{"id":275680,"date":"2022-08-03T14:51:39","date_gmt":"2022-08-03T12:51:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=275680"},"modified":"2022-08-03T14:51:39","modified_gmt":"2022-08-03T12:51:39","slug":"vit-zgjedhor-bashkite-rritin-shpenzimet-220-milione-euro-u-paguan-per-rroga-dhe-sigurime-shoqerore-te-punonjesve-te-pushtetit-lokal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/vit-zgjedhor-bashkite-rritin-shpenzimet-220-milione-euro-u-paguan-per-rroga-dhe-sigurime-shoqerore-te-punonjesve-te-pushtetit-lokal\/","title":{"rendered":"Vit zgjedhor\/ Bashkit\u00eb rritin shpenzimet, 220 milion\u00eb euro u paguan p\u00ebr rroga dhe sigurime shoq\u00ebrore t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb pushtetit lokal"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2021, 61 bashkit\u00eb n\u00eb vend shpenzuan rreth 17 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb para p\u00ebr paga dhe sigurime shoq\u00ebrore se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. N\u00eb vitin elektoral ku u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, pushteti vendor rriti me 2 p\u00ebr qind shpenzimet vendore, duke arritur n\u00eb shifr\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb tyre n\u00eb 52.6 miliard\u00eb lek\u00eb, ose rreth 500 milion\u00eb euro. Shpenzimet\u00a0vendore t\u00eb personelit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb shpenzimeve totale t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore p\u00ebr vitin 2021. Vet\u00ebm p\u00ebr paga e sigurime shoq\u00ebrore t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb vitin e kaluar, jan\u00eb shpenzuar plot\u00a024.1 miliard\u00eb lek\u00eb, ose rreth 220 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shpenzimet vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto z\u00ebra rezultuan me rritje prej 8 p\u00ebr qind, ose rreth 1.7 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb se viti 2020. Partia Demokratike ka hedhur vazhdimisht akuza p\u00ebr rritje t\u00eb numrit t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb bashkive p\u00ebr q\u00ebllime elektorale gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit, t\u00eb cilat u fituan nga socialist\u00ebt duke marr\u00eb mandatin e tret\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb raportin e buxhetit faktit theksohet se \u201crritja e shpenzimeve t\u00eb personelit nga nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore nuk p\u00ebrb\u00ebn ndryshim t\u00eb ndjesh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trend natyror i rritjes q\u00eb nj\u00ebsit\u00eb vendore realizojn\u00eb me q\u00ebllim rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve. Me rritjen e kompetencave q\u00eb pushteti vendor ka p\u00ebr t\u00eb ushtruar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve, ka lindur nevoja p\u00ebr rritjen e personelit n\u00eb funksion t\u00eb mbulimit me sh\u00ebrbime cil\u00ebsore ndaj qytetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, n\u00eb 61 bashkit\u00eb e vendit shpenzimet operative jan\u00eb realizuar n\u00eb mas\u00ebn 15.7 miliard\u00eb lek\u00eb, ose rreth 120 milion\u00eb euro dhe rezultojn\u00eb m\u00eb nj\u00eb rritje prej 4 p\u00ebr qind n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, ose rreth 533 milion\u00eb lek\u00eb. Shpenzimet operative p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 30% t\u00eb shpenzimeve t\u00eb pushtetit vendor p\u00ebr vitin 2021.<\/p>\n<p>INVESTIMET<\/p>\n<p>Shpenzimet p\u00ebr investimet gjat\u00eb vitit 2021 nga bashkit\u00eb p\u00ebsuan nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme. Krer\u00ebt e institucioneve lokale u kujdes\u00ebn t\u00eb shtonin shpenzimet p\u00ebr punonj\u00ebsit dhe ato p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore t\u00eb tyre, por ul\u00ebn investimet publike dhe subvencionet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit q\u00eb drejtojn\u00eb. Duke u ndalur te shifrat e buxhetit faktik q\u00eb qeveria ka depozituar n\u00eb Kuvend, n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, konstatohet q\u00eb shpenzimet p\u00ebr investime kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie me rreth 1 miliard e 630 milion\u00eb lek\u00eb, ose rreth 15 milion\u00eb euro. Po ashtu, edhe shpenzimet kapitale p\u00ebsuan nj\u00eb ulje prej 13 p\u00ebr qind p\u00ebrkundrejt vitit 2020, p\u00ebr t\u00eb cilat raporti thot\u00eb se erdhi si pasoj\u00eb e riorientimit t\u00eb prioriteteve drejt menaxhimit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb\u00a0v\u00ebshtir\u00eb financiare t\u00eb krijuar nga pandemia dhe t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ky z\u00eb i shpenzimeve rezulton n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme prej rreth 11.3 miliard\u00eb lek\u00ebsh, ose 21.5% t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb pushtetit vendor. Shpenzimet vendore p\u00ebr subvencione dhe t\u00eb tjera jan\u00eb shpenzimet q\u00eb zhvillojn\u00eb NJVQV p\u00ebr t\u00eb subvencionuar dhe mbuluar funksione t\u00eb tjera administrative, t\u00eb cilat n\u00eb vitin 2021 kan\u00eb p\u00ebsuar nj\u00eb r\u00ebnie me rreth 7 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb raport theksohet se tashm\u00eb nj\u00ebsit\u00eb vendore duhet t\u00eb planifikojn\u00eb n\u00eb periudh\u00eb afatgjat\u00eb dhe mb\u00ebshtetur mbi strategji t\u00eb qarta zhvillimi dhe ofrimi t\u00eb sh\u00ebrbimit publik, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vazhdueshme t\u00eb mb\u00ebshtesin me subvencione zhvillimin ekonomik t\u00eb zon\u00ebs n\u00ebn juridiksionin e tyre.<\/p>\n<p>Burimi: Panorama.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2021, 61 bashkit\u00eb n\u00eb vend shpenzuan rreth 17 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb para p\u00ebr paga dhe sigurime shoq\u00ebrore se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. N\u00eb vitin elektoral ku u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, pushteti vendor rriti me 2 p\u00ebr qind shpenzimet vendore, duke arritur n\u00eb shifr\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb tyre n\u00eb 52.6 miliard\u00eb lek\u00eb, ose [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":275681,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-275680","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275680","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275680"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275680\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/275681"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275680"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275680"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275680"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}