{"id":274901,"date":"2022-07-30T13:16:44","date_gmt":"2022-07-30T11:16:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=274901"},"modified":"2022-07-30T13:16:44","modified_gmt":"2022-07-30T11:16:44","slug":"legalizimi-i-objekteve-shteterore-lame-ne-vendet-e-cuditshme-edhe-punet-e-mbara-behen-se-prapi-shteti-sefte-te-legalizonte-zyrat-e-veta-dhe-pastaj-ato-te-miletit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/legalizimi-i-objekteve-shteterore-lame-ne-vendet-e-cuditshme-edhe-punet-e-mbara-behen-se-prapi-shteti-sefte-te-legalizonte-zyrat-e-veta-dhe-pastaj-ato-te-miletit\/","title":{"rendered":"Legalizimi i objekteve shtet\u00ebrore, Lame: N\u00eb vendet e \u00e7uditshme edhe pun\u00ebt e mbara b\u00ebhen s\u00eb prapi, shteti sefte t\u00eb legalizonte zyrat e veta dhe pastaj ato t\u00eb miletit"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Kadastr\u00ebs, Artan Lame p\u00ebrmes nj\u00eb reagimi n\u00eb \u2018Facebook\u2019 ka reaguar n\u00eb lidhje me nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb dje n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sezon sa i takon legalizimit t\u00eb objekteve shtet\u00ebrore. N\u00eb postimin e tij Lame thekson se vendimi p\u00ebrcakton procedurat p\u00ebr legalizimin e objekteve shtet\u00ebrore. Duke kritikuar procedurat q\u00eb ka ndjekur deri m\u00eb tani shteti, ku iu ka k\u00ebrkuar qytetar\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb legalizojn\u00eb banesat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb s\u2019i ka pasur t\u00eb legalizuara objektet.<\/p>\n<p><strong>REAGIMI I LAMES<\/strong><br \/>\nNE VENDET E \u00c7UDITSHME EDHE PUN\u00cbT E MBARA B\u00cbHEN S\u00cb PRAPI.<br \/>\nN\u00eb vendet e \u00e7uditshme, si kjo Shqip\u00ebria jon\u00eb e lasht\u00eb, edhe pun\u00ebt e mbara b\u00ebhen s\u00eb prapi. Ja t\u2019ju jap nj\u00eb shembull taze fare. Dje ishte mbledhja e fundit e Qeveris\u00eb p\u00ebrpara pushimeve. Pas mbledhjes, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb adeti, dol\u00ebn ministrat dhe nj\u00ebri pas tjetrit b\u00ebn\u00eb publike vendimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb marra gjat\u00eb k\u00ebsaj mbledhjeje. Midis vendimeve t\u00eb miratuara (por q\u00eb nuk i binte radha p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb publik para gazetar\u00ebve) ishte dhe nj\u00eb nga ato vendimet me ato emrat e zymt\u00eb burokratik\u00eb: \u201cVendim num\u00ebr dat\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb ndryshim n\u00eb vendimin num\u00ebr dat\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e rregullave, etj, etj\u201d. Shkurt, thelbi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky vendim p\u00ebrcakton procedurat p\u00ebr legalizimin e objekteve shtet\u00ebrore. \u00cb\u00eb\u00eb\u00eb\u00eb\u00eb?! Po, po, p\u00ebr legalizimin e objekteve shtet\u00ebrore, sepse deri sot kishte dispozita p\u00ebr regjistrimin e pronave shtet\u00ebrore, por puna ngecte pasi shumica e tyre ishin edhe t\u00eb pa legalizuara.<\/p>\n<p>E\u00eb\u00eb\u00eb\u00eb\u00eb\u201d?! Si, si, nuk jan\u00eb t\u00eb regjistruara pronat shtet\u00ebrore?! Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, vet\u00ebm tre-kat\u00ebr vitet e fundit Shteti Shqiptar e ka marr\u00eb seriozisht regjistrimin e pronave t\u00eb veta.<br \/>\nPo le t\u00eb kthehemi tek vendimi i sot\u00ebm i Qeveris\u00eb. Pyetja e par\u00eb q\u00eb do b\u00ebnte kushdo \u00ebsht\u00eb: \u00c7\u2019i k\u00ebrkon shteti miletit t\u00eb legalizohet, kur vet\u00eb shteti qenka p\u00ebr t\u2019u legalizuar? Epo ky \u00ebsht\u00eb fakti dhe, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb n\u00eb fund Shteti Shqiptar e mori seriozisht. Natyrisht si\u00e7 b\u00ebhen gjithmon\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u00eb prapthi. Sepse logjika e thjesht\u00eb ta donte q\u00eb, kur i hyri pun\u00ebs s\u00eb legalizimeve, vet\u00eb Shteti Shqiptar sefte t\u00eb legalizonte zyrat e veta dhe pastaj t\u00eb legalizonte miletin. Mir\u00ebpo sipas tradit\u00ebs arb\u00ebrore \u201chip se t\u00eb vrava zbrit se t\u00eb vrava\u201d, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb gjith\u00eb do na hidheshin n\u00eb fyt duke na th\u00ebn\u00eb q\u00eb pse s\u2019b\u00ebni n\u00eb fillim pun\u00ebt e miletit pastaj tuajat, ndaj e b\u00ebm\u00eb s\u00eb prapi, pra b\u00ebm\u00eb sefte sht\u00ebpit\u00eb e miletit dhe tani po z\u00ebm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebsh, kontatori i legalizimeve arriti shifr\u00ebn e 250.000 legalizimeve. Tani na duhet t\u00eb merremi seriozisht me k\u00ebt\u00eb absurdin tjet\u00ebr t\u00eb tranzicionit, faktin q\u00eb Shteti Shqiptar ka 30 vjet q\u00eb shumic\u00ebn e nd\u00ebrtimeve t\u00eb veta i ka pa leje nd\u00ebrtimi dhe, p\u00ebr t\u00eb kryer \u00e7do pro\u00e7edur\u00eb t\u00eb m\u00ebtejshme me to, i duhet q\u00eb paraprakisht t\u2019i fus\u00eb n\u00eb pro\u00e7esin e legalizimeve. Jan\u00eb mij\u00ebra godina shtet\u00ebrore t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave me investime publike, p\u00ebr to jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tendera, p\u00ebr t\u00eb tjera jan\u00eb marr\u00eb hua apo donacione nga organizma nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe askush nuk ka vrar\u00eb mendjen t\u2019i pajis\u00eb me leje nd\u00ebrtimi, megjith\u00ebse nga viti 93\u2019 ligji e kishte t\u00eb detyrueshme k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr godina administrative, shkolla, spitale, p\u00ebr qendra t\u00eb ndryshme, magazina, tregje, institucione, e plot e plot t\u00eb tjera si k\u00ebto. Aq groteske \u00ebsht\u00eb situata, sa q\u00eb edhe dy nga organet kryesore t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re, na jan\u00eb drejtuar dit\u00ebt e fundit zyrtarisht p\u00ebr t\u2019i ndihmuar, pasi nuk kan\u00eb asnj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr godin\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb vendosur.<\/p>\n<p>Po t\u00eb doni q\u00eb ta r\u00ebndoj dor\u00ebn, mund t\u00eb them edhe q\u00eb 90% e objekteve fetare t\u00eb t\u00eb kat\u00ebr besimeve, t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave, jan\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje, por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb legalizimi i tyre ka ecur bajagi mir\u00eb, pasi rreth 70% e tyre jan\u00eb legalizuar k\u00ebto vitet e fundit (840 kisha, xhami e teqe t\u00eb legalizuara deri tani).<br \/>\nI them t\u00eb gjitha k\u00ebto, jo p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e skem\u00ebs \u201cpupupu, si e lan\u00eb ata, e shiko \u00e7far\u00eb b\u00ebm\u00eb ne\u201d, por p\u00ebr t\u2019ia th\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb sy t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria shqiptare q\u00eb ka prodhuar k\u00ebt\u00eb shtet, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn pak nga pak po p\u00ebrpiqet t\u00eb sistemoj\u00eb dhe t\u00eb disiplinoj\u00eb veten.<br \/>\nARTAN LAME<\/p>\n<p>Postimi i Artan Lames n\u00eb Facebook.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Kadastr\u00ebs, Artan Lame p\u00ebrmes nj\u00eb reagimi n\u00eb \u2018Facebook\u2019 ka reaguar n\u00eb lidhje me nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb dje n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sezon sa i takon legalizimit t\u00eb objekteve shtet\u00ebrore. N\u00eb postimin e tij Lame thekson se vendimi p\u00ebrcakton procedurat p\u00ebr legalizimin e objekteve shtet\u00ebrore. Duke kritikuar procedurat q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":178757,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-274901","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=274901"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274901\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/178757"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=274901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=274901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=274901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}