{"id":275061,"date":"2022-07-31T13:10:04","date_gmt":"2022-07-31T11:10:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=275061"},"modified":"2022-07-31T13:10:04","modified_gmt":"2022-07-31T11:10:04","slug":"i-shtrire-ne-kalldrem-si-gjarper-per-te-kap-lekun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/i-shtrire-ne-kalldrem-si-gjarper-per-te-kap-lekun\/","title":{"rendered":"\u2018I shtrir\u00eb n\u00eb kalldr\u00ebm si gjarp\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kap lekun!\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga.<\/p>\n<p>Ne, n\u00eb ato vite, kalamaj harrakat\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cIslam Alla\u201d, nj\u00eb rrugic\u00eb tiranase, at\u00ebher\u00eb e mrekullueshme shtruar me kalldr\u00ebm dhe me sht\u00ebpi t\u00eb pastra qerpi\u00e7i kryesisht, plot me kopshtije dhe me pem\u00eb frutore, lidh\u00ebse mes \u201cMyslym Shyrit\u201d dhe Rrug\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, kishim m\u00ebsuar nj\u00eb loj\u00eb sa qesharake, aq edhe t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Nuk e kujtoj se kush na e shtiu nd\u00ebrmend.<\/p>\n<p>Nga porta prej druri e oborrit q\u00eb i takonte familjes s\u00eb nj\u00ebrit prej nesh, ku kishte nj\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, nxirrnim nj\u00eb fije peri, n\u00eb fundin e s\u00eb cil\u00ebs lidhnim nj\u00eb nj\u00ebmij\u00eblek\u00ebsh t\u00eb asaj kohe. Nj\u00ebmij\u00eblek\u00ebshi q\u00ebndronte n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs sikur dikujt t\u2019i kishte r\u00ebn\u00eb nga xhepi a portofoli. Ideja ishte q\u00eb kur njeriu q\u00eb kalonte n\u00eb rrug\u00eb ta shihte, t\u00eb ulej ta merrte dhe ne ta t\u00ebrhiqnim fshehurazi fijen e perit q\u00eb letra e lekut t\u00eb l\u00ebvizte n\u00eb rrug\u00eb dhe ndjek\u00ebsit e saj t\u2019i shkonin pas p\u00ebr ta kapur.<\/p>\n<p>Mos harrojm\u00eb q\u00eb ajo rrugic\u00eb ishte strategjike sepse andej kalonin n\u00ebpun\u00ebs q\u00eb e kishin banes\u00ebn n\u00eb Tiran\u00ebn e Re dhe punonin nga ana e Rrug\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, ku kishte institucione si Ministria e Arsimit, sht\u00ebpit\u00eb botuese, zyra t\u00eb Komitetit Ekzekutiv etj.<\/p>\n<p>Kishim qejf t\u00eb shihnim n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit, ose n\u00eb muzgun e paradark\u00ebs q\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb kollarisur, me kravata, me pamje t\u00eb ndershme hipokrite, q\u00eb ecnin si kallama duke mbajtur gjoksin gufmuar p\u00ebrpara dhe vithet pak t\u00eb nxjerra nga pas si pasoj\u00eb e impostimit, t\u2019i shihnim duke ecur k\u00ebmb\u00eb e duar n\u00eb kalldr\u00ebm duke gjurmuar lekun si qeni kock\u00ebn q\u00eb gjen n\u00eb rrug\u00eb!<\/p>\n<p>I urrenim ato q\u00ebnie hipokrite, servile, pa shpirt q\u00eb ecnin me dy k\u00ebmb\u00eb si gjith\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb, por ua punonin pas shpine t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n<p>Por qejfin m\u00eb t\u00eb madh kishim t\u00eb arrinim t\u00eb rr\u00ebzonim n\u00eb kalldr\u00ebm nj\u00ebrin prej tyre, at\u00eb m\u00eb t\u00eb gjatin, q\u00eb ecte rrug\u00ebs duke u tundur, me nj\u00eb dosje t\u00eb zez\u00eb llustrafin n\u00eb dor\u00eb, me k\u00ebpuc\u00eb me maja, dhe me kok\u00ebn gjysm\u00eb tullace. Ishte i p\u00ebrbuzsh\u00ebm n\u00eb fodull\u00ebkun e vet bosh! Nuk di se p\u00ebrse e p\u00ebrbuznim aq shum\u00eb!<\/p>\n<p>Ai nj\u00eb cop\u00eb n\u00ebpun\u00ebsi gjysm\u00eb i lart\u00eb ishte, nj\u00eb lloj servili q\u00eb hiqej sikur t\u00eb ishte sundimtari! Nuk ishte ve\u00e7se nj\u00eb tip rregjenti!<\/p>\n<p>Sot mendoj q\u00eb ndofta ai q\u00eb na e shtiu n\u00eb mendje k\u00ebt\u00eb loj\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar dinjitetin dhe ndershm\u00ebrin\u00eb e n\u00ebpun\u00ebsve ka qen\u00eb ndonj\u00eb armik i popullit, ndonj\u00eb disident i fshehur, ndonj\u00eb i pak\u00ebnaqur ose thjesht ndonj\u00eb tironc i djall\u00ebzuar, q\u00eb d\u00ebshmonte k\u00ebshtu se sa vlente teoria e njeriut t\u00eb ri t\u00eb pakorruptuar.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb e kemi provuar at\u00eb loj\u00eb, sa g\u00ebzime, t\u00eb qeshura dhe zhg\u00ebnjime kemi pasur. Mbi dhjet\u00eb kalamaj fshiheshim pas der\u00ebs prej druri, secili kishte vendosur syrin n\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb \u00e7arat e saj p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sken\u00ebn e teatrit dhe komedis\u00eb q\u00eb do t\u00eb luhej n\u00eb rrug\u00eb. Nja dhjet\u00eb kalamaj t\u00eb tjer\u00eb rrinin shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rrugic\u00eb, gjoja n\u00eb pun\u00eb t\u00eb tyre, por q\u00eb ishin p\u00ebrqendruar te ngjarja q\u00eb do t\u00eb ndodhte.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00ebri prej nesh, me radh\u00eb, kryente veprimin, t\u00ebrhiqte fijen me lekun n\u00eb maj\u00eb, shtrir\u00eb nj\u00ebmij\u00eblek\u00ebshja mbi rrug\u00ebn me kalldr\u00ebm dhe e t\u00ebrhiqte at\u00eb sipas rastit. Ai ishte peshkatari. Ishte si nj\u00eb gjueti peshku, ku paraja prej letre ishte grepi. \u00c7far\u00eb nuk na kan\u00eb z\u00ebn\u00eb syt\u00eb! Nj\u00eb lloj kamera e fsheht\u00eb e koh\u00ebs. Kishte gra lyer me buz\u00ebkuq, me \u00e7anta vendosur n\u00eb parakrah, me k\u00ebpuc\u00eb me taka, q\u00eb sapo shihnin lekun e shtrir\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, shihnin para-mbrapa dhe uleshin hijsh\u00ebm ta merrnin\u2026 As pyesnin se nga pas u dukeshin shal\u00ebt e sh\u00ebndosha me forma t\u00eb sh\u00ebmtuara!<\/p>\n<p>Paraja ikte m\u00eb tutje e t\u00ebrhequr nga pas der\u00ebs, hop edhe nj\u00eb hap, paraja k\u00ebrcente m\u00eb tej, derisa kishte nga ato idiote q\u00eb pasi habiteshin, b\u00ebnin nj\u00eb xhest m\u00ebrzie me dor\u00eb dhe largoheshin t\u00eb habitura.<\/p>\n<p>Kishte burra me borselino q\u00eb pasi e shihnin paran\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, ecnin disa hapa dhe pastaj vrullsh\u00ebm ktheheshin p\u00ebr ta marr\u00eb. Por, ajo rr\u00ebshqiste n\u00eb kalldr\u00ebm. Ata e ndiqnin me vrap duke kujtuar se e merrte era, deri sa t\u00eb qeshura prej djajsh pas dere ose n\u00eb rrug\u00eb i b\u00ebnin t\u00eb iknin t\u00eb turp\u00ebruar.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kishte edhe nga ata q\u00eb kok\u00ebn e mbanin lart dhe nuk shihnin \u00e7far\u00eb thesari kishte posht\u00eb k\u00ebmb\u00ebve, e shkelnin pa dashje paran\u00eb me k\u00ebmb\u00eb dhe ne m\u00ebrziteshim: Po shihe o derdimen, \u00e7far\u00eb fati t\u00eb ka dal\u00eb!<\/p>\n<p>Mos harrojm\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb koh\u00ebs, ajo shum\u00eb ishte sa nj\u00eb e teta e pag\u00ebs mujore. Nuk ishte e neglizhueshme aspak. Na ndodhi q\u00eb nj\u00eb burr\u00eb i dob\u00ebt, i that\u00eb, me kasket\u00eb, duke ecur, fap shkeli fijen, na e bllokoi, kapi letr\u00ebn e parave me dor\u00eb, e shkuli me vendosm\u00ebri nga fija, e futi n\u00eb xhep dhe pasi na pa me urrejtje dhe djall\u00ebzi, qeshi duke na th\u00ebn\u00eb: \u201cProvojeni nes\u00ebr p\u00ebrs\u00ebri po desh\u00ebt\u201d. E kishte pikasur loj\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, ne nuk t\u00ebrhiqeshim. Ishte filmi yn\u00eb i dit\u00ebs, ishte estrada jon\u00eb, testi yn\u00eb i sistemit, televizioni yn\u00eb, ishte shkolla jon\u00eb e njohjes s\u00eb karaktereve t\u00eb pista njer\u00ebzore q\u00eb si krimba i kishin ngjitur shkall\u00ebt e zyrave.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi at\u00eb dit\u00eb nuk ka t\u00eb krahasuar. Donim nj\u00eb peshk t\u00eb madh at\u00eb dit\u00eb. Donim medoemos t\u00eb shtrinim n\u00eb rrug\u00eb si qen duke e par\u00eb sikurse ishte, qen t\u00eb lekut, at\u00eb, tipin q\u00eb gjith\u00eb tangarllik ecte fodull me dosjen e zez\u00eb n\u00eb dor\u00eb!<\/p>\n<p>Ai na dukej m\u00eb idioti i t\u00eb gjith\u00ebve, m\u00eb i poshtri, m\u00eb hipokriti. Goni i Canes nuk di se p\u00ebrse i kishte vendosur nofk\u00ebn \u201crregjenti\u201d! Na kishte lodhur qeni deri at\u00eb nat\u00ebn kur d\u00ebshira p\u00ebr ta par\u00eb k\u00ebmba-doraz na kishte hypur n\u00eb kok\u00eb si nxhet\u00ebsia p\u00ebrv\u00ebluese e diellit t\u00eb drek\u00ebs!<\/p>\n<p>Ndaj prit\u00ebm muzgun q\u00eb fija t\u00eb mos dukej fshehur n\u00eb kalldr\u00ebm. Prisnim t\u00eb kalonte ky n\u00ebpun\u00ebsi i gjat\u00eb, me kostum e kollare, q\u00eb kishte nj\u00eb pamje fodulle dhe q\u00eb nuk na e varte fare. Ikte i vet\u00ebm n\u00eb pun\u00eb dhe kthehej i vet\u00ebm. Ndonj\u00ebher\u00eb e shoq\u00ebronin tre a kat\u00ebr gra q\u00eb e vinin n\u00eb mes dhe e shihnin sikur ta kishin dashnor, a shef haremi. Ishte me siguri s\u00eb paku drejtor drejtorie.<\/p>\n<p>Dikush na njoftoi me fishk\u00ebllim\u00eb se ai po vinte, sapo kishte hyr\u00eb n\u00eb rrugic\u00eb. Prit\u00ebm t\u00eb largoheshin kalimtar\u00ebt para tij dhe ngrit\u00ebm kurthin. Sa her\u00eb e kishim ngritur enkas p\u00ebr t\u00eb, por ai as nuk ia v\u00ebrsh\u00ebllente fare p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb thesari kishte n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>Por, at\u00eb muzg kishim shpres\u00eb p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>E kafshoi grepin, pas port\u00ebs ne pam\u00eb se ai e vuri re nj\u00ebmij\u00eblek\u00ebshin shtrir\u00eb mbi rrug\u00eb. Koka u p\u00ebrqendrua n\u00eb at\u00eb drejtim, ngadal\u00ebsoi hapin, n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast ktheu kok\u00ebn pas, askush pas tij, \u00e7far\u00eb fati p\u00ebr ne!<\/p>\n<p>U afrua ngjitur me nj\u00ebmij\u00eblek\u00ebshin dhe u p\u00ebrkul gjoja po lidhte k\u00ebpuc\u00ebn. Afroi dor\u00ebn e gjat\u00eb, mbi t\u00eb cil\u00ebn dallova mbi gishta qime t\u00eb zeza. Shoku yn\u00eb pas porte ishte mjesht\u00ebr, e l\u00ebvizi vet\u00ebm dy centimetra fijen. N\u00ebpun\u00ebsi b\u00ebri nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb vog\u00ebl me k\u00ebmb\u00ebn e majt\u00eb, u afrua pak, zgjati dor\u00ebn n\u00eb muzg ta kapte lekun, fija e t\u00ebrhoqi letr\u00ebn me vler\u00eb edhe pak fare. Dukej sikur nj\u00eb puhiz\u00eb e leht\u00eb ere e shtynte letr\u00ebn e lekut m\u00eb tutje, \u201cregjenti\u201d b\u00ebri ta kapte, por disi u pengua dhe ra n\u00eb gjunj\u00eb. Uaaaaaaaaaa! Zemrat tan\u00eb gufmuan n\u00eb nj\u00eb hare t\u00eb heshtur!<\/p>\n<p>Pas dere ne nis\u00ebm t\u00eb zg\u00ebrdhiheshim, por shoku yn\u00eb q\u00eb drejtonte operacionin na pa me sy t\u00eb eg\u00ebr dhe vuri gishtin n\u00eb buz\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se duhej t\u00eb pushonim. Lot nga syt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebpun\u00ebsi n\u00eb rrug\u00eb, \u00e7oi p\u00ebrpara gjurin e djatht\u00eb, nj\u00ebmij\u00eblek\u00ebshi u largua edhe pak centimetra. N\u00ebpun\u00ebsi si duket mendoi ta kapte pa l\u00ebvizur gjunj\u00ebt, duke shtrir\u00eb parakrahun drejt paras\u00eb q\u00eb shkoi disa centimetra m\u00eb tutje. Mjesht\u00ebr i psikologjis\u00eb, i perceptimit t\u00eb objekteve n\u00eb muzg, ishte shoku yn\u00eb q\u00eb t\u00ebrhiqte perin. Pash\u00eb nj\u00eb manshet\u00eb k\u00ebmishe t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb doli nga m\u00ebnga e xhaket\u00ebs t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit q\u00eb po zgjatej drejt lekut, dhe nj\u00eb or\u00eb dore mbi ky\u00e7. Dora shkoi drejt lekut dhe leku iku m\u00eb tej, n\u00ebpun\u00ebsi u zgjat me trup dhe n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast, dora nuk e mbajti m\u00eb.<\/p>\n<p>Kravata i kishte dal\u00eb nga xhaketa dhe l\u00ebpinte si gjuh\u00eb tok\u00ebn. Dukej si langua i uritur q\u00eb jargavitet p\u00ebrpara nj\u00eb kocke. Pamja ishte monumentale p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Ra mbi b\u00ebrryla dhe shtriu dor\u00ebn pa turp, sikur donte ta mbaronte sa m\u00eb shpejt at\u00eb sken\u00eb lemerie. Kapela i ra nga koka dhe koka e tij gjysm\u00eb tullace shk\u00eblqeu nga drita e zbeht\u00eb e llamb\u00ebs mbi shtyll\u00ebn e elektrikut prej druri. Barku takoi n\u00eb kalldr\u00ebm, shtriu dor\u00ebn ta kapte nj\u00ebmij\u00eblek\u00ebshin, por ai shkoi m\u00eb tej.<\/p>\n<p>E kishim shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>Tu\u00e7 mbi bark!<\/p>\n<p>Ishte arritur objektivi. Ishte deskridituar n\u00eb publik qeni i paras\u00eb!<\/p>\n<p>Filluam t\u00eb qeshnim me t\u00eb madhe dhe t\u00eb b\u00ebrtisnim.<\/p>\n<p>Hap\u00ebm port\u00ebn dhe ul\u00ebrinim me gaz e hare.<\/p>\n<p>Ai u ngrit, rrotulloi kok\u00ebn dhe syt\u00eb i turp\u00ebruar, me habi n\u00eb sekondat e para dhe brenda disa \u00e7astesh e kuptoi. Mblodhi veten, fshiu gjunj\u00ebt e pantallonave t\u00eb hekurosura me nj\u00eb vij\u00eb hekuri, q\u00eb ndante \u00e7do k\u00ebmb\u00eb pantallonash n\u00eb mes dhe mblodhi kasket\u00ebn e tij. Nga kalldr\u00ebmi mori edhe \u00e7ant\u00ebn e vet boj\u00ebkafe prej l\u00ebkure.<\/p>\n<p>Iku sikur nuk kishte ndodhur asgj\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebgjuam vet\u00ebm: \u201cRruga\u00e7\u00eb t\u00eb ndyr\u00eb! Pisa!\u201d<\/p>\n<p>Ul\u00ebrimat tona t\u00eb g\u00ebzuara u ngjit\u00ebn n\u00eb qiej.<\/p>\n<p>Ai po na shante. \u00c7far\u00eb qejfi!<\/p>\n<p>Nuk e pam\u00eb kurr\u00eb t\u00eb kalonte m\u00eb nga rrugica jon\u00eb e famshme e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Vite m\u00eb pas d\u00ebgjova n\u00eb televizion se e kishin dekoruar, nuk e di p\u00ebr \u00e7far\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga. Ne, n\u00eb ato vite, kalamaj harrakat\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cIslam Alla\u201d, nj\u00eb rrugic\u00eb tiranase, at\u00ebher\u00eb e mrekullueshme shtruar me kalldr\u00ebm dhe me sht\u00ebpi t\u00eb pastra qerpi\u00e7i kryesisht, plot me kopshtije dhe me pem\u00eb frutore, lidh\u00ebse mes \u201cMyslym Shyrit\u201d dhe Rrug\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, kishim m\u00ebsuar nj\u00eb loj\u00eb sa qesharake, aq edhe t\u00eb rrezikshme. Nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":124373,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-275061","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275061","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275061"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275061\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}