{"id":275602,"date":"2022-08-03T12:00:37","date_gmt":"2022-08-03T10:00:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=275602"},"modified":"2022-08-03T12:00:37","modified_gmt":"2022-08-03T10:00:37","slug":"drejtori-i-rames-irritohet-me-situaten-ne-plazhe-mjafte-me-me-gladiatoret-me-zinxhire-floriri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/drejtori-i-rames-irritohet-me-situaten-ne-plazhe-mjafte-me-me-gladiatoret-me-zinxhire-floriri\/","title":{"rendered":"Drejtori i Ram\u00ebs irritohet me situat\u00ebn n\u00eb plazhe: Mjaft\u00eb m\u00eb me gladiator\u00ebt me zinxhir\u00eb floriri"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka reaguar lidhur me tragjedin\u00eb e ndodhur dit\u00ebn e djeshme n\u00eb plazhin e Potamit n\u00eb Himar\u00eb, ku polici Arjan Tase, p\u00ebrplasi p\u00ebr vdekje me skaf nj\u00eb vog\u00eblushe vet\u00ebm 7-vje\u00e7e q\u00eb po lahej n\u00eb breg. <\/p>\n<p> Gonxhe shprehet se mbr\u00ebm\u00eb nuk kishte gjum\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. Ai me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale ka rr\u00ebfyer edhe nj\u00eb ndodhi t\u00eb p\u00ebrjetuar nga ai vet\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb, sakaq ankohet p\u00ebr motor\u00ebt e ujit dhe personat q\u00eb i ngasin pa kontroll.<\/p>\n<p>Ai teksa p\u00ebrshkuar panoram\u00ebn q\u00eb ndodhet n\u00eb bregdetin si nj\u00eb mish-mash, shton se k\u00ebto motor\u00eb uji p\u00ebrdoren nga ata persona me zinxhir floriri e \u00e7ante firmato n\u00ebn sqetull, nj\u00eb prerje e sh\u00ebmtuar. Si krahasim Gonxhe sjell plazhet n\u00eb Kroaci duke th\u00ebn\u00eb se motor\u00ebt niseshin shum\u00eb larg vendit ku lahen pushuesit.<\/p>\n<p>Gonxhe shton se duhet t\u00eb reagojm\u00eb, te hap\u00ebsira ku ndodhemi, te p\u00ebrgjegj\u00ebsi aty, te polici i zon\u00ebs, te bashkia, tek Bashk\u00ebqeverisja, te inspektori i mjedisit apo i turizmit, tek IKMT apo te AMP, tek subjekti q\u00eb abuzon, t\u00eb denoncojm\u00eb \u00e7do rast q\u00eb na shkel, pa frik\u00eb, edhe pse jemi me pushime, t\u00eb mos biem n\u00eb pozitat e \u2013\u201chesht se do gjesh belan\u00eb\u201d, sepse heshtja p\u00ebrkeq\u00ebson situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ai thot\u00eb se shteti nuk ja del dot i vet\u00ebm ndaj nj\u00eb shumice abuzive, pasi sipas tij duhen izoluar rastet t\u00eb tilla abuzive.<\/p>\n<p>\u201cE pra boll b\u00ebjm\u00eb sikur SHTETI BIE NGA QIELLI! Cil\u00ebsia e tij lidhet me ne! \u00c7\u2019t\u00eb mbjellim do t\u00eb korrim\u2026\u201dshkruan Gonxhe.<\/p>\n<p>\u201cDuhet investuar n\u00eb EDUKAT\u00cb QYTETARE dhe RREGULLA BASHK\u00cbJETESE CIVILE! Tani!<\/p>\n<p>Nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar e mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb RREGULLAT dhe MASAT, KUSHTET FUNKSIONALE dhe DISIPLINA, nd\u00ebrsa ne kujtojm\u00eb se do ia hedhim? Po pse budallenj jan\u00eb ata dhe ne dol\u00ebm t\u00eb zgjuarit? A ka CIL\u00cbSI JETE pa RREGULLA? Duhet reflektim URGJENT! Tani!\u201d shton Gonxhe.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>MBR\u00cbM\u00cb NUK KISHTE GJUM\u00cb\u2026<\/p>\n<p>Jo m\u00eb larg se fundjav\u00ebn e shkuar, n\u00eb Sarand\u00eb, ora 09 kur pret t\u00eb shijosh jodin, t\u00eb pakt\u00ebn ajrin e past\u00ebr nga buz\u00ebdeti, nj\u00eb er\u00eb e keqe, q\u00eb m\u00eb pas u p\u00ebrforcua n\u00eb er\u00eb karburanti (benzin\u00eb), kut\u00ebrboi t\u00ebr\u00eb vendin. \u00c7unat e motorrave t\u00eb ujit t\u00eb hotelit ngjitur, vendosur n\u00eb nj\u00eb plate betoni q\u00eb zapton hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb detit (mesiguri nd\u00ebrtuar pa leje), me bidona t\u00eb shpifur ngjyr\u00eb tulle po furnizonin p\u00ebr shtat\u00eb pale qejfe serbator\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb mjeteve q\u00eb do na zhurmonin t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn e per\u00ebndis\u00eb. As q\u00eb u kishte shkuar nd\u00ebr mend shqet\u00ebsimi p\u00ebr fqinj\u00ebt, por pasi protestova me edukat\u00eb, k\u00ebrkuan ndjes\u00eb dhe premtuan orar m\u00eb t\u00eb sofistikuar furnizimi. Kjo beton-hunda artificiale q\u00eb t\u00eb z\u00eb frym\u00ebn, pamjen dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb burim zhurme (kur ndizet muzika shurdhuese) ka motorra uji edhe nga krahu tjet\u00ebr, bashk\u00eb me skafe, nj\u00eb si mol plastike q\u00eb noton dhe nj\u00eb mish-mash komardaresh. Aty pllaquriten pushuesit, aty hidhen n\u00eb det, po aty nisen skafet e motorrat e tjer\u00eb, nj\u00eb l\u00ebmsh q\u00eb t\u00eb lodh e t\u00eb streson ve\u00e7 ta shikosh. E t\u00ebra n\u00ebn vvvvvvzzzzzzz ssssssss bauuuu bauuuu bauuuu t\u00eb manovrave ujore t\u00eb gladiator\u00ebve shkum\u00ebzues (me zinxhir floriri e \u00e7ante firmato n\u00ebn sqetull, nj\u00eb prerje e sh\u00ebmtuar). N\u00eb Kroaci mbaj mend, n\u00eb Cavtat, kishte motorra uji por ata niseshin jo mes pushuesve dhe u ndalohej t\u2019i jepnin gaz deri n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi, si kur niseshin e si kur ktheheshin! K\u00ebtu te ne xhiron ujin sapo ka shaluar samarin, duke t\u00eb qerasur me koktejl ndot\u00ebs akustik e gazrash. N\u00eb nj\u00eb rrip vend futen edhe skafe taksi q\u00eb vijn\u00eb me porosi, nd\u00ebrsa as 30 m m\u00eb larg \u00ebsht\u00eb si autostrad\u00eb deti, ku kalojn\u00eb me shpejt\u00ebsi korridoret e skafeve (mbi kapacitet dhe pa jeleqe shp\u00ebtimi), brenda 8-shave t\u00eb motorrave t\u00eb ujit.<\/p>\n<p> Kur ka r\u00ebn\u00eb nata nis rituali i ca si anijeve kitsch, me ca zbukurime mediokre, verbuese e me volume shqet\u00ebsuese muzike, si disko uji, sa m\u00eb bosh aq m\u00eb lart fonia! Edhe k\u00ebto qasen sa m\u00eb af\u00ebr si p\u00ebr t\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb: s\u2019ke shp\u00ebtim! Dhe fiks pasi ti thua: -mbaroi?, aty nis DJ i beachbar-it djathtas, q\u00eb sapo ka shtuar nj\u00eb platform\u00eb hekuri mbi shk\u00ebmbinjt\u00eb dhe mbi detin, q\u00eb ti t\u00eb ndjehesh si n\u00eb karfosjen e nj\u00eb gaforreje gjigande me nofulla pneumatike, momenti kur ti thua varja, s\u2019do b\u00ebsh edukatorin n\u00eb \u00e7mendin\u00eb dhe i DOR\u00cbZOHESH fabrik\u00ebs s\u00eb stresit! Por tortura vijon, nisin borit\u00eb lart! Klient\u00ebt e disko-klubit duan t\u00eb hyjn\u00eb me gjith\u00eb makina n\u00eb pool-bar, me t\u00eb dashurat q\u00eb jan\u00eb mjete e jo njer\u00ebz, dhe z\u00ebn\u00eb rrug\u00eb kalimi e shtyhen me rojet q\u00eb luftojn\u00eb! Kafsh\u00ebri. Fluturojn\u00eb \u00e7el\u00ebsa, stivosen prona t\u00eb l\u00ebvizshme, t\u00eb bjer\u00eb nj\u00eb zjarr digjesh i gjall\u00eb se nuk fut dot as tub uji ler m\u00eb t\u00eb hyj\u00eb zjarrfik\u00ebsja, tmerr! Shkoj k\u00ebrkoj pronarin, i flas, m\u00eb premton se do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb liroj\u00eb hyrje-daljen e klient\u00ebve t\u00eb hotelit ku ndodhesha. Tre net\u00eb, tre ballafaqime, i treti me bashkin\u00eb mbi mbeturinat trotuareve, t\u00eb djel\u00ebn paradite. N\u00eb fund ajo q\u00eb t\u00eb st\u00ebrmundon \u00ebsht\u00eb fakti se jan\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb e jona q\u00eb sillen keq, q\u00eb s\u2019pyesin fare p\u00ebr tjetrin, p\u00ebr pasojat e tyre tek t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb as i njohin por edhe as q\u00eb i duan rregullat me sa duket as p\u00ebr veten e tyre, q\u00eb shijojn\u00eb k\u00ebt\u00eb kaos ku ata jan\u00eb shkaktar\u00eb aktiv nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr pranojn\u00eb n\u00eb heshtje!<\/p>\n<p>Ne mund dhe duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq p\u00ebr veten dhe vendin ton\u00eb! Ne duhet t\u00eb kulturohemi, t\u00eb kuptojm\u00eb se \u00e7do nj\u00ebri nga ne ka nj\u00eb rol q\u00eb ndikon! Ne duhet t\u00eb reagojm\u00eb, te hap\u00ebsira ku ndodhemi, te p\u00ebrgjegj\u00ebsi aty, te polici i zon\u00ebs, te bashkia, tek Bashk\u00ebqeverisja, te inspektori i mjedisit apo i turizmit, tek IKMT apo te AMP, tek subjekti q\u00eb abuzon, t\u00eb denoncojm\u00eb \u00e7do rast q\u00eb na shkel, pa frik\u00eb, edhe pse jemi me pushime, t\u00eb mos biem n\u00eb pozitat e -hesht se do gjesh belan\u00eb, sepse heshtja p\u00ebrkeq\u00ebson situat\u00ebn!<br \/>\nDiskot ose n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura e me izolim akustik ose larg zonave t\u00eb banuara e hoteleve! Se na \u00e7mend\u00ebn!<br \/>\nMjetet e ujit jo m\u00eb af\u00ebr se 300 metra nga plazhi, aksesi tek to n\u00eb marina, mole apo stacione sipas standardeve! Se na vran\u00eb!<br \/>\nDuam QET\u00cbSI, REHATI, jo DHUN\u00cb!<\/p>\n<p>Paqja, rregulli, komoditeti nuk vijn\u00eb pa \u201cLUFT\u00cb\u201d, nuk arrihen pa BETEJ\u00cbN ton\u00eb t\u00eb artikuluar, t\u00eb bashkuar, me \u00e7do form\u00eb civile e ligjore kund\u00ebrshtimi t\u00eb mundshme, por s\u00eb pari me shembullin ton\u00eb vetjak! SHTETI nuk ja del dot i vet\u00ebm ndaj nj\u00eb shumice abuzive, n\u00ebse ne nuk kund\u00ebrpeshojm\u00eb q\u00eb shumic\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjesa e kulturuar, q\u00eb sjellja negative t\u00eb izolohet, t\u00eb sh\u00ebnjestrohet, kudo ku shfaqet! <\/p>\n<p>SHTETI nuk \u00ebsht\u00eb abstrakt, ai reflekton mend\u00ebsin\u00eb kolektive dhe \u00ebsht\u00eb shumator i prirjeve tona! Shteti n\u00eb fund jemi t\u00ebr\u00eb ne! Sa miq kemi n\u00eb shtet q\u00eb shkelin rregullat? Sa njohim n\u00eb shkall\u00eb, lagje, pun\u00eb private q\u00eb p\u00ebrqeshin rregullat? E pra boll b\u00ebjm\u00eb sikur SHTETI BIE NGA QIELLI! Cil\u00ebsia e tij lidhet me ne! \u00c7t\u00eb mbjellim do t\u00eb korrim\u2026<\/p>\n<p>NGUSH\u00cbLLIME familjes s\u00eb vajz\u00ebs q\u00eb humbi jet\u00ebn nga helikat e nj\u00eb skafi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe krijuar p\u00ebr drifte n\u00eb plazh! NDJES\u00cb nga e t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebria \u00ebngj\u00ebllit q\u00eb e masakroi PAKUJDESIA dhe PAP\u00cbRGJEGJSHM\u00cbRIA n\u00eb syt\u00eb e prind\u00ebrve dhe t\u00eb pushuesve, pa\u00e7ka se NUK FALET kjo injoranc\u00eb e eg\u00ebrsi! Duhen masa drastike q\u00eb jeta t\u00eb mos pritet si sot nga nj\u00eb tek\u00eb. Duhet DREJT\u00cbSI! Tani!<\/p>\n<p>Duhet investuar n\u00eb EDUKAT\u00cb QYTETARE dhe RREGULLA BASHK\u00cbJETESE CIVILE! Tani!<\/p>\n<p>Nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar e mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb RREGULLAT dhe MASAT, KUSHTET FUNKSIONALE dhe DISIPLINA, nd\u00ebrsa ne kujtojm\u00eb se do ia hedhim? Po pse budallenj jan\u00eb ata dhe ne dol\u00ebm t\u00eb zgjuarit? A ka CIL\u00cbSI JETE pa RREGULLA? Duhet reflektim URGJENT! Tani!<\/p>\n<p>Jemi bekuar nga ky atdhe i mrekulluesh\u00ebm por ne po sillemi keq me nj\u00ebri-tjetrin! MJAFT M\u00cb!<\/p>\n<p>\/abcnews.al\/ <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka reaguar lidhur me tragjedin\u00eb e ndodhur dit\u00ebn e djeshme n\u00eb plazhin e Potamit n\u00eb Himar\u00eb, ku polici Arjan Tase, p\u00ebrplasi p\u00ebr vdekje me skaf nj\u00eb vog\u00eblushe vet\u00ebm 7-vje\u00e7e q\u00eb po lahej n\u00eb breg. Gonxhe shprehet se mbr\u00ebm\u00eb nuk kishte gjum\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":199404,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-275602","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275602"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275602\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/199404"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}