{"id":277745,"date":"2022-08-13T06:51:32","date_gmt":"2022-08-13T04:51:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=277745"},"modified":"2022-08-13T06:51:32","modified_gmt":"2022-08-13T04:51:32","slug":"kritikat-pse-iu-bashkua-ne-takim-pastori-akil-pano-e-dua-dr-berishen-mbase-duhet-ta-doni-edhe-ju","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kritikat-pse-iu-bashkua-ne-takim-pastori-akil-pano-e-dua-dr-berishen-mbase-duhet-ta-doni-edhe-ju\/","title":{"rendered":"Kritikat pse iu bashkua n\u00eb takim, pastori Akil Pano: E dua Dr.Berish\u00ebn. Mbase duhet ta doni edhe ju\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Pastori Akil Pano ka reaguar pas disa artikujve n\u00eb media, q\u00eb mesa duket e kan\u00eb ironizuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.<\/p>\n<p>Pano thot\u00eb se tema e takimit ishte \u201cFamilja n\u00eb rrezik,\u201d nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb sipas tij duhet t\u00eb bashkoj\u00eb t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE dua Dr. Berish\u00ebn.  Mbase duhet ta doni dhe ju, pasi n\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb s\u2019doni ask\u00ebnd ve\u00e7 vetes dhe rrethit tuaj t\u00eb ngusht\u00eb familjar, kjo s\u2019p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb merit\u00eb, a vler\u00eb q\u00eb ju dallon nga t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera Pano.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Dy fjal\u00eb p\u00ebr anonim\u00ebt q\u00eb fshihen pas artikujve n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb!!!<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja dhe fjala ime mes disa intelektual\u00ebve, n\u00eb tryez\u00ebn e ftuar nga Dr. Berisha mbi tem\u00ebn e familjes, duket se ka shqet\u00ebsuar disa media, t\u00eb majta n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nuk e kuptoj arsyen e \u2018shqet\u00ebsimit\u2019, pasi \u201cFamilja n\u00eb rrezik\u201d duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u mbledhur, e jo p\u00ebr t\u00eb  qen\u00eb t\u00eb ndar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb folur e jo heshtur, p\u00ebr t\u2019u angazhuar e jo p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb indiferent.<\/p>\n<p>E kuptoj arsyen e \u2018shqet\u00ebsimit\u2019, pasi \u201cFamilja n\u00eb rrezik,\u201d si tryez\u00eb diskutimi dhe propozimesh u organizua nga Dr. Berisha dhe Partia Demokratike. Kjo \u00ebsht\u00eb tema e jet\u00ebs, q\u00eb sjell s\u00ebbashku t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb. N\u00ebse nuk e keni ndjekur bised\u00ebn dhe propozimet e k\u00ebsaj tryeze, ju ftoj ta b\u00ebni.<\/p>\n<p>E dua Dr. Berish\u00ebn.  Mbase duhet ta doni dhe ju, pasi n\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb s\u2019doni ask\u00ebnd ve\u00e7 vetes dhe rrethit tuaj t\u00eb ngusht\u00eb familjar, kjo s\u2019p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb merit\u00eb, a vler\u00eb q\u00eb ju dallon nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb tha Jezusi i Nazaretit:<\/p>\n<p>\u201cPor po t\u2019i doni ata q\u00eb ju duan, \u00e7\u2019merit\u00eb do t\u00eb keni nga kjo? Sepse edhe m\u00ebkatar\u00ebt i duan ata q\u00eb i duan.\u201d Luka 6:32<\/p>\n<p>I dua shum\u00eb dhe komunist\u00ebt, socialist\u00ebt, globalist\u00ebt, etj; por nuk dua ideologjin\u00eb e tyre. Ideologji q\u00eb ka vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb shekullin e fundit, se \u00e7do luft\u00eb e njeriut apo e natyr\u00ebs n\u00eb \u00e7do shekull tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Problem kam t\u00eb dua \u2018anonim\u00ebt\u2019 dhe ata q\u00eb fshihen pas pseudonimeve n\u00eb artikujt e tyre, pasi sillen sikur t\u00eb ishin dikush tjet\u00ebr;<\/p>\n<p>pasi jan\u00eb entitete pa fytyr\u00eb, pa karakter, pa adres\u00eb, pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi, pa moral. Qenie me dy a m\u00eb shum\u00eb emra, identitete, funksione, t\u00eb cil\u00ebt sot jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit, e nes\u00ebr do te nxitojn\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre tyre n\u00eb k\u00ebrkim te padronit tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Metoda tipike komuniste. M\u00eb kujtojn\u00eb sterotipin e  \u2018spiun\u00ebve\u2019 q\u00eb n\u00eb komuniz\u00ebm s\u2019jetonin p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb ndershme, por kishin shnd\u00ebrruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese spiunll\u00ebkun, p\u00ebrbaltjen, intrigat, prapaskenat, hipokrizin\u00eb, anonimet, flet\u00ebrrufet\u00eb etj.<\/p>\n<p>Nuk kam si t\u2019i dua, jo p\u00ebrshkak t\u00eb antivlerave q\u00eb i karakterizojn\u00eb, por p\u00ebrshkak se k\u00ebto entitete jan\u00eb anonim\u00eb-joreal\u00eb. Nj\u00eb bot\u00eb fantazmash t\u00eb cil\u00ebn refuzoj dhe ta mendoj.<\/p>\n<p>E kam nd\u00ebrtuar jet\u00ebn  mbi vlera t\u00eb cilat jo kushdo i kupton, i beson, a praktikon. Ky themel besimi, m\u00eb shtyn t\u00eb ec\u00eb n\u00eb shtegun e ngusht\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb. Dashuria e Zotit, m\u00eb shtr\u00ebngon dhe motivon t\u00eb dua t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Ka kaq shum\u00eb urrejtje n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.  Urrejtje nga t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Urrejtje me p\u00ebrmbajtje etnike, krahinore, rracore, sociale, klanore.  Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. N\u00eb cilin kamp politik b\u00ebn pjes\u00eb? Cili \u00ebsht\u00eb lideri q\u00eb ndjek?<\/p>\n<p>Por ka dhe urrejtje brenda llojit. M\u00eb e rrafinuara nd\u00ebr n\u00ebnndarjet e urrejtjes,  maskohet me buz\u00ebqeshje, dhurata, elozhe.<\/p>\n<p>Urrejtje p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb.<\/p>\n<p>Urrejtje p\u00ebr liderin, cilido qoft\u00eb ai, me sjelljen \u2018Pse t\u00eb jet\u00eb ai!? \u00c7far\u00eb ka ai m\u00eb shum\u00eb?\u2019<\/p>\n<p>Urrejtje p\u00ebr t\u00eb kamurin, me q\u00ebndrimin; \u2018Pse ai ka dhe un\u00eb s\u2019kam!?\u2019<\/p>\n<p>Urrejtje nga t\u00eb gjith\u00eb, drejtuar te gjith\u00ebve.  Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb helmuar nga urrejtja.<\/p>\n<p>Por, problemi \u00ebsht\u00eb se urrejtja s\u2019mjafton. Urrejtja individuale e kolektive e familjes, klanit, grupit politik, social, etnik dhe urrejtja e \u00e7do lloji a forme nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shtetin dhe sh\u00ebruar familjen Shqiptare q\u00eb vuan.<\/p>\n<p>Martin Luter Kingu n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb trim\u00ebruar komunitetin q\u00eb ai drejtoi n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr liri, u zbuloi atyre nj\u00eb udh\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se dhuna q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb ishte konsideruar si e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i fituar k\u00ebto t\u00eb drejta. Ai parashtroi  dashurin\u00eb si platform\u00eb lirie dhe rezistenc\u00ebn paq\u00ebsore si mjetin efikas p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb drejtat e mohuara.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam vendosur t\u00eb qendroj i lidhur me dashurin\u00eb. Urrejtja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb tep\u00ebr e madhe p\u00ebr ta mbajtur.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja ime \u00ebsht\u00eb dashuria.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb shum\u00eb dashuri p\u00ebr njeriun, liderin, familjen dhe shtetin. Dashuri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb l\u00ebngon. Dashuria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruaj, ec\u00ebn krah me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, integritetin, drejt\u00ebsin\u00eb dhe dhembshurin\u00eb. \u00cbsht\u00eb e vetmja kur\u00eb q\u00eb sh\u00ebron dhe nd\u00ebrton familjen dhe shtetin.<\/p>\n<p>Miq progresist\u00eb (si\u00e7 dhe ju p\u00eblqejn\u00eb t\u2019ju quajn\u00eb) m\u00eb lejoni t\u2019ju kujtoj \u00e7ka jam i prirur t\u00eb mendoj q\u00eb e dini se, nuk ekziston progres m\u00eb i madh n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, se mir\u00ebq\u00ebnia dhe progresi i familjes.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk bashkoheni me ne t\u00eb mjekojm\u00eb e begatojm\u00eb familjen n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr arsye q\u00eb ju mund t\u2019i dini, t\u00eb pakt\u00ebn mos e pengoni kauz\u00ebn e shenjt\u00eb p\u00ebr familjen!<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e familjes p\u00ebr ne, nuk \u00ebsht\u00eb loja p\u00ebr pushtetin. N\u00ebse do ta shihnim k\u00ebshtu, un\u00eb dhe ata q\u00eb besojn\u00eb si un\u00eb, do t\u00eb ishim ishim t\u00eb kapur nga mediokriteti i nj\u00eb jete pafuqi, pa besim, pa ideal.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e familjes \u00ebsht\u00eb beteja p\u00ebr jet\u00ebn dhe kombin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pastori Akil Pano ka reaguar pas disa artikujve n\u00eb media, q\u00eb mesa duket e kan\u00eb ironizuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Pano thot\u00eb se tema e takimit ishte \u201cFamilja n\u00eb rrezik,\u201d nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb sipas tij duhet t\u00eb bashkoj\u00eb t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":277746,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-277745","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/277745","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=277745"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/277745\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/277746"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=277745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=277745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=277745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}