{"id":277621,"date":"2022-08-12T13:49:15","date_gmt":"2022-08-12T11:49:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=277621"},"modified":"2022-08-12T13:49:15","modified_gmt":"2022-08-12T11:49:15","slug":"negociatat-bon-tirane-ish-ministri-i-jashtem-gjerman-kerkuam-marredhenie-me-shqiperine-ne-75-en-por-vendosen-kushte-te-panegociueshme-ne-ofruam-kredi-ata-donin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/negociatat-bon-tirane-ish-ministri-i-jashtem-gjerman-kerkuam-marredhenie-me-shqiperine-ne-75-en-por-vendosen-kushte-te-panegociueshme-ne-ofruam-kredi-ata-donin\/","title":{"rendered":"Negociatat Bon-Tiran\u00eb\/ Ish-ministri i Jasht\u00ebm gjerman: K\u00ebrkuam marr\u00ebdh\u00ebnie me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb \u201975-\u00ebn, por vendos\u00ebn kushte t\u00eb panegociueshme! Ne ofruam kredi, ata donin\u2026"},"content":{"rendered":"<p>\u201cBoni ka iniciuar qysh n\u00eb vitin 1975 p\u00ebr t\u00eb vendosur marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Shqip\u00ebrin\u00eb, por kjo e fundit vuri kushte kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ish-kreu i diplomacis\u00eb gjermane, Hans Ditrih Gensher, nj\u00ebri nga protagonist\u00ebt e negociatave Bon-Tiran\u00eb n\u00eb vitet \u201870- \u201880, q\u00eb pohon faktin e panjohur, s\u00eb paku p\u00ebr pal\u00ebn shqiptare. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr agjencin\u00eb \u201cDoj\u00e7e Vele\u201d, dh\u00ebn\u00eb gazetares Mimoza Kelmendi, duke iu kthyer p\u00ebrpjekjeve t\u00eb asaj periudhe p\u00ebr t\u00eb finalizuar vendosjen e ambasadave respektive n\u00eb Bon e Tiran\u00eb, ai kujton kriz\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb kishte pllakosur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, izolimin total q\u00eb \u201cvendi i shqiponjave\u201d p\u00ebrjetonte qysh pas fundit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe profilin dogmatik t\u00eb lider\u00ebve komunist\u00eb.<\/p>\n<p>Sakaq, Gensher p\u00ebrmend shansin e madh q\u00eb ofroi p\u00ebr shqiptar\u00ebt Kryeministri i Bavaris\u00eb, Shtraus, n\u00eb tri vizitat e tij n\u00eb fillimin e viteve \u201880 dhe q\u00ebndrimet e pakuptimta t\u00eb zyrtar\u00ebve vendas. Boni zyrtar, sipas ish-kreut t\u00eb diplomacis\u00eb gjermane, e vler\u00ebsonte vizit\u00ebn e Shtrausit si hapin e par\u00eb p\u00ebr lidhjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike. Por, sidoqoft\u00eb, shprehet ai, shkrirja e akujve midis dy vendeve donte negociata e p\u00ebrpjekje pa fund p\u00ebr disa vite me radh\u00eb, kjo m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr kot\u00ebsin\u00eb e argumenteve shqiptare. Gjermania, sipas Gensherit, kishte k\u00ebrkuar vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me t\u00eb gjitha vendet q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb luft\u00eb, nd\u00ebr to edhe m\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb nga viti 1975. M\u00eb tej, Gensher tregon rrug\u00ebtimin drejt\u00a0lidhjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike.<\/p>\n<p>Kur keni d\u00ebgjuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe \u00e7\u2019dinit p\u00ebr t\u00eb para se t\u00eb arriheshin marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike mes dy vendeve?<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb kam d\u00ebgjuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kur isha f\u00ebmij\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Musolinit. Natyrisht q\u00eb i kisha p\u00ebrcjell\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha ngjarjet n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb cilat kishin t\u00eb b\u00ebnin edhe me Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb ve\u00e7anti marr\u00ebdh\u00ebniet mes ishBashkimit Sovjetik dhe vendeve komuniste. K\u00ebsaj i p\u00ebrkiste edhe Shqip\u00ebria. M\u00eb von\u00eb kam ndjekur edhe marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kin\u00ebs. Prishjen e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, po ashtu.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore edhe Shqip\u00ebria i vuajti pasojat. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs Popullore Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ne ishim t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve tona vuanin p\u00ebr shkak t\u00eb diferencimeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb sistemeve politike t\u00eb t\u00eb dyja shteteve, si dhe t\u00eb politik\u00ebs izoluese t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju parap\u00ebrgatit\u00ebt kushtet q\u00eb t\u00eb hidheshin hapat n\u00eb drejtim t\u00eb vendosjes s\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve?<\/p>\n<p>Vizita e Shtrausit n\u00eb Tiran\u00eb hapi n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre rrug\u00ebn p\u00ebr bisedime mes delegacioneve. Kishte ardhur koha q\u00eb edhe me Shqip\u00ebrin\u00eb, Gjermania duhet t\u00eb lidhte marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh t\u00eb vendosura nga ajo n\u00eb disa vende t\u00eb Europ\u00ebs Lindore n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte v\u00ebrtet n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike dhe mbeti e vetme dhe pothuajse e izoluar, pa asnj\u00eb aleat\u2026<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb na befasoi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin disa kushte t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr reparacionet e luft\u00ebs, t\u00eb paraqitura n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga ish-Kryeministri (Adil \u00c7ar\u00e7ani) n\u00eb vitin 1986, kur Shtrausi erdhi n\u00eb Tiran\u00eb. Mendoj se qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, duke mos pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb marr\u00eb kredi p\u00ebr shkak t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb\u00a0saj, k\u00ebmb\u00ebngulte n\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimet e luft\u00ebs, q\u00eb ishin shuma shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha prej miliardash. Kjo k\u00ebrkes\u00eb, n\u00eb fakt, u p\u00ebrs\u00ebrit pas asaj q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 1975 nga qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb kur ne k\u00ebrkuam q\u00eb t\u00eb vendosnim marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb gjitha vendet q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb luft\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>A ishte v\u00ebrtet kjo nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrballohej nga ju si Gjermani p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb, apo ishte di\u00e7ka tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb nuk ishte shum\u00eb, por ajo q\u00eb ishte penguese n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori ishte fakti q\u00eb ne si Gjermani nuk\u00a0jepnim reparacione, e kishim t\u00eb ndaluar me Kushtetut\u00eb. Ne ishim, n\u00eb fakt, nj\u00eb vend q\u00eb kishim suficit buxhetor dhe ishim nj\u00eb nga vendet q\u00eb u jepnim m\u00eb s\u00eb shumti ndihma financiare vendeve t\u00eb pazhvilluara, t\u00eb varfra. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb un\u00eb e bisedova me t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit q\u00eb t\u00eb shihnim nj\u00eb zgjidhje t\u00eb arsyeshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Ne ofruam edhe kredi me kushte shum\u00eb t\u00eb favorshme, por Shqip\u00ebria nuk mund t\u2019i pranonte p\u00ebr shkak t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb saj. Dhe pas shum\u00eb peripecish, sepse na lindi edhe problemi q\u00eb Shqip\u00ebria at\u00ebher\u00eb nuk plot\u00ebsonte as kushtet q\u00eb t\u2019i ofronim ndihma ngaq\u00eb sipas statistikave zyrtare, standardi i t\u00eb ardhurave vjetore t\u00eb shqiptar\u00ebve ishte\u00a0\u201ci lart\u00eb\u201d, u b\u00eb e mundur q\u00eb pala shqiptare t\u00eb hiqte dor\u00eb nga reparacionet. Besoj se n\u00eb arkivin e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e sakta n\u00eb shifra lidhur me ndihmat e at\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Zoti Gensher, p\u00ebr k\u00ebto bisedime ka edhe shum\u00eb spekulime, por ajo q\u00eb thuhet m\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb d\u00ebmet e luft\u00ebs si: njer\u00ebzit e vrar\u00eb, sht\u00ebpi e fshatra t\u00eb rr\u00ebnuara etj. Dhe shqiptar\u00ebt, duke u nisur nga kjo situat\u00eb, kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebrllogaritje si duket shuma t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt prisnin shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Shqip\u00ebria pretendonte zhd\u00ebmtim p\u00ebr d\u00ebmet e shkaktuara nga lufta. Por Boni \u00e7do her\u00eb refuzonte, sepse d\u00ebmshp\u00ebrblimet ishin t\u00eb mundshme vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje paqeje, si\u00e7 e parashihte Marr\u00ebveshja e Londr\u00ebs. N\u00eb mars t\u00eb vitit 1982, k\u00ebrkesat p\u00ebr zhd\u00ebmtim do t\u00eb rriteshin bashk\u00eb me kamat\u00ebn (interesin) dhe kamat\u00ebn e kamat\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn prej 4 miliard\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Bisedimet paraprake ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb, por duket sikur u zvarrit\u00ebn ose u vonuan m\u00eb pas. Kishte edhe arsye tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 asaj t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimeve?<\/p>\n<p>Pati nj\u00eb lloj pauze, sepse n\u00eb vitin 1985 vdiq ish-diktatori Hoxha, dhe po ashtu m\u00eb pas ndodhi nj\u00eb ngjarje tragjike n\u00eb Gjermani. N\u00eb tetor 1986 u vra drejtuesi i delegacionit gjerman n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, zoti Gerold von Braunmuhl, i cili u vra para sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Bon, nga e ashtuquajtura Ushtria e Kuqe (Rote Armee Fraktion).<\/p>\n<p>Duhet theksuar se k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, megjithat\u00eb, nuk ishin shum\u00eb t\u00eb vonuara. Faktikisht bisedimet nis\u00ebn fillimisht p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie ekonomike, sepse ky vend komunist kishte treguar interes edhe m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 1986 shqiptar\u00ebt hoq\u00ebn dor\u00eb nga disa k\u00ebrkesa. Boni ishte ndar\u00eb p\u00ebrfundimisht nga Rajhu nazist. Dhe k\u00ebshtu u vendos m\u00eb n\u00eb fund q\u00eb m\u00eb 1 tetor k\u00ebto dy vende t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoheshin me ambasador\u00ebt e tyre p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe pas vendosjes s\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike, ju vet\u00eb personalisht shkuat n\u00eb Tiran\u00eb dhe zhvilluat nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh, edhe me ish-Presidentin Ramiz Alia?<\/p>\n<p>Po, ka qen\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb 1987-s, tetor, dhe m\u00eb kujtohet shum\u00eb mir\u00eb. Kuptohet q\u00eb vizita e Shtrausit kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sinjal pozitiv n\u00eb aspektin politik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por ai ka qen\u00eb n\u00eb nivel landi (Bavari) dhe nuk ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar kurr\u00eb Bonin zyrtar. Ajo q\u00eb kisha t\u00eb sigurt ishte interesimi i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie ekonomike me ne, sepse po jetonte n\u00eb nj\u00eb varf\u00ebri t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, m\u00eb kujtohet q\u00eb me ish-Presidentin fol\u00ebm edhe p\u00ebr hapjen e vendit dhe, mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr futjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Un\u00eb i k\u00ebshillova q\u00eb t\u00eb futeshin n\u00eb KSBE, si nj\u00eb hap p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga izolimi. Izolimi sjell mjerim p\u00ebr popullin, u thash\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb. Tashm\u00eb Shqip\u00ebria ka ndryshuar shum\u00eb dhe m\u00eb g\u00ebzon fakti q\u00eb ajo aspiron p\u00ebr n\u00eb BE dhe \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s. Pas kthes\u00ebs demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri 1990-1991, jan\u00eb intensifikuar edhe marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve. Gjermania ka mb\u00ebshtetur dhe mb\u00ebshtet procesin e integrimit e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb strukturat europiane.<\/p>\n<p>Zoti Gensher, si u prit n\u00eb Gjermani kjo ngjarje, pra, vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani m\u00eb kujtohet q\u00eb u prit shum\u00eb pozitivisht. Nuk ishte sensacion i madh, por u pranua pozitivisht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cBoni ka iniciuar qysh n\u00eb vitin 1975 p\u00ebr t\u00eb vendosur marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Shqip\u00ebrin\u00eb, por kjo e fundit vuri kushte kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme\u201d. \u00cbsht\u00eb ish-kreu i diplomacis\u00eb gjermane, Hans Ditrih Gensher, nj\u00ebri nga protagonist\u00ebt e negociatave Bon-Tiran\u00eb n\u00eb vitet \u201870- \u201880, q\u00eb pohon faktin e panjohur, s\u00eb paku p\u00ebr pal\u00ebn shqiptare. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":277622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-277621","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/277621","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=277621"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/277621\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/277622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=277621"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=277621"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=277621"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}