{"id":275039,"date":"2022-07-31T12:09:15","date_gmt":"2022-07-31T10:09:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=275039"},"modified":"2022-07-31T12:09:15","modified_gmt":"2022-07-31T10:09:15","slug":"situata-e-rende-drejtori-i-fondacionit-gjerman-korrupsioni-largon-rinine-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/situata-e-rende-drejtori-i-fondacionit-gjerman-korrupsioni-largon-rinine-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"\u2018Situata e r\u00ebnd\u00eb\u2019, Drejtori i fondacionit gjerman: Korrupsioni largon rinin\u00eb nga Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i zyr\u00ebs s\u00eb fondacionit gjerman \u2018Konrad Adenauer\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, Tobias Ruettershoff, mendon se shkaku kryesor i largimit t\u00eb rinis\u00eb dhe profesionist\u00ebve t\u00eb kualifikuar nga Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb korrupsioni.<\/p>\n<p>DW: Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr situat\u00ebn aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Tobias Ruettershoff: P\u00ebrsh\u00ebndesim hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap historik n\u00eb rrug\u00ebn drejt integrimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE dhe nj\u00eb sinjal i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb koh\u00ebt e trazuara politike globale. Shqip\u00ebria ka qen\u00eb gjithmon\u00eb shum\u00eb pro-evropiane, por p\u00ebr shkak t\u00eb bllokimit dhe vones\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb n\u00eb hapjen e negociatave, koh\u00ebt e fundit kemi p\u00ebrjetuar, n\u00eb vend, nj\u00eb lloj \u2018lodhjeje\u2019 dhe zhg\u00ebnjimi nga BE.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, negociatat tani duhet t\u00eb fillojn\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb nxitur nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb re pozitive. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shpresojm\u00eb q\u00eb hapja e negociatave t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb presion konstruktiv ndaj institucioneve dhe autoriteteve shqiptare p\u00ebr t\u00eb vazhduar me reformat dhe konvergjenc\u00ebn drejt standardeve t\u00eb BE. Brenda vendit, kjo do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu q\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla si skandali i incenerator\u00ebve, i zbuluar nga opozita, duhet t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb veprime m\u00eb konkrete, duke p\u00ebrfshir\u00eb hetime t\u00eb m\u00ebtejshme dhe fundin e mosnd\u00ebshkimit p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krime dhe korrupsion.<\/p>\n<p>DW: \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr reformat q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb dhe t\u00eb thelloj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur drejt standardeve evropiane tani q\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit jan\u00eb hapur?<\/p>\n<p>Tobias Ruettershoff: \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb reformat t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebr ta afruar Shqip\u00ebrin\u00eb me standardet evropiane dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar suksesin e integrimit n\u00eb BE. Q\u00eb kur Shqip\u00ebria u b\u00eb kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE n\u00eb vitin 2014, ne kemi par\u00eb fillimin e reformave t\u00eb ndryshme, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmen at\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb vitin 2016. Ky ka qen\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb i dhimbsh\u00ebm, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo reform\u00eb t\u00eb mos ndalet n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, por t\u00eb zbatohet plot\u00ebsisht. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb shihet q\u00eb Struktura e Posa\u00e7me Anti-Korrupsion, (SPAK) dhe Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit, (BKI) jan\u00eb tashm\u00eb me staf t\u00eb plot\u00eb dhe funksional, gj\u00eb q\u00eb s\u00eb shpejti duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb veprime m\u00eb konkrete kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Jan\u00eb rrug\u00ebs edhe reforma t\u00eb tjera, p\u00ebr shembull reforma zgjedhore dhe territoriale. Shpresoj q\u00eb n\u00eb fund, si opozita ashtu edhe mazhoranca n\u00eb parlament, t\u00eb bien dakord p\u00ebr propozime q\u00eb i sjellin dobi popullit shqiptar dhe e afrojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me BE. S\u00eb bashku me partner\u00ebt tan\u00eb vendor\u00eb ne monitorojm\u00eb hartimin dhe zbatimin e t\u00eb dyja reformave. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00e7do legjislacion q\u00eb kalon n\u00eb parlament duhet t\u00eb konsiderohet gjithmon\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e standardeve evropiane dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebshtu, p\u00ebr shembull, ne ndajm\u00eb vler\u00ebsimin e delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb dhe v\u00ebzhguesve t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb se Qeveria dhe Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb rishqyrtojn\u00eb miratimin e projektligjit p\u00ebr Amnistin\u00eb Fiskale p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tij t\u00eb qen\u00ebsishme.<\/p>\n<p>DW: Ju sapo p\u00ebrmend\u00ebt r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e veprimeve konkrete kund\u00ebr korrupsionit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, korrupsioni n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore dhe mosnd\u00ebshkimi mbeten pengesa p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Strategjia e re e Zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb parashikon kthimin ose nd\u00ebrprerjen e bisedimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb rast stanjacioni ose mungese t\u00eb progresit. Cilat mendoni se jan\u00eb veprime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb rrezik t\u00eb till\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Tobias Ruettershoff: Pasi \u00ebsht\u00eb hedhur hapi i par\u00eb me Konferenc\u00ebn e Par\u00eb Nd\u00ebrqeveritare n\u00eb Bruksel, tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019iu rikthyer pun\u00ebs. Ajo q\u00eb duket se ka qen\u00eb paksa jasht\u00eb fokusit koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb q\u00eb K\u00ebshilli i BE dhe Bundestagu gjerman kan\u00eb vendosur kushte t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebrpara se t\u00eb vazhdojm\u00eb me hapjen e paketave t\u00eb para t\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>Kuadri i negociatave duhet t\u00eb reflektoj\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ka adresuar me sukses prioritetet si fillimi i procedurave penale kund\u00ebr gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, t\u00eb akuzuar p\u00ebr sjellje kriminale gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, fillimi i procedimeve ndaj t\u00eb akuzuarve p\u00ebr blerje votash, progresi n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet dhe k\u00ebrkesa t\u00eb m\u00ebtejshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ne ndajm\u00eb shqet\u00ebsimin e grupit parlamentar t\u00eb CDU\/CSU n\u00eb parlamentin gjerman se ende nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur disa kritere si pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit, lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe liria e shtypit. Qeveria shqiptare tani duhet t\u2019i zbatoj\u00eb k\u00ebto reforma me m\u00eb shum\u00eb vendosm\u00ebri. BE-ja dhe partner\u00ebt lokal\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrmbushjen e tyre gjat\u00eb bisedimeve.<\/p>\n<p>DW: \u00c7far\u00eb masash duhen marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb frenuar emigrimin masiv te rinis\u00eb, boshatisjen e vendit?<\/p>\n<p>Tobias Ruettershoff: Emigrimi i rinis\u00eb dhe i profesionist\u00ebve \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb e kemi par\u00eb n\u00eb rritje gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit dhe tani po b\u00ebhet nj\u00eb problem shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me arritjen e standardeve evropiane, por me funksionimin e shtetit dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. P\u00ebr shembull, n\u00ebse shikoni numrin e mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve q\u00eb largohen nga vendi, u shtoni atyre ata q\u00eb dalin n\u00eb pension dhe i vendosni p\u00ebrball\u00eb numrit t\u00eb t\u00eb diplomuarve n\u00eb mjek\u00ebsi, q\u00eb largohen nga shkollat dhe universitetet, mund t\u00eb kuptoni leht\u00ebsisht q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Prandaj, qeveria duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn dhe pun\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse. Besoj se kjo mund t\u00eb arrihet me disa masa shum\u00eb konkrete si paga m\u00eb t\u00eb larta dhe kushte m\u00eb t\u00eb mira pune. Por p\u00ebrtej k\u00ebsaj duhet t\u00eb ecim p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn e zbatimit t\u00eb standardeve evropiane dhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, sepse kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb largon shum\u00eb njer\u00ebz nga vendi.<\/p>\n<p>DW: A ka zyra e fondacionit \u2018Konrad Adenauer\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb projekte p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur rinin\u00eb q\u00eb ajo ta shoh\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Tobias Ruettershoff: Q\u00eb nga fillimi i pun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb fondacionit gjerman \u2018Konrad Adenauer,\u2019 nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, puna me rinin\u00eb shqiptare dhe mb\u00ebshtetja e saj kan\u00eb qen\u00eb shtylla thelb\u00ebsore t\u00eb angazhimit t\u00eb fondacionit. Ne punojm\u00eb me organizatat rinore, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja me krahun rinor t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, por edhe l\u00ebvizjet rinore jopartiake si Kongresi Rinor Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u2019u mund\u00ebsuar t\u00eb rejave dhe rinjve t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb z\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb debatin politik.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ne organizojm\u00eb disa seminare \u00e7do vit p\u00ebr student\u00eb dhe t\u00eb diplomuar, si Shkolla Verore Evropiane ose Shkolla Verore p\u00ebr Gazetar\u00ebt e Rinj. S\u00eb fundmi, por jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme, ne kemi nj\u00eb program bursash Master, p\u00ebr student\u00ebt n\u00eb universitetet shqiptare, p\u00ebr t\u00eb cilin s\u00eb shpejti do t\u00eb publikojm\u00eb s\u00ebrish Thirrjen ton\u00eb p\u00ebr Aplikime p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm akademik.\/DW\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i zyr\u00ebs s\u00eb fondacionit gjerman \u2018Konrad Adenauer\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, Tobias Ruettershoff, mendon se shkaku kryesor i largimit t\u00eb rinis\u00eb dhe profesionist\u00ebve t\u00eb kualifikuar nga Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb korrupsioni. DW: Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr situat\u00ebn aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri? Tobias Ruettershoff: P\u00ebrsh\u00ebndesim hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":178950,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-275039","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275039","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275039"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275039\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/178950"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}