{"id":278726,"date":"2022-08-19T11:54:31","date_gmt":"2022-08-19T09:54:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=278726"},"modified":"2022-08-19T11:54:31","modified_gmt":"2022-08-19T09:54:31","slug":"ps-draft-kunder-ish-spiuneve-si-do-tu-ndalohet-kandidimi-rastet-e-nderprerjes-se-mandatit-dhe-shkarkimet-nga-detyra-kush-duhet-te-kaloje-filtrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ps-draft-kunder-ish-spiuneve-si-do-tu-ndalohet-kandidimi-rastet-e-nderprerjes-se-mandatit-dhe-shkarkimet-nga-detyra-kush-duhet-te-kaloje-filtrin\/","title":{"rendered":"PS, draft kund\u00ebr ish-spiun\u00ebve: Si do t\u2019u ndalohet kandidimi! Rastet e nd\u00ebrprerjes s\u00eb mandatit dhe shkarkimet nga detyra! Kush duhet t\u00eb kaloj\u00eb filtrin"},"content":{"rendered":"<p>Socialist\u00ebt kan\u00eb gati draftin me amendimet e ligjit t\u00eb dekriminalizimit ku do t\u00eb sanksionohet ndalimi i kandidimit p\u00ebr zyrtar\u00ebt e lart\u00eb, si dhe deputet\u00ebt, por dhe p\u00ebrfundimi i mandatit n\u00eb rastet kur \u00ebsht\u00eb i zgjedhur, p\u00ebr personat q\u00eb rezultojn\u00eb ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb filtrin e autoritetit nuk do t\u00eb kalojn\u00eb vet\u00ebm politikan\u00ebt, por dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zyrtar\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00eb, zv\/ministra, prefekt\u00eb, si dhe funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve, socialist\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb shtimin e nj\u00eb neni n\u00eb ligjin e dekriminalizimit p\u00ebr t\u00eb ndaluar nga kandidimi, personat e shpallur \u201cnon grata\u201d nga SHBAja, Mbret\u00ebria e Bashkuar apo vende t\u00eb tjera per\u00ebndimore, si dhe ata q\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Do t\u00eb jet\u00eb Autoriteti i Dosjeve q\u00eb do t\u00eb ngarkohet nga ligji q\u00eb t\u00eb skanoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt q\u00eb kandidojn\u00eb p\u00ebr poste publike ose jan\u00eb n\u00eb detyr\u00eb n\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb ishbashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. Por, n\u00eb sit\u00ebn e autoritetit nuk do t\u00eb kalojn\u00eb vet\u00ebm politikan\u00ebt, por dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zyrtar\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00eb, zv\/ministra, prefekt\u00eb, si dhe funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit q\u00eb disponon gazeta \u201cPanorama\u201d, n\u00eb nenin 1 ku parashtrohet q\u00ebllimi i dekriminalizimit, ndalimi mbajtjes t\u00eb posteve publike krahas personave ndaj t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb marr\u00eb masa sigurie ose jan\u00eb d\u00ebnuar me vendim jo p\u00ebrfundimtar p\u00ebr kryerjen t\u00eb krimeve shkohet edhe ky paragraf. \u201cSi dhe t\u00eb personave q\u00eb rezultojn\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb ose t\u00eb favorizuar t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb ligjit nr.45\/2015 \u2018P\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit p\u00ebr dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2019\u201d, thuhet n\u00eb dokumentin e PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti ndryshim shtohet edhe n\u00eb nenin\u00a0dy t\u00eb ligjit ku sanksionohet se ky ligj synon mbrojtjen dhe garantimin i mir\u00ebfunksionimit demokratik t\u00eb Kuvendit, organeve t\u00eb qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese. Nd\u00ebrsa ndryshimi i nenit kat\u00ebr parashikon ndalimin p\u00ebr kandidim, zgjedhje apo ushtrim t\u00eb mandatit zgjat gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr ata persona me t\u00eb shkuar kriminale apo bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. N\u00ebse deri m\u00eb tani neni 4 i delegonte fuqi vepruese vet\u00ebm Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebr aspektin kriminal e nj\u00ebjta fuqi i jepet edhe autoritetit t\u00eb dosjeve.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb kandidojn\u00eb dhe as t\u00eb zgjidhen deputet\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, kryetar bashkie apo k\u00ebshilltar n\u00eb k\u00ebshillin bashkiak, dhe n\u00eb \u00e7do rast nuk mund t\u00eb marrin nj\u00eb funksion me votim nga Kuvendi, p\u00ebrfshir\u00eb funksionin e Kryeministrit apo an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, apo me votim nga k\u00ebshillat bashkiak\u00eb ose t\u00eb qarkut, personat t\u00eb cil\u00ebt provohen nga Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, se\u00a0kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb ose t\u00eb favorizuar t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb ligjit nr.45\/ 2015 \u2018P\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit p\u00ebr dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2019\u201d, citohet dokumenti i PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj krahas politikan\u00ebve prekim nj\u00eb rreth edhe m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb zyrtar\u00ebsh. Personat, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit provon se kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb ose t\u00eb favorizuar t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit nuk mund t\u00eb em\u00ebrohen apo zgjidhen n\u00eb funksionet publike si n\u00eb organe kushtetuese apo t\u00eb krijuara me ligj, gjyqtar\u00eb ose prokuror\u00eb, n\u00eb postin e z\u00ebvend\u00ebsministrit, n\u00eb postin e prefektit, funksionar\u00eb politik\u00eb n\u00eb kabinetet e drejtuesve t\u00eb \u00e7do institucioni kushtetues Sh\u00ebrbimin Informativ Shtet\u00ebror dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera informative p\u00ebrfshi policin\u00eb e shtetit. Por \u00e7far\u00eb ndodh n\u00ebse zyrtar\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrcituar u zbulohet dosja bashk\u00ebpunimit me ish sigurimin?<\/p>\n<p>\u201cPersonave\u00a0q\u00eb jan\u00eb duke ushtruar funksione t\u00eb larta publike nga ato q\u00eb p\u00ebrcaktohen n\u00eb pikat 1 dhe 2 t\u00eb k\u00ebtij neni dhe provohen nga Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit se kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb ose t\u00eb favorizuar t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit u nd\u00ebrpritet mandati dhe shkarkohen nga detyra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ligjor dhe sipas procedur\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb shkarkimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga neni 10 ose neni 13 i k\u00ebtij ligji\u201d, thuhet n\u00eb draft.<\/p>\n<p>P\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij ligji krahas formularit t\u00eb dekriminalizimit personat subjekt i k\u00ebtij ligji sipas nenit 15\/1 do t\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb formular t\u00eb dyt\u00eb, k\u00ebsaj here n\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb apo jo bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. P\u00ebr ndryshimet e propozuara nga socialist\u00ebt q\u00eb lind\u00ebn si nevoj\u00eb pas denoncimit t\u00eb ardhur nga Autoriteti i Dosjeve ku pretendohet q\u00eb ish-Presidenti Ilir Meta ka qen\u00eb ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit. Por, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb k\u00ebrkohen ndryshime kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>DOKUMENTI, \u00c7FAR\u00cb PARASHIKON NENI 4 I DRAFTIT T\u00cb PS<\/strong><\/p>\n<p>-Nuk mund t\u00eb kandidojn\u00eb dhe as t\u00eb zgjidhen deputet\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, kryetar bashkie apo k\u00ebshilltar n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak, dhe n\u00eb \u00e7do rast nuk mund t\u00eb marrin nj\u00eb funksion me votim nga Kuvendi, p\u00ebrfshir\u00eb funksionin e Kryeministrit apo an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, apo me votim nga k\u00ebshillat bashkiak\u00eb ose t\u00eb qarkut, personat t\u00eb cil\u00ebt provohen nga Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, se kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb ose t\u00eb favorizuar t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb ligjit nr.45\/ 2015 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit p\u00ebr dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>-N\u00ebse provohet se ekzistojn\u00eb rrethanat p\u00ebr ndalimin e zgjedhjes apo em\u00ebrimit, zbatohen procedurat e nevojshme kushtetuese apo ligjore p\u00ebr mbarimin e mandatit apo shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p>-N\u00eb rastet kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji p\u00ebr konstatimin e mbarimit apo pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mandatit, ose shkarkimin nga detyra t\u00eb funksionarit t\u00eb lart\u00eb publik, nuk veprojn\u00eb brenda 10 dit\u00ebve nga p\u00ebrfundimi i rezultateve t\u00eb verifikimit, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb 1\/5 s\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, \u00e7\u00ebshtja i p\u00ebrcillet p\u00ebr shqyrtim Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila vendos konstatimin e mbarimit apo pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mandatit, ose shkarkimin nga detyra t\u00eb funksionarit t\u00eb lart\u00eb publik, kur plot\u00ebsohen kushtet dhe rrethanat, sipas k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>Burimi: Panorama.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Socialist\u00ebt kan\u00eb gati draftin me amendimet e ligjit t\u00eb dekriminalizimit ku do t\u00eb sanksionohet ndalimi i kandidimit p\u00ebr zyrtar\u00ebt e lart\u00eb, si dhe deputet\u00ebt, por dhe p\u00ebrfundimi i mandatit n\u00eb rastet kur \u00ebsht\u00eb i zgjedhur, p\u00ebr personat q\u00eb rezultojn\u00eb ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. N\u00eb filtrin e autoritetit nuk do t\u00eb kalojn\u00eb vet\u00ebm politikan\u00ebt, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":211244,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-278726","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=278726"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278726\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/211244"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=278726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=278726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=278726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}