{"id":275054,"date":"2022-07-31T12:45:45","date_gmt":"2022-07-31T10:45:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=275054"},"modified":"2022-07-31T12:45:45","modified_gmt":"2022-07-31T10:45:45","slug":"boci-hapini-pra-dosjet-hapini-dhe-ti-japim-fund-regjimit-te-fuksave-te-vjeter-dhe-rinj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/boci-hapini-pra-dosjet-hapini-dhe-ti-japim-fund-regjimit-te-fuksave-te-vjeter-dhe-rinj\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: Hapini pra dosjet, hapini dhe t&#8217;i japim fund regjimit t\u00eb fuksave t\u00eb vjet\u00ebr dhe rinj!"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;Hapini dosjet, hapini pa kushte dhe bashk\u00eb me dosjet t\u2019i japim fund dhe regjimit t\u00eb fuksave t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb rinj!&#8221; &#8211;\u00a0K\u00ebt\u00eb thirrje i b\u00ebri sot, Qeveris\u00eb, deputeti i PD-s\u00eb, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, n\u00eb vazhd\u00ebn e tymnaj\u00ebs s\u00eb krijuar s\u00eb fundmi nga qeveria me akuza\u00a0dhe\u00a0dosje t\u00eb\u00a0Sigurimit t\u00eb Shtetit ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>&#8220;Jemi deri n\u00eb fyt me ish-fuksa e fuksa. I kemi kudo, &#8211; shp\u00ebrtheu Lu\u00e7iano Bo\u00e7i. &#8211;\u00a0\u00a0P\u00ebrball\u00eb, anash, tek lagja, n\u00eb stadium, n\u00eb kinema. Jetojm\u00eb n\u00eb regjimin e fuksave q\u00eb u nd\u00ebrtua tull\u00eb pas tulle nga ish-sigurimi fam\u00ebkeq i dikursh\u00ebm. Fjala q\u00eb d\u00ebgjohet m\u00eb shpesh tani sikurse dikur para \u201890 \u00ebsht\u00eb \u201cmos fol\u201d. Mos fol se t\u00eb heqin nga puna. Mos fol se t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb me polici. Mos fol se t\u00eb shpallin antiamerikan! Fuksllik kudo. Tradh\u00ebti kudo. Gara midis ish-fuksave dhe fuksave t\u00eb rinj (patronazhist\u00ebt) \u00ebsht\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>T\u00eb par\u00ebt ankohen se nuk iu dihet nderi e se me kontributet e tyre \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar regjimi i ri, ku fuksat-patronazhist\u00eb shp\u00ebrblehen me dogana, me drejtori, me poste ky\u00e7e. Ata vet\u00eb b\u00ebrtasin se e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr ideal, p\u00ebr ideal t\u00eb urrejtjes. Nd\u00ebrsa fuksat e rinj i bien gjoksit p\u00ebr \u201cfitorjen\u201d e rradh\u00ebs. B\u00ebrtasin se ishte merit\u00eb e fuksllikut t\u00eb tyre q\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb koka e regjimit. Nga ana tjet\u00ebr, nuk ngopen. Duan para, pun\u00eb, favore, ndere. Shteti si shtet \u00ebsht\u00eb i fuksave. Fuksat e trash\u00ebgimtar\u00ebt e ish fuksave jan\u00eb kudo. N\u00eb qeveri, n\u00eb polici, n\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb sport, n\u00eb art.<\/p>\n<p>Fuksat e vjet\u00ebr dhe t\u00eb rinj grinden midis tyre se cil\u00ebt jan\u00eb m\u00eb efikas n\u00eb sundimin e sot\u00ebm t\u00eb s\u00eb keqes dhe cil\u00ebt i kan\u00eb sh\u00ebrbyer m\u00eb fort partis\u00eb duke i ngulur thik\u00ebn atdheut e shqiptar\u00ebve. T\u00eb vjetrit me krenari listojn\u00eb vrasjet, burgosjet, internimet. T\u00eb rinjt\u00eb ia presin me falimentimet, shkarkimet, kallzimet, p\u00ebrgjimet. E midis tyre jan\u00eb ato: Dosjet! Dosjet q\u00eb kurr\u00eb nuk u hap\u00ebn. Dosjet q\u00eb lidhin fuksat e vjet\u00ebr me t\u00eb rinj, sikur t\u00eb ishte lidhje gjaku. Q\u00eb lidhin regjimin me drejtimin. Majtizmin me antishqiptarizmin. E q\u00eb jan\u00eb arma m\u00eb e mir\u00eb e ish sigurimsave dhe sigurimsave t\u00eb rinj p\u00ebr t\u00eb luftuar me \u201carmiqt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kur i duhet ndonj\u00eb rekrut i ri, votues i ri, patronazhist\u00ebt e shantazhojn\u00eb: ta hap\u00ebm dosjen. Kur duan t\u00eb sajojn\u00eb ndonj\u00eb dosje luanj\u00eb me iniciale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb I.M, kujdes. Pastaj nj\u00eb V.L, ndoshta nj\u00eb V.K. E loja vazhdon. Kryefuksi nd\u00ebrkoh\u00eb b\u00ebn sikur qeveris, por realisht vazhdon at\u00eb sh\u00ebrbimin e dikursh\u00ebm t\u00eb fuksit, me antishqiptariz\u00ebm, me shitje trash\u00ebgimie, me falje deti, me dor\u00ebzim Kosove, me grabitje, me pasurim, me arroganc\u00ebn e fuksit omnipotent dhe impotent dhe me loj\u00ebn e dosjeve.<\/p>\n<p>Hapini pra dosjet! Hapini pa kushte. Pse b\u00ebni sikur duhet nj\u00eb ligj kushedi. Ligjet e juaja jan\u00eb thjesht \u201cgjoja\u201d dhe \u201cloja\u201d p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten tuaj! Hapja e tyre jo vet\u00ebm do na sh\u00ebroj\u00eb si shoq\u00ebri, por do mjekoj\u00eb dhe antishqiptarizmin e ngritur n\u00eb sistem. E bashk\u00eb me Dosjet t\u2019i japim fund dhe regjimit t\u00eb fuksave t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb rinj!&#8221; p\u00ebrfundon deputeti demokrat.<\/p>\n<p>Burimi : Postimi i Lu\u00e7iano Bo\u00e7it n\u00eb Facebook.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Hapini dosjet, hapini pa kushte dhe bashk\u00eb me dosjet t\u2019i japim fund dhe regjimit t\u00eb fuksave t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb rinj!&#8221; &#8211;\u00a0K\u00ebt\u00eb thirrje i b\u00ebri sot, Qeveris\u00eb, deputeti i PD-s\u00eb, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, n\u00eb vazhd\u00ebn e tymnaj\u00ebs s\u00eb krijuar s\u00eb fundmi nga qeveria me akuza\u00a0dhe\u00a0dosje t\u00eb\u00a0Sigurimit t\u00eb Shtetit ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb saj. &#8220;Jemi deri n\u00eb fyt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":271576,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-275054","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275054"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275054\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/271576"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}