{"id":274652,"date":"2022-07-29T12:21:23","date_gmt":"2022-07-29T10:21:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=274652"},"modified":"2022-07-29T12:21:23","modified_gmt":"2022-07-29T10:21:23","slug":"nje-100-vjetor-historik-pa-historine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nje-100-vjetor-historik-pa-historine\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb 100 vjetor historik pa historin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb 100 vjetor historik pa historin\u00eb<\/p>\n<p>(Takim me ironin\u00eb)<\/p>\n<p>Kremtimi i 100 vjetorit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie jetike p\u00ebr nj\u00eb komb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje me p\u00ebrmasa madhore. N\u00eb raste t\u00eb tilla historia dominon ligj\u00ebrimin politik dhe p\u00ebrcakton piketat e s\u00eb ardhmes, pavar\u00ebsisht momentum-it kulmor. Pavar\u00ebsisht kush \u00ebsht\u00eb qeveria e pavar\u00ebsisht kush drejton diplomacin\u00eb aktuale. Te dyja jan\u00eb rast\u00ebsi fatlume. Por kjo gj\u00eb nuk ndodhi n\u00eb ceremonin\u00eb e 100 vjetorit historik t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe SHBA-s\u00eb. Historia e k\u00ebsaj ngjarje u th\u00ebrrmua dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e saj u la aty pas kuintave, e harruar me zor, megjith\u00ebse gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs sundoi situat\u00ebn e nder\u00eb t\u00eb fjalimeve me pamje roz\u00eb e t\u00eb lyer me roz\u00eb. 100 vite nuk jan\u00eb pak.<\/p>\n<p>100 vite kan\u00eb brenda tyre ngjarje kulmore e personazhe kulmor\u00eb, anashkalimi i t\u00eb cilave e zbehu s\u00eb tep\u00ebrmi shk\u00eblqimin e buz\u00ebqeshjeve fallco dhe ndri\u00e7imin e fishekzjarreve t\u00eb rr\u00ebmujshme. Akoma m\u00eb shum\u00eb zev\u00ebnd\u00ebsimi i historis\u00eb me ca k\u00ebng\u00eb atmosferike e parad\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb pushtetsh\u00ebm n\u00eb shesh, e zbriti festimin n\u00eb nivelin e nj\u00eb anti-mitingu politik, duke i humbur atij solemnitetin dhe ceremonialin shpirt\u00ebror e shtet\u00ebror. Por nuk e mendoja q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb sundonte ironia, q\u00eb nga ajo simbolike (p\u00ebrfshir\u00eb xhaket\u00ebn kryeministrore) e deri tek ajo e gjesteve, e fjalimeve dhe e kuptimeve.<\/p>\n<p>Ishte ironike tek shihje q\u00eb pasardh\u00ebsit e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb fshin\u00eb e ndaluan 45 vjet marr\u00ebdh\u00ebnie, nga 100 vite gjithsej me SHBA-t\u00eb, t\u00eb performonin sot si dashnor\u00ebt e dashnoret m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie. Akoma m\u00eb ironike, tek shfaqeshin si medalje-mbajt\u00ebsit e k\u00ebsaj ngroht\u00ebsie 100 vje\u00e7are. Ndoshta shija shum\u00eb e \u00ebmb\u00ebl e k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit, i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb hidht\u00ebsin\u00eb e 45 viteve t\u00eb m\u00ebparshme. Kulmi i ironis\u00eb ishte p\u00ebrmendja qoft\u00eb dhe n\u00eb kontekst ironik e figur\u00ebs s\u00eb diktatorit E. Hoxha dhe e kontributit t\u00eb tij nga Rama dhe mosreagimi refuzues i sall\u00ebs, i mbushur madje tek-tuk dhe me njer\u00ebz gjer\u00ebsisht t\u00eb njohur p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Hoxh\u00ebs aty midis, p\u00ebr turp t\u00eb historis\u00eb s\u00eb b\u00ebr\u00eb pis dhe pink, iu dha nj\u00eb vend. Por askush nuk guxoi aty t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb figur\u00ebn qendrore t\u00eb rihapjes s\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb \u201890, t\u00eb mohuara me dhun\u00eb nga paraadh\u00ebsit e atyre q\u00eb sot zg\u00ebrdhiheshin n\u00eb pod. Refuzuan t\u00eb p\u00ebrmendin 30 vite histori. Kishin kurajo p\u00ebr E. Hoxh\u00ebn, por s\u2019kishin kurajo p\u00ebr Sali Berish\u00ebn! Vet\u00ebm me kontekst negativ madje. O tempora, O mores! Duan s\u2019duan, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb etap\u00eb kulmore e historis\u00eb s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis SHBA-s\u00eb dhe vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Aty n\u00eb at\u00eb ceremoni ishte e pamundur t\u00eb ishin Xhejms Beker, Xhorxh Bush, Bill Klinton e t\u00eb tjer\u00eb figura t\u00eb njohura amerikane q\u00eb kan\u00eb vendosur piketa t\u00eb larta p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Por ishte e mundur q\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori i tyre, ish Presidenti i par\u00eb i sistemit pluralist, ish Kryeministri p\u00ebr shum\u00eb vite i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb NATO-s dhe p\u00ebr merit\u00eb t\u00eb tij e qeveris\u00eb s\u00eb tij, i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e BE dhe prej merit\u00ebs s\u00eb tij e qeveris\u00eb s\u00eb tij, t\u00eb ishte aty, jo se po e shkruaj un\u00eb, por se e donte nderi dhe respekti i historis\u00eb e historis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve. Duan s\u2019duan, Berisha ka rolin historik t\u00eb krijimit t\u00eb PD-t\u00eb dhe t\u00eb kap\u00ebrcimit epokal nga diktatura n\u00eb demokraci. Dhe para historis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrulen me respekt, pavar\u00ebsisht drit\u00eb-hijeve q\u00eb hedhin bashk\u00ebkoh\u00ebsit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb 30 viteve, n\u00eb t\u00eb gjitha pozicionet q\u00eb ka mbajtur, Sali Berisha ka pasur prioritet dhe mision forcimin dhe zhvillimin e k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie dhe sukseset jan\u00eb t\u00eb prekshme e kulmore. E k\u00ebt\u00eb nuk e mohon e nuk mund ta fsheh\u00eb dot askush, pavar\u00ebsisht se mund ta hesht\u00eb me dhun\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb koniuktur\u00ebs politike apo diplomatike. \u201cNon grata\u201d nuk \u00ebsht\u00eb histori. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt ende i pa provuar gjygj\u00ebsisht. Ajo nuk mund t\u00eb ishte nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebruar nga e v\u00ebrteta. \u00cbsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb hije, madje e sfiduar q\u00eb nuk mund ta pengonte pranin\u00eb e njeriut ky\u00e7 t\u00eb k\u00ebtyre viteve marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera me SHBA-n\u00eb, sikurse vet\u00eb prania n\u00eb ceremoni nuk e rrezikonte non grata-n. Hija e saj megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht finteve, nuk e fshin dhe nuk e mbulon dot historin\u00eb.<\/p>\n<p>E k\u00ebtu m\u00ebsimi na vjen nga vet\u00eb SHBA-ja. Niksoni v\u00ebrtet u dor\u00ebhoq pas skandalit t\u00eb Watergat-it, si skandal i papranuesh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb amerikane, por roli e vendi historik i tij si ish-Presindent i SHBA-ve, mbetet i pac\u00ebnuesh\u00ebm. Vizita e tij 50 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kin\u00eb ndryshoi rrjedh\u00ebn e historis\u00eb bot\u00ebrore dhe hapi nje faqe t\u00eb re n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve. E ky kulm historik \u00ebsht\u00eb i paharruesh\u00ebm. Merre me mend t\u00eb mos ftohej Nikson n\u00eb nje event me simbolik\u00eb historike, pse u dor\u00ebhoq, pse ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skandal!? N\u00eb demokracin\u00eb amerikane do ishte nj\u00eb skandal dhe m\u00eb i madh se Watergate.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst p\u00ebrjashtimi i Berish\u00ebs nuk q\u00ebndron as moralisht, as historikisht, po dhe as politikisht, p\u00ebrderisa ai \u00ebsht\u00eb sot aty si shprehje e vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb organizuar n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb shembi regjimin e riktheu marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-t\u00eb. Heqja e Berish\u00ebs nga ceremonia, m\u00eb sjell nd\u00ebrmend ato p\u00ebrjashtimet figurative q\u00eb b\u00ebnte E. Hoxha, sa her\u00eb gjente armiq t\u00eb rinj dhe urdh\u00ebronte retushimin e fotove, p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar nga syt\u00eb e publikut armiqt\u00eb e kllas\u00ebs. Si\u00e7 b\u00ebnte dhe me historin\u00eb. Me Zogun, me Fisht\u00ebn, Koliqin, Poradecin. Tani retushimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me mosftim e n\u00eb mosfjal\u00eb e n\u00eb mosfoto.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq. N\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, t\u00eb ndaluar e kishin ceremonin\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij. Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb ngjashm\u00ebri brilante me sjelljet e diktatur\u00ebs q\u00eb d\u00ebnimin e nj\u00eb figure t\u00eb lart\u00eb e vazhdonte me efektin domino n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrethin familjar dhe shoq\u00ebror, t\u00eb konsideruar si armiq potencial\u00eb. P\u00ebrjashtimit en groupe, si nj\u00eb d\u00ebnim en groupe, ne i dham\u00eb fund me ndihm\u00ebn e SHBA-s\u00eb n\u00eb fillimin t\u00eb viteve \u201890. Por na u desh rikthimi i nj\u00eb pinjolli regjimi n\u00eb pushtet q\u00eb k\u00ebto d\u00ebnime t\u00eb rikthehen fatkeq\u00ebsisht p\u00ebrs\u00ebri. K\u00ebtu ishte ironia tjet\u00ebr e ceremonis\u00eb, ironia e historis\u00eb.<\/p>\n<p>E natyrsh\u00ebm lind pyetja: Vall\u00eb jemi n\u00eb demokraci alla amerikane, apo n\u00eb nj\u00eb regjim alla Hoxh\u00eb me regji nga lart?! Krahas Berish\u00ebs, aty mund t\u00eb ishin t\u00eb ftuar dhe cop\u00ebza t\u00eb tjera t\u00eb historis\u00eb. Edhe Nano, edhe Bufi, edhe\u2026edhe historia. Dhe si p\u00ebr ironi dhe ata munguan. Por nuk mbaron k\u00ebtu ironia. N\u00eb ceremonin\u00eb e 100 vjetorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, nuk mungonin \u201cshallekuqt\u00eb\u201d, q\u00eb i k\u00ebndonin dikur vargje e i dhuronin lule diktatorit, atij q\u00eb SHBA-t\u00eb i quante armiqt\u00eb e bot\u00ebs. Por mungonin ata. Specifik\u00ebt. Ata q\u00eb duruan vite t\u00eb t\u00ebra burgu, t\u00eb shkaktuar nga \u201ct\u00eb kuqt\u00eb\u201d, pasardh\u00ebsit rozato t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve, japin sot mend p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Munguan Ata q\u00eb rrezikuan jet\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00ebn diktatur\u00eb fillin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pashuar me Amerik\u00ebn, demokracin\u00eb e lirin\u00eb e saj e q\u00eb me trishtim shihnin sot simbolin e bllokut t\u00eb dikursh\u00ebm t\u00eb jepte leksione miq\u00ebsie, grate e marr\u00ebdh\u00ebnie. 100 vjetori historik u festua, por pa historin\u00eb brenda. Vitet ishin, historia mungoi. Zoti e bekoft\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien SHBA-Shqip\u00ebri! Koncerti n\u00eb fund ishte thjesht\u00eb jehona q\u00eb prodhoi boshi i humner\u00ebs s\u00eb historis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremonial pa histori. Okelio-ja ironike, si akt final ironik i k\u00ebsaj ceremonie, ishte foto-p\u00ebqafimi Rama-Balla alla Brezhniev-Honecker!<\/p>\n<p>Burimi:Postimi n\u00eb Facebook i Luciano Bocit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb 100 vjetor historik pa historin\u00eb (Takim me ironin\u00eb) Kremtimi i 100 vjetorit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie jetike p\u00ebr nj\u00eb komb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje me p\u00ebrmasa madhore. N\u00eb raste t\u00eb tilla historia dominon ligj\u00ebrimin politik dhe p\u00ebrcakton piketat e s\u00eb ardhmes, pavar\u00ebsisht momentum-it kulmor. Pavar\u00ebsisht kush \u00ebsht\u00eb qeveria e pavar\u00ebsisht kush drejton diplomacin\u00eb aktuale. Te dyja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":274657,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-274652","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=274652"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274652\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/274657"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=274652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=274652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=274652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}