{"id":277892,"date":"2022-08-14T13:58:52","date_gmt":"2022-08-14T11:58:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=277892"},"modified":"2022-08-14T13:58:52","modified_gmt":"2022-08-14T11:58:52","slug":"faktet-jane-shume-te-renda-vasili-i-kerkon-spak-te-hetoje-vendimin-e-bashkise-per-banesat-sociale-qytetaret-presin-qe-drejtesia-te-mbroje-interesin-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/faktet-jane-shume-te-renda-vasili-i-kerkon-spak-te-hetoje-vendimin-e-bashkise-per-banesat-sociale-qytetaret-presin-qe-drejtesia-te-mbroje-interesin-publik\/","title":{"rendered":"\u201cFaktet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda\u201d- Vasili i k\u00ebrkon SPAK t\u00eb hetoj\u00eb vendimin e bashkis\u00eb p\u00ebr banesat sociale: Qytetar\u00ebt presin q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb mbroj\u00eb interesin publik"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Petrit Vasili ka publikuar denoncimin n\u00eb SPAK n\u00eb lidhje me afer\u00ebn korruptive me banesat sociale n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Vasili shkruan se korrupsioni i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs me banesat sociale \u00ebsht\u00eb ulur k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs nd\u00ebrsa shton se abuzimi me shkeljet e ligjit \u00ebsht\u00eb i provuar me fakte dhe prova.<\/p>\n<p>Ai thekson se bashkia e Tiran\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb 1 milion e 945 mij\u00eb metra katror p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 2 mij\u00eb metra katror nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs sipas tij mungojn\u00eb 25 mij\u00eb m2 nga detyrimi.<\/p>\n<p><em>\u201cNe shkelje flagrante te ligjit, me propozim te Kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes vendos qe te lejoje edhe likujdimin me lek\u00e8 ne vend te dorezimit te siperfaqes se ndertimit.<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe miratuar Keshilli Bashkiak me Nr:105 date 25.10.2019 eshte nje akt skandaloz duke dhunuar Ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur Bashkine mbi Parlamentin\u201d,<\/em>\u00a0shkruan Vasili.<\/p>\n<p>Ai i k\u00ebrkon SPAK t\u00eb mbroj\u00eb interesin publik duke v\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit para drjt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e Vasilit<\/p>\n<p>Baderdia korruptive e Bashkise me Banesat Sociale, denoncimi zyrtar dhe SPAK qe hesht!!(DOKUMENTI)<\/p>\n<p>Nderkohe, qe te gjithe jemi deshmitare te konflikteve ekstreme deri edhe ne perplasje me arme zjarri per ceshtjet e banimit, prishjeve abuzive dhe pa ligj dhe lenia e qytetareve ne mes kater rrugeve pa banese, korrupsioni i Bashkise se Tiranes me banesat sociale eshte ulur kembekryq ne mes te Tiranes.<\/p>\n<p>Abuzimi eshte shume i qarte dhe shkeljet e ligjit me qellime shume te qarta korruptive eshte i provuar me fakte e prova.<\/p>\n<p>SHKELJA E PARE SHUME E RENDE<\/p>\n<p>Bashkia e Tiranes ka dhene 1 milion e 945 mije metra katror leje per ndertime me siperfaqe banimi mbi 2 mije m2.<\/p>\n<p>Ne baze te Ligjit 22\/ 2018 duhet, qe 3% te siperfaqes se ndertimit ti kaloje Fondit te Strehinit Social te Bashkise se Tiranes.<\/p>\n<p>Kjo do te thote qe 58 mije 375 m2 duhet te jene ne dispozicion te Bashkise.<\/p>\n<p>Por nga informacioni zyrtar i vete Bashkise ajo do te disponoje vetem 32 mije e 417 m2.<\/p>\n<p>Mungojne pra me shume se 25 mije m2 nga detyrimi, qe kerkon ligji, pra qindra apartamente qe mund te zgjidhnin mjaft situata te renda dhe te parandalonin konfliktet ekstreme.<\/p>\n<p>SHKELJA E DYTE SHUME E RENDE<\/p>\n<p>Ne shkelje flagrante te ligjit, me propozim te Kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes vendos qe te lejoje edhe likujdimin me lek\u00e8 ne vend te dorezimit te siperfaqes se ndertimit.<\/p>\n<p>Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe miratuar Keshilli Bashkiak me Nr:105 date 25.10.2019 eshte nje akt skandaloz duke dhunuar Ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur Bashkine mbi Parlamentin.<\/p>\n<p>Me leter zyrtare si Deputet i Kuvendit te Shqiperise i jam drejtuar SPAK-ut, faktet jane shume te renda dhe flasin vete dhe ja kemi vene ne dispozicion SPAK-ut qe ne 29 prill te 2022 me kete shkrese zyrtare.<\/p>\n<p>Qytetaret e Tiranes presin qe SPAK- u tani te flase dhe te mbroje interesin publik, Ligjin dhe te vere para drejtesise shkelesit e pazarxhinjte e Bashkise dhe te nxjerre deri ne fund pergjegjesite ligjore duke filluar nga Veliaj!!<\/p>\n<p>P.S Lexoni Letren Zyrtare drejtuar SPAK-ut nga une si Deputet si dhe vendimin skandaloz te propozuar nga Veliaj dhe te miratuar nga Keshilli Bashkiak, qe legjitimon zhdukjen e 25 mije metra katror banesa sociale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Petrit Vasili ka publikuar denoncimin n\u00eb SPAK n\u00eb lidhje me afer\u00ebn korruptive me banesat sociale n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb. Vasili shkruan se korrupsioni i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs me banesat sociale \u00ebsht\u00eb ulur k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs nd\u00ebrsa shton se abuzimi me shkeljet e ligjit \u00ebsht\u00eb i provuar me fakte dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":277893,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-277892","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/277892","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=277892"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/277892\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/277893"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=277892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=277892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=277892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}