{"id":278304,"date":"2022-08-17T12:30:10","date_gmt":"2022-08-17T10:30:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=278304"},"modified":"2022-08-17T12:30:10","modified_gmt":"2022-08-17T10:30:10","slug":"tritan-shehu-ballkani-i-hapur-nisme-serbe-e-iniciuar-nga-vucic-dhe-e-noterizuar-nga-lavrovi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tritan-shehu-ballkani-i-hapur-nisme-serbe-e-iniciuar-nga-vucic-dhe-e-noterizuar-nga-lavrovi\/","title":{"rendered":"Tritan Shehu: \u201cBallkani i Hapur\u201d, nism\u00eb serbe e iniciuar nga Vu\u00e7i\u00e7 dhe e \u2018noterizuar\u2019 nga Lavrovi"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Tritan Shehu ka folur s\u00eb fundmi p\u00ebr nism\u00ebn e Ballkanit t\u00eb Hapur, ku nuk ngurron t\u00eb hedh\u00eb akuza ndaj presidentit serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 se bashk\u00ebpunon hapur me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn, duke listuar arsyet se p\u00ebrse kjo nism\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht politike dhe ekonomike. Ai e ka konsideruar Ballkanin e Hapur si nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7-it \u201ct\u00eb noterizuar\u201d nga Lavrovi. T\u00eb gjith\u00eb mendimin e tij Shehu e mb\u00ebshtet n\u00eb mosnjohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia dhe sidomos n\u00eb mossanksionimin e Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb postimin e tij n\u00eb Facebook, deputeti i PD-s\u00eb thekson se Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr hegjemoni politike dhe ekonomike t\u00eb Serbis\u00eb duke mos sjell\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr vendet e tjera bashk\u00ebpun\u00ebtore.<\/p>\n<p><strong>REAGIMI I SHEHUT:<\/strong><\/p>\n<p>Thjesht per shkembim mendimesh:<\/p>\n<p>1- \u201cBallkani i hapur\u201d nuk eshte pa \u201cpronar\u201d!<br \/>\nAi e ka ate, me \u201chipoteke\u201d ne fakt sipas atij vete.<br \/>\nAi eshte Vucic, dishepull i reminishencave serbe te \u201c Jugosllavise se re\u201d.<br \/>\nE ka theksuar dhe e thote perdite ai kete: \u201cBallkani i hapur\u201d eshte nje nisme serbe e iniciuar nga une\u201d. E ka \u201cnoterizuar\u201d dhe Lavrovi. Vucic, qe akoma nuk ka kerkuar ndjese per genocidin serb ne Rajon, kerkon te jete ne krye te asaj \u201ctavoline\u201d, qe do te permbledhe \u201cviktimat\u201d e tij.<\/p>\n<p>2-Kjo nisme vuciciane per vete menyren e konceptimit, inicimit, dimensioneve e perberesve, nuk eshte e nuk mund te jete nje nisme ekonomike e mirefillte.<br \/>\nNe radhe te pare ajo eshte nje nisme politike, thellesisht politike. Elementet ekonomike te saj jane ne funksion te vizionit politik te saj:<br \/>\n\u2014Hegjemonise politike serbe ne Rajon me hegjemonine ekonomike te saj. Eshte nje \u201cnon sens\u201d i madh te mendosh se ky \u201cBallkan i hapur\u201d mund te jete nje nisme strik brenda kornizave vetem ekonomike.<\/p>\n<p>3- Kundervenia logjike e Kosoves ndaj saj nuk eshte e as mund te jete nje \u201cdiversitet\u201d demokratik produktiv. Kosova me te drejte i kundervihet sepse ajo kerkon te \u201csfumoje\u201d pikerisht pavaresine e sovranitetin e saj. Dhe ky eshte nje element thellesisht politik e aspak ekonomik. Serbia jo vetem nuk pranon pavaresine e Kosoves, por as \u201ctargat\u201d e saj.<\/p>\n<p>Vucic, qe vecse kercenon me arme edhe para dy ditesh, nuk mund te jete strumbullari gjithe perfshires, garantuesi i paqes e bashkejeteses ne Rajon. Serbia, pjese e Traktatit EuroAsian te Rusise, e vetmja mohuese ne Europe e sanksioneve ndaj Moskes, e armatosur fort nga Rusia e Kina, nuk mund te jete shtysa rajonale drejt Europes e Perendimit me kete nisme te saj, perkundrazi. Kete pozicion te veshtire e kompleks, keto objektiva jetike per ne, mund t\u2019i luaje vetem Brukseli me nismat e tij. Dhe ky eshte nje pozicion e detyrim thellesisht politik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Tritan Shehu ka folur s\u00eb fundmi p\u00ebr nism\u00ebn e Ballkanit t\u00eb Hapur, ku nuk ngurron t\u00eb hedh\u00eb akuza ndaj presidentit serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 se bashk\u00ebpunon hapur me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn, duke listuar arsyet se p\u00ebrse kjo nism\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht politike dhe ekonomike. Ai e ka konsideruar Ballkanin e Hapur si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":118892,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-278304","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278304","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=278304"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278304\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118892"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=278304"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=278304"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=278304"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}