tyre k\u00ebtu! Ku \u00ebsht\u00eb virgj\u00ebria e p\u00ebrlyer k\u00ebtu si mund t\u00eb ishte p\u00ebrlyer Zonja e Pap\u00ebrlyeme e besimit n\u00eb Zot? Mjafton t\u00eb sjell\u00ebs koh\u00ebn e viteve 80 dhe n\u00ebn z\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb thuhej : Ruaju atij! Se \u00ebsht\u00eb spiun! Brezi yn\u00eb e di se k\u00ebta q\u00eb p\u00ebrfliteshin nuk ishte pa gj\u00eb: Ka midis tyre sot q\u00eb jan\u00eb akademik\u00eb, profesor\u00eb, drejtor\u00eb, gazetar\u00eb, drejtues mediash, diplomat\u00eb, dreqin me t\u00eb birin. Aty kan\u00eb qen\u00eb tridhjet vjet dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me ta!<\/p>\n<p>Nga opinioni publik \u00ebsht\u00eb menduar se poqese ruhet nj\u00eb kujdes p\u00ebr drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb shtetit, t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00ebn e nj\u00eb shansi t\u00eb dyt\u00eb! Por mos b\u00ebj\u00eb njeri t\u00eb tronditurin, t\u00eb virgj\u00ebrin! Mund t\u00eb dalin edhe ish presidenta republike q\u00eb t\u00eb ken\u00eb bashk\u00ebpunuar ngushte me sh\u00ebrbimet sekrete! As tronditem, as \u00e7uditem, kurse p\u00ebr individ\u00eb ministra e kryetar\u00eb partie, dor\u00ebn n\u00eb zjarr nuk e ve, por ne t\u00eb atij brezi, i p\u00ebrflisnim n\u00ebn z\u00eb midis nesh! Por, nuk b\u00ebhet nj\u00eb ligj p\u00ebr nj\u00eb njeri sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me kultur\u00ebn minimale juridike t\u00eb nj\u00eb shteti ligjor! Rusoi do t\u00eb ishte kthyer p\u00ebrmbys n\u00eb varr! Por, kush pyet p\u00ebr Rusoi, ka mendimtar\u00eb k\u00ebshilltar\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb Virgj\u00ebr!<\/p>\n<p>Hapini, hapini dosjet e denoncuesve! Do ta shihni mir\u00eb tronditjen zonja Nikolla, do t\u00eb tronditeni mir\u00eb, ose asfare, kur t\u00eb kryq\u00ebzoheni n\u00eb rrug\u00eb, por edhe n\u00eb korridoret e zyrave me njer\u00ebz ish denoncues! Duhet t\u00eb ket\u00eb pasur shum\u00eb, por un\u00eb nuk i hyj k\u00ebsaj sepse nuk m\u00eb lejon etika. Un\u00eb me ata nuk pi kafe, nuk bashk\u00ebpunoj por kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja ime personale! Trondisin shqiptar\u00ebt sepse i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pa shkollimin e duhur! Mos doni emra nga Rusia, n\u00eb Poloni, Gjermanin\u00eb Lindore, Bullgaria, ish Jugosllavia e me radh\u00eb ku ish drejtues t\u00eb tranzicionit postkomunist ishin agjent\u00eb t\u00eb Stazit, KGB, UDB-vas, Securitates?<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai yn\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 i implikuar me pushtetin milloshevi\u00e7ian? Tronditesh zonja Kryetare? Pse kush ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjeve antikomuniste n\u00eb vendet ish komuniste n\u00eb mesin e dyt\u00eb t\u00eb viteve &#8217;80 ku mplekseshin agjent\u00eb, disident\u00eb, antikomunist\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, si edhe njer\u00ebz q\u00eb ishin nga pak nga t\u00eb gjitha! Doni emra?<\/p>\n<p>Ore a ka n\u00eb shtet ndonj\u00eb njeri q\u00eb e njeh mir\u00eb Fukon\u00eb dhe strukturalizmin si metodologji arsyetimi apo jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me shkolla partie apo veterinarie? P\u00ebrzjerja e policit, kontabandistit, analistit,nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e rrall\u00eb, sipas strukturalizmit! As e t\u00eb burgosurit me gardianin, as e m\u00ebsuesit me nx\u00ebn\u00ebsin, as e mjekut me pacientin, as e disidentit me agjentin, etj. Por, k\u00ebto duan k\u00ebllqe e net\u00eb dimri t\u00eb bisedohen. Shkolla jon\u00eb u vjen anash, dhe pastaj kemi tronditje! Hahahaha, tronditje!!! Nuk e din\u00eb k\u00ebta se revolucionin e nis Mbreti dhe pastaj i shket nga dora! Kan\u00eb k\u00ebta haberin nga historia e shekujve 18 dhe 19, apo merren gjoja vet\u00ebm me Mesjet\u00ebn! O pikaaaaa!<\/p>\n<p>Historia m\u00ebsohet e dogmatizuar, prandaj brezat e shqiptar\u00ebve bien preh e propagand\u00ebs! T\u00eb virgj\u00ebrit e politik\u00ebs harrojn\u00eb t\u00eb shohin p\u00ebrreth tyre sepse do kuptojn\u00eb se jan\u00eb brenda bordellos! A thua se Kuvendi nuk shkonte drejt nj\u00eb ligji pa e p\u00ebrdorur dhe manipuluar k\u00ebshtu sulmin ndaj kund\u00ebrshtarit politik kryesor t\u00eb kryeministrit! Babiiiii, Mamiiiiii, nuk e gjeta t\u00eb virgj\u00ebr, do e ndaaaaaj! Cfar\u00eb turpi! Shoq\u00ebria shqiptare ka nevoj\u00eb p\u00ebr etik\u00eb, transparenc\u00eb, demokraci, k\u00ebta na japin shfaqje me Xhejms Bonda, nj\u00ebsoj si Enveri n\u00eb fund q\u00eb kur tallonat ishin vendosur dhe po vdisnim urie, duke ndar\u00eb tre vez\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb persona, na g\u00ebzonte duke zbuluar poliagjentin, pik\u00ebrisht shokun e vet, at\u00eb q\u00eb e kishte pasur pran\u00eb vetes, duke na k\u00ebrkuar ne t\u00eb ishim vigjilent\u00eb! Dhe n\u00eb fund i fuste edhe nj\u00eb miting madh\u00ebshtor te sheshi. Kishte hak! Sihariqi ishte aty! Ishte zbuluar nj\u00eb grup i ri armiq\u00ebsor!<\/p>\n<p>Kush i ha k\u00ebto p\u00ebrralla p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb!!!<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr z. Ilir Meta, e p\u00ebrs\u00ebris, ai \u00ebsht\u00eb ndodhur para nj\u00eb sulmi t\u00eb ul\u00ebt dhe qesharak politik! Por, tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb bizantinizmi dhe inkuzicionizmi i metod\u00ebs t\u00eb p\u00ebrdorur, dhe tjet\u00ebr p\u00ebrmbajtja e dosjes. Pra, manipulimi politik nuk i jep t\u00eb drejt\u00ebn IM q\u00eb t\u00eb mos sqaroj\u00eb dosjen q\u00eb i vendosin n\u00eb ngarkim: Pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb mendoj un\u00eb, politikani Ilir Meta \u00ebsht\u00eb vendosur para nj\u00eb sfide t\u00eb madhe: O del i lar\u00eb, dhe fiton zgjedhjet, o fatkeq\u00ebsisht ka nj\u00eb hije, si pasoj\u00eb e historis\u00eb, dhe duhet t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr fatin e opozit\u00ebs q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb forcohet!<\/p>\n<p>Kurse n\u00ebse nj\u00eb ligj q\u00eb hap gjith\u00e7ka, q\u00eb ka vend t\u00eb ar\u00ebsyetohet gjer\u00ebsisht, dhe jo me seanca urgjente shikimesh dokumentesh sekrete te zyra e zonj\u00ebs Nikolla, jo me teknika inkuizicioniste t\u00eb tipit : mblidhni shok\u00ebt e byros\u00eb se do t\u00eb tregojm\u00eb se \u00e7far\u00eb gjet\u00ebm n\u00eb kasafort\u00ebn e shokut Hysni!, jo me manipulime bajate, pra ka vend t\u00eb mendohet q\u00eb sh\u00ebndoshjen me maturi t\u00eb etik\u00ebs t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb mos e vem\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb posht\u00ebr t\u00eb kulisave politike p\u00ebr pushtet! Por, klasa e sotme politike nuk ka fuqin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb denoncuesve, agjent\u00ebve, punonj\u00ebsve t\u00eb fsheht\u00eb! Do t\u00eb ishte e ngjashme me bllokimin e rrjetit t\u00eb Internetit q\u00eb sapo ndodhi, hakerim total, bllokim total, at\u00ebhere zonja Nikolla, ju dhe un\u00eb do ta shohim mir\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb tronditesh me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n<p>Burimi: Postimi n\u00eb faqen zyrtare n\u00eb facebook t\u00eb Artan Fug\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga : Artan Fuga Kur b\u00ebrrylat politik\u00eb, na i shesin si ringjallje etike: (Si u trondit zonja Lindita Nikolla nga agjenti 007, z. Ilir Meta!) Ra si rrufe: Ilir Meta i asociuar sakt\u00eb apo fallco, v\u00ebrtet\u00eb apo me manipulim dosjesh, me nj\u00eb person IM, nja dyzet vjet m\u00eb par\u00eb akuzohet nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":124373,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-274637","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274637","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=274637"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274637\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=274637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=274637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=274637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}