{"id":274970,"date":"2022-07-30T18:54:03","date_gmt":"2022-07-30T16:54:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=274970"},"modified":"2022-07-30T18:54:03","modified_gmt":"2022-07-30T16:54:03","slug":"ilir-meta-bashkepunetor-i-sigurimit-reagon-rama-nuk-e-kam-pare-dosjen-per-dreq-djalli-fshihet-ne-iniciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ilir-meta-bashkepunetor-i-sigurimit-reagon-rama-nuk-e-kam-pare-dosjen-per-dreq-djalli-fshihet-ne-iniciale\/","title":{"rendered":"Ilir Meta bashk\u00ebpun\u00ebtor i Sigurimit? Reagon Rama: Nuk e kam par\u00eb dosjen, p\u00ebr dreq djalli fshihet n\u00eb iniciale"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka reaguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit lidhur me Autoritetit e Dosjeve, ku ish-presidenti Ilir Meta p\u00ebrflitet si bashk\u00ebpun\u00ebtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb Facebook, fillimisht tregon bised\u00ebn me Ilir Met\u00ebn p\u00ebr em\u00ebrimin e Gentiana Sul\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb \u201cDosjeve\u201d, q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb Rama ka ardhur me p\u00eblqimin e vet\u00eb ish-presidentit.<\/p>\n<p>Rama shprehet se nuk e di n\u00ebse shtetasi I.M q\u00eb cil\u00ebsohet si spiun \u00ebsht\u00eb Ilir Meta dhe se nuk e ka par\u00eb dosjen. Duke iu referuar akuzave t\u00eb ish-presidentit se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e sajuar prej tij, kreu i qeveris\u00eb thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb takuar me Gentiana Sul\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai tregon se nuk e ka par\u00eb dosjen n\u00eb fjal\u00eb, por n\u00ebnvizon se n\u00eb shkres\u00ebn e Autoritetit t\u00eb Dosjes theksohej se \u201cPolitikani I.M \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti me at\u00eb q\u00eb doli nga Presidenca pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d. Sipas kryeministrit djalli fshihet pas inicialeve.<\/p>\n<p>Kryeministri shkruan m\u00eb tej se n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb hapjen e dosjeve, Meta shantazhon kryetaren e Autoritetit t\u00eb Dosjeve q\u00eb e ka propozuar vet\u00eb n\u00eb at\u00eb post.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00eb t\u00eb gjitha, po a nuk ju duket pak e \u00e7uditshme, q\u00eb n\u00eb vend se ta b\u00ebj\u00eb vet\u00eb hapjen dhe publikimin e dosjes, ku akuzohet se gjendet n\u00eb rolin e spiunit t\u00eb shok\u00ebve, Ilir Meta apo Metaj akuzon e shantazhon Autoritetin e Dosjeve, kryetaren e t\u00eb cilit si\u00e7 e tham\u00eb e ka zgjedhur vet\u00eb?! Mua shum\u00eb\u201d, shkruan Rama nd\u00ebr t\u00eb tjera, nd\u00ebrsa thekson se ndryshimi i ligjit i hap rrug\u00eb hetimit t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>SIGURIMI I SHTETIT, SHTETI DEMOKRATIK DHE SHTETASI ME INICIALET I.M<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori i Sigurimit me inicialet IM, pik\u00ebrisht ish-presidenti, ish-kryekuvendari, ish-kryeministri dhe ish-dhjetoristi i shfaqur mes student\u00ebve, n\u00eb takimin me Ramiz Alin\u00eb?<\/p>\n<p>K\u00ebshtu mendon si\u00e7 duket Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cilit q\u00ebndron sot e gjith\u00eb dit\u00ebn zonja Genta Sula. Emrin e zonj\u00ebs Sula e kam d\u00ebgjuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pik\u00ebrisht nga ish-kryetari i ish-LSI. Si bashk\u00ebkryetar asokohe i koalicionit PS-LSI, ai m\u00eb pyet nj\u00eb dit\u00eb:  \u201cE njeh k\u00ebt\u00eb Genta Sul\u00ebn?\u201d. \u201cJo!\u201d. \u201cAaa, duhet ta njoh\u00ebsh! Genta \u00ebsht\u00eb grua e rrall\u00eb, me integritet, e men\u00e7ur, e zonja shum\u00eb, ta \u00e7ojm\u00eb zv.ministre atje tek Veliaj?\u201d. \u201cPatjet\u00ebr!\u201d. Dhe m\u00eb von\u00eb, kur duhej zgjedhur drejtuesi i Autoritetit t\u00eb sapokrijuar t\u00eb Dosjeve: \u201cOre \u00e7a opinioni ke krijuar p\u00ebr at\u00eb Genta Sul\u00ebn?\u201d. \u201cD\u00ebgjoj fjal\u00eb t\u00eb mira, nuk e njoh nga af\u00ebr!\u201d. \u201cB\u00ebhen kto em\u00ebrimet tek Autoriteti i Dosjeve, ta \u00e7ojm\u00eb Gent\u00ebn atje se k\u00ebta t\u00eb p\u00ebrndjekurit e ke parasysh\u2026 Nuk mbushin mir\u00eb!\u201d. \u201cDakord!\u201d. \u201cLe t\u00eb merret Baba Taku me Gent\u00ebn e me ato pun\u00eb e ke parasysh?!..\u201d. K\u00ebshtu, me propozim t\u00eb atij vet\u00eb dhe fal\u00eb nj\u00eb CV-je realisht serioze, Genta Sula u b\u00eb kryetare e Autoritetit me vot\u00ebn e shumic\u00ebs parlamentare t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb viteve t\u00eb saj n\u00eb detyr\u00eb, e kam takuar vet\u00ebm n\u00eb aktivitetet publike t\u00eb Autoritetit, t\u00eb cilat po, e v\u00ebrtet\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb absolutisht mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. Gjithashtu ka qen\u00eb shum\u00eb serioze dhe e vler\u00ebsuar edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, puna aspak e leht\u00eb e Autoritetit me trash\u00ebgimin\u00eb dyfish t\u00eb tmerrshme t\u00eb dosjeve.  E para, sepse e tmerrshme ishte praktika mizore e Sigurimit t\u00eb Shtetit komunist dhe e dyta, sepse e tmerrshme ishte barbaria postkomuniste mbi dosjet, ku u fut\u00ebn eg\u00ebrsisht duart e m\u00ebkatar\u00ebve t\u00eb kthyer n\u00eb heronj t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr dijeni, edhe pas k\u00ebsaj historis\u00eb s\u00eb shpifur t\u00eb politikanit me iniciale I.M, as nuk jam takuar as nuk kam folur me zonj\u00ebn Sula. Thjesht jam informuar nga shkresa zyrtare e Autoritetit mbi Ilir Met\u00ebn apo Metajn. Kush m\u00eb njeh dhe e di se si punoj, as q\u00eb \u00e7uditet fare me sa po them. Kush s\u2019m\u00eb njeh apo m\u00eb njeh krejt ndryshe, p\u00ebrmes miteve t\u00eb rreme mediatike mbi regjimin dhe autokratin q\u00eb kontrollon gjith\u00e7ka, as q\u00eb mund ta besoj\u00eb sa thash\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien time me Autoritetin e Dosjeve dhe me kryetaren e tij. Po  ka koh\u00eb q\u00eb s\u2019m\u00eb intereson mbushjemendja e atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga lig\u00ebsia e t\u00eb verbuar nga urrejtja. Ky q\u00eb thash\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht fakt.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr faktin q\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorin e Sigurimit me iniciale I.M, e lidh drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me Ilir Met\u00ebn apo Metajn, pik\u00ebrisht nj\u00eb trup\u00eb e drejtuar nga zonja Genta Sula dhe e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga an\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me Sigurimin e Shtetit, madje disa vijn\u00eb deri edhe nga familje thell\u00ebsisht t\u00eb prekura nga persekutimi komunist, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb nuk flet aspak n\u00eb favor t\u00eb Ilir Met\u00ebs apo Metajt. Nuk m\u00eb duket se flet n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit edhe shp\u00ebrthimi i t\u00ebrbimit karakteristik, me piskama e l\u00ebvizje t\u00eb pakontrolluara t\u00eb krah\u00ebve \u2013 i ndodh n\u00eb fakt sa her\u00eb ndjen shpin\u00ebn t\u2019i prek\u00eb lag\u00ebshtir\u00ebn e nj\u00eb lloj muri q\u00eb i prish gjumin dhe i merr peng imagjinat\u00ebn. Po k\u00ebto jan\u00eb thjesht mendime t\u00eb miat, nd\u00ebrsa fakti \u00ebsht\u00eb se Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, po sulmohet dhe shantazhohet eg\u00ebrsisht nga Ilir Meta apo Metaj, si edhe natyrisht nga i Pakalluri Non Grata e nga dumbabist\u00ebt q\u00eb i shkojn\u00eb pas si qorra n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb belas\u00eb. (Ky tjetri, q\u00eb nj\u00ebsoj si i pari, po b\u00ebn si zakonisht hajdutin q\u00eb b\u00ebrtet me t\u00eb madhe kapeni hajdutin, ka shum\u00eb gjas\u00eb q\u00eb po b\u00ebn nj\u00eb rrug\u00eb e dy pun\u00eb, pra po fsheh edhe dor\u00ebn, pasi mesa duket e ka hedhur edhe gurin e shejtanll\u00ebkut t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb vorbull, si njoh\u00ebs i kahersh\u00ebm i t\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb politikanit me iniciale I.M).<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e di a \u00ebsht\u00eb Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M dhe as e kam par\u00eb vet\u00eb dosjen! Po ama nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb fare e sigurt\u00eb: Mes Autoritetit t\u00eb Dosjeve nga nj\u00ebra an\u00eb, i cili thot\u00eb shkres\u00ebrisht, se Iliri q\u00eb doli nga Presidenca para pak dit\u00ebsh \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti Ilir, q\u00eb doli edhe nga dosja e Sigurimit pak dit\u00eb m\u00eb pas dhe nga ana tjet\u00ebr, Ilir Met\u00ebs apo Metajt, i cili shan e b\u00ebrtet q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Ilir tjet\u00ebr dhe se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb posht\u00ebrsi e madhe patronazhist\u00ebsh, padiskutim q\u00eb un\u00eb i besoj trup\u00ebs s\u00eb drejtuar nga Genta Sula e vet\u00eb asaj. E cila s\u2019ka asnj\u00eb lidhje tjet\u00ebr me politik\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7  faktit q\u00eb e ka propozuar n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb personalisht Ilir Meta apo Metaj. Dhe me sa duket ka q\u00eblluar si rrall\u00ebher\u00eb dhe ku, pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb dreq vendi ku djalli fshihet pas inicialeve, q\u00eb t\u00eb dal\u00eb i hajrit p\u00ebr ligjin e p\u00ebr shtetin nj\u00eb person i propozuar nga ajo parti, e cila s\u00eb fundmi nd\u00ebrroi edhe emrin e vet, mu si dikur Ilir Metaj, kur u kthye n\u00eb Ilir Meta!<\/p>\n<p>Mir\u00eb t\u00eb gjitha, po a nuk ju duket pak e \u00e7uditshme, q\u00eb n\u00eb vend se ta b\u00ebj\u00eb vet\u00eb hapjen dhe publikimin e dosjes, ku akuzohet se gjendet n\u00eb rolin e spiunit t\u00eb shok\u00ebve, Ilir Meta apo Metaj akuzon e shantazhon Autoritetin e Dosjeve, kryetaren e t\u00eb cilit si\u00e7 e tham\u00eb e ka zgjedhur vet\u00eb?! Mua shum\u00eb.<\/p>\n<p>Po fakti q\u00eb n\u00eb vend se ta mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Autoritetit, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ligjin q\u00eb pengon hapjen e dosjeve t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb verifikuar partizan\u00e7e nga komisioni Mezini a Bezhani, Ilir Meta apo Metaj i hak\u00ebrrehet kryetares s\u00eb Kuvendit, me gjuh\u00ebn e trashur si nga nj\u00eb hall i papritur, a nuk ju b\u00ebn p\u00ebrshtypje?! Mua po.<\/p>\n<p>Mos flasim pastaj p\u00ebr q\u00ebndrimin e mediave, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ku liria e informimit dhe e fjal\u00ebs na qenkan v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb penguara, por ama jo n\u00eb favor t\u00eb regjimit, i cili po p\u00ebrpiqet t\u00eb njollos\u00eb nj\u00eb trim tribun t\u00eb vegj\u00eblis\u00eb, po p\u00ebr t\u00eb fshehur pas perdes s\u00eb censur\u00ebs dhe tymit t\u00eb llafeve rreth oxhaqeve mediatike, historin\u00eb e nj\u00eb spiuni me inicialet I.M! Mua s\u2019m\u00eb \u00e7udit hi\u00e7asfare kjo, po ju?!<\/p>\n<p>Ajo shprehja popullore,  \u201cB\u00ebrtet hajduti kapeni hajdutin!\u201d, mish\u00ebron krejt eksperienc\u00ebn e psikologut popull me fajtor\u00ebt q\u00eb kthehen n\u00eb faj\u00ebsues. Me kriminel\u00ebt q\u00eb sillen si viktima. Me tradh\u00ebtar\u00ebt q\u00eb pozojn\u00eb si patriot\u00eb. Me m\u00ebkatar\u00ebt q\u00eb flasin si inkuizitor\u00eb. Me dhunuesit q\u00eb ankohen si t\u00eb dhunuar. Me kusar\u00ebt q\u00eb hiqen si t\u00eb ndersh\u00ebm. Me t\u00eb p\u00ebrdalat q\u00eb aktrojn\u00eb si virgj\u00ebresha.   Me plehrat q\u00eb b\u00ebjn\u00eb si lule mos m\u00eb prek.<\/p>\n<p>Por sigurisht, kjo historia e shpifur e njeriut me iniciale I.M, nuk mund t\u00eb jet\u00eb dhe nuk do ta lejojm\u00eb t\u00eb b\u00ebhet si bishti i skiles, ku ca thon\u00eb e lagu ca thon\u00eb s\u2019e lagu e \u00e7udia tre dit\u00eb zgjat. Jo! K\u00ebt\u00eb histori nuk i takon politik\u00ebs ta ndaj\u00eb, po vet\u00ebm Autoritetit t\u00eb Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. Politika thjesht duhet t\u00eb ver\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb atij Autoriteti mjetin e k\u00ebrkuar ligjor, duke votuar n\u00eb Kuvend ndryshimet e k\u00ebrkuara nga vet\u00eb Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga nj\u00eb hetimi t\u00eb plot\u00eb mbi aktivitetin e bashk\u00ebpun\u00ebtorit me inicialet I.M n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. Dhe kjo duhet jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor, po edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb me iniciale t\u00eb tjera, t\u00eb cil\u00ebt deri m\u00eb sot e kan\u00eb fshehur identitetin e tyre, pas klauzol\u00ebs s\u00eb privilegjit q\u00eb u ka krijuar kontrolli kaotik e politik i viteve \u201990.<\/p>\n<p> Nga ana tjet\u00ebr po, patjet\u00ebr, Kuvendi duhet t\u00eb diskutoj\u00eb mbi iden\u00eb e hedhur q\u00eb edhe spiun\u00ebt e Sigurimit t\u00eb kthehen n\u00eb subjekte t\u00eb Ligjit p\u00ebr Past\u00ebrtin\u00eb e Figur\u00ebs s\u00eb t\u00eb Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit).<\/p>\n<p>Historia e k\u00ebsaj thele mbi bishtin e gjat\u00eb e t\u00eb neveritsh\u00ebm t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb sa befasuese dhe e trisht\u00eb n\u00eb sh\u00ebmtin\u00eb e saj, aq edhe motivuese p\u00ebr nj\u00eb reagim konstruktiv ndaj t\u00eb shkuar\u00ebs, p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb shtetit demokratik.<\/p>\n<p>Mbase pak e gjat\u00eb p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb shtune, po kaq deri n\u00eb shtator p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka reaguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit lidhur me Autoritetit e Dosjeve, ku ish-presidenti Ilir Meta p\u00ebrflitet si bashk\u00ebpun\u00ebtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit. Kreu i qeveris\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb Facebook, fillimisht tregon bised\u00ebn me Ilir Met\u00ebn p\u00ebr em\u00ebrimin e Gentiana Sul\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":208321,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-274970","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274970","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=274970"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274970\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/208321"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=274970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=274970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=274970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}