{"id":275663,"date":"2022-08-03T13:53:01","date_gmt":"2022-08-03T11:53:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=275663"},"modified":"2022-08-03T13:53:01","modified_gmt":"2022-08-03T11:53:01","slug":"tragjedia-ne-himare-deputeti-sula-ishte-e-paralajmeruar-ngjarja-e-potamit-shume-e-veshtire-te-ngushellosh-familjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tragjedia-ne-himare-deputeti-sula-ishte-e-paralajmeruar-ngjarja-e-potamit-shume-e-veshtire-te-ngushellosh-familjen\/","title":{"rendered":"Tragjedia n\u00eb Himar\u00eb, deputeti Sula: Ishte e paralajm\u00ebruar ngjarja e Potamit, shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ngush\u00ebllosh familjen"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar p\u00ebr ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Himar\u00eb, ku humbi jet\u00ebn nj\u00eb vajz\u00eb 7-vje\u00e7are. Ai tha se kjo tragjedi ishte e paralajm\u00ebruar, dhe se rasti konkret ka shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb denoncuar dhe reaguar \u201cpavar\u00ebsisht kund\u00ebrv\u00ebnieve cinike t\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos politizuar ngjarjen\u201d.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Pse ishte e paralajm\u00ebruar ngjarja tragjike e Potamit, Himare! Ngjarja tragjike dje n\u00eb Potam, Himar\u00eb ka prekur gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl. Esht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh fjal\u00ebt q\u00eb t\u00eb ngush\u00ebllosh familjen. Uroj vet\u00ebm q\u00eb Zoti tu jape forc\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr humbjen e nj\u00eb \u00ebngj\u00eblli. M\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb akoma, \u00ebsht\u00eb t\u00eb ngush\u00ebllosh nga posti i nj\u00eb deputeti (edhe pse opozitar), sepse tragjedia u shkaktua nga nj\u00eb person q\u00eb n\u00eb bregdet duhet ti kishte mbrojtur qytetar\u00ebt nga gangster\u00ebt q\u00eb v\u00ebrtiten m\u00eb mjete lundruese aty ku b\u00ebhet plazh. Aksidenti tragjik u shkaktua nga Shefi i Policimit n\u00eb Komunitet.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e aksidenteve mund t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb gjith\u00eb, ndaj quhen aksidente por, rasti konkret ka shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb denoncuar dhe reaguar pavarsisht kundervenjeve cinike t\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos politizuar ngjarjen. E para, ngjarja ishte e p\u00ebrs\u00ebritur. Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb ver\u00eb ka disa raste n\u00eb jug t\u00eb vendit t\u00eb aksidenteve t\u00eb tilla. E dyta, ngjarja ndodhi vet\u00ebm pak dit\u00eb pas urdh\u00ebrit t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Gledis Nano p\u00ebr t\u00eb rritur kontrollet n\u00eb bregdet p\u00ebr t\u00eb shmangur incidente t\u00eb tilla. Por p\u00ebr ironi t\u00eb fatit dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar situat\u00ebn e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb institucioneve shqiptare, ngjarja shkaktohet nga nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i policis\u00eb. E treta,ngjarja merr p\u00ebrmasa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe tregon fytyr\u00ebn e k\u00ebsaj qeverie kur zbulon t\u00eb kaluar\u00ebn e shefit t\u00eb policis\u00eb q\u00eb shkaktoi tragjedin\u00eb.<\/p>\n<p>A.Tase rezulton t\u00eb jet\u00eb i proceduar penalisht nga prokuroria e Vlor\u00ebs. I pezulluar nga komisariati i Peqinit me akuz\u00ebn e favorizimit t\u00eb kultivimit dhe trafikut t\u00eb kanabisit. Por pavarsish k\u00ebsaj t\u00eb kaluare t\u00eb err\u00ebt ai s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar shef i policimit n\u00eb komunitet n\u00eb drejtorin\u00eb vendore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Elbasanit. Sikur te shumzoheshin me zero t\u00eb gjitha denoncimet e tjera t\u00eb opozit\u00ebs, ngjarja n\u00eb Potam e p\u00ebrshkruan m\u00eb s\u00eb miri fytyr\u00ebn e k\u00ebsaj mazhorance e cila nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qytetar\u00ebve por e bandave dhe influencave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kur erdhi n\u00eb pushtet kjo mazhoranc\u00eb lejoi kanabizimin e vendit. U b\u00ebm t\u00eb njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr kanabizimin e vendit. M\u00eb pas aktiviteti i bandave kriminale shqiptare kaloi te drograt m\u00eb t\u00eb forta si kokaina, heroina apo drograt sintetike. S\u00ebrish nuk i hyri gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb por, mbroheshin nga pushtetar\u00ebt qendror\u00eb e lokal. Tani jemi n\u00eb faz\u00ebn q\u00eb Bandat jan\u00eb forcuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paimagjinueshme ekonomikisht dhe po pastrojn\u00eb parat\u00eb e tyre me biznese duke marr\u00eb edhe pun\u00eb publike. Pasi k\u00ebtu e kan\u00eb siguruar terrenin. Tani kemi t\u00eb b\u00ebjme me influencimin e tyre p\u00ebr t\u00eb zgjedhur drejtues policie n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme, hetues apo qofte edhe deputet\u00eb e kryetar bashkish\u00eb. Situata e kriminalitetit n\u00eb Shqip\u00ebri ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha dhe kjo qeveri e cila \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb me bandat nuk mund ta fus\u00eb situat\u00ebn n\u00eb shinat e normalitetit.<\/p>\n<p>Reagimi i Drejtorit t\u00eb Policis\u00eb dje duke shkarkuar zinxhirin drejtues t\u00eb kufirit n\u00eb Vlor\u00eb ishte reagim proporcional, por si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt nuk mjafton vullneti i vet\u00ebm nj\u00eb njeriu. I ndieri Paolo Borselino e ka th\u00ebn\u00eb qart\u00eb: \u201cMafia e politika jan\u00eb dy fuqi q\u00eb veprojn\u00eb mbi t\u00eb nj\u00ebjtin terren, t\u00eb cilat, ose luftojn\u00eb, ose b\u00ebjn\u00eb ujdi me njera-tjetr\u00ebn\u201d. Vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00ebse politikani, zyrtari i policis\u00eb apo kushdo zyrtar i shtetit ulet n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb me mafian, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrball tyre por n\u00eb krah t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb realiteti n\u00eb Shqip\u00ebri. Mafia dhe qeveria nuk jan\u00eb p\u00ebrball tyre por jan\u00eb n\u00eb krah t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Ndaj kemi falimentimin e biznesit t\u00eb ndersh\u00ebm \u00e7do dit\u00eb, ndaj kemi shpopullim \u00e7do dit\u00eb nga ata q\u00eb kan\u00eb zgjedhur t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrball t\u00eb keqes. Dy rrug\u00eb kan\u00eb mbetur: ose do duhet t\u00eb largojm\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri dhe \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb krah t\u00eb bandave ose do t\u00eb largohemi t\u00eb gjith\u00eb nga Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Postimi i deputetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar p\u00ebr ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Himar\u00eb, ku humbi jet\u00ebn nj\u00eb vajz\u00eb 7-vje\u00e7are. Ai tha se kjo tragjedi ishte e paralajm\u00ebruar, dhe se rasti konkret ka shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb denoncuar dhe reaguar \u201cpavar\u00ebsisht kund\u00ebrv\u00ebnieve cinike t\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos politizuar ngjarjen\u201d. Reagimi i plot\u00eb: Pse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":213705,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-275663","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275663"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275663\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/213705"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}