{"id":276847,"date":"2022-08-09T15:57:36","date_gmt":"2022-08-09T13:57:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=276847"},"modified":"2022-08-09T15:57:36","modified_gmt":"2022-08-09T13:57:36","slug":"kuvendi-kerkese-kreut-te-autoritetit-te-dosjeve-publiko-emrat-e-ish-sigurimsave-qe-jane-pjese-e-administrates-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kuvendi-kerkese-kreut-te-autoritetit-te-dosjeve-publiko-emrat-e-ish-sigurimsave-qe-jane-pjese-e-administrates-publike\/","title":{"rendered":"Kuvendi, k\u00ebrkes\u00eb kreut t\u00eb Autoritetit t\u00eb Dosjeve: Publiko emrat e ish-sigurimsave q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e administrat\u00ebs publike"},"content":{"rendered":"<p>Debati p\u00ebr gjetjen e dosjes s\u00eb p\u00ebrndjekjes s\u00eb Filip Talos, ku mendohet se ndodhet dhe procesverbali me firm\u00ebn e personave q\u00eb e kan\u00eb spiunuar p\u00ebr arratisjen jasht\u00eb vendit, tensionoi situat\u00ebn politike n\u00eb mbyllje t\u00eb sesionit parlamentar. Qytetari n\u00eb fjal\u00eb ka k\u00ebrkuar informacione mbi p\u00ebrndjekjen q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Sigurimi i Shtetit, nd\u00ebrsa ajo q\u00eb u interpretua m\u00eb pas me inicialet I.M. ishte debati q\u00eb e lidhte me ishPresidentin.<\/p>\n<p>Kryetarja e Autoritetit t\u00eb Dosjeve, Genta Sula, k\u00ebrkoi ndryshime ligjore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nisur nga ky rast, Kuvendi p\u00ebrmes nj\u00eb rezolute i k\u00ebrkon Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb b\u00ebj\u00eb publike list\u00ebn e ish sigurimsave t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi k\u00ebrkon q\u00eb Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2022 t\u00eb angazhohet n\u00eb k\u00ebto drejtime: q\u00eb t\u00eb publikoj\u00eb n\u00eb faqen zyrtare online t\u00eb Autoritetit, p\u00ebr aq sa lejohet nga kuadri ligjor, list\u00ebn e individ\u00ebve q\u00eb kan\u00eb rezultuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ish Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e administrat\u00ebs publike\u201d, thuhet n\u00eb rezolut\u00ebn p\u00ebr vler\u00ebsimin e Autoritet t\u00eb Dosjeve.<\/p>\n<p>Kuvendi vler\u00ebson veprimtarin\u00eb e Autoritetit p\u00ebr Informimin p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit me Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb garantuar realizimin e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor, n\u00eb funksion t\u00eb identifikimit dhe rikuperimit t\u00eb trupave t\u00eb atyre q\u00eb u zhduk\u00ebn ose u ekzekutuan gjat\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebrmendet:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrshkall\u00ebzimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb Autoritetit me zhvillimin e tryezave nd\u00ebrinstitucionale n\u00eb lidhje me hartimin e akteve n\u00ebnligjore q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe m\u00ebnyra e mbrojtjes dhe ruajtjes s\u00eb vendvarrimeve t\u00eb identifikuara ose t\u00eb dyshuara.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kuvendi k\u00ebrkon q\u00eb Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2022 t\u00eb angazhohet n\u00eb k\u00ebto drejtime: T\u00eb vijoj\u00eb angazhimin p\u00ebr hartimin e draftit t\u00eb aktit n\u00ebnligjor, i cili do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe m\u00ebnyr\u00ebn e mbrojtjes dhe ruajtjes s\u00eb vendvarrimeve t\u00eb identifikuara ose t\u00eb dyshuara duke dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb p\u00ebrcaktimin e detyrave t\u00eb AIDSSH-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, por edhe m\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit\u00a0me institucionet e tjera shtet\u00ebrore qendrore dhe vendore.<\/p>\n<p>Autoritetit t\u00eb dosjeve i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit nga Arkivi i Sistemit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb\u00a0bashk\u00ebpunimit dhe bashk\u00ebrendimit t\u00eb pun\u00ebs me autoritetet publike dhe arkivat p\u00ebr zbatimin e detyrimeve ligjore.<\/p>\n<p>T\u00eb intensifikoj\u00eb bashk\u00ebpunimet me institucionet qeveritare p\u00ebr qart\u00ebsimin e fatit t\u00eb t\u00eb zhdukurve n\u00eb komuniz\u00ebm, n\u00eb komunikimin me familjet, grupet e interesit, pushtetin lokal, organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. T\u00eb intensifikoj\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr deklasifikimin e dosjeve, duke p\u00ebrjashtuar ato q\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe t\u00eb vijoj\u00eb me digjitalizimin e tyre\u201d.<\/p>\n<p>REZOLUTA E KUVENDIT P\u00cbR VEPRIMTARIN\u00cb E AUTORITETIT T\u00cb DOSJEVE<\/p>\n<p>Kuvendi k\u00ebrkon q\u00eb Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2022 t\u00eb angazhohet n\u00eb k\u00ebto drejtime:<\/p>\n<p>T\u00eb vijoj\u00eb angazhimin p\u00ebr hartimin e draftit t\u00eb aktit n\u00ebnligjor, i cili do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe m\u00ebnyr\u00ebn e mbrojtjes dhe ruajtjes s\u00eb vendvarrimeve t\u00eb identifikuara ose t\u00eb dyshuara, duke dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb p\u00ebrcaktimin e detyrave t\u00eb AIDSSH- s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, por edhe m\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit me institucionet e tjera shtet\u00ebrore qendrore dhe vendore;<\/p>\n<p>T\u00eb vijoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit nga Arkivi i Sistemit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe bashk\u00ebrendimit t\u00eb pun\u00ebs me autoritetet publike dhe arkivat p\u00ebr zbatimin e detyrimeve ligjore\u2019<\/p>\n<p>T\u00eb intensifikoj\u00eb bashk\u00ebpunimet me institucionet qeveritare p\u00ebr qart\u00ebsimin e fatit t\u00eb t\u00eb zhdukurve n\u00eb komuniz\u00ebm, n\u00eb komunikimin me familjet, grupet e interesit, pushtetin lokal, organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare;<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebj\u00eb funksional sistemin e arkivit digjital p\u00ebr leht\u00ebsim t\u00eb procesit t\u00eb k\u00ebrkimit dhe konsultimit me dokumentet arkivore sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare;<\/p>\n<p>T\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb ngusht\u00eb me ISKK-n\u00eb sa i takon shfryt\u00ebzimit t\u00eb dokumentacionit arkivor sipas parashikimeve ligjore, me q\u00ebllim garantimin e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shqyrtimin e dokumenteve nga ana e studiuesve, duke mb\u00ebshtetur k\u00ebrkimin shkencor gjat\u00eb rishqyrtimit historik t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit;<\/p>\n<p>T\u00eb intensifikoj\u00eb bashk\u00ebpunimin me institucione homologe t\u00eb huaja, me q\u00ebllim p\u00ebrthithjen e eksperiencave m\u00eb t\u00eb mira nga veprimtaria e tyre; T\u00eb intensifikoj\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr deklasifikimin e dosjeve, duke p\u00ebrjashtuar ato q\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe t\u00eb vijoj\u00eb me digjitalizimin e tyre;<\/p>\n<p>T\u00eb publikoj\u00eb n\u00eb faqen zyrtare online t\u00eb Autoritetit, p\u00ebr aq sa lejohet nga kuadri ligjor, list\u00ebn e individ\u00ebve q\u00eb kan\u00eb rezultuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e administrat\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Burimi: Panorama.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Debati p\u00ebr gjetjen e dosjes s\u00eb p\u00ebrndjekjes s\u00eb Filip Talos, ku mendohet se ndodhet dhe procesverbali me firm\u00ebn e personave q\u00eb e kan\u00eb spiunuar p\u00ebr arratisjen jasht\u00eb vendit, tensionoi situat\u00ebn politike n\u00eb mbyllje t\u00eb sesionit parlamentar. Qytetari n\u00eb fjal\u00eb ka k\u00ebrkuar informacione mbi p\u00ebrndjekjen q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Sigurimi i Shtetit, nd\u00ebrsa ajo q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":129740,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-276847","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=276847"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276847\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129740"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=276847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=276847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=276847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}