{"id":277695,"date":"2022-08-12T19:38:30","date_gmt":"2022-08-12T17:38:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=277695"},"modified":"2022-08-12T19:38:30","modified_gmt":"2022-08-12T17:38:30","slug":"analize-satirike-gjekmarkaj-mynxyrat-e-shtatorit-po-afrohen-elisa-ulsiu-e-tezja-ne-ankth-nga-ndryshimet-ne-qeverine-e-babos-nje-dreke-tjeter-me-zv-lider-mulin-kam-lene-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analize-satirike-gjekmarkaj-mynxyrat-e-shtatorit-po-afrohen-elisa-ulsiu-e-tezja-ne-ankth-nga-ndryshimet-ne-qeverine-e-babos-nje-dreke-tjeter-me-zv-lider-mulin-kam-lene-ne\/","title":{"rendered":"Analize satirike\/Gjekmarkaj: Mynxyrat e shtatorit po afrohen. Elisa, Ulsiu e Tezja n\u00eb ankth nga ndryshimet n\u00eb Qeverin\u00eb e Babos. Nj\u00eb drek\u00eb tjet\u00ebr me zv.lider Mulin kam l\u00ebn\u00eb n\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj p\u00ebrmes satir\u00ebs ka p\u00ebrshkruar at\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb shtator n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>POSTIMI:<\/p>\n<p>Mynxyrat e Shtatorit po afrohen!<\/p>\n<p>Ky Gusht nuk \u00ebsht\u00eb i zakonshem. Marazet shkojn\u00eb e vin\u00eb si ret\u00eb. Qetesi para stuhis\u00eb. Opozitaret q\u00eb nuk brejn\u00eb hekur me dh\u00ebmbe , ata si puna ime jan\u00eb strukur n\u00ebn pisha mali e deti dhe mejtonj\u00eb qysh u mbush e qysh u derdh pa ja gjetur fillin.<\/p>\n<p>T\u00eb tjeret, ata q\u00eb t\u00eb marrin gjak n\u00eb vetull, ata q\u00eb kauzat publike i kan\u00eb m\u00eb t\u00eb shenjta se rehatin\u00eb personale, po farketojn\u00eb almiset dhe sapo t\u00eb jepet urdheri, n\u00eb shtator kapje per zhelesh do vershojn\u00eb si lum duke i rikthyer ketij vendi t\u00eb zhuritur demokracin\u00eb e vertete.<\/p>\n<p>T\u00eb territoriales dalin si rrobaqepesit n\u00eb perrallen e Andersenit dhe i qepin rroba t\u00eb reja atdheut me drojen se ai lakuriq do mbetet prap\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb kudo urojn\u00eb pa\u00e7 fatin e Gazhelit dhe u rritsh e u b\u00ebfsh trim si Ceno! Ata portofolin ta b\u00ebjn\u00eb si leter duhani. B\u00ebmat e inceneratorve nuk kan\u00eb t\u00eb sosur. Dit\u00eb e re e mesele e vjeter. \u00c7udira degjojm\u00eb per fakir\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb regjistruar miliona euro. Nafta nuk zbret per qamet, duket sikur Bordi e merr rrogen tek grosistet e hidrokarbureve dhe jo n\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Shiu erdhi sapo pa deshperimin e Nikos per t\u00eb shuar zjarret. Mbeti i gjori duke derdhur uj\u00eb nga aeroplani po ato hi\u00e7 !<\/p>\n<p>Bora me k\u00ebt\u00eb rast shkroi nj\u00eb poezi! \u201cEja o shi me lezet se Babo ty po t\u00eb pret ! Mbi zjarret bjer me furi deshperoji armiqt\u00eb tij! Na sperkat ti o shi per Babon me dashuri\u201d!<\/p>\n<p>Ditmiri kur e lexoi desh qau. Eh tha me vete si nuk e b\u00ebra edhe un\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Mbase po ta b\u00ebj tani ku i dihet Babos mund t\u2019i pelqej\u00eb?? Frymezimi e la kur kujtoi sesi pasi shkoi n\u00eb kongres mbi nj\u00eb zetor me jonxhe, asgj\u00eb nuk ndodhi.<\/p>\n<p>Babo ka qen\u00eb i vrenjtur keto koh\u00eb. Anija \u00ebsht\u00eb shpuar dhe po fut uj\u00eb. T\u00eb keqen e barkes s\u00eb Turit q\u00eb b\u00ebri \u00e7\u2019b\u00ebri e nxorri n\u00eb breg. Ai i ka z\u00ebt tradhetoret e tradhetit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb till\u00eb e ndeshkoi edhe Tigrushin e gjor\u00eb, i cili me flak\u00ebt e hidherimit gjuan tanim\u00eb p\u00ebr ti zhigatur nurin Beles t\u00eb ulur n\u00eb karriken ku ai kolovitej!<\/p>\n<p>Babo e di kush qesh kur duhet qar\u00eb, kush gezohet kur duhet hidherim ndaj koka e tij ngjan si arka e Noas. Aty n\u00eb shtator do mbeten vetem t\u00eb perzgjedhurit.<\/p>\n<p>Keto dit\u00eb mori udhen e Azis\u00eb duke r\u00ebndur si i marri p\u00ebr t\u00eb takuar Atin Erdogan. Ai e porositi \u201cbir ruhu nga dins\u00ebzet\u201d dhe i kujtoji q\u00eb \u201cdruri ka dal\u00eb nga xheneti\u201d ndaj shetitjua doren.<\/p>\n<p>M\u00eb i heshtur \u00ebsht\u00eb kthyer se ka ikur. Porti i ri i Durresit e ka trazuar u b\u00eb shqetesim i madh sapo u tha q\u00eb u firmos marreveshja. Si mund ta durojn\u00eb armiqte e jashtem por m\u00eb shum\u00eb t\u00eb brend\u00ebshmit k\u00ebt\u00eb gj\u00eb se Babo ka plot t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb vetet t\u00eb merzitur q\u00eb i ka larguar e t\u00eb tjer\u00eb pa hise thon\u00eb lart e posht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb piramid\u00eb, ndaj nuk duhet t\u00eb blini aty q\u00eb t\u00eb shpetoni kursimet!<\/p>\n<p>Po keshtu haram e ka shpallur dhe ish-Presidenti Meta. Z\u00ebra ka q\u00eb do ndertohen dhe nj\u00ebzet xhami moderne br\u00ebnda kompleksit q\u00eb njerzit ti falen Zotit n\u00eb menyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet xhehnem mbi tok\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb zezonat q\u00eb vertiten n\u00eb ajri duket sikur ministrushet dhe ministreshat po pushojn\u00eb. Enigm\u00eb mbetet fati i Ulsiut n\u00eb e ka tejkaluar vetmin\u00eb q\u00eb i shkaktoi ikja e Belindes n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb Babos. Nuk dihet n\u00eb po abronxohet?!<\/p>\n<p>N\u00eb rreze po merr q\u00eb mes Delines dhe Evisit t\u00eb shkelqej\u00eb n\u00eb pozitat e ashikut lozonjar n\u00eb vjesht\u00eb apo si Ago Ymerit as i hahet e as i pihet po thjesht lengon duke u lutur q\u00eb e shkuara t\u00eb kthehet si e ardhme!?<\/p>\n<p>Elisa thon\u00eb se po pergatitet t\u00eb zevendesoj\u00eb Tezen tek Turizmi dhe asnj\u00ebra nuk po pushon si duhet. Babo ka vetem nj\u00eb merak po i dha portofol Elises kush do ja thot\u00eb Doktorit ato q\u00eb vetem ajo mundet!!?<\/p>\n<p>Gjeneral Koll\u00e7aku \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb rrobaqepes meqenese shefat e shtabit jan\u00eb n\u00eb mod\u00eb qysh me Baken po nuk dihet i ka per qejf apo per tek Nikua?!<\/p>\n<p>Damo n\u00eb duart e Babos ka vendosur shpirtin e tij po i tha ai t\u00eb kthehet n\u00eb qeveri kthehet ai po i tha t\u00eb rrij\u00eb, rri ai, bereqavers n\u00eb \u00e7do rast.<\/p>\n<p>Edhe Krifca nuk duket se e pret me qejf at\u00eb t\u00eb mallkuar shtator, delet dhe dhit\u00eb po aq sa Bra\u00e7ja e kan\u00eb marr\u00eb z\u00ebt. Babua po nderdyzet. Delina duke qeshur verdiktin pret i cili duket se do e \u00e7oj\u00eb n\u00eb prodhim p\u00ebr t\u00eb rikthyer Denajn apo ndonj\u00eb nga \u201cshoqeria civile\u201d si Ciun.<\/p>\n<p>Klosi pasi ka treguar stoicizem n\u00eb mbar\u00ebshtimin e mjekrres mund t\u00eb rikthehet n\u00eb qeveri aty t\u00eb vendi i Frides sebashku me Blerinen e cila nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi t\u00eb kap\u00eb qoshen e Bilalit. \u00c7u\u00e7in e ka me fifti- fifti! Margeriti, Olta dhe Manastirliu nuk duken n\u00eb rrezik. Ato i kan\u00eb ikur meris\u00eb se Babos si djalli temjanit.<\/p>\n<p>Pas perqafimit q\u00eb Babo i b\u00ebri Taos n\u00eb ahengun e dates 28 Korrik une mund t\u00eb mbetem si jetim pa Taon n\u00eb an\u00eb, duke u mjaftuar vetem me Joriden gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb heshtur dhe Tonin q\u00eb mbron me trup Etilden nga zymtesia e shikimeve t\u00eb opozites!<\/p>\n<p>Mynxyra , mynxyra po na degjojn\u00eb veshet! Thon\u00eb q\u00eb Babo do ndryshoj\u00eb edhe kryetaret e komisioneve e ndozot nuk prek Mimin\u00eb e Puccinit duke e l\u00ebn\u00eb vendin batall pa gjith\u00eb at\u00eb madheshti.<\/p>\n<p>Fate Velaj po gatitet t\u00eb v\u00ebr\u00eb flamurin tek shkopi q\u00eb le bosh Leli. Gjith\u00ebsa po ndodh t\u00eb kujton vargun e Homerit \u201d pse rendni per t\u00eb vdekur o t\u00eb mjer\u00eb?\u201d ndaj shijoni minutat, oret dhe lutuni q\u00eb Gushti t\u00eb mos mbaroj\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb Babua ju sheh me hallet e shtatorit dhe zhgenjimet e dimrit !!! Nj\u00eb drek\u00eb tjeter me zv.liderin Mulin kam l\u00ebn\u00eb p\u00ebr n\u00eb shtator !\/balkanweb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj p\u00ebrmes satir\u00ebs ka p\u00ebrshkruar at\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb shtator n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. POSTIMI: Mynxyrat e Shtatorit po afrohen! Ky Gusht nuk \u00ebsht\u00eb i zakonshem. Marazet shkojn\u00eb e vin\u00eb si ret\u00eb. Qetesi para stuhis\u00eb. Opozitaret q\u00eb nuk brejn\u00eb hekur me dh\u00ebmbe , ata si puna ime jan\u00eb strukur n\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":277696,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-277695","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/277695","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=277695"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/277695\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/277696"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=277695"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=277695"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=277695"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}