{"id":275620,"date":"2022-08-03T12:25:58","date_gmt":"2022-08-03T10:25:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=275620"},"modified":"2022-08-03T12:25:58","modified_gmt":"2022-08-03T10:25:58","slug":"kete-shtet-regjim-ta-shkulim-nga-rrenjet-familja-duhet-shpetuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kete-shtet-regjim-ta-shkulim-nga-rrenjet-familja-duhet-shpetuar\/","title":{"rendered":"K\u00ebt\u00eb shtet-regjim ta shkulim nga rr\u00ebnj\u00ebt, familja duhet shp\u00ebtuar!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lu\u00e7iano Bo\u00e7i<\/p>\n<p>Famlija shqiptare gjendet sot n\u00eb nj\u00eb &#8220;crossfire&#8221; t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb. Ajo po shp\u00ebrb\u00ebhet jo m\u00eb shum\u00eb si shk\u00ebrmoqje numrash sesa si zhbjerrje parimesh, vlerash, standartesh e sigurie. Vrasja e Elbasanit dhe ajo e Himar\u00ebs ndon\u00ebse me tipologji t\u00eb ndryshme jan\u00eb prekja reale e tragjedis\u00eb s\u00eb pap\u00ebrshkrueshme me fjal\u00eb, q\u00eb p\u00ebrjeton familja sot.<\/p>\n<p>Mici kreu aktin ndaj bashk\u00ebshortes jo si \u201cOtello\u201d i rradh\u00ebs ku pasioni i xhelozis\u00eb mbyti arsyen. Jo. Prapa k\u00ebsaj xhelozie nuk \u00ebsht\u00eb Jago-ja smir\u00ebzi dhe i etur p\u00ebr karrier\u00eb. Jagoja i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb mjerimi ekonomik i familjes, braktisja q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb shteti e shoq\u00ebria, zhvler\u00ebsimi progresiv i am\u00ebsis\u00eb dhe at\u00ebsis\u00eb si misione hyjnore dhe p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsi ekzistenciale. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb disintegrimi t\u00eb jet\u00eb dominant. Ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb konflikti t\u00eb jet\u00eb muzika e p\u00ebrhershme e monotonis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs pa asnj\u00eb lumturi brenda, pa asnj\u00eb siguri dhe pa asnj\u00eb t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>P\u00ebr familjen nuk ekziston asnj\u00eb mekaniz\u00ebm shtet\u00ebror stimulues apo mbrojt\u00ebs, vler\u00ebsues apo kujdestar. Sikur familja e Micit t\u00eb kisht\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme n\u00eb saj\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij dhe bashk\u00ebshortes, konflikti ndoshta nuk do kishte ekzistuar fare. Rasti nuk \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7uar. Shpesh dramat ekonomike, dramat e emigracionit, dramat e papun\u00ebsis\u00eb jan\u00eb shd\u00ebrruar n\u00eb tragjedi emocionale t\u00eb shoq\u00ebruara me vrasje makabre. Kjo ndodh sepse gjith\u00e7ka i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb rast\u00ebsis\u00eb, spontanitetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb axhendat e grupimeve okulte t\u00eb pasqyruara tashm\u00eb n\u00eb ligjet e s\u00eb majt\u00ebs, ku mdryshimet priten t\u00eb jen\u00eb akoma m\u00eb drastike, kan\u00eb nxitur gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb rr\u00ebnimin e statusit t\u00eb familjes shqiptare dhe l\u00ebkundjen e pozicioneve brenda saj. \u00cbsht\u00eb utopike sot dhe jo reale q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh e marr\u00ebsh amgazhime p\u00ebr rolin e pozicionin e gruas nga nj\u00ebra an\u00eb dhe ta godas\u00ebsh gruan n\u00eb zemr\u00ebn e thelbit t\u00eb saj, n\u00eb am\u00ebsin\u00eb dhe vendin e rolin e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm q\u00eb ajo ka n\u00eb familje e shoq\u00ebri, duke e konsideruar prind t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Pa k\u00ebt\u00eb dimension t\u00eb am\u00ebsis\u00eb, pa vler\u00ebsimin e k\u00ebtij roli, emancipimi i pretenduar rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb devijim social me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr familjen e vet\u00eb gruan. Nd\u00ebrsa vrasja tragjike e 7 vje\u00e7ares nga polici-skafist ngre alarmin e siguris\u00eb fizike t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb familjes. Roli protektiv, karshi pasiguris\u00eb absolute tek ne, i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm familjes.<\/p>\n<p>Shteti nga ana e tij nuk e konsideron detyr\u00eb funksionale dhe ka hequr dor\u00eb nga \u00e7do detyrim. E kjo nuk lidhet thjesht me munges\u00ebn e element\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb plazhe, sepse pasiguria \u00ebsht\u00eb kudo sunduese. N\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb lokal, n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb insitucione. Sepse kallashi dhe kanabisi b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrdin\u00eb. E kjo pasiguri shtet\u00ebrore po vret \u00e7do dit\u00eb. Polici-skafist nuk ishte nj\u00eb rast\u00ebsi e keqe fati, por ishte nj\u00eb p\u00ebrfundim tragjik i arbitraritetit e absurditetit t\u00eb vet\u00eb shtetit. E shtetit q\u00eb vret. Q\u00eb vrau Gjoklajn n\u00eb gjum\u00eb n\u00eb Sharr\u00eb, q\u00eb vrau Rashajn, q\u00eb detyroi t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb vet\u00ebvriten n\u00eb komisariate, q\u00eb vrau vog\u00eblushen n\u00eb breg t\u00eb detit.<\/p>\n<p>Shteti jo vet\u00ebm vret. Por dhe b\u00ebn karshill\u00ebk. Fakti i rikthimit n\u00eb detyr\u00eb pas p\u00ebrjashtimit t\u00eb policit-vras\u00ebs e d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb. Shteti yn\u00eb jo vet\u00ebm vret, por dhe demonstron arroganc\u00ebn e vras\u00ebsit. Prandaj ky ka mbaruar s\u00eb qeni shtet. \u00cbsht\u00eb regjim. Me agjend\u00eb antiqytetare e anti familje. Pamjet shokuese t\u00eb reagimit t\u00eb policit pas aktit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj babait t\u00eb vog\u00eblushes trasmentojn\u00eb problemin tjet\u00ebr alarmant t\u00eb regjimit. At\u00eb t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb pamjes njer\u00ebzore brenda tij dhe njer\u00ebzve q\u00eb sot e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Zero resfleksion dhe zero p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vrasjen. Shteti-regjim i yne \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky: vras\u00ebsi gjakftoht\u00eb i jet\u00ebve dhe i s\u00eb ardhmes s\u00eb familjeve e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. K\u00ebt\u00eb shtet-regjim duhet ta shkulim nga rr\u00ebnj\u00ebt. Familja duhet shp\u00ebtuar.<\/p>\n<p>Postimi n\u00eb Facebook i\u00a0 Lu\u00e7iano Bo\u00e7it.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lu\u00e7iano Bo\u00e7i Famlija shqiptare gjendet sot n\u00eb nj\u00eb &#8220;crossfire&#8221; t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb. Ajo po shp\u00ebrb\u00ebhet jo m\u00eb shum\u00eb si shk\u00ebrmoqje numrash sesa si zhbjerrje parimesh, vlerash, standartesh e sigurie. Vrasja e Elbasanit dhe ajo e Himar\u00ebs ndon\u00ebse me tipologji t\u00eb ndryshme jan\u00eb prekja reale e tragjedis\u00eb s\u00eb pap\u00ebrshkrueshme me fjal\u00eb, q\u00eb p\u00ebrjeton familja sot. Mici [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":275621,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-275620","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275620"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275620\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/275621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}