{"id":274786,"date":"2022-07-29T19:08:40","date_gmt":"2022-07-29T17:08:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=274786"},"modified":"2022-07-29T19:08:40","modified_gmt":"2022-07-29T17:08:40","slug":"shitja-e-pasaportave-shqiptare-per-investitoret-e-huaj-brukseli-i-kerkon-qeverise-shqiptare-te-terhiqet-nga-projekti-ve-ne-rrezik-sigurine-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shitja-e-pasaportave-shqiptare-per-investitoret-e-huaj-brukseli-i-kerkon-qeverise-shqiptare-te-terhiqet-nga-projekti-ve-ne-rrezik-sigurine-ne-be\/","title":{"rendered":"Shitja e pasaportave shqiptare p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj, Brukseli i k\u00ebrkon qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb t\u00ebrhiqet nga projekti: V\u00eb n\u00eb rrezik sigurin\u00eb n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p>Autor Zylyftar Bregu<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, kryeministri Edi Rama prezantoi p\u00ebrpara elit\u00ebs londineze projektin \u201cShtet\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmjet investimit\u201d. Gjat\u00eb Konferenc\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr N\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb, n\u00eb Lond\u00ebr, Rama iu kujtoi t\u00eb pranishm\u00ebve se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend kandidat p\u00ebr n\u00eb BE, nd\u00ebrsa iu premtoi p\u00ebrjashtim nga taksat p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 10-vje\u00e7are dhe mjaft leht\u00ebsi t\u00eb tjera, fiskale.<\/p>\n<p>Krahas tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet ishte i pranish\u00ebm edhe kryeministri malazez, Du\u0161ko Markovi\u0107, i cili premtoi se Mali i Zi ofronte 2 mij\u00eb \u201cpasaporta t\u00eb arta\u201d.<\/p>\n<p>I vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr debatet q\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb program, Rama deklaroi: \u201cUn\u00eb besoj fuqimisht se kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e duhur dhe se kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Sigurisht, ka rreziqe, por ne nuk mund t`i mohojm\u00eb vendit ton\u00eb dhe s\u00eb ardhmes son\u00eb potencialin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij programi\u201d.<\/p>\n<p>Tre vite m\u00eb pas Shqip\u00ebria ka hedhur hapa t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Nd\u00ebrsa Mali i Zi nisi shitjen e pasaportave t\u00eb arta n\u00eb vitin 2020, Shqip\u00ebria ende po e mendon. N\u00eb vitin 2020 \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb Ligj i ri \u201cP\u00ebr Shtet\u00ebsin\u00eb\u201d dhe n\u00eb vitin 2022 jan\u00eb miratuar 2 vendime q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb kriteret p\u00ebr fitimin e shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, shkenc\u00ebs, sportit, artit dhe kultur\u00ebs, por ende nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb drita jeshile shitjes s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr investime.<\/p>\n<p>Programi \u201cShtet\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmjet investimit\u201d ka alarmuar BE-n\u00eb, i cili k\u00ebrkon anulimin e tij. Parlamenti Europian n\u00eb mes t\u00eb majit 2022 n\u00eb Rezolut\u00ebn p\u00ebr Ecurin\u00eb e Reformave n\u00eb Shqip\u00ebri, pika 32, k\u00ebrkon: \u201cT\u00eb hiqet dor\u00eb nga skema \u201cShtet\u00ebsi p\u00ebr investim\u201d, e cila mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb rrezik serioz p\u00ebr sigurin\u00eb, pastrimin e parave, korrupsionin dhe evazionin fiskal\u201d.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb pas publikimit t\u00eb rezolut\u00ebs, Komisionin Europian i drejtohet me shkres\u00eb ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm dhe i k\u00ebrkon s\u00ebrish nd\u00ebrprerjen e menj\u00ebhershme t\u00eb skem\u00ebs \u201cShtet\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmjet investimit\u201d. Por, nj\u00eb muaj pas dor\u00ebzimit t\u00eb letr\u00ebs, zyra e Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb konfirmon se nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb reagim nga ministri i Brendsh\u00ebm shqiptar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi i KE: Do t\u2019ju nd\u00ebshkojm\u00eb!<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebshironim t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritnim shqet\u00ebsimin ton\u00eb p\u00ebr perspektivat e krijimit nga Shqip\u00ebria t\u00eb nj\u00eb programi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr fitimin e shtet\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet investimeve dhe hapat e fundit, t\u00eb nd\u00ebrmarra nga qeveria juaj p\u00ebr t\u00eb vazhduar me zbatimin e nj\u00eb skeme t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nis k\u00ebshtu letra e Komisionit Europian, q\u00eb mban dat\u00ebn 30 maj t\u00eb k\u00ebtij viti. KE shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, duke e vendosur n\u00eb \u201cshtratin\u201d e zhvillimeve t\u00eb fundit t\u00eb agresionit rus ndaj Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shkruhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, nisur nga k\u00ebto zhvillime, m\u00eb 28 mars t\u00eb k\u00ebtij viti, Komisioni Europian i ka rekomanduar edhe vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb aplikojn\u00eb skem\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet investimeve, q\u00eb t`i mbyllin menj\u00ebher\u00eb, madje t\u00eb nisin hetimet edhe p\u00ebr \u201cinvestitor\u00ebt\u201d, q\u00eb kishin p\u00ebrfituar shtet\u00ebsit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni nxiti shtetet an\u00ebtare t\u00eb kryenin nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse shtet\u00ebsia, e dh\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr shtetasit rus\u00eb ose bjellorus\u00eb, q\u00eb i n\u00ebnshtrohen sanksioneve ose q\u00eb mb\u00ebshtesin ndjesh\u00ebm luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, duhet t\u2019iu hiqet, duke revokuar vendimin e dh\u00ebnies s\u00eb saj\u201d, \u2013 shkruhet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb pas n\u00eb let\u00ebr Komisioni Europian i kujton ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm se prej koh\u00ebsh i ka k\u00ebrkuar Shqip\u00ebris\u00eb t\u00ebrheqjen nga kjo nism\u00eb. Q\u00ebndrimi i prer\u00eb kund\u00ebr nism\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shitur pasaport\u00ebn e saj, i \u00ebsht\u00eb paraqitur qeveris\u00eb dhe parlamentit, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur Ligji \u201cP\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb\u201d ishte ende projekt (tetor 2019).<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Komisioni paralajm\u00ebroi Tiran\u00ebn zyrtare p\u00ebr rreziqet e qen\u00ebsishme dhe pasojat e mundshme, por qeveria e miratoi ligjin n\u00eb vitin 2020, duke \u201cinjoruar\u201d edhe q\u00ebndrimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, q\u00eb nuk e dekretoi.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn drejtuar ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm n\u00ebnvizohen rekomandimet e qarta t\u00eb raporteve vjetore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, si p\u00ebr vitin 2020, edhe p\u00ebr vitin 2021, p\u00ebr t\u00eb mos e vijuar m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb projekt. Komisioni Europian shprehet se njeh sovranitetin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi procedurat e natyralizimit, por shton se \u201cskema e shtet\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet investimeve mund t\u00eb paraqes\u00eb rreziqe sigurie p\u00ebr BE-n\u00eb dhe shtetet e tij an\u00ebtare, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet dhe kushtet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtimit t\u00eb vizave\u201d.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr jan\u00eb rreziqet q\u00eb renditen n\u00eb let\u00ebr: Infiltrimi i krimit t\u00eb organizuar; Pastrimi i parave; Evazioni fiskal dhe Korrupsioni.<\/p>\n<p>\u201cRreziqet p\u00ebr BE-n\u00eb dhe shtetet an\u00ebtare jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb skemave t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet investimeve t\u00eb zhvilluara nga shtetet kandidate dhe potencialisht kandidate, q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebrfituesit n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre skemave mund t\u00eb fitojn\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb e BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni paralajm\u00ebron se \u201cdo t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb forta kundrejt skemave t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet investimeve brenda dhe jasht\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cilat i konsideron n\u00eb shkelje me ligjet e BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Bashkimi Europian ka nj\u00eb precedent n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. M\u00eb 3 mars t\u00eb k\u00ebtij viti BE hoqi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pjesshme t\u00eb drejt\u00ebn e l\u00ebvizjes pa viz\u00eb n\u00eb zon\u00ebn Schengen t\u00eb shtetasve t\u00eb ishullit Vanuatu (ishull n\u00eb Oqeanin Paq\u00ebsor n\u00eb lindje t\u00eb Australis\u00eb dhe n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Fiji-t).<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij shteti, q\u00eb kishin pasaport\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar pas dat\u00ebs 25 maj 2015, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe data kur ka nisur skema e shtet\u00ebsis\u00eb mbi baz\u00eb investimin, nuk lejohen t\u00eb hyjn\u00eb pa viza n\u00eb vendet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Zyra e Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb interesit t\u00eb INA MEDIA-s, n\u00ebse ka marr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje pas letr\u00ebs s\u00eb dor\u00ebzuar, konfirmoi se nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb reagim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes p\u00ebr motivet dhe arsyet q\u00eb e detyrojn\u00eb BE-n\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb t\u00eb hiqet dor\u00eb nga kjo skem\u00eb, Zyra e Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb sqaroi se \u201cKomisioni Europian ka miratuar nj\u00eb raport n\u00eb vitin 2019, sipas t\u00eb cilit skema e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb investitor\u00ebve n\u00eb vendet e treta me akses pa viza n\u00eb BE mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb anashkaluar procedur\u00ebn e rregullt t\u00eb vizave p\u00ebr q\u00ebndrim t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb BE\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShtet\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmjet investimit\u201d ose pasaportat e arta<\/p>\n<p>Deri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2020 ligji njihte vet\u00ebm Presidentin e Republik\u00ebs si institucionin e vet\u00ebm q\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e huaj. Procedura ishte e gjat\u00eb dhe kalonte n\u00ebp\u00ebr filtra t\u00eb mjaft institucioneve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Burime t\u00eb sigurta t\u00eb Presidenc\u00ebs japin edhe statistikat e dh\u00ebnies s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb vitet e fundit, sipas tabel\u00ebs s\u00eb m\u00ebposhtme.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-274788\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/kk-300x62.png\" alt=\"\" width=\"382\" height=\"79\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/kk-300x62.png 300w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/kk.png 593w\" sizes=\"auto, (max-width: 382px) 100vw, 382px\" \/><\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet edhe nga t\u00eb dh\u00ebnat, vihet re nj\u00eb shtim i numrit t\u00eb shtetasve t\u00eb huaj, q\u00eb jan\u00eb pajisur me pasaport\u00eb shqiptare. Pavar\u00ebsisht se institucioni i Presidenc\u00ebs nuk ka nj\u00eb ndarje t\u00eb \u201corigjin\u00ebs\u201d s\u00eb shtetasve t\u00eb huaj, q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar shtet\u00ebsi shqiptare, jozyrtarisht pohohet se pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e z\u00ebn\u00eb shtetasit nga Kosova. Mir\u00ebpo, m\u00eb 29 korrik t\u00eb vitit 2020 Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi Ligjin \u201cP\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb\u201d. Ky ligj i hoqi institucionit t\u00eb Presidenc\u00ebs \u201cmonopolin\u201d e dh\u00ebnies s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb, madje sanksionoi edhe nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb re p\u00ebr marrjen e pasaport\u00ebs shqiptare, duke e bler\u00eb at\u00eb, sipas skem\u00ebs \u201cShtet\u00ebsi mbi baz\u00eb investimin\u201d.<\/p>\n<p>Neni 9 i Ligjit t\u00eb ri p\u00ebr Shtet\u00ebsin\u00eb mban em\u00ebrtimin \u201cRastet e ve\u00e7anta t\u00eb fitimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare\u201d. Sipas k\u00ebtij neni, shtet\u00ebsia shqiptare mund t\u00eb fitohet nga shtetasi i huaj, q\u00eb ka mbushur mosh\u00ebn 18 (tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) vje\u00e7, kur nuk p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr rendin publik dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe n\u00eb rastet kur Republika e Shqip\u00ebris\u00eb ka interes komb\u00ebtar apo interes n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, shkenc\u00ebs, artit, kultur\u00ebs, ekonomis\u00eb e sportit.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn dy t\u00eb k\u00ebtij neni shkruhet: \u201cP\u00ebr hartimin e programeve t\u00eb ve\u00e7anta, p\u00ebrcaktimin e rregullave specifike t\u00eb kontrollit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb siguris\u00eb dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs n\u00eb standardet m\u00eb t\u00eb larta dhe monitorimin e zbatimit t\u00eb tyre, krijohet nj\u00eb agjenci e posa\u00e7me, shtet\u00ebrore n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministrit. Organizimi dhe funksionimi i agjencis\u00eb miratohet me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pika 3 p\u00ebrcakton se kriteret p\u00ebr fitimin e shtet\u00ebsis\u00eb, sipas programeve t\u00eb ve\u00e7anta, procedurat e aplikimit, rregullat e kryerjes s\u00eb verifikimeve dhe kontrolleve t\u00eb nevojshme miratohen me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, me bashk\u00eb-propozim t\u00eb ministrit dhe ministrave p\u00ebrgjegj\u00ebs, sipas fush\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ervin Salianjin, deputetin e Partis\u00eb Demokratike, an\u00ebtar i Komisionit parlamentar p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare, ligji \u00ebsht\u00eb miratuar q\u00ebllimisht gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb opozita nuk ka qen\u00eb n\u00eb parlament. Sipas tij, skema e shtet\u00ebsis\u00eb mbi baz\u00eb investimin cenon sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe e kthen Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr pastrimin e parave.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen, K\u00ebshilli i Ministrave, n\u00eb dat\u00ebn 25 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, ka miratuar vendimin nr. 1008, \u201cP\u00ebr krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencis\u00eb s\u00eb Hartimit t\u00eb Programeve t\u00eb Ve\u00e7anta t\u00eb Shtet\u00ebsis\u00eb\u201d. Agjencia e krijuar \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. Pavar\u00ebsisht se agjencia \u00ebsht\u00eb krijuar q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020, praktika p\u00ebr t\u00eb fituar shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare ka vazhduar sipas ligjit t\u00eb vjet\u00ebr, edhe p\u00ebr vitin 2021.<\/p>\n<p>\u201cEnde nuk ishte krijuar baza juridike (vendimet e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb zbatuesh\u00ebm ligjin), p\u00ebr t\u00eb nisur praktik\u00ebn e re\u201d, \u2013 sqaron nj\u00eb burim i Presidenc\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit pas krijimit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Hartimit t\u00eb Programeve t\u00eb Ve\u00e7anta t\u00eb Shtet\u00ebsis\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2022, me propozim t\u00eb ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm dhe ministrit t\u00eb Arsimit dhe Sportit, K\u00ebshilli i Ministrave miratoi vendimin p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kritereve p\u00ebr fitimin e shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare p\u00ebr kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, shkenc\u00ebs dhe sportit, si dhe vendimin nr. 151, dat\u00eb 11.3.2022 p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kritereve dhe procedurave p\u00ebr fitimin e shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare p\u00ebr kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e artit e t\u00eb kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb dy vendimet e miratuara t\u00eb qeveris\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pasaportat e para shqiptare. M\u00eb 28 maj ministri i Brendsh\u00ebm, Bledi \u00c7u\u00e7i, publikoi n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook foto nga ceremonia e dh\u00ebnies s\u00eb pasaport\u00ebs Lara Colturi-t, italianes q\u00eb ka premtuar t\u00eb garoj\u00eb me ngjyrat e flamurit shqiptar n\u00eb sportin e skive.<\/p>\n<p>Burime nga Presidenca e Republik\u00ebs b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se presidenti Ilir Meta nuk i ka n\u00ebnshkruar t\u00eb gjitha propozimet e mb\u00ebrritura deri m\u00eb tani nga Agjencia e Hartimit t\u00eb Programeve t\u00eb Ve\u00e7anta t\u00eb Shtet\u00ebsis\u00eb, por zyrtarisht Presidenca nuk pranoi t\u00eb b\u00ebj\u00eb komente.<\/p>\n<p>I treti n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t`u miratuar \u00ebsht\u00eb vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, q\u00eb synon t\u00eb jap\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet investimeve, pra t\u00eb shes\u00eb pasaport\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Skema p\u00ebr shtet\u00ebsi mbi baz\u00eb investimesh nuk \u00ebsht\u00eb e re dhe e panjohur. Mjaft shtete t\u00eb tjera, an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian, por edhe fqinj\u00ebt tan\u00eb n\u00eb rajon, e aplikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga format e lehta p\u00ebr t\u00eb rritur investimet e huaja, direkte n\u00eb shtetin q\u00eb e aplikon. Portali online, best-citizenships, ka renditur 12 shtete q\u00eb e aplikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb bashk\u00eb me vitet p\u00ebrkat\u00ebse. N\u00eb vendet e rajonit, q\u00eb e aplikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb, \u00ebsht\u00eb Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.<\/p>\n<p>Mali i Zi e ka nisur programin e shtet\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet investimit n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2019 me nj\u00eb afat 3-vje\u00e7ar, duke vendosur si afat p\u00ebr mbylljen e aplikimeve dat\u00ebn 31 dhjetor 2021. Por, p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr arsyesh (mes t\u00eb cilave edhe problemet e shkaktuara nga pandemia, COVID-19), programi \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb vit dhe pritet t\u00eb mbyllet m\u00eb 31 dhjetor 2022.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se krahasuar me Maqedonin\u00eb e Veriut, skema e p\u00ebrdorur nga Mali i Zi ka rezultuar me efikase. Sipas ekspert\u00ebve, efikasiteti nd\u00ebr t\u00eb tjera lidhet edhe me faktin se skema e p\u00ebrdorur nga Mali i Zi duket m\u00eb transparente, m\u00eb e thjesht\u00eb dhe jep m\u00eb shum\u00eb siguri. Nd\u00ebrkoh\u00eb, skema e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut duket m\u00eb komplekse, m\u00eb e mbyllur dhe e pamarketuar si duhet.<\/p>\n<p>N\u00eb Malin e Zi transaksioni minimal i k\u00ebrkuar n\u00eb prona t\u00eb paluajtshme \u00ebsht\u00eb 250,000 euro p\u00ebr objekte t\u00eb vendosura n\u00eb pjes\u00ebn qendrore ose veriore t\u00eb vendit, p\u00ebrjashtuar Podgoric\u00ebn dhe minimumi 450,000 euro p\u00ebr objekte t\u00eb vendosura n\u00eb Podgoric\u00eb ose n\u00eb zon\u00ebn bregdetare.<\/p>\n<p>Sipas burimeve, n\u00eb dy vitet e para Mali i Zi ka marr\u00eb 131 aplikime p\u00ebr shtet\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmjet investimit. Deri n\u00eb mars 2021 kishte l\u00ebshuar pasaporta p\u00ebr familjet e 37 investitor\u00ebve dhe kishte refuzuar 12 aplikime.<\/p>\n<p>Programi i shtet\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet investimit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nuk p\u00ebrfshin investime n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, me argumentin se ky sektor nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr financime t\u00eb huaja, direkte dhe nuk konsiderohet nj\u00eb sektor, i cili prodhon pun\u00ebsim n\u00eb periudh\u00eb afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kthimi i shtet\u00ebsive n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe sidomos atyre europiane n\u00eb nj\u00eb form\u00eb \u201cmalli t\u00eb marketuesh\u00ebm\u201d ka ndezur debate t\u00eb ashpra dhe procese normative, juridike p\u00ebr ta kontrolluar ose p\u00ebr ta frenuar at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb investigim t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb plot\u00eb gazeta prestigjioze, The Guardian, shkruante se rus\u00ebt, kinez\u00ebt dhe saudit\u00ebt super t\u00eb pasur kan\u00eb siguruar akses t\u00eb pakufizuar n\u00eb BE p\u00ebrmes skem\u00ebs malteze \u201ct\u00eb shitjes s\u00eb pasaportave\u201d.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-274789\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/dds-300x156.png\" alt=\"\" width=\"406\" height=\"211\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/dds-300x156.png 300w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/dds.png 580w\" sizes=\"auto, (max-width: 406px) 100vw, 406px\" \/><\/p>\n<p>\u201cKostot\u201d e pasaport\u00ebs shqiptare<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e fush\u00ebs thon\u00eb se joshja e shtetasve t\u00eb huaj e t\u00eb pasur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare varet m\u00eb s\u00eb shumti nga fuqia q\u00eb ka pasaporta e shtetit shqiptar, nd\u00ebrsa fuqia e pasaport\u00ebs demonstrohet m\u00eb s\u00eb shumti nga numri i shteteve, ku mund t\u00eb shkohet pa viz\u00eb ose me nj\u00eb viz\u00eb n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb renditjeje, mbajt\u00ebsit e pasaport\u00ebs shqiptare mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb 111 destinacione pa viz\u00eb. Vendin e par\u00eb sa i p\u00ebrket fuqis\u00eb s\u00eb pasaport\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb renditje, vendin e par\u00eb e ndajn\u00eb bashk\u00eb Japonia dhe Singapori, q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb pa viza n\u00eb plot 192 vende, nd\u00ebrsa i fundit \u00ebsht\u00eb Afganistani me vet\u00ebm 26 destinacione. Nj\u00eb pasaport\u00eb amerikane ofron akses pa viza ose viza pas mb\u00ebrritjes n\u00eb 172 vende ose territore.<\/p>\n<p>Aktualisht Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb duke diskutuar praktik\u00ebn, metodologjin\u00eb dhe \u00e7mimin q\u00eb do t\u00eb vendoset p\u00ebr pasaport\u00ebn shqiptare, sipas skem\u00ebs s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet investimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ekspert, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mos identifikohet, thot\u00eb se Shqip\u00ebria synon kat\u00ebr lloje individ\u00ebsh, t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pasaport\u00ebn shqiptare, duke investuar.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, jan\u00eb individ\u00eb t\u00eb pasur nga vende q\u00eb nuk lejohen t\u00eb l\u00ebvizin pa viza n\u00eb zon\u00ebn Schengen dhe n\u00eb destinacione t\u00eb tjera, popullore, p\u00ebr shembull Azia, Europa Lindore, Kosova etj.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, jan\u00eb individ\u00ebt e pasur nga vende me situat\u00eb t\u00eb pasigurt, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr familjen dhe leht\u00ebsi n\u00eb udh\u00ebtim.<\/p>\n<p>Kategoria e tret\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb program shtet\u00ebsie, jan\u00eb individ\u00eb t\u00eb pasur nga vendet e BE-s\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb regjim fiskal dhe nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm shpenzimesh.<\/p>\n<p>Kategoria e fundit jan\u00eb individ\u00ebt e pasur me lidhje afektuese ose origjin\u00eb familjare me Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr shembull \u00e7iftet, ku nj\u00ebri nga bashk\u00ebshort\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb shqiptar.<\/p>\n<p>Parashikohet q\u00eb investimi nga shtetasit e huaj, q\u00eb duan nj\u00eb pasaport\u00eb shqiptare, t\u00eb jet\u00eb n\u00eb disa forma. S\u00eb pari, ata mund t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb duhet t\u00eb investojn\u00eb 250.000 deri n\u00eb 450.000 euro, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb investimit. S\u00eb dyti, mund t\u00eb hapin aktivitete biznesi ose prodhimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet nj\u00eb limit investimi nga 300.000 deri n\u00eb 500.000, por do t\u00eb ket\u00eb edhe kritere t\u00eb tjera shtes\u00eb, si numri i pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb angazhuar.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga forma e zgjedhur parashikohet q\u00eb n\u00eb dy vitet e para t\u00eb aplikimit Shqip\u00ebria t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb rreth 100 milion\u00eb euro, t\u00eb cilat jan\u00eb nj\u00eb \u201cinjeksion\u201d, q\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb direkt n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit, mir\u00ebpo n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nisin diskutimet q\u00eb \u201crr\u00ebzojn\u00eb\u201d optimizmin dhe argumentet e qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Genti Beqiri, ekspert ekonomie, thot\u00eb se qeveria duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb q\u00eb investimet nuk duhet t\u00eb jen\u00eb blerje asetesh tek investitor\u00ebt privat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb investime n\u00eb sektor\u00ebt e prodhimit, sepse, nisur nga shuma e investimit q\u00eb k\u00ebrkohet (500 mij\u00eb euro), t\u00eb huajt do t\u00eb synojn\u00eb tregun imobiliar n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra, njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb blejn\u00eb ndonj\u00eb vil\u00eb n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Orientimi i skem\u00ebs s\u00eb investimit n\u00eb tregun imobiliar i \u00e7on t\u00eb ardhurat n\u00eb xhepin e investitor\u00ebve strategjik\u00eb n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>\u201cShteti fiton vet\u00ebm at\u00eb taks\u00ebn mbi shitjen e apartamentit ose vil\u00ebs. Pra, 15 ose 20 p\u00ebr qind\u201d, \u2013 thot\u00eb Beqiri.<\/p>\n<p>Pra, nga 50 milion\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb portofoli i xhiros, n\u00eb buxhetin e shtetit do t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb vet\u00ebm 5 ose 10 milion\u00eb euro n\u00eb vit, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Madje, Beqiri nuk nguron t\u00eb thot\u00eb se kjo skem\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e sponsorizuar nga investitor\u00ebt e tregut imobiliar vendas.<\/p>\n<p>\u201cOse mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet m\u00eb s\u00eb miri nga k\u00ebta investitor\u00eb\u201d, \u2013 shprehet eksperti i ekonomis\u00eb, Beqiri.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb duket se opinioni i tij konvergon edhe me deputetin e opozit\u00ebs, Salianji. Sipas tij, shteti shqiptar nuk ka interes q\u00eb p\u00ebr shifra kaq modeste t\u00eb rrezikoj\u00eb raportet e tij me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>\u201cInvestimet e huaja nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me shtet\u00ebsin\u00eb. Kompanit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kompanit\u00eb serioze investojn\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb, pa qen\u00eb nevoja t\u00eb jen\u00eb shtetas shqiptar\u00eb. P\u00ebr investimet e huaja n\u00eb Shqip\u00ebri duhet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb klim\u00eb e favorshme biznesi. Duhet t\u00eb ket\u00eb forcim t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur; duhet t\u00eb ket\u00eb taksa t\u00eb ul\u00ebta dhe siguri ligjore\u201d, \u2013 thot\u00eb deputeti Salianji.<\/p>\n<p>Ilir Kulla, ekspert i Siguris\u00eb, duket se \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u201cmiq\u00ebsor\u201d me projektin e skem\u00ebs s\u00eb pasaport\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet investimit.<\/p>\n<p>\u201cDh\u00ebnia e shtet\u00ebsis\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb investimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e njohur n\u00eb vendet e BE-s\u00eb. Metodologjia dhe verifikimi i k\u00ebtyre subjekteve \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i domosdosh\u00ebm. Sigurisht, standardet e BE-s\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdoren edhe nga Shqip\u00ebria\u201d, \u2013 thot\u00eb Kulla.<\/p>\n<p>Ai shton se kontrollet mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nevojshme, para, gjat\u00eb dhe pas dh\u00ebnies s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Eksperti i ekonomis\u00eb, Beqiri, komenton edhe rekomandimin, sipas t\u00eb cilit qeveria shqiptare do t\u2019ia besoj\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb huaj me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb procedur\u00ebn e aplikimit, kontrollit dhe filtrimit t\u00eb aplikant\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb organizat\u00eb e huaj, private nuk mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, nuk ka tag\u00ebr, nuk ka kapacitet dhe nuk ka motivin ekonomik q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb skanim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb praktik\u00ebs p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb. Kjo duhet t\u00eb mbetet p\u00ebrgjegj\u00ebsi e shtetit\u201d, \u2013 p\u00ebrfundon Beqiri.<\/p>\n<p>Ilir Kulla thot\u00eb se n\u00eb aspektin e siguris\u00eb, n\u00ebse Shqip\u00ebria zbaton kriteret europiane dhe databaz\u00ebn e EU-s\u00eb, rrezikojm\u00eb, po aq sa rrezikon \u00e7do vend i EU-s\u00eb, q\u00eb e aplikon k\u00ebt\u00eb skem\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori i Agjencis\u00eb p\u00ebr Informim, Endri Fuga, nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes, n\u00ebse qeveria shqiptare ka reflektuar, pasi \u00ebsht\u00eb njohur me k\u00ebto dy dokumente [letrat e delegacionit t\u00eb BE], deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij artikulli, nd\u00ebrsa punonj\u00ebsit e k\u00ebsaj agjencie rekomanduan q\u00eb pyetja duhej drejtuar n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme, por as ky institucion nuk komentoi n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb problem.<\/p>\n<p>Indian\u00ebt, a mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet historia<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se tre vite m\u00eb par\u00eb, institucionet shqiptare u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb nj\u00eb skandal, pasi Presidenti i Republik\u00ebs pajisi me pasaport\u00eb shqiptare dy v\u00ebllez\u00ebrit indian\u00eb, Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara. V\u00ebllez\u00ebrit ishin t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr evazion fiskal, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kishin ardhur me statusin e investitorit. Madje, nj\u00ebri prej tyre, Nitin Sandesara, paralelisht me procedur\u00ebn e pajisjes me pasaport\u00eb shqiptare kishte marr\u00eb edhe statusin e Konsullit t\u00eb Nderit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Nigeri nga Ministria e Jashtme shqiptare.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i presidentit ia kaloi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ministrit t\u00eb Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke th\u00ebn\u00eb \u201cJan\u00eb zbatuar procedurat ligjore bazuar n\u00eb pik\u00ebn 7 t\u00eb nenit 9 t\u00eb Ligjit nr. 8389, dat\u00eb 05.08.1998 \u201cP\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare\u201d, t\u00eb ndryshuar, me propozimin e Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe Mjedisit, \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb eksperienc\u00ebs n\u00eb investime dhe historikut t\u00eb sip\u00ebrmarrjeve t\u00eb suksesshme jasht\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit t\u00eb tyre p\u00ebr realizimin e investimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, elitare n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti deklaroi se kishte b\u00ebr\u00eb verifikimet p\u00ebrkat\u00ebse nga agjencia ligjzbatuese, nga e cila nuk kishin rezultuar t\u00eb dh\u00ebna problematike p\u00ebr dh\u00ebnien e shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs nisi nj\u00eb hetim n\u00eb lidhje me procedur\u00ebn se si arrit\u00ebn t\u00eb merrnin pasaport\u00eb shqiptare v\u00ebllez\u00ebrit indian\u00eb, t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por hetimet jan\u00eb pushuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor Zylyftar Bregu N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, kryeministri Edi Rama prezantoi p\u00ebrpara elit\u00ebs londineze projektin \u201cShtet\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmjet investimit\u201d. Gjat\u00eb Konferenc\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr N\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb, n\u00eb Lond\u00ebr, Rama iu kujtoi t\u00eb pranishm\u00ebve se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend kandidat p\u00ebr n\u00eb BE, nd\u00ebrsa iu premtoi p\u00ebrjashtim nga taksat p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 10-vje\u00e7are dhe mjaft leht\u00ebsi t\u00eb tjera, fiskale. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":274787,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-274786","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274786","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=274786"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274786\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/274787"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=274786"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=274786"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=274786"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}