{"id":279453,"date":"2022-08-23T11:51:57","date_gmt":"2022-08-23T09:51:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=279453"},"modified":"2022-08-23T11:51:57","modified_gmt":"2022-08-23T09:51:57","slug":"ceremonia-perkujtimore-e-kampit-te-tepelenes-alibeaj-liston-nismat-demokrateve-per-dekomunistizimin-dhe-lustracionin-i-ka-penguar-ps-ja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ceremonia-perkujtimore-e-kampit-te-tepelenes-alibeaj-liston-nismat-demokrateve-per-dekomunistizimin-dhe-lustracionin-i-ka-penguar-ps-ja\/","title":{"rendered":"Ceremonia p\u00ebrkujtimore e kampit t\u00eb Tepelen\u00ebs\/ Alibeaj liston nismat demokrat\u00ebve p\u00ebr dekomunistizimin dhe lustracionin: I ka penguar PS-ja"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zhvilluar sot ceremonia p\u00ebrkujtimore n\u00eb ish-kampin fam\u00ebkeq t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Tepelen\u00eb n\u00eb 73-vjetorin e krijimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>I pranish\u00ebm n\u00eb ceremoni ishte dhe deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Alibeaj p\u00ebrmendi disa nisma q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb PD-ja si ligji p\u00ebr lustracionin apo dekomunistizimin. Sipas Alibeajt, k\u00ebto nisma jan\u00eb penguar nga PS si trash\u00ebgimtare e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Enkelejd Alibeajt:<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00c7\u00ebshtja e dekomunistizimit \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb rrug\u00ebtimin 30 vje\u00e7ar t\u00eb historis\u00eb politike dhe shoq\u00ebrore shqiptare. P\u00ebr fat t\u00eb keq ky proces kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u00a0 nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar i plot\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dimensionet e tij. Her\u00eb pas here segmente t\u00eb caktuara t\u00eb dekomunistizimit jan\u00eb trajtuar edhe me akte apo iniciativa ligjore. Psh le t\u00eb p\u00ebrmendim shp\u00ebrblimin e viktimave t\u00eb komunizmit, genocidin, perpjekjet p\u00ebr hapjen e dosjeve apo dhe tentativat e penguara p\u00ebr lustracionin. Por fakt mbetet q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto cop\u00ebza t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb si te tilla por pa dyshim do t\u00eb kishin pesh\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00ebse do t\u00eb ishin bashk\u00eb dhe t\u00eb harmonizuara.<\/em><\/p>\n<p><em> P\u00ebr fat t\u00eb keq edhe k\u00ebto iniciativa pjesore nuk jan\u00eb cuar deri n\u00eb fund apo jan\u00eb penguar apo shmangur nga q\u00ebllimi. Jo rrall\u00ebher\u00eb ka ndodhur q\u00eb k\u00ebto nisma t\u00eb vecanta jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb konsum t\u00eb debatit politik t\u00eb dit\u00ebs, duke e humbur vler\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb\u00a0 dhe q\u00ebllimin q\u00eb duhet t\u00eb kishin: v\u00ebnien n\u00eb vend t\u00eb drejtesis\u00eb dhe dinjitetit njer\u00ebzor p\u00ebr ata mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb u vran\u00eb, burgos\u00ebn, internuan dhe shkat\u00ebrruar jet\u00ebn p\u00ebr gati 50 vjet.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD dua t\u00eb p\u00ebrmend k\u00ebtu se gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve ne kemi nd\u00ebrmarr\u00eb iniciativa t\u00eb tilla, por k\u00ebto nisma n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike jan\u00eb shuar dhe dekurajuar nga Partia Socialiste si trash\u00ebgimtare e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. Partia Demokratike, q\u00eb n\u00eb krijimin e saj e ka pasur mision nd\u00ebrmarrjen dhe p\u00ebrfundimin e k\u00ebtij procesi. Edhe vet\u00eb historia politike e saj e d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb. Nuk kemi b\u00ebr\u00eb aq sa duhet por mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsimet tona se cfar\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb q\u00eb dekomunistizimi t\u00eb jet\u00eb proces i plot\u00eb, i till\u00eb q\u00eb t\u00eb shk\u00ebpus\u00eb p\u00ebrfundimisht shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare nga trash\u00ebgimia komuniste, i till\u00eb q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb edhe k\u00ebrkesat minimale t\u00eb demokracis\u00eb funksionale dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb pari, procesi i dekomunistizimit nuk mund t\u00eb jet\u00eb i fragmentarizuar dhe posac\u00ebrisht komponenti i lustracionit nuk mund t\u00eb jet\u00eb i vecuar. Lustracioni duhet t\u00eb shkoj\u00eb paralelisht s\u00eb paku me komponent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb sic jan\u00eb deklasifikimi i dosjeve, ndalimi i simboleve t\u00eb komunizmit dhe ngritja e muzeve dhe memorialeve te kujtes\u00ebs. Vet\u00ebm k\u00ebshtu dekomunistizimi shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb proces me impakt n\u00eb shoq\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti, lustracioni nuk mund t\u00eb bazohet tek hakmarrja, qoft\u00eb kjo personale apo p\u00ebr motive politike. N\u00eb k\u00ebto 30 vjet ka qen\u00eb pik\u00ebrisht konceptimi i tij si mjet hakmarrjeje dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai ka qen\u00eb mjet i nj\u00ebansh\u00ebm, q\u00eb ka gjetur kund\u00ebrshtim, keqkuptim, moskuptim apo refuzim nga pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. N\u00ebse ai konceptohet si nj\u00eb nevoj\u00eb e gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, nj\u00eb mas\u00eb proporcionale me nevoj\u00ebn p\u00ebr dekomunistizim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb e bashk\u00eb me t\u00eb, edhe t\u00eb politik\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur nga e djeshmja komuniste dhe kjo si nj\u00eb nevoj\u00eb e gjith\u00ebpranuar, vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb ishte e suksesshme.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb treti, lustracioni nuk duhet konceptuar si mjet i luft\u00ebs politike, me t\u00eb cilin k\u00ebrkohet asgj\u00ebsimi i kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb iniciativ\u00eb lustrimi b\u00ebhet pjesore, me selektivitet, me porosi p\u00ebr emra t\u00eb p\u00ebrvec\u00ebm, pra duke mos u vler\u00ebsuar si fenomen parimor, q\u00eb abstragon nga emrat e p\u00ebrvec\u00ebm, ai nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr vecse nj\u00eb praktik\u00eb totalitare komuniste e aplikuar n\u00eb nj\u00eb sfond n\u00eb dukje t\u00eb demokracis\u00eb. Ne nuk jemi dhe nuk do t\u00eb jemi p\u00ebr fasadat, aq m\u00eb pak p\u00ebr fasadat q\u00eb thelbin e kan\u00eb t\u00eb korruptuar.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb kat\u00ebrti, lustracioni duhet konceptuar dhe zbatuar duke respektuar shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Do t\u00eb ishte d\u00ebshtim nj\u00eb proces lustracioni me d\u00ebnime kolektive, pa analizuar mas\u00ebn e fajit individual, pa i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes atyre q\u00eb iu adresohet, pa i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn publikut t\u00eb njihet me dosjet e sigurimit t\u00eb shtetit dhe m\u00eb gjer\u00eb, e realizuar nga trupa q\u00eb nuk japin garanci pavar\u00ebsie, apo q\u00eb nuk realizohet sipas nj\u00eb procesi publik dhe pa i njohur t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit n\u00eb gjykat\u00eb. Nj\u00eb proces i till\u00eb me k\u00ebto mang\u00ebsi do t\u00eb ishte d\u00ebshtimi i radh\u00ebs dhe paaft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb tejkaluar t\u00eb shkuar\u00ebn komuniste.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb pesti, procesi i lustrimit duhet t\u00eb jet\u00eb i gjith\u00ebpranuar. Ne kemi bindjen se n\u00ebse plot\u00ebsohen kushtet e m\u00ebsip\u00ebrme, nj\u00eb proces ligjor lustrimi mund t\u00eb jet\u00eb i gjith\u00ebpranuar nga shoq\u00ebria dhe politika, e cila ka detyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb sipas nevojave dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Partia Demokratike, ashtu sic e kemi b\u00ebr\u00eb me dije publikisht edhe m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb e angazhuar p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb ligj t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr lustracionin sipas parimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, q\u00eb s\u00eb bashku me tre iniciativat e depozituara tashm\u00eb n\u00eb Kuvend (hapja e plot\u00eb t\u00eb dosjeve; ndalimi i simboleve komuniste; dhe kujtesa kolektive p\u00ebr kampin e Tepelen\u00ebs dhe burgun e Spacit), p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb korpus fillestar me themele p\u00ebr dekomunistizimin, t\u00eb cilit do t\u2019i q\u00ebndrojm\u00eb gjer n\u00eb fund. N\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim do tju njohim dhe me detaje me konkrete t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zhvilluar sot ceremonia p\u00ebrkujtimore n\u00eb ish-kampin fam\u00ebkeq t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Tepelen\u00eb n\u00eb 73-vjetorin e krijimit t\u00eb saj. I pranish\u00ebm n\u00eb ceremoni ishte dhe deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Alibeaj p\u00ebrmendi disa nisma q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb PD-ja si ligji p\u00ebr lustracionin apo dekomunistizimin. Sipas Alibeajt, k\u00ebto nisma jan\u00eb penguar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":279454,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-279453","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=279453"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279453\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/279454"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=279453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=279453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=279453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}